Trajnime & Prezantime

Njihuni me disa prej Trajnimeve që ofrojmë:

Sovraniteti Digjital & Siguria Online

digital sovreignty and online security training Elvis Plaku 4

Si qytetarë dixhital të gjithë jemi të ekspozuar ndaj sulmeve nga më të ndryshmet që mund të na vijnë nga mungesa e dijeve dhe informacionit, hakerat, qeveritë, korporatat, kompanitë e ofrimit të internetit, etj., etj. Ky trajnim është mjaft praktik dhe konkret dhe mund të përshtatet sipas nevojave tuaja. Ai synon t'ju njohë me disa prej rreziqeve kryesore që ju kanosen online duke ofruar këshilla dhe teknika praktike se si ju mund të mbroheni më mirë. Këtë trajnim e kanë përfituar individë dhe organizata të ndryshme, në Shqipëri dhe jashtë saj.

Marketingu strategjik në internet

Trajnimi per sigurine online Elvis Plaku 4

Ky trajnim prej 4-6 orësh, do ju ndihmojë të krijoni një kornizë pune (strategji) nëpërmjet së cilës mund të bashkëpunojnë sektori i shitjeve dhe i marketingut për arrijen e objektivave. 

Sigurisht, fokusi do jetë te marketingu dhe ndërtimi i strategjive që do ju lejojnë t’i udhëhiqni klientët tuaj potencialë nga momentet e para të ndërgjegjësimit për produktin/shërbimin tuaj, te interesimi, dëshira dhe blerja e shërbimit apo produktit.

Në këtë trajnim, ndryshe nga mjaft trajnime të kësaj të natyre, nuk do merremi thjesht me teori, por do orientohemi nga nevojat dhe rastet tuaja konkrete. Me anë të ushtrimeve dhe diskutimit të rasteve konkrete, shumicën e kohës do jeni ju vetë ‘në timon’ ndërkohë që do shohim së bashku se si aplikimi i strategjisë do t’ju lejojë të arrini objektivat për biznesin apo organizatën tuaj.

Si të kemi sukses me WordPress

Mbi 36% e faqeve online sot në internet përdorin WordPress. Ky trajnim synon t'ju njohë me këtë platformë publikimesh që ju lejon të ndërtoni një faqe për biznesin, organizatën apo projektin tuaj pa humbur shumë kohë.

Trajnim për Google Analytics 4 (GA4)

Google Analytics 4 Balfin Group Training Elvis Plaku (81)

Nëse faqja juaj është jetike për biznesin, organizatën apo projektin tuaja, atëherë ky trajnim do ju mësojë si të shfrytëzoni të dhënat që gjenerohen nëpërmjet Google Analytics, si platforma më e mirë 'falas' për matjen, monitorimin dhe optimizimin e eksperiencës së vizitorëve në faqen tuaj. 

Sukses në marketingun me email

Ky trajnim synon t'ju njohë me bazat e marketingut me email me qëllim që të mund ta vini direkt në përdorim për nevojat e biznesit, organizatës apo projektit tuaj. Marketingu me email mbetet ndër kanalet me kthimin më të mirë të investimit (ROI) se çdo kanal tjetër.

Filloni me Google Ads

Reklamat me Google janë praktikisht gjithëkund në internet. Google Ads nuk gjenden vetëm në faqet e Google por edhe në shumicën e faqeve të tjera online dhe rrjedhimisht gjenden më pranë klientëve tuaj potencialë. Ky trajnim synon t'ju prezantojë dhe orientojë si të filloni të shfrytëzoni këtë platformë për të promovuar biznesin apo projektin tuaj.

Si të kemi sukses me Facebook Ads

Facebook Ads aktualisht është ndër kanalet e reklamimit dixhital me kosto më të përballueshme për shumicën e bizneseve dhe organizatave. Ky trajnim synon t'ju prezantojë me botën e reklamimit online nëpërmjet kësaj platforme.

Opsionet e trajnimeve

Shumicën e trajnimeve i zhvillojmë në grupe të vogla por dhe individualisht. Në pamundësi të krijimit të një grupi të vogël për trajnimin që ju dëshironi, ne ju ofrojmë dhe trajnimin individual. Ndaj, ju ftojmë të konsultoheni paraprakisht me ne duke na kontaktuar. Ndërkohë, pagesën për shumicën e trajnimeve individuale mund ta bëni direkt këtu: Paketat e Trajnimit Individual

Merrni njoftime për trajnimet/prezantimet e ardhshme

Njoftime dhe zhvillime rreth prezantimeve & trajnimeve të ndryshme që zhvillojmë

Faqja [tcb_pagination_current_page] nga  [tcb_pagination_total_pages]

>