Skip to main content

Si funksionon ky komunitet

Ky është një udhëzues i shkurtër për t'u orientuar. Lexoje një herë — do të të kursejë kohë më vonë.

Hapësirat (në menyën e majtë):

  • ☕ Kafja e Lagjes — Diskutime të hapura, pyetje, prezantime. Vendi ku ndodh shumica e bisedave.
  • 📣 Njoftime & Zhvillime — Lajme dhe përditohet nga ekipi.
  • 🎓 Trajnime & Kurse — 20+ kurse video për sipërmarrës dhe profesionistë. Disa kurse janë të hapura, të tjera kërkojnë qasje (lexo më poshtë).
  • 🛠️ Shërbimet Tona — Çfarë po bëjmë ne dhe si mund të punojmë së bashku.

Si të marrësh qasje në një kurs

Shumica e kurseve janë private dhe kërkojnë qasje individuale. Mënyra më e shpejtë: posto te Kafja e Lagjes me titullin "Kërkesë për kursin: [emri i kursit]" dhe arsyen pse të intereson. Ne shqyrtojmë çdo kërkesë veç e veç dhe përgjigjemi në komentet e postimit tënd brenda 24-48 orëve.

Pse e bëjmë kështu? Sepse kur tregon arsyen pse të intereson një kurs, kjo motivon edhe anëtarët e tjerë që mendojnë të njëjtën gjë. Komuniteti mëson bashkë.

Rregulla të thjeshta

  • Respekt së pari — të gjithë jemi këtu për të mësuar
  • Pa spam, pa shitje agresive — postimet promovuese personale janë në rregull herë pas here, por jo si rutinë
  • Trego, mos vetëm pyet — kur ndan përvojën tënde, edhe pyetjet marrin përgjigje më të mira

Pyetje ose probleme teknike? Posto në Kafja e Lagjes ose na shkruaj në [email protected].