Miq, ju urojmë nga zemra Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2026. Faleminderit që na keni shoqëruar në këtë udhëtim gjatë vitit 2025. Viti i ri pritet të ketë dhe më shumë supriza dhe zhvillime, por në këtë periudhë duam t'ju urojmë gëzuar festat dhe kalofshi një kohë sa më të bukur me familjarët tuaj!
Përzemërsisht nga ekipi i SfidaBiznesi.com dhe Sfida.PRO
Mbase e dinit mbase jo, por duke dashur ta bëjmë sa më të lehtë aksesimin e këtij komuniteti kemi shtuar prej ca kohësh dhe mundësinë e kycjes (login) me llogarinë tuaj në Google ose atë që përdorni në Facebook.
Do e vleresonim cdo pyetje/sugjerim tjetër që mund të keni se si ta bëjmë më mirë!
Cilin shërbim përdorni për t'u loguar në komunitet?
Përshëndetje!
Jemi shumë të gëzuar t’ju ftojmë në eventin e LeaderImpact, me folësin e veçantë, Dr Sandy Shugart dhe banda e tij muzikore.
Tema: NDËRTIMI I MARRËDHËNIEVE MË TË MIRA ME:
*Klientët, Konkurentët, Anëtarët e Ekipit***.**
Ju lutemi rregjistrohuni në linkun:
https://forms.gle/n8HvMKzrxEV8dWGi6
Rreth folësit.
Dr. Sandy Shugart
ka shërbyer për dyzet vjet në udhëheqje si president kolegji, kryetar i një sistemi të madh të kujdesit shëndetësor, dhe në role të ndryshme në organizata qeveritare dhe jofitimprurëse.
Ai ka folur para qindra grupeve udhëheqëse, konferencave dhe kompanive dhe vazhdon të shijojë një praktikë në trajnimin ekzekutiv.
Përveç kësaj, ai është një muzikant dhe kompozitor i njohur dhe një poet.
Ai aktualisht është një Anëtar i Lartë në Institutin Aspen, si dhe në Institutin Quo Vadis.
Ai është autor i librit "Leadership in the Crucible of Work".
Rreth LeaderImpact: https://leaderimpact.al/
Miq, kemi dy opsione të reja që ju ftojmë t'i testoni brenda këtij komuniteti.
- Opsioni i parë është mundësia për t'u lidhur me komunitetin tonë direkt nga aplikacioni ynë në Android dhe iOS
- Opsioni i dytë është mundësia për ta parë gjithë komunitetin me sfond të zi ose sic mund ta keni dëgjuar ndryshe me 'dark mode' pra modeliteti i errët!
Ju ftojmë t'i testoni dhe mirëpresim cdo pyetje/sugjerim që mund të keni!
Ju faleminderit!
Votoni kush ju pëlqen më shumë:
Nga kjo datë, bizneset shqiptare do të mund të kryejnë dhe të marrin pagesa në euro përmes sistemit SEPA (Single Euro Payments Area), njësoj si brenda vendeve të BE-së.
Çfarë përfiton biznesi?
• Kosto më të ulëta: komisionet për transfertat ndërkufitare në euro do të jenë të njëjta me ato të brendshme.
• Shpejtësi dhe siguri: transfertat ekzekutohen më shpejt dhe me standarde të harmonizuara europiane.
• Lehtësim tregtie dhe investimesh: pagesat me partnerë në BE dhe rajon bëhen më të thjeshta dhe më transparente.
• Më shumë besueshmëri: pjesëmarrja në SEPA rrit kredibilitetin financiar të kompanive shqiptare në Europë.
Me këtë hap, bizneset shqiptare hyjnë në një nivel të ri integrimi financiar me Europën, duke fituar akses më të lehtë dhe më të lirë në tregjet ndërkombëtare.
Pyetje: A mendoni se do keni përfitime nga ky ndryshim?
Future2Tech - Panairi i Inovacionit, Teknologjisë dhe Edukimit
Datat 2-3 tetor në Pallatin e Kongreseve
Hyrja Falas: Rregjistrohu në këtë LINK si vizitor dhe me kodin QR që do të vijë në e-mailin tënd do të jesh pjesë e panairit më të madh të teknologjisë në vend.
Dje ishte dita e parë hapëse për fillimin e trajnimeve për menaxhimin e projekteve dhe më shumë. 8 ekspertët e trajnimeve prezantuan vetëm dhe tematikat per të cilat do bëjnë trajnimet. Nëse jeni ende të interesuar, keni kohë dhe sot për t'u regjistruar dhe marrë pjesë pasi trajnimet fillojnë në 6pm,ndërkohë që regjistrimin mund ta bëni direkt nga faqja zyrtare dhe më pas të paraqiteni 20 minuta përpara për t'u futur në kohë në trajnimet që dëshironi. Vizitoni https://leeglobal.co
Ja dhe disa foto nga dita e djeshme.
P.S. Nese regjistroheni, mund t'i thoni qe kemi degjuar nga Sfida Biznesi :)
Miq ju ftojmë të konsideroni trajnimet më të mira për menaxhimin e projekteve dhe jo vetëm. 8 ekspertë amerikanë do jenë në Tiranë në datat 22,23 dhe 24 shtator.
Ata do ofrojnë mjete praktike, njohuri të reja, dhe ju do keni kontakt të drejtpërdrejtë me trajnerë që kanë udhëhequr ekipe, projekte dhe kompani në mbarë botën.
Pra, jo thjesht teori — por një përvojë 3-ditore e dizenjuar për të fuqizuar karrierën tuaj dhe aftësitë tuaja si drejtues.
E martë, 23 shtator
Sesioni #1 / ora 18:00 – 19:15
-
Metodologjia Agile, pjesa 1 – Brittany
-
Lideri i fuqizuar nga AI: Rritu me Vlera, Adaptohu me Shpejtësi dhe Inteligjencë – Jacqueline
-
Negocimi i zgjuar për pronarët e biznesit – Rob
-
Ndërto dhe udhëhiq ekipe efektive – Dave
-
Zinxhiri i furnizimit: thjeshto, optimizo, fito – Jose
Pushim / ora 19:15 – 19:45
Sesioni #2 / ora 19:45 – 21:00
-
Mjete falas për menaxhimin e projekteve – Brittany
-
Përgatite projektin për sukses – Courtney
-
Etika në biznes: pse ka rëndësi – Tim
-
Kupto klientin, rrit biznesin – Brant
-
Menaxhimi i mosmarrëveshjeve në biznes – Jose
E mërkurë, 24 shtator
Sesioni #3 / ora 18:00 – 19:15
-
Metodologjia Agile: Strategji të avancuara, pjesa 2 – Brittany
-
Udhëheqje efektive për menaxherët e projekteve – Courtney
-
Marrja e vendimeve të mira në biznes – Rob
-
Rrit shitjet, rrit fitimin – Brant
Pushim / ora 19:15 – 19:45
Sesioni #4 / ora 19:45 – 21:00
-
Përdor AI për planifikim projektesh - Brittany
-
Nga vizioni tek veprimi: Ndërto biznese dhe projekte të Qëndrueshme – Jacqueline
-
Çelësat e suksesit në menaxhimin e projekteve – Tim
-
Si të jesh sipërmarrës i suksesshëm – Dave
Për më shumë ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare: https://leeglobal.co/
Sot pata nderin të bëj një trajnim tjetër me dy persona nga ekipi fantastik i fondacionit M & M Ivanaj me të cilin bashkëpunojmë prej të paktën 10 vitesh.
Trajnimi i sotëm ishte rreth përditësimit dhe publikimit të materialeve në plaftormat online përfshi në faqet web dhe kanalet e marketingut me email si MailChimp dhe menaxhimi i CRM-së.
Përshëndetje miq,
Më poshtë gjeni ftesën së bashku me linkun e eventit profesional që LeaderImpact do të organizojë ditën e martë, më 10 qershor, tek Tirana International Hotel, në orën 18:00.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj dhe gjithashtu t’ua dërgoni këtë ftesë miqve tuaj.
Në ftesë, klikoni “Regjistrohu këtu” ose përdorni linkun më poshtë.
Faleminderit,
LeaderImpact
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdYhlH3Ezviu_vopDP8O1neorSNEvYrl1eAEgBp5ScFKjMbvw/viewform