Ky është një udhëzues i shkurtër për t'u orientuar. Lexoje një herë — do të të kursejë kohë më vonë.
Hapësirat (në menyën e majtë):
- ☕ Kafja e Lagjes — Diskutime të hapura, pyetje, prezantime. Vendi ku ndodh shumica e bisedave.
- 📣 Njoftime & Zhvillime — Lajme dhe përditohet nga ekipi.
- 🎓 Trajnime & Kurse — 20+ kurse video për sipërmarrës dhe profesionistë. Disa kurse janë të hapura, të tjera kërkojnë qasje (lexo më poshtë).
- 🛠️ Shërbimet Tona — Çfarë po bëjmë ne dhe si mund të punojmë së bashku.
Si të marrësh qasje në një kurs
Shumica e kurseve janë private dhe kërkojnë qasje individuale. Mënyra më e shpejtë: posto te Kafja e Lagjes me titullin "Kërkesë për kursin: [emri i kursit]" dhe arsyen pse të intereson. Ne shqyrtojmë çdo kërkesë veç e veç dhe përgjigjemi në komentet e postimit tënd brenda 24-48 orëve.
Pse e bëjmë kështu? Sepse kur tregon arsyen pse të intereson një kurs, kjo motivon edhe anëtarët e tjerë që mendojnë të njëjtën gjë. Komuniteti mëson bashkë.
Rregulla të thjeshta
- Respekt së pari — të gjithë jemi këtu për të mësuar
- Pa spam, pa shitje agresive — postimet promovuese personale janë në rregull herë pas here, por jo si rutinë
- Trego, mos vetëm pyet — kur ndan përvojën tënde, edhe pyetjet marrin përgjigje më të mira
Pyetje ose probleme teknike? Posto në Kafja e Lagjes ose na shkruaj në [email protected].
Lee Global rikthehet këtë vit me një strukturë të re trajnimi, gati për të sjellë tek ju atë që keni kërkuar: më shumë praktikë, më shumë ndërveprim dhe më shumë mundësi për të mësuar drejtpërdrejt nga trajnerë me përvojë.
PM LAB 2026 ju ofron pikërisht këtë!
Mësoni një koncept. Vendoseni menjëherë në praktikë. Përballuni me vendime dhe sfida reale. Merrni vlerësim të drejtpërdrejtë gjatë gjithë procesit.
Do të largoheni nga PM LAB me mjete praktike, modele pune dhe burime të bazuara në inteligjencën artificiale që mund t’i përdorni menjëherë, si edhe me një Certifikim Ndërkombëtar në Menaxhimin e Projekteve për CV-në dhe profilin tuaj në LinkedIn.
Nëse puna juaj përfshin njerëz, afate, buxhete, probleme dhe rezultate, atëherë PM LAB është krijuar për ju!
📍 Tirana International Hotel
📅 2, 3 dhe 5 tetor (më shumë mbi oraret në web)
💶 €40
🎓 Certifikim Ndërkombëtar në Menaxhimin e Projekteve
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar qëllimisht, në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për të bashkëpunuar me facilitatorët dhe të përfitojë nga një përvojë më interaktive.
Regjistrohuni tani!
https://lnkd.in/e7Cp8Sfv
Në kuadër të pjesëmarrjes së Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në Future2Tech 2026, ftohen bizneset të bëhen pjesë e aktivitetit “Forcimi i Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike”.
Aktiviteti synon të informojë dhe të ndihmojë bizneset të kuptojnë më mirë sfidat e sigurisë kibernetike, rreziqet që lidhen me mjedisin digjital dhe mënyrat për të forcuar kapacitetet e tyre mbrojtëse.
📅 Data: 25 shtator 2026
📍 Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë
🎯 Për kë: Bizneset dhe përfaqësuesit e tyre
Pjesëmarrja është një mundësi për të marrë informacion praktik, për t’u njohur me zhvillimet në fushën e sigurisë kibernetike dhe për të diskutuar mbi nevojat dhe sfidat me të cilat përballen bizneset.
Regjistrimi për pjesëmarrje bëhet online përmes këtij formulari:
FORCIMI I KAPACITETEVE TË SIGURISË KIBERNETIKE
Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e Future2Tech 2026 dhe për të investuar në një nga elementet më të rëndësishme të transformimit digjital: sigurinë.
Përshëndetje të gjithëve,
Këtë tetor kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të bëheni pjesë e PM LAB 2026 – Menaxhimi i Projekteve në Praktikë, një eksperiencë unike trajnimi që do të zhvillohet në Tiranë në bashkëpunim me Lee Global.
Edhe ne si ekip do të marrim pjesë dhe besojmë se është një mundësi me shumë vlerë për profesionistët, sipërmarrësit, drejtuesit e ekipeve dhe këdo që dëshiron të zhvillojë aftësitë e tij në drejtimin e projekteve.
Ndryshe nga trajnimet tradicionale, PM LAB fokusohet te praktika. Do të punoni në një projekt real, së bashku me profesionistë dhe drejtues amerikanë me përvojë në menaxhimin e projekteve dhe biznesit, duke zbatuar menjëherë atë që mësoni.
Gjatë programit do të keni mundësi të:
✅ Zhvilloni aftësi praktike në menaxhimin e projekteve
✅ Punoni me profesionistë ndërkombëtarë me përvojë të gjerë
✅ Përdorni mjete moderne dhe Inteligjencë Artificiale (AI) në menaxhimin e projekteve
✅ Merrni feedback të drejtpërdrejtë nga ekspertët
✅ Përfitoni Certifikimin Ndërkombëtar në Menaxhimin e Projekteve (IPM)
Nuk është e nevojshme të jeni Menaxher Projektesh për të marrë pjesë.
Nëse puna juaj përfshin koordinimin e njerëzve, afateve, prioriteteve, buxheteve apo rezultateve, atëherë tashmë jeni duke menaxhuar projekte dhe ky trajnim është për ju.
📅 2, 3 dhe 5 Tetor 2026
📍 Tirana International Hotel
💶 40 €
🎓 Certifikim Ndërkombëtar në Menaxhimin e Projekteve (IPM) + materiale praktike për PM dhe AI
👉 Regjistrohuni këtu:
PM LAB 2026 Registration
Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë eksperiencë praktike dhe të investoni në një nga aftësitë më të rëndësishme për suksesin profesional dhe biznesor.
Me respekt,
Ekipi Sfida.PRO
📊 E dinit që në mars 2025, Shqipëria ka 252,143 biznese aktive? Prej tyre:
- 196,067 Person Fizik (78%)
- 53,669 SHPK (21%)
Shumica e sipërmarrësve zgjedhin formën më të thjeshtë. Keni pyetje rreth regjistrimit? Kemi një udhëzues të plotë këtu.
Çfarë forme ligjore keni zgjedhur ju për biznesin tuaj? Person Fizik apo SHPK? Pse? 👇
🔒 A mund të jetë dyqani juaj online duke vjedhur të dhënat e kartave të klientëve — pa e ditur fare?
Gjatë një kontrolli rutinë hasëm një dyqan online shqiptar ku një skimmer i fshehur po kopjonte çdo numër karte pikërisht në checkout. Faqja dukej krejt normale. Pronari, me shumë gjasa, nuk e kishte idenë.
Në artikullin e ri shpjegojmë thjesht:
- Çfarë është një skimmer dhe si punon
- Pse dyqanet shqiptare janë në shënjestër
- Shenjat që dyqani juaj mund të jetë i prekur
- Hapat praktikë për ta mbrojtur
Keni një dyqan online? Po ofrojmë një kontroll falas të sigurisë — pa asnjë detyrim.
Ftesë nga LeaderImpact 🤝
Të dashur miq, këtë të martë kemi një takim të veçantë që nuk duhet humbur! 🚀
📌 Tema: “Lufta e një udhëheqësi me krenarinë”
👤 I ftuar: Paul Lofquist
Paul sjell një përvojë të jashtëzakonshme:
• Ka shërbyer në stafin e ish-Zëvendëspresidentit të SHBA, Mike Pence.
• Karrierë e gjatë në marketing për kompanitë më të mëdha botërore të ortopedisë.
• Ish-drejtues i Fondacionit "Abraham Lincoln" në Shqipëri.
Bashkohuni me ne për të diskutuar se si kjo temë në udhëheqje mund të transformojnë mënyrën si udhëheqim në biznes dhe në jetë.
🗓️ Data: 12 Maj
🕕 Ora: 18:00
📍 Vendi: Tony's
Ju presim për një mbrëmje plot frymëzim dhe networking! ☕️✨
Ju kërkojmë ndjesë për postimin spam që ishte bërë sot dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin. Postimi është fshirë sakaq si dhe kemi përditësuar rregullat e brendshme për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.
Mirëpresim cdo pyetje/kërkesë që mund të keni.
Me respekt,
Elvisi
Përshëndetje të gjithëve! 👋
E keni dëgjuar për Jet Bank? Është banka e parë 100% dixhitale që po hapet në Shqipëri. Unë sapo u regjistrova në listën e pritjes si "Pilot i Parë" dhe jam kurioz — a e ka provuar dikush nga ju tashmë?
Kompanitë fintech po rriten me shpejtësi në Shqipëri. Unë personalisht tashmë përdor disa zgjidhje:
- 💳 POK — për pagesa online
- 💳 Pago — për transferta dhe pagesa
- 💳 EasyPay — për pagesa të ndryshme
- 🏦 Plus bankën tradicionale, natyrisht
Tani shtohet edhe Jet Bank me disa premtime interesante:
- ✔ Llogari 100% online — pa shkuar në bankë
- ✔ Mirëmbajtje llogarie falas përjetë
- ✔ Kartë Mastercard (debit + kredit) pa komision
- ✔ Transferta SEPA në euro pa komision (kjo është e madhe për freelancerët!)
- ✔ Pagesa POS dhe online kudo në botë pa komision
Aktualisht kanë mbi 6,000 të regjistruar në listën e pritjes, dhe ka vetëm ~3,930 vende të mbetura në nivelin "Pilot i Parë" (që ka përfitimet më të mira).
🔗 Nëse doni ta provoni, ja linku im: jet.bank/welcome — Regjistrohu si Pilot i Parë
Pyetja ime për ju:
🤔 Cilat zgjidhje fintech përdorni ju aktualisht? A jeni gati të provoni një bankë plotësisht dixhitale? Apo preferoni bankën tradicionale?
Më tregoni përvojën tuaj në komente! 👇
🚀 A JE GATI TË RRISËSH FITIMET E BIZNESIT TËND?
Për herë të dytë në Shqipëri, vjen eksperti ndërkombtêr i strategjive të çmimeve, Scott Sorrell – i njohur si "Mr. Charge Higher Prices".
💡 Zbulo strategji praktike për të:
- ✔ Rritur çmimet pa humbur klientët
- ✔ Rritur fitimet në mënyrë të qëndrueshme
- ✔ Kuptuar çfarë i bën klientët të paguajnë më shumë
🎬 Shiko videon: lnkd.in/dRg6b73b
📅 1 Prill | 🕛 18:00 – 20:00
📍 Tirana International Hotel, Salla Balsha
🎫 Regjistrohu tani: lnkd.in/dyDpsgDd
⚡ Mos e humb këtë mundësi unike! A do të merrni pjesë? Na tregoni në komente! 👇
Pershendetje miq!
Ju njoftojme se kemi shtuar dhe nje seksion te ri ne portalin tone ku mund te shihni aktivetet e ndryshme me te cilat jemi te perfshire apo qe po i mbeshtesim nepermjet komunitetit tone. Kjo lidhet me mesuesin e vitit, detajet ketu: https://sfidabiznesi.com/komuniteti/event/shpallja-publike-e-finalisteve-dhe-hapja-e-votimit
Ju ftojme ta shihni :)
