Filloni marketingun tuaj me email me këto 5 video leksione!
Duhet sqaruar se marketingu me email (email marketing) nuk është thjesht kanali më i vjetër i komunikimit virtual por studimet vërtetojnë se ai vijon të mbetet ndër kanalet më efikase të marketingut për bizneset, organizatat dhe sipërmarrjet e ndryshme online dhe offline.
MailChimp është aktualisht ndër platformat apo shërbimet më të njohura për ofrimin e marketingut me email, ndaj edhe e kemi zgjedhur si shembull për video leksionet e këtij trajnimi mbi Marketingun me Email.
5 video leksionet mbi MailChimp janë të ndara që t'ju ndihmojë të ndërtoni infrastrukturën e nevojshme për të filluar ta përdoni marketingun me email për nevojat e biznesit/organizatës tuaj me MailChimp, si një nga platformat më të njohura aktualisht.
Titujt e 5 video leksioneve si të filloni email marketingun me MailChimp!
Si të krijoni llogarinë tuaj në MailChimp?
Si të krijoni listën tuaj të parë
Si të krijoni dhe përdorni format e trupëzuara/integruara (embedded forms)?
Elvis Plaku është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon dy biznese private dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.
Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.