Pse ju duhet Google Analytics?
Nëse keni një faqe për biznesin, organizatën apo projektin tuaja, atëherë ky uebinar do t’ju tregoj si:
- të instaloni Google Analytics në faqen tuaj;
- të konfiguroni parametrat bazë dhe
- të interpretoni të dhënat që mblidhen.
Google Analytics është platforma më e mirë ‘falas’ për matjen, monitorimin dhe optimizimin e eksperiencës së vizitorëve në faqen tuaj.
Ky kurs është regjistruar gjatë një uebinari që zhvilluam me pjesëmarrës të ndryshëm.
Do mund të shihni të dhëna dhe tabela ‘live’. Madje bëmë edhe një krahasim të statistikave ndërmjet Google Analytics dhe Facebook Ad analytics.
Si të filloni me Google Analytics
Ndiqni regjistrimin e uebinarit me temën "Si të filloni me Google Analytics" ku do mund të mësoni si të instaloni, konfiguroni dhe interpretoni metrikat kryesore që ju ofrohen nëpërmjet Google Analytics.
Rreth instruktorit
Elvis Plaku
Elvisi është sipërmarës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private në fushat e marketingut, komunikimit, publikimeve dhe ecommerce.