Sfida-Biznesi-Logo

KREU     

Trajnim: Marketingu me email!

Si të ndërtoni listën e abonentëve për faqen tuaj?

 

Duhet sqaruar se marketingu me email (email marketing) nuk është thjesht kanali më i vjetër i komunikimit virtual por studimet tregojnë se ai vijon të mbetet ndër kanalet më efikase të marketingut për bizneset, organizatat dhe sipërmarrjet e ndryshme online dhe offline.

Ky trajnim është i ndarë në disa leksione specifike që do ju ndihmojë të ndërtoni infrastrukturën e nevojshme për ta shfrytëzuar marketingun me email për nevojat e biznesit/organizatës tuaj.

Trajnimi nuk synon t’i përgjigjet çdo lloj skenari apo të jetë tërësisht teorik por do ju lejojë të filloni menjëherë ta përdorni marketingun me email për nevojat tuaja

Pse duhet të bëheni pjesë e këtij trajnimi?


Ju sakaq mund të keni akumuluar një mori informacionesh dhe njohurish mbi marketingun në përgjithësi dhe marketingun me email në veçanti.

Gjithashtu, ju mund të keni mësuar edhe shumë teknika të ndryshme rreth këtij lloji marketingu, por jo gjithmonë keni qenë në gjendje t’i konvertoni copëzat e njohurive dhe teknikave në një proces të mirëfilltë që mbështet marketingun e përgjithshëm dhe vetë suksesin e biznesit/organizatës tuaj!

Ky trajnim do ju ndihmojë, jo vetëm duke ju ofruar njohuri brenda një kornize të qartë, por do ju mbështesë për të ndërtuar një proces me hapa të qarta që e lidhin marketingun me email drejtpërdrejt me realizimin e objektivave të biznesit apo organizatës tuaj.

Për kë është ky lloj trajnimi?


Nëse ju e keni kufizuar marketingun tuaj vetëm në përdorimin e mediave sociale pa kuptuar riskun që ju kanoset atëherë ky trajnim është për ju!

Nëse ju keni një faqe interneti por nuk keni filluar të kapni adresat e vizitorëve tuaj për t’i ndjekur më pas me email, atëherë ky trajnim është për ju!

Nëse ju bëni marketing me email nga adresa personale apo nga inbox-i i gmail, yahoo, outlook, etj., atëherë ky trajnim është për ju!

Nëse ju keni sakaq një listë abonentësh ekzistues por synoni ta rrisni listën e abonentëve në funksion të rritjes së qëndrueshme të biznesit/organizatës tuaj, atëherë ky trajnim është për ju!

Nëse ju e konsideroni veten ekspert i marketingut me email, atëherë mbase ky trajnim nuk është për ju, por nëse keni dyshime, atëherë mbase ky trajnim do ju ndihmoj të përforconi njohuritë ekzistuese dhe t’i viheni punës së marketingut me email seriozisht!

Përmbajta e trajnimit


  • Pse duhet të ndërtoni listën tuaj të abonentëve me email?
  • Tre koncepte thelbësore për marketingun me email!
  • Si të ndërtoni listën tuaj?
  • Si të filloni me MailChimp?
  • Si t’i tërhiqni të regjistrohen?
  • Si të filloni me SumoMe?
  • Pse ju duhet një plan publikimesh?

Elvis Plaku

Elvis Plaku

Sfida Biznesi

Rreth autorit

Elvisi është konsulent për marketingun dixhital dhe komunikimin. Ai ka ndërtuar dhe komunikon rregullisht me lista klientësh që shkojnë nga 250 deri në mbi 10,000 abonentë.

A ju duket me vlerë një trajnim i tillë? Çfarë sugjerimesh apo pyetjesh të tjera keni?

>