Tani është koha ...

nc hub hero image

ta ngrini bashkëpunimin dhe produktivitetin e skuadrës tuaj në një nivel tjetër me Nextcloud.


NextCloud është platforma më e mirënjohur dhe e besueshme, me kod-burim të hapur (open source), për sinkronizimin, menaxhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve për nevojat tuaja. Me këtë platformë ju kurseni para ndërkohë që rrisni sigurinë dhe privacinë e të dhënave tuaja.

Gif Nextcloud login promo
Sfida Biznesi e përdor NextCloud prej vitesh dhe e ofron si pjesë e shërbimeve për infrastrukturën dixhitale të individëve, organizatave dhe bizneseve me të cilat bashkëpunon.

Kjo platformë është për ju pasi ju mundëson:

  • bashkëpunim dhe produktivitet në skuadër;
  • menaxhim të plotë të dokumentave dhe përdoruesve;
  • akses dhe siguri sipas standardeve më të larta;
  • pronësi të plotë të të dhënave të organizatës/biznesit tuaj.

NextCloud është alternativa më me leverdi 

kundrejt DropBox, Google Drive dhe Office 365. 

  • Shtimin & menaxhimin e përdoruesve pa rritje drastike në kosto;
  • Disa mundësi për menaxhimin e hapsirës & aksesit të përdoruesve, pa shumë komplikime teknike;
  • Mjaft zgjidhje integrimi me platforma të tjera për të gjitha funksionet kryesore si hapësira, dosjet, kalendari, email, etj.

Nextcloud ofron:

Nextcloud Files

Nextcloud Files  i mundëson çdo përdoruesi në ekipin tuaj të: 

  • akses me nivele te dosjet, fotot e dokumentet e tyre individuale apo të përbashkëta;
  • lehtësi bashkëpunimi dhe ndarje me përdoruesit e tjerë, klientët apo partnerët;
  • akses unik në dosjet e veta, ku gjithçka është e enkriptuar dhe as personeli i IT nuk i akseson dot.
Nextcloud  Talk

Nextcloud Talk ofron:

  • chat-in individual dhe në grup;
  • komunikimin me video brenda skuadrës;
  • siguri dhe privaci të plotë brenda rrjetit tuaj;
  • chat-e publike që mund të ndahen edhe me një link.
Nextcloud Groupware

Nextcloud Groupware përfshin KalendarinKontaktet dhe menaxhimin e Email brenda vetë platformës.

Çdo përdorues i platformës mund të ketë një apo disa kalendarë, ndërkohë që në çdo moment mund t'i ndajë apo të shtohet te kalendarë të përbashkët. Kontaktet mund të sinkronizohen me telefonin ose ndahen brenda skuadrës, sipas nevojës. Ndërsa email ju lejon që t'i keni mesazhet të integruara brenda një sistemi.

  • Nextcloud Search është motori i brendshëm i platformës, që ju lejon të kërkoni të gjitha funksionet (Files, Talk, Contacts, Email, Calendar, etj.) brenda llogarisë tuaj me Nextcloud.
  • Nextcout Tasks mundëson menaxhimin e detyrave, në nivel personal ose edhe në grup, të integruar me kalendarët tuaj.


Çfarë përfshihet me shërbimin tonë

  • mirëmbajtja dhe përditësimet e platformës dhe serverit tuaj;
  • siguria e platformës & serverit tuaj;
  • ruajtja e kopjeve (backups) në disa nivele brenda dhe jashtë serverit;
  • mbështetje teknike me konfigurimet bazë (me email + tel ose video);
  • trajnim fillestar në adoptimin e platformës.

Paketat

Starter

  • hapësira 1TB
  • ideale deri në 50 përdorues (10GB/përdorues)
  • cloud.adresajuaj.com
  • versioni i fundit stabël
  • kopje ditore (daily backups)

 44.99/muaj

Medium

  • hapësira 5TB
  • ideale deri në 100 përdorues (10GB/përdorues)
  • cloud.adresajuaj.com
  • versioni i fundit stabël
  • kopje ditore (daily backups)

Medium +

  • hapësira 10TB
  • ideale deri në 200 përdorues (10GB/përdorues)
  • cloud.adresajuaj.com
  • versioni i fundit stabël
  • kopje ditore (daily backups)

 139.99/muaj

Disa klientë ekzistues

istl

International School of theology & Lidership

Eagles of Peace logo small e1535374267110

eagels of peace


>