Uebinar 3: Si të ndërtoni faqen tuaj me WordPress

Uebinar 3: Si te ndertoni faqen tuaj me WordPress

​Sqarim! Ky uebinar ka mbaruar, por ju mund ta rishihni regjistrimin e tij duke vizituar faqen tonë me kurse online.

Nëse keni një projekt, biznes apo organizatë atëherë ju duhet patjetër ​faqja juaj në internet. Nuk bëhet fjalë për një preferencë por një domosdoshmëri.

Ndërkohë, nëse ndërtimi i një faqe në internet ju duket ende si një sfidë e pakalueshme nuk ka pse të jetë kështu.

Para disa vitesh ishte disi sfidë por tashmë kjo është bërë shumë e lehtë dhe moria e platformave dhe shërbimeve që e ofrojnë si mundësi shtohet çdo ditë.

Synimi i këtij trajnimi nuk është t’ju tregojë për çdo platformë që ekziston apo t’ju bindë që ju duhet një faqe!

Trajnimi për WordPress do t’ju tregojë një mënyrë të sprovuar dhe të thjeshtë se si të ndërtoni faqen tuaj të parë apo atë të radhës me një platformë të mirënjohur si WordPress-i.

Aktualisht, mbi 36% e faqeve që ndërtohen në internet janë me WordPress. E përsëris, mbi 30%!

Kjo platformë e ka treguar që është super e lehtë për t’u përdorur dhe përshtatur me çdo lloj nevoje apo faqeje që ju keni nevojë të krijoni.

Ky trajnim do t’ju mësojë nga t’ia filloni që të ndërtoni faqen tuaj me WordPress.

Kur: Të enjten, 1​7 janar, ora ​16:00-17:00
Ku: Uebinar online, para kompjuterit tuaj 🙂
Kush: Elvis Plaku​

Prezantues

Elvis Plaku është një sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht menaxhon një biznes të vogël privat dhe shërben si konsulent për disa biznese/organizata.

Elvis Plaku (foto profili)

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë saj. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011 ai mbaroi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Nëse keni interes për këtë lloj tematike, atëherë ju lutem merrni pak kohë për të mbushur këtë pyetësor të thjeshtë këtu poshtë, i cili do na ndihmojë t'ju shërbejmë më mirë në të ardhmen.

>