Skip to main content

Thirrje për bizneset: Forconi kapacitetet tuaja të sigurisë kibernetike

Në kuadër të pjesëmarrjes së Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në Future2Tech 2026, ftohen bizneset të bëhen pjesë e aktivitetit “Forcimi i Kapaciteteve të Sigurisë Kibernetike”.

Aktiviteti synon të informojë dhe të ndihmojë bizneset të kuptojnë më mirë sfidat e sigurisë kibernetike, rreziqet që lidhen me mjedisin digjital dhe mënyrat për të forcuar kapacitetet e tyre mbrojtëse.

📅 Data: 25 shtator 2026
📍 Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë
🎯 Për kë: Bizneset dhe përfaqësuesit e tyre

Pjesëmarrja është një mundësi për të marrë informacion praktik, për t’u njohur me zhvillimet në fushën e sigurisë kibernetike dhe për të diskutuar mbi nevojat dhe sfidat me të cilat përballen bizneset.

Regjistrimi për pjesëmarrje bëhet online përmes këtij formulari:

FORCIMI I KAPACITETEVE TË SIGURISË KIBERNETIKE

Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e Future2Tech 2026 dhe për të investuar në një nga elementet më të rëndësishme të transformimit digjital: sigurinë.

Thirrje për bizneset: Forconi kapacitetet tuaja të sigurisë kibernetike