Sfida-Biznesi-Logo

KREU     

Mësoni si të përdorni MailChimp dhe filloni të bëni marketing me email nëpërmjet këtyre 5 video-leksioneve!

Duhet sqaruar se marketingu me email (email marketing) nuk është thjesht kanali më i vjetër i komunikimit virtual por studimet vërtetojnë se ai vijon të mbetet ndër kanalet më efikase të marketingut për bizneset, organizatat dhe sipërmarrjet e ndryshme online dhe offline.

MailChimp është aktualisht ndër platformat apo shërbimet më të njohura për ofrimin e marketingut me email, ndaj edhe e kemi zgjedhur si shembull për video leksionet e këtij trajnimi mbi Marketingun me Email.

5 video leksionet mbi MailChimp janë të ndara që t'ju ndihmojë të ndërtoni infrastrukturën e nevojshme për të filluar ta përdoni marketingun me email për nevojat e biznesit/organizatës tuaj me MailChimp, si një nga platformat më të njohura aktualisht.

Titujt e 5 video leksioneve si të filloni email marketingun me MailChimp!

VIDEO #1

Si të krijoni llogarinë tuaj në MailChimp?

VIDEO #2

Si të krijoni listën tuaj të parë

VIDEO #3

Dy mënyrat e para si të rrisni listën tuaj?

VIDEO #4

Si të punoni me formën e abonimit?

VIDEO #5

Si të krijoni dhe përdorni format e trupëzuara/integruara (embedded forms)?

Si mund t'i bëni tuajat këto 5 video leksione?

  • Filloni duke u regjistruar me email (te forma këtu poshtë):


Elvis Plaku (foto profili)

Elvis Plaku

Konsulent

Rreth autorit

Elvisi është konsulent për marketingun dixhital dhe komunikimin. Ai ka ndërtuar dhe komunikon vazhdimisht me lista klientësh që shkojnë nga 250 deri në mbi 9,000 abonentë.

A ju duket me vlerë kjo seri video leksionesh? Çfarë sugjerimesh apo pyetjesh të tjera keni?

>