Është shumë e vështirë të gjesh rrugën për të shkuar diku nëse më parë nuk e dini se ku doni të shkoni. Më tej, edhe nëse keni një synim të saktë, ju duhet të gjeni rrugën më të drejt-për-drejtë që do t’ju çojë aty ku doni të shkoni.
Ndaloni për t’i shqyrtuar mirë arsyet pse i keni thënë vetes 'dua të filloj biznesin tim'.
- Doni thjesht të bëheni i pasur shpejt?
- Doni që të tregoni talentin tuaj, idenë për një produkt apo shërbim?
- Apo thjesht jeni lodhur nga shefi i cili merr vazhdimisht meritat për punën tuaj?
Këto lloj arsyesh mund t’ju udhëheqin në drejtimin e gabuar. Në anën tjetër, nëse ju pëlqen ideja e menaxhimit të një sipërmarrje, nëse ju pëlqen
- të krijoni sisteme dhe procedura,
- e adhuroni shërbimin ndaj klientit apo
- balancimin e shumë përgjegjësive,
atëherë sipërmarrja mund të jetë udha e duhur për ju.
Do te doja ta ndiqja si kurs.
Pershendetje Lealba, faleminderit per interesimin. E kemi filluar punen per ta kthyer ne nje kurs te plote por nuk kemi ende nje afat qe te mund t’ju themi me saktesi se kur do jete gati kursi i plote. Gjithesesi shume faleminderit per interesimin pasi na konfirmon dhe nje here qe jemi ne drejtimin e duhur. Me respekt, Elvisi
te jem pjes e kti kursi
Pershendetje Diar,
ky kurs eshte i hapur dhe shpresoj keni pasur mundesi ta ndiqni te plote pasi eshte i shkurter.