Skip to main content

Ftesë për Anëtarët e Komunitetit: PM Lab 2026 me Lee Global

Përshëndetje të gjithëve,

Këtë tetor kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të bëheni pjesë e PM LAB 2026 – Menaxhimi i Projekteve në Praktikë, një eksperiencë unike trajnimi që do të zhvillohet në Tiranë në bashkëpunim me Lee Global.

Edhe ne si ekip do të marrim pjesë dhe besojmë se është një mundësi me shumë vlerë për profesionistët, sipërmarrësit, drejtuesit e ekipeve dhe këdo që dëshiron të zhvillojë aftësitë e tij në drejtimin e projekteve.

Ndryshe nga trajnimet tradicionale, PM LAB fokusohet te praktika. Do të punoni në një projekt real, së bashku me profesionistë dhe drejtues amerikanë me përvojë në menaxhimin e projekteve dhe biznesit, duke zbatuar menjëherë atë që mësoni.

Gjatë programit do të keni mundësi të:

✅ Zhvilloni aftësi praktike në menaxhimin e projekteve
✅ Punoni me profesionistë ndërkombëtarë me përvojë të gjerë
✅ Përdorni mjete moderne dhe Inteligjencë Artificiale (AI) në menaxhimin e projekteve
✅ Merrni feedback të drejtpërdrejtë nga ekspertët
✅ Përfitoni Certifikimin Ndërkombëtar në Menaxhimin e Projekteve (IPM)

Nuk është e nevojshme të jeni Menaxher Projektesh për të marrë pjesë.

Nëse puna juaj përfshin koordinimin e njerëzve, afateve, prioriteteve, buxheteve apo rezultateve, atëherë tashmë jeni duke menaxhuar projekte dhe ky trajnim është për ju.

📅 2, 3 dhe 5 Tetor 2026
📍 Tirana International Hotel
💶 40 €
🎓 Certifikim Ndërkombëtar në Menaxhimin e Projekteve (IPM) + materiale praktike për PM dhe AI

👉 Regjistrohuni këtu:
PM LAB 2026 Registration

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë eksperiencë praktike dhe të investoni në një nga aftësitë më të rëndësishme për suksesin profesional dhe biznesor.

Me respekt,
Ekipi Sfida.PRO

Ftesë për Anëtarët e Komunitetit: PM Lab 2026 me Lee Global

Elvis

Nje sqarim i rendesishem, organizatoret nuk ofrojne akomodimin ne hotel, pra logjistika e ardhjes dhe qendrimit ne Tirane varet nga vete pjesemarresit! Shpresojme te na mirekuptoni.