Sfida Biznesi Logo web

Uebinar 1: Ç’duhet të dini kur krijoni një logo për biznesin tuaj?

Krijimi i një logo-je për biznesin apo sipërmarrjen tuaj mund të duket si një çështje relativisht e thjeshtë por në fakt ekspertët mendojnë ndryshe!

Përvoja ka treguar se një logo e konceptuar dhe dizenjuar mirë vetëm sa rritet në vlerë me kalimin e kohës. Mendoni p.sh. logo si Coca-Cola, Apple, pse jo edhe SfidaBiznesi.com

Ju mbase e keni krijuar sakaq një logo apo jeni duke menduar për të krijuar një logo të re për nevojat e biznesit apo projektit tuaj. Por ka ca parime që mund ta bëjnë të gjithë procesin më të qartë dhe me vlerë për biznesin/projektin tuaj aktual tani dhe në të ardhmen.

Ky uebinar ka për synim t’ju prezantojë shkurtimisht me disa koncepte dhe parime thelbësore që do t’ju ndihmojnë të orientoheni në punën për krijimin e logo apo logove tuaja të ardhshme.

Mirgen Dhima

Eksperti: Mirgen Dhima, profesionist i pavarur:

1. KONSULENT: Branding, Marketingu i Përmbajtjes, Marketingu Online, SEO, Media Sociale, Arkitektura e Informacionit & Promocioni.

2. DESIGNER: Dizenjim grafik, Dizenjim për ueb, Dizenjim i komunikimit vizual.

3. SHKRIMTAR i teksteve komerciale.

Ueb: http://inweb.al

Shikoni disa nga logot që ka krijuar (përfshi edhe logon e SfidaBiznesi.com)

Orari: Të mërkurën / 4 tetor /  15:00 - 15:30

Vendi: (linku i uebinarit)

Për kë është ky uebinar?

  • Studentë
  • Profesionistë
  • Sipërmarrës
  • Biznesmenë, etj

Ky uebinar ka mbaruar, por ju mund të regjistroheni këtu poshtë që t'ju njoftojmë me email për uebinaret e ardhhme!

>