A është krenaria një “pikë e dobët” e një lideri modern?
Këtë të martë, LeaderImpact organizon një takim unik për të diskutuar mbi profilin e liderit që frymëzon përmes integritetit dhe thjeshtësisë. Kemi kënaqësinë të kemi si të ftuar special Paul Lofquist, një drejtues që mishëron këtë temë përmes një rrugëtimi mbresëlënës:
Përvojë në nivelet më të larta: Ka shërbyer në stafin e ish-Zëvendëspresidentit të SHBA, Mike Pence.
Ekspertizë në biznes: Karrierë e suksesshme në marketing dhe shitje për liderët botërorë të industrisë ortopedike.
Kontribut në Shqipëri: Ish-drejtues i Fondacionit “Abraham Lincoln” dhe i angazhuar aktivisht në sektorin jofitimprurës në vendin tonë prej 5 vitesh.
Gjithashtu atë mbrëmje do të kemi midis nesh disa miq shumë të veçantë që do e bëjnë mbrëmjen të paharrueshme.
🗓️ Data: 12 Maj 🕕 Ora: 18:00 📍 Vendi: Tony’s
Ejani të ndajmë përvoja dhe të rritemi së bashku si komunitet liderësh që duan të lënë gjurmë pozitive.
Ju presim për një mbrëmje plot frymëzim dhe networking! ☕️✨