Skuadra e ekspertëve

Një punë e bërë mirë nuk bëhet dot kurrë vetëm!

Qoftë një vepër arti apo blog i thjeshtë nuk mund të realizohet pa ndihmën dhe mbështetjen e ekspertëve të mirëfilltë! Aq më tepër, në rastin e kësaj faqeje, personat që kontribuojnë janë të shumtë dhe madje disa prej tyre e bëjnë përtej çdo lloj pritshmërie apo kërkese që mund t’u vijë, pavarësisht ngarkesës dhe përgjegjësive të shumta që mbajnë mbi shpatulla çdo ditë.

Por mirënjohja e vërtetë vjen nga fakti që kanë vendosur të kontribuojnë dhe besojnë te diçka që është më e madhe se personi që e filloi!

Ndaj, në shenjë mirënjohje personale (si miq të vyer) dhe publike (si ekspertë të mirëfilltë në fushat përkatëse dhe kontributin me ketë faqe), po i listojmë si më poshtë:

Mirgen Dhima

Profesionalisht, si dizajner, sipërmarrës dhe mbështetës i hershëm e i gjithanshëm i vizionit afatgjatë. Njëherazi, si konsulent dhe krijuesi i logos fantastike dhe zgjidhjeve vizuale të faqes. Personalisht, si një mik i vyer.

Baki Goxhaj
Profesionalisht, si zhvillues me eksperiencë ndërkombëtare dhe ekspertizë si sipërmarrës përtej botës së internetit dhe vërejtjeve të vyera mbi shkrimet. Si mbështetës dhe nxitës i vazhdueshëm i nismës dhe drejtimit që duhet të marrë. Personalisht, si një mik i vërtetë.

Redon Skikuli

Profesionalisht, si mbështetës dhe ekspert në gjetjen e zgjidhjeve të ndryshme. Personalisht, si një mik i mirë.

Skerdi Hoxha

Profesionalisht, si redaktor dhe rishikues gramatikor. Personalisht, si një mik i ngushtë.

Florian Mishaxhi

Profesionalisht, si marketer i regjur dhe kritik i mirëfilltë. Personalisht, si një mik i ngushtë.

Orion Struga

Profesionalisht, si sipërmarrës dhe mbështetës pa kufizime. Personalisht, si një mik i ngushtë.

Besnik Shpata

Profesionalisht, si dizajner profesionist me zgjidhje konkrete për shkrimet dhe mbështetës i vizionit. Personalisht, si një mik dhe bashkëpunëtor i mirë.

Agli Panci

Profesionalisht, si sipërmarrës dhe zhvillues. Njëherazi, si implementues i hershëm teknik i protokollit ‘https’ dhe ‘notifications’ për faqen. Personalisht, si një mik i mirë.

Joni Baboçi

Profesionalisht dhe personalisht, si mbështetës i hershëm i nismës dhe autor.

>