Sfida-Biznesi-Logo

Filloni marketingun tuaj me email me këto 5 video leksione!

Duhet sqaruar se marketingu me email (email marketing) nuk është thjesht kanali më i vjetër i komunikimit virtual por studimet vërtetojnë se ai vijon të mbetet ndër kanalet më efikase të marketingut për bizneset, organizatat dhe sipërmarrjet e ndryshme online dhe offline.

MailChimp është aktualisht ndër platformat apo shërbimet më të njohura për ofrimin e marketingut me email, ndaj edhe e kemi zgjedhur si shembull për video leksionet e këtij trajnimi mbi Marketingun me Email.

5 video leksionet mbi MailChimp janë të ndara që t'ju ndihmojë të ndërtoni infrastrukturën e nevojshme për të filluar ta përdoni marketingun me email për nevojat e biznesit/organizatës tuaj me MailChimp, si një nga platformat më të njohura aktualisht.

Titujt e 5 video leksioneve si të filloni email marketingun me MailChimp!

1. Si të krijoni llogarinë tuaj në MailChimp

Si të krijoni llogarinë tuaj në MailChimp?

2. Si të krijoni listën tuaj të parë

Si të krijoni listën tuaj të parë

3.Dy mënyra si të rrisni listën tuaj

Dy mënyrat e para si të rrisni listën tuaj?

4. Si të punoni me formën e abonimit?

Si të punoni me formën e abonimit?

Si të krijoni & përdorni format e trupëzuara

Si të krijoni dhe përdorni format e trupëzuara/integruara (embedded forms)?


Elvis Plaku është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon dy biznese private dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

A ju duket me vlerë kjo seri video leksionesh? Çfarë sugjerimesh apo pyetjesh të tjera keni?

>