9 Hapa Si Të Hapim Një Biznes Të Suksesshëm

Nga: Carol Roth minuta lexim | 58 komente4018 lexime


Nëse aktualisht jeni pa punë, pa shumë punë apo të pakënaqur me punësimin tuaj, atëherë ideja e marrjes së kontrollit dhe kthimit në ‘shefin’ e vetvetes mund t’ju duket shumë tërheqëse.

Mbase, keni kohë që po mendoni me veten 'si të filloj një biznes' apo duke konsideruar me dikë tjetër 'si të hapim një biznes'.

Cilado qoftë situata juaj tani, dekada e kaluar na ka treguar se vendet e punës nuk janë më aq të sigurta siç mund ta kemi menduar në të kaluarën.

Në të njëjtën kohë, raporti i suksesit për bizneset e reja mbetet mjaft i ulët ku shumica e tyre dështojnë brenda disa viteve.

Ndërkohë, asnjëherë nuk ka diçka ‘tërësisht të sigurtë’ ndaj nëse jeni duke menduar ta lini punën aktuale për të filluar biznesin tuaj, ka shumë avantazhe nëse zgjidhni të përgatiteni mirë para se t’i futeni sipërmarrjes private.

Këto janë nënë këshilla që të siguroheni nëse jeni përgatitur mjaftueshëm para se të filloni biznesin tuaj, duke i dhënë vetes shanset maksimale për të qenë të suksesshëm. Këto hapa janë përshtatur nga libri i autores me titull ‘The Entrepreneur Equation’.

1. Saktësoni dhe shqyrtoni synimet tuaja të vërteta

Është shumë e vështirë të gjesh rrugën për të shkuar diku nëse më parë nuk e dini se ku doni të shkoni. Më tej, edhe nëse keni një synim të saktë, ju duhet të gjeni rrugën më të drejt-për-drejtë që do t’ju çojë aty ku doni të shkoni.

Ndaloni për t’i shqyrtuar mirë arsyet pse i keni thënë vetes 'dua të filloj biznesin tim'.

  • Doni thjesht të bëheni i pasur shpejt?
  • Doni që të tregoni talentin tuaj, idenë për një produkt apo shërbim?
  • Apo thjesht jeni lodhur nga shefi i cili merr vazhdimisht meritat për punën tuaj?

Këto lloj arsyesh mund t’ju udhëheqin në drejtimin e gabuar. Në anën tjetër, nëse ju pëlqen ideja e menaxhimit të një sipërmarrje, nëse ju pëlqen

  • të krijoni sisteme dhe procedura,
  • e adhuroni shërbimin ndaj klientit apo
  • balancimin e shumë përgjegjësive,

atëherë sipërmarrja mund të jetë udha e duhur për ju.

2. Krijoni një fond kursimesh

Kostot e fillimit të një biznesi të ri në shumë industri kanë rënë ndjeshëm. Gjithsesi, kjo është vetëm njëra pjesë e realitetit. Shpesh bizneseve i’u duhen disa vite për t’u stabilizuar, ndaj do t’ju duhen fonde të mjaftueshme për ta filluar, operuar deri sa të stabilizohet dhe gjithashtu për të jetuar vetë.

Nëse nuk i dispononi të gjitha fondet e nevojshme vetë, atëherë përpiquni të identifikoni burimet e mundshme për financimin e nevojshëm.

Kohët e vështira që po kalojmë e kanë bërë edhe më të vështirë sigurimin e financimit.

Njëherazi, askush nuk do dëshironte ta fillonte një biznes që për tre apo katër muaj do t'i duhej të përballonte dilemën e mbajtjes hapur të biznesit kundrejt pagimit të qirasë apo të kredisë – kjo do ishte një betejë e humbur.

3. Akumuloni eksperiencën e nevojshme

Menaxhimi i një biznesi në fakt lidhet me aftësinë e menaxhimit të punonjësve dhe furnitorëve, aftësi që duhet fituar para se të hapni biznesin tuaj.

Gjithashtu, do duhet ta njihni mirë industrinë në të cilën do operoni, përfshi edhe ato aspekte me të cilat mund të mos jeni të familjarizuar apo që mbase nuk i keni me qejf si p.sh. marketingu, kontabiliteti, etj.

Ju mungon eksperienca e nevojshme?

Atëherë, mbase është më mirë të shpenzoni ca kohë duke punuar për një biznes të ngjashëm apo të gjeni mënyrën për të punuar pranë pronarit të një biznesi në sektorin tuaj ose mund të filloni të punoni part-time, p.sh. në fundjavë, pranë një sipërmarrje të ngjashme. Thënë ndryshme, testoi më parë ujërat para se të filloni biznesin tuaj.

4. Rrisni njoftuninë/rrjetin tuaj (networking)

Në mjaft raste, suksesi në biznes nuk varet thjesht nga njohuritë se sa nga njoftunitë (të njohurit)! Rrjedhimisht, nëse nuk keni njohje të mjaftueshme apo keni kohë që nuk investoni për të rritur njoftuninë tuaj, atëherë ky mund të jetë momenti i përshtatshëm për ta forcuar dhe zgjeruar më tej rrjetin tuaj.

Lidhjet e forta mund t’ju ndihmojnë me këshilla biznesi apo lidhjet e nevojshme që do ju lejojnë të gjeni financimin, çmimet apo kushtet e favorshme me furnitorët apo shërbimet e tjera nga të cilat varet biznesi juaj.

Njëherazi, njoftunia është burimi më i mirë i marketingut dhe referimeve nga klientët, elemente të cilat janë vërtetë kritike për një biznes të ri.

5. Njihni vetveten

Mbase ju i preferoni gjërat ashtu siç janë (status quo) dhe i shmangeni vazhdimisht gjërave të papritura! Mbase nuk jeni shumë i prirur të përballeni me luhatjet e forta si p.sh. ato financiare!

Mbase ju mungojnë kursimet e nevojshme për t’u përballur me situata të paparashikuara!

Nëse jeni lloji i personit që e doni fort stabilitetin dhe kontrollin, apo që kërkoni që gjithçka të shkojë sipas planifikimit, atëherë luhatjet e pashmangshme të fillimit të një biznesi të ri mbase nuk janë për ju.

Ndaj, është më mirë që të jeni të sinqertë me vetveten përpara se t’i niseni kësaj rruge.

6. Konsultohuni me avokatin tuaj

Nëse synoni të hapni një biznes i cili konkuron (direkt apo indirekt) me atë të punëdhënësit tuaj aktual apo nëse planifikoni t’i bëni një telefonatë ish-klientëve dhe kontakteve tuaja, atëherë mund ta gjeni veten në një situatë të vështirë ligjore, sidomos nëse këto elemente kanë qenë pjesë e kritereve të kontratës që ju mund të keni firmosur me punëdhënësin aktual apo të kaluar.

Ndaj, konsultohuni paraprakisht për këto çështje me avokatin tuaj që të siguroheni që nuk do keni probleme apo nëse do t’ju duhet të ndërmerrni veprime për t’i shmangur këto lloj situatash të vështira ligjore.

7. Studioni me shumë kujdes konkurencën

Përpara se t’i futeni rrugës së sipërmarrjes private studioni me kujdes tregun dhe konkurencën. A është i mbushur ky treg me biznese të ngjashme të suksesshme? Apo mbase sektori/industria juaj është e mbushur me biznese të këqija që sakaq i kanë dhënë një nam të keq për të gjithë?

Suksesi i biznesit tuaj do të ndikohet shumë nga konkurenca, qoftë ajo e mirë apo e keqe.

Rrjedhimisht, juve do t’ju duhet ta promovoni mjaftueshëm biznesin tuaj që ta dalloni atë nga konkurenca ose edhe për t’ia rregulluar reputacionin vetë sektorit/industrisë në të cilin do operoni.

8. Vlerësoni se si mund të zgjerohet/rritet ideja juaj e biznesit

Bizneset më të suksesshme mbështeten te automatizimi dhe delegimi i punës.

Pyetja është, a do jenë punonjësit e tjerë të aftë për ta bërë punën që dini të bëni ju? Nëse jo, a është diçka që ju mund t’ua mësoni të tjerëve në një format/procedurë që ata mund ta ndjekin lehtësisht?

Nëse biznesi juaj varet tërësisht nga aftësitë tuaja dhe vetëm tuajat, atëherë ju mund të keni një biznes të suksesshëm por në të njëjtën kohë mund të mos jetë lloji i biznesit që ju po kërkoni për të ardhmen.

9. Shisni që në fillim!

Shumë sipërmarrës shpenzojë kohë dhe para për të ndërtuar/krijuar që në fillim dyqanin (pikat e shitjes), apo për të prodhuar produkte dhe shërbime pa verifikuar më parë ‘vlefshmërinë’ dhe ‘nevojën’ e tregut për to.

Ndaj, shihni nëse mund të gjeneroni interes të mjaftueshëm (në formën e kërkesave për blerje, paradhënieve, etj.) përpara se të investoni shuma të mëdha parash.

Nëse vërtetoni se ka interes të mjaftueshëm për atë që ju do ofroni, atëherë kjo do e reduktojë edhe riskun e hapjes së biznesit apo angazhimit me kohë të plotë.

Ndryshe, nëse nuk gjeneroni interesim dhe blerës të mjaftueshëm, atëherë mbase këto janë shenja që do t’ju duhet të rishqyrtoni ofertën, çmimet apo modelin tuaj të biznesit, para se të investoheni me kohë, financa dhe përpjekje të plota.

Koha e shpenzuar për t’u sigurua që gjërat janë vërtetë në favorin tuaj do t’ju ndihmojë të shmangni krijimi e një prej atyre bizneseve që më pas kategorizohen si dështime!

Burimi: 9 Steps That Will Help Your Chances of Starting a Successful Business - https://www.entrepreneur.com/article/250252

  • Une dua ta hap nje biznea por nuk di si ta hap ju lutem me ndihmoni.

    • Pershendetje Jonila,

      ju faleminderit per interesimin. A mund t’ju pyes ku keni ngelur me hapjen e biznesit?

      • Fitim Hoti thotë:

        Pershndjetje i kam lexuar te gjith komenten edhe pergjigjjet e juja mendoj se nga gjith pergjigjjet Qe jan jap jan shum te mira dhe te sukseshme por un kam ni pytje qfar duhet te bej hapin e par Qe ka fillimi i biznesit sepse jetoj ne zvicer Edhe duhet bej shum kujdes un mendoj ta hap nje restorant familjar Rrspekt per Ju Z.Plaku

        • Pershendetje z. Hoti,

          ju faleminderit qe na ndiqni dhe qe gjeni kohen te na shkruani ketu ne faqen tone.

          Mendoj se keshillat qe jepet brenda ketij shkrimi jane vertete te vlefshme per keto qe deshiron te filloje nje biznes te ri apo edhe biznes ekzistues.

          Duke dashur te jem sa me i shkurter ne pergjigjen time po ju pergjigjem si me poshte:
          1. Duhet te siguroheni qe mund te mbuloni gjithe kostot e hapjes dhe operimit te biznesit tuaj per te pakten 6 muaj deri ne 1 vit, pasi kjo eshte edhe periudha qe i duhet nje biznesi te ri zakonisht te kuptoje nese eshte duke iu pergjigjur nevojave te tregut/zones si dhe nese cmimet/produktet qe ofron jane mjaftueshmerisht konkuruese per te terhequr kliente.
          2. Mbi 50% e bizneseve te reja deshtojne qe vitin e pare, duhet me pa statistikat per bizneset ne sektorin dhe zonen ku jeni ju, te cilen une realisht nuk e bej dot pa harxhuar me shume kohe per te hulumtuar sektorin tuaj.
          3. Sigurohuni qe e testoni idene tuaj te restorantit, jo me miqte dhe shoqerine, por me njerez qe nuk i njihni per te kuptuar nese ajo qe deshironi te ofroni (menuja/ stili i gatimit) eshte ne perputhje me shijet.

          4. Mund te rrisni gjasat e suksesit per biznesin tuaj, duke filluar me dicka te vogel, qe ka dhe risk minimal per ju, nese ky lloj biznesi nuk funksionon.

          5. Gjeni te pakten 1 konsulent lokal (qe njeh mire legjislacionin dhe rregullat e vendit ku jeni) qe t’ju udhezoje mbi detyrimet qe ka ky lloj biznesi pasi nese nuk i permbaheni legjislacionit lokal, atehere rrezikoni shume me ‘shtetin’ (ne sensin e drejte te fjales).

          Shpresoj t’ju kemi ndihmuar sado pak, ju urojme suksese ne vazhdim!

      • Du te behem nje biznismene te hap nje karrier timen jam vetem 19 vjeq dua te di hapat e par se ku tja filloj dhe qfar biznesi te perfundoj

        • Pershendetje Fluta,

          ndjese se shoh qe nuk ju kemi kthyer dot pergjigje. A keni gjetur dicka qe ju pelqen ta beni si biznesin tuaj?

          Nese jo na shkruani dhe do t’ju pergjigjemi, faleminderit!

          Elvisi

          • Jo nuk kam gjetur

          • EManuel vasku thotë:

            Kam hapur ni biznes fruta perime

          • EManuel vasku thotë:

            Vec doja tadi si te fuksjonoje edhe ma shum

          • EManuel thotë:

            Ne fillim po punet mir por tani nuk ka shum fitim cfar duhet ber ju lutem

          • EManuel vasku thotë:

            Ok postoje me miqte

        • Fatos kukleci thotë:

          Tani qe mendoni te keni nje bisnes tuajin nr 1 duhet te mendoni se qfare do te jet ai biznes nr 2 nese e keni gjetur hiznesin tuaj qe e deshironi duhet te keni disa hulumtime ndaj keti biznesi nr 3 duhet te beni nje plan biznesi se do e filloni
          Keto jane pikat kryesore qe te nevojiten

        • Shqiprim muhadini thotë:

          Pershendetje fluta jam shqiprim muhadini dhe mund te ju ndihmoj te arrini nje karrier mjaft te mir ne network marketing

    • Shqiprim muhadini thotë:

      Un mund t ju ndihmoj te filloni nje bisnes me network marketing

  • Pershendetje dua ta hap nje Biznes por nuk di se qfar te investoj?

    • Pershendetje Sezai,

      ju faleminderit per pyetjen dhe interesimin. Kishim keto pyetje per ju: Cili eshte synimi juaj i vertete per te cilin doni te investoni ne nje biznes te ri?

      Doni thjesht të bëheni i pasur shpejt?
      Doni që të tregoi talentin tuaj, idenë për një produkt apo shërbim?
      Apo thjesht jeni lodhur nga shefi i cili merr vazhdimisht meritat për punën tuaj?

      Ju faleminderit!

      • Kujtim ahmeti thotë:

        Per me hap i autogril ne autostrade

        • Pershendetje Kujtim, duhet te beni nje plan te mirefillte biznesi pasi nuk behet fjale per te hapur nje biznes te thjeshte me 2 persona ne pune. Normalisht duhet te parashikoni gjithe kostot fillestare per hapjen e biznesit dhe te buxhetoni per shpenzimet e biznesit nga 6 muaj deri ne 2 vite pasi ne kete sektor ka mjaft konkurrence dhe ky lloj biznesi mund te fillohet relativisht kollaj por qe te sjelle kliente duhet te jete vertete terheqes per ta. Nese synimi eshte qe te hapet thjesht nje ‘qebaptore’ atehere kjo eshte me e kollajte per t’u bere por sigurisht edhe kjo iniciative ka risqet e veta.

    • Shqiprim muhadini thotë:

      Pershendetje un mund te ju ndihmoj rreth investimit investim i cili mund t ju sjell nje karrier stabile n jeten tuaj brenda pak kohe me network marketing

  • Prshd dua te hap nje agroturizem

    • Pershendetje Andi,
      ju faleminderit per pyetjen. Personalisht nuk kam shume eksperience ne kete fushe, mbase kemi dike tjeter nga vizitoret ketu qe mund t’i pergjigjet me tej pyetjes tuaj. Ju faleminderit qe moret kohe te na shkruani.

  • Sami Ajeti thotë:

    Pershendetje si te hap nje biznes per pastrimin e dritareve

    • Pershendetje Sami,

      ky eshte nje biznes fantastik dhe mjaft i lehte per t’u filluar, do t’ju duhen:

      1. kova, detergjent, lecka dhe materialet e nevojshme per pastrimin e dritareve
      2. vendosni reklamen tuaj ne forme posterash te thjesht, apo me copeza te printuara letre qe i vendosni ne pozicione strategjike.
      3. ofroni te beni pastrimin e pare falas, si prove e sherbimit qe ofroni, dhe jepini klienteve potenciale kontaktin tuaj.

      Suksese 🙂

  • Pershendetje. Une jetoj ne Lushnje. Doja te hapja nje biznes familjar do jemi une dhe nje i aferm qe do te investojmë bashke. Duhet te jet dicka qe do kete fitim per te dy ne.Flm nese me jepni ndonje ide te bukur. Pune te mbare

    • Përshëndetje dhe juve. Ju faleminderit për interesimin dhe pyetjen. Çfarë biznesi keni menduar, sepse ka shumë ide por jo çdo ide mund t’ju përshtatet! Faleminderit.

  • leonard thotë:

    Pershendetje jam nje emigrant kam kohe qe mendoj te hap nje biznes familjar
    por nuk di si tia nis

    • Pershendetje Leonard,

      ju faleminderit per pyetjen dhe interesimin. Ky shkrim mendoj se ju jep disa keshilla mjaft praktike por nese me lejoni, do shtoja sugjerimin qe te parashikoni qe biznesi mund te jete me humbje nga 6muaj deri ne 1 vit, pra sigurohuni qe keni mundesi ta mbani biznesin hapur pa gjeneruar te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimet deri ne 1 vit.

      Per sa i perket llojit te biznesit, kjo realisht varet nga aftesite tuaja, pasi une mund t’ju sugjeroja te filloni nje biznes ‘financiar’ por mbase kjo nuk eshte pjese e prirjeve apo synimeve tuaja.

      Shpresoj t’ju kemi ndihmuar sado pak. Ju faleminderit!

  • Pershendetje, po mendoja per nje biznes lavazh makinash por jo thjesht nje lavazh te zakonshem , te ket hapsir te madhe , por doja te dija nese me ndimon po te hyj ne nje kurs menaxhim biznesi.

    • Pershendetje Albi,
      ju faleminderit per pyetjen dhe interesimin. Nje nga investimet me te mira qe mund te beni eshte te investoni vazhdimisht te vetja juaj, pra kursi i menaxhimit eshte nje investim shume i mire pasi do t’ju vleje pavaresisht biznesit qe doni te hapni tani ose ne te ardhmen.

  • Grisilda Memaj thotë:

    Pershendetje una dua te hap nje biznes kam talent kercimin e kam endere edhe dua qe te hap nje biznes nje kurs kercimi por zdi si tja nis as cfar te bej me ndimon dot te lutem

    • Pershendetje Griselda,

      ju faleminderit per pyetjen dhe komentin. Ideja juaj duket mjaft interesante dhe jam i bindur qe ka mjaft kerkese ne treg per kurse kercimi. Mendoj se jane te pakten 2 faktore kryesore qe duhet te merrni parasysh: 1. Vendi ku do zhvillohen kurset dhe 2. Rritja e klienteve qe mund te marrin pjese te keto kurse.

      1. Vendi eshte shume i rendesishem pasi nese eshte larg apo i veshtire per t’u aksesuar, kjo ndikon edhe te deshira apo mundesia e njerezve per t’u bere pjese e kurseve qe ju ofroni. Aq me teper qe kurset e kercimit, ndryshe nga palestra, shihen me shume si forma zbavitje se sa nevoje per te mbajtur veten ne forme (palestra). Por vendi i duhur nuk eshte i lehte per t’u gjetur, ndaj nese ju arrini te gjeni fillimisht nje vend te vogel qe akomodon aq persona sa duhen per te mbuluar shpenzmet fillestare, atehere ju inkurajoj te filloni me nje vend te vogel dhe pak njerez, qe edhe te mund te rriteni gradualisht.

      2. Duke shpresuar qe do arrini t’i beni llogarite sic duhet, pra te kuptoni se sa jane realisht kostot tuaja per ofrimin e kurseve, duhet te nxirrni edhe nje llogari se sa persona ju duhen per te mbuluar shpenzimet+fitimin qe ju synoni te keni nga keto kurse. Pra jo cdo pagese qe do merrni mund te llogaritet si fitim i paster (neto), por duhet te beni nje liste te detajuar te gjithe shpenzimeve qe do keni si ‘qeraja’ ‘energjia’ ‘pastrimi’ ‘taksat’ etj., dhe fitimi juaj do mund te llogaritet vetem pasi te keni zbritur gjithe shpenzimet.

      Uroj t’ju kemi ndihmuar sadopak. Suksese ne vazhdim.

  • Pershendetje! Faleminderit per artikullin. Doja te hap nje bar kafe. Cfare hapash me sygjeron qe te ndjek.

    • Pershendetje Saimir,

      ju faleminderit per komentin e mehershem. Jam kurioz te di nese vendoset apo per ta hapur bar kafene? Mendoj se ka mjaft bar kafe ne treg dhe mbase ka dhe njerez qe kane me shume eksperience ne kete drejtim qe mund te shtojne komentin e tyre ketu.

      • persh doja te hapja nje biznes online çfar hapash duhet te ndjek

        • Pershendetje Bledi,
          ju faleminderit per pyetjen dhe deshiren per te filluar nje biznes. Hapja e nje biznesi online eshte nje udhetim sa i bukur por aq dhe i veshtire, por vullneti per te filluar eshte shume i rendesishem dhe dukshem ju e keni kete vullnet.

          Personalisht, kam qe nga viti 2007 qe kam filluar nje biznes me shitje online dhe vazhdoj te punoj me biznese dhe organizata te tjera qe shesin online. Bizesi online ka disa sfida, qe mendoj duhet te parashikohen apo mendohen pak me mire qe ne fillim, pasi eshte e lehte t’i hedhesh leke biznesit ne fillim por me pas te kuptosh qe ke pasur qasjen e gabuar.

          Ndaj, sugjerimi i pare eshte ky:

          1. “Mos e shpikni rroten nga e para” – thene ndryshe, mos u perpiqni te beni gjithcka nga e para apo te krijoni procese qe nuk ekzistojne. Studioni dhe mesoni me kujdes nga eksperienca dhe mundesisht perfshihuni ne nje biznes te ngjashem qe ofron produkte/sherbime te ngjashme me ato qe ju deshironi te ofroni nepermjet biznesit tuaj online. Kjo do t’ju lejoje te fitoni ato njohurite baze, qe jane shume te rendesishme per kur te filloni biznesin tuaj. Thene me thjeshte – kopjoni modele ekzistuese dhe te suksesshme, kjo gje vetem do t’ju ndihmoje dhe lehtesoje ne gjetjen e zgjidhjeve te shumta qe do t’ju duhen per biznesin tuaj.

          2. Nese e keni gjetur tashme modelin qe deshironi te kopjoni apo keni testuar tregun dhe e dini qe produktet/sherbimet tuaja funksionojne ne treg, prap ju sugjeroj te perpiqeni te beni shitjet tuaja te para, qe te siguroheni qe kjo gje funksionon dhe per ju. Ne anglisht eshte nje koncept qe thote “do what sells” – fillo me nje produkt/sherbim qe arrin ta shesesh perpara se te mendosh te zgjerohesh, marresh ambiente me qira, punesosh njerez, etj.

          3. Parashiko shpenzimet per 6 muaj deri ne 1 vit, sigurohu qe nese biznesi yt nuk do jete i suksesshem, do kesh te pakten mundesine t’i mbulosh te gjitha shpenzimet per 6 muaj deri ne 1 vit. Ketu duhet te perfshish gjithe kostot e ndryshme, ato te shtetit, taksave, rrogen, qerane, kostot e infrastruktures digjitale, licensat qe mund te te duhen, etj. Ka mjaft menyra se si mund te sigurohen fonde, por ky eshte nje diskutim me i gjate se mund te zgjatem ketu.

          Shpresoj t’ju kemi ndihmuar sadopak.

  • Pershendetje,,jemi ne diskutim e siper per hapjen e nje biznesi per riciklimin e mbeturinave. Si duhet te veprojme si fillim? Faleminderit

    • Pershendetje Ana,

      ju faleminderit per mesazhin. Biznesi i riciklimit mund te jete nje sipermarrje e vogel por dhe nje sipermarrje mjaft e madhe. Duke qene se nuk kemi shume eksperience ne kete drejtim, nuk do dinim t’ju japim keshilla, pervec atyre te pergjithshmeve. Ju sugjeroj te beni nje analize SWOT te biznesit qe po mendoni te beni. Ne internet ka mjaft shkrime dhe video qe e shpjegojne menyren se si funksionon kjo lloj analize si dhe perfitimet qe sjell. Ju urojme suksese!

  • Gzim Ndreu thotë:

    Pershendetje
    Jam nje emigrant ne suedi dhe kam njohuri te mjaftushem ne fushen e ndertimit,
    Kam nje vit qe e kam hapur firmen dhe nuk po me shkon ashtu siq duhet,
    Kjo nuk eshte per fain e aftesive por per shkak te gjuhes pasi nuk po arri ta mesoi,
    do ju lutesha nese me jepni nje ide se si mund te vazhdoi perpara pasi une tashme i kam aktive gjdo gje,
    faleminderit

    • Pershendetje z. Ndreu,

      ju faleminderit per pyetjen dhe interesimin. Idealisht, mendoj se duhet te gjeni nje forme partneriteti ose punesoni dike qe do t’ju ndihmoj me kete aspekt te biznesit tuaj. Gjuha eshte nga ato ‘pengesat’ qe do kohen e vete por hap shume dyer pasi tejkalohet. Me respekt, Elvisi

  • pershendetje ke ndonje ide si te merrem me marketing por pa shpenzhime te shumta

    • Pershendetje Armela,
      ju faleminderit per kohen dhe pyetjen. Nese nuk keni buxhet per marketingun atehere duhet te harxhoni nga koha juaj per t’u marre me marketing organik.
      – postimet ne mediat sociale jane mbajt te lira, pra ju mjafton nje telefono apo nje laptop dhe mund te filloni te promovoni biznesin/idene tuaj duke bere postime periodike
      – shkrimet ne nje blog apo blogje eshte nje ide tjeter
      – krijimi i mini-videove shpejguese / promovuese eshte nje ide tjeter
      – shperndarja e fletshkave qe mund t’i printoni ne shtepi apo zyre, mund te jete nje ide tjeter

      Ka dhe shume ide te tjera qe mund te listohen, por duhet te parashikojme te pakten 3 aspekte:
      1. Lloji i produktit / sherbimit qe deshironi te promovoni
      2. Audienca e synuar, pra kujt i ofrohet ky sherbim/produkt
      3. Kanalet ku ajo audience eshte e disponueshme dhe e gatshme per t’ju degjuar

      Suksese ne vazhdim.
      Elvisi

    • Shqiprim muhadini thotë:

      Pershendetje armela un mund te ju ndihmoj si te beni network marketing pa shepnzime te shumta dhe do ndaheni e kenaqur

  • Franceska thotë:

    Pershendetje une dua te hap nje biznes bar kafe ne gjermani si eshte e mundur a mund te marr vize pune dhe cfare me duhet per ta filluar ate,faleminderit

    • Pershendetje Franceska!

      Ju faleminderit qe moret kohe per te na shkruar ketu. Une personalisht nuk eshte se kam informacion, por po e le komentin tuaj te hapur nese eshte dikush qe mbase ka informacion me shume dhe deshiron te pergjigjet! Suksese me nismen tuaj!

    • Pershendetje Leonard, ju faleminderit per mesazhin tuaj. A mund te na tregoni dicka me shume rreth idese per biznesin tuaj? Faleminderit!

  • Pershendetje, kam 9.000€ dhe dua te hap nje biznes market apo kafene spari me duhet te Mar me qira nje lokal e di po pastaj A mundesh me ma gjete disa furnizues te minimarketit pershembullvajin buken granite ushqimore pijet e gjera te tjera per market eshte hera ime e par ne kete sfer qe dua te inkuadrohem mund te rrisim bashkpunimin edhe permes Viber 0038345/233 811 jetojm ne. Fushe kosove ju flm pres te me shkruash ne viber

  • Donjeta thotë:

    Pershendetje,

    Deshiroj te hap nje biznes ku ofrohen sherbime kontabiliteti, pasi kam pevoje te gjate ne kete lemi deshiroj te provoj vete dhe te sfidoj veten ne biznes!

    Ju lutem me jepni komentin/sygjerimin tuaj si te vazhdoj!

    Paraprakisht faleminderit,

    • Pershendetje Donjeta,

      ju faleminderit per pyetjen dhe suksese ne udhetimin tuaj. Une do thoja qe fillimi eshte gjithnje sfidues, pasi nuk eshte e lehte te ndryshosh qasjen, sidomos nese keni shume vite qe punoni ne kete fushe si punonjese per dike tjeter.

      Por ajo qe mund t’ju sugjeroj eshte kjo: Sot per sot ka shume biznese te vogla dhe te mesme qe kane filluar ose po mendojne te fillojne nje biznes dhe kane nevoje per nje kontabilite te mire qe t’i ndihmoje me gjithe procedurat. Edhe pse sot jane digjitalizuar shume nga procedurat e mehershme, nevoja per dike qe i njeh mire proceset e ndryshme nuk ka ndryshuar.

      Per koincidence, jo me larg se muaji tetor, po flisja me nje te njohuren time e cila kishte te njejten deshire per te filluar nje biznes te sajin, por qe ndihej qe puna ku ishte aktualisht kishte mjaft ngarkese dhe roli i saj ishte kritik per kompanine, gje qe e kufizonte ne deshiren per te filluar dicka te sajen.

      Sugjerimi im per ju, eshte disi ndryshe nga sugjerimi per te, pasi ju mendoj keni me shume lehtesira per te gjetur kliente me te cilet mund te keni nje angazhim minimal ne fillim ose jane te tille qe ju mund te angazhoni dike tjeter qe te beje punen per ju, por nderkohe ju jeni gjithmone personi qe mbani kontaktin me klientin. Pra klienti i pare dhe i dyte, do sherbejne si nje angazhim qe nuk do sjelle shume leke per ju, por do ju lejoje te keni nje portofol klientesh nepermjet te cileve me pas mund te gjeni kliente te tjere. Modeli i sherbimeve te kontabilitetit eshte mjaft i ngjashem me sherbimet qe ofrojme dhe ne te SfidaBiznesi dhe Sfida.PRO ku shesim sherbime qe kane nje kosto te ulet mujore, por na duhet te gjejme te pakten 5 kliente e siper, per te gjeneruar te ardhura te mjaftueshme.

      Ne rastin tuaj, klienti i pare dhe i dyte, do sugjeroja te punesoni dike tjeter part-time dhe ate pagese t’ia kaloni atij personi (qe punon per ju), dhe kur te keni disa kliente te tjere me te medhenj, besoj do keni te ardhura te mjaftueshme qe te shkeputeni dhe vete nga puna aktuale.

      Duhet te siguroheni qe keni cdo muaj nje te ardhur baze, e cila ju lejon te mbuloni shpenzimet kryesore te jeteses, nderkohe qe rritja e biznesit do vije gradualisht edhe pse mund te jete me te ardhura minimale ne 6muajt-1vitin e pare.

  • Fatos kukleci thotë:

    Keto 9 pika qe tani lexova janempo te sakta sepse disa vite mempar kisha nje biznes dhe une por menagjimi si duket nuk ka qene i qart shum ne disa menyra

  • Pershendetje Dua te hap nje furr buke ne Tirana po’ dua ta di ku mundem me interesuar se qa me vevoitet?

  • Ledjan Lumshi thotë:

    Prsh, dua te hap nje mark rrobash eshte biznesi im i 2 ,kerkoj bashke punim ne kete biznes
    Biznesi do behet ne greece

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

    Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

    Ka vetëm 3 mënyra për të rritur biznesin tuaj

    Ka vetëm 3 mënyra për të rritur biznesin tuaj

    Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes

    Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes

    (Video) 9 hapa si të filloni një biznes të suksesshëm

    (Video) 9 hapa si të filloni një biznes të suksesshëm
    >