• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Blogu
  • /
  • Dy shërbime që mund t’ju interesojnë! ProtonMail & Amazon Drive

Dy shërbime që mund t’ju interesojnë! ProtonMail & Amazon Drive

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente2710 lexime


Këto janë dy shërbime që për disa sipërmarrës apo biznese mund të jenë zgjidhja që keni kërkuar prej kohësh, sidomos nëse dëshironi email të sigurtë dhe hapsirë të lirë online.

Protonmail.com- shërbimi email me privaci të lartë

Proton MailJavën e kaluar u frymëzova duke lexuar buletinin e një mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë në këtë faqe – Baki Goxhaj – i cili me profesion është zhvillues (developer) por është një sipërmarrës i vërtetë në shpirt. Bakiu shkruan te WPlancer.com

Përmbajta e mesazhit të Bakiut ishte kryesisht i natyrës teknike por ajo që më tërhoqi më shumë ishte sugjerimi i një shërbimi për email që quhet ProtonMail. Ofruesit e shërbimit janë me bazë në Zvicër dhe zhvilluesit janë e njëjta kategori njerëzish që krijuan internetin, pra janë shkencëtarë të bazuar në CERN.

Veçantia e këtij shërbimi për email-in është fakti që ata synojnë të ofrojnë një garanci privacie që nuk e ofrojnë dot shumica e kompanive, veçanërisht ato amerikane por edhe Europiane. Thënë ndryshe, Gmail, Hotmail apo Yahoo janë ligjërisht të varura nga ligjet e privacisë së vendit nga ku operojnë – SH.B.A.ja. Ndërkohë që ndërhyrjet e qeverisë amerikane në llogaritë private të përdoruesve të këtyre shërbimeve u bënë edhe më të dukshme falë ekspozimit që bëri Edward Snowden.

Nuk e gjykoj që është aq i rëndësishëm si shërbim për ne si shqiptarë, por ideja e një shërbimi të tillë më intrigoi dhe madje aplikova për një llogari që shpresoj nuk do më duhet realisht ndonjë herë.

 

Amazon Cloud Drive

Amazon Cloud DriveNisur nga nevoja e një klientit tim për të pasur një ‘backup’ të besueshëm dhe stabël por jo shumë të shtrenjtë, rishtazi i tregova për një shërbim shumë të mirë që e kryen këtë gjë në mënyrë të mrekullueshme dhe me kosto shumë të përballueshme për çdo biznes që e merr seriozisht sigurinë e të dhënave që ruan.

Biznesi në fjalë është një agjenci mediatike që merret me prodhime video/audio, etj., dhe si rrjedhojë ata gjenerojnë mjaft materiale të tilla. Sugjerimi im është që nëse jeni në kushte të njëjta, atëherë duhet të keni 3 kopje të të dhënave/materialeve me të cilat punoni.

  1. Working copy – kopje e materialeve me të cilat punoni vazhdimit
  2. Offline copy – kopje në hardisk të jashtëm
  3. Online copy – kopje e ruajtur online për aksesim të shpejtë dhe indeksim

Shërbimi në fjalë është ai i Amazon Cloud Drive që për vetëm $60/vit ju lejon të ruani (bëni backup) të të gjitha materialeve tuaja pa kufizim. Nuk dua t’i bëj reklamë Amazon se nuk ka nevojë, por kam bindjen që ka shumë njerëz që nuk e dinë ende. Personalisht përdor DropBox për materialet me të cilat punoj rregullisht dhe jam shumë i kënaqur, por kam mjaft foto, video dhe materialet të tjera të cilat nuk i përdor rregullisht dhe as nuk kam nevojë t’i mbaj në kompjuter ndaj ky shërbim është mjaft i mirë për këdo. Unë gjithashtu përdor edhe Google Drive për shkak të disa projekteve të përbashkëta me persona të tjerë, OneDrive është gjithashtu një alternativë mjaft e mirë për mbajtjen e dokumenteve të punës, por ideja është që duhet të keni të paktën një kopje të materialeve të ruajtur Offline. Nëse keni ndonjë sugjerim tjetër mos nguroni ta ndani te komentet këtu poshtë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

7 mësime nga përdorimi i 4 platformave të ndryshme brenda një jave

7 mësime nga përdorimi i 4 platformave të ndryshme brenda një jave

10+ Plaftorma për Video Konferencë në Grup – gjeni zgjidhjen që po kërkoni!

10+ Plaftorma për Video Konferencë në Grup – gjeni zgjidhjen që po kërkoni!

Shkrimet më të lexuara të 2017-ës

Shkrimet më të lexuara të 2017-ës

Dy konferenca dhe webinari i parë!

Dy konferenca dhe webinari i parë!
>