Softe dhe aplikacione

Si marketierë, sipërmarrës dhe përdorues profesionistë të internetit na duhen vazhdimisht softe, shërbime apo aplikacione që na lejojnë të arrijmë objektivat e synuara.
Kjo është një listë me sugjerimet tona për nevojat tuaja:

Marketingu me email

Sendy.co - për menaxhimin e disa klienteve ose domain-eve brenda një softi.

MailChimp.com - alternativa më e thjeshtë për të filluar marketingun me email. Shihni edhe kursin.

Mautic.org - absolutisht softi im i preferuar për marketingun me email dhe automatizimin e marketingut.

Marketingu virtual

Referralhero.com - për krijimin e fushatave virtuale nëpërmjet konkurseve, listave të pritjes, etj.

UpViral.com - pak më i shtrenjtë dhe në fakt me stabël. Kemi krijuar disa fushata të suksesshme për klientë të ndryshëm.

Viral Loops - për krijimin e fushatave virtuale nëpërmjet konkurseve, listave të pritjes, etj.

Gjenerimi kontaktesh (lead generation)

Thrive Leads - është aktive në këtë faqe për regjistrimin e abonentëve me email.

ConvertBox.com - një shërbim i ri që është lancuar rishtazi dhe po përdoret në disa prej faqeve tona, pritet të avancojë edhe më tej.

HelloBar.com - ky ishte shërbimi i ngjashëm që përdornim para ConvertBar.com

OptinMonster.com - ky shërbim vendosi standardet fillimisht por tashmë ka plot konkurrencë.

Faqet prezantuese (landing pages)

Thrive Architect - është absolutisht softi ynë i preferuar dhe me versionin e ri 2.0 është bërë edhe më i funksional dhe praktik në krijimin e faqeve prezantuese për produkte, trajnime, aktivitete, etj.

LeadPages.net - është një shërbim mjaft i njohur dhe përdoret gjerësisht nga disa prej marketierëve më të njohur sot në internet.

InstaPage.com - është një shërbim i ngjashëm me LeadPages.com por më pak i kushtueshëm.

Ndërtim & menaxhimi faqeve ueb

WordPress.org - është mamuthi i platformave për ndërtimin dhe menaxhimin e faqeve ueb.

Thrive Architect - është përdorur për të krijuar dizajnin e kësaj faqeje specifike. Funksionon si editor në WordPress dhe ju lejon të krijoni faqe prezantuese (landing pages) sipas nevojës.

Menaxhimi & skedulimi për mediat sociale

Buffer.com - një alternativë mjaft e mirë për këdo që do të fillojë ta menaxhojë më seriozisht median e vet sociale me një kosto të përballueshme.

HootSuite.com - gjithashtu një alternative konkurruese me opsionin e parë.

PromoRepublic.com - e përdorim rregullisht për menaxhimin e mjaft faqeve dhe profileve sociale. Ofron edhe një editor mjaft të mirë për krijimin e vizualeve për mesazhet tuaja sociale.

MissingLettr.com – ndihmon me publikimin e automatizuar të postimeve për gjatë një viti. Pra aplikacioni skedulon publikimin e një postimi nga blogu/faqja juaj për 1 vit të tërë. Kjo mund të bëhet edhe manualisht nëpërmjet softeve të tjera por kjo platformë e thjeshton këtë proces dhe ofron një periodicitet të mirëmenduar nga krijuesit e softit.

Menaxhimi & optimizimi i SEO

SERanking.com - një platformë mjaft e mirë për të analizuar renditjen e faqeve tuaja sipas parametrave më të mirë SEO dhe mjete konkrete për përmirësimin e mëtejshëm të faqeve tuaja në internet.

SERPStat.com - platformë tjetër mjaft e avancuar për menaxhimin dhe përmirësimin e SEO për faqet tuaja si dhe krahasimin me konkurrencën. Platforma ju ndihmon të auditoni faqet tuaja si dhe të masni renditjen sipas motorrëve të kërkimit për termat që ju shënjestroni.

Shërbime CDN (Content Distribution Network)

BunnyCDNnjë shërbim i ri i cili po merr gjithnjë e më shumë treg. Ndërkohë që nuk po rritet në njohje ju ftojmë ta testoni për nevojat e faqes tuaj duke e përdorur me opsionin e tyre falas. Më pas mund ta kaloni me pagesë rreth $10/muaj, që është një kosto shumë e arritshme për shumicën.

CloudFrontshërbim shumë i mirënjohur që ofrohet nga Amazon AWS dhe përdoret nga kompanitë më të mëdhaja në botë. Sigurisht që ofron një gamë të gjerë konfigurimesh dhe mundësish, por që është edhe më i shtrenjtë për nga kosto dhe ka nevojë për njohuri teknike për t'u mirëmbajtur.

CloudFlare.com - ndonëse nuk është thjesht një shërbim CDN, me një pagesë prej $20/muaj mund të përdorni edhe shërbimin e plotë të tyre për ta përshpejtuar faqen tuaj në maksimum. Konfigurimi është shumë i lehtë, ndonëse edhe ky shërbim kërkon një nivel të caktuar teknik për t'u implementuar sic duhet.

Forma & regjistrime

Involve.menjë shërbim fantastik për krijimin e formave, kuizeve, shportave të thjeshta, formave llogaritëse, etj., që mund t'i vendosni kudo që ju dëshironi nëpërmjet trupëzimit të tyre ose duke i shpërndarë si link. Testojeni falas për të parë mundësitë e ndryshme që ju ofron. Ne sakaq e përdorim për të mbledhur përshtypjet dhe sugjerimet tuaja për trajnimet dhe prezantimet që zhvillojmë.

Video konferencë

Krisp.aiështë një aplikacion për të eleminuar zhurmat e ndryshme gjatë video-telefonatave tuaja. Mjafton ta instaloni dhe testoni një herë dhe do ta kuptoni diferencën që krijon për ju dhe dëgjuesit tuaj. Qoftshin telefonata individuale apo në grup, aplikacioni përdor një algoridhëm me inteligjencë artificiale për të eleminuar zhurmat. Ne e përdorim rregullisht për video regjistrime dhe konferenca, ku në disa raste janë bërë në ambiente të zhurmshme si kafet.


>