Trajnim: Marketing strategjik në internet

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 1 komente7576 lexime


Miq!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e trajnimit Marketingu strategjik në internet që e ofrojmë si pjesë e trajnimeve tona profesionale.

Ky trajnim prej 4-8 orësh, do ju ndihmojë të krijoni një kornizë pune (strategji) nëpërmjet së cilës mund të bashkëpunojnë sektori i shitjeve dhe i marketingut për arrijen e objektivave. 

Sigurisht, fokusi do jetë te marketingu dhe konceptimi i hapave që do ju lejojnë t’i udhëhiqni klientët tuaj potencialë nga momentet e para të ndërgjegjësimit për produktin/shërbimin tuaj, te interesimi, te dëshira dhe te blerja e shërbimit apo produktit që ju ofroni.

Në këtë trajnim do orientohemi nga nevojat dhe rastet tuaja konkrete. Me anë të ushtrimeve dhe diskutimit të rasteve konkrete, shumicën e kohës do jeni ju vetë ‘në timon’ ndërkohë që do shohim së bashku se si aplikimi i strategjisë do t’ju lejojë të arrini objektivat për biznesin apo organizatën tuaj.

Axhenda dhe tematikat e trajnimit

01. Marketingu strategjik në internet

Hyrja dhe pak teori

02. Krijimi i strategjisë

Ushtrime praktike
Këtu do bëjmë bashkërisht disa ushtrime për të riparë strategjinë e përgjithshme dhe specifike të marketingut duke filluar nga bazat te detajet.

03. Udhëtimi i klientit, hinkat (funnels)

Teori & ushtrime praktike
Kjo është mbase edhe pjesa më interesante pasi do shohim bashkë dy prej koncepteve më praktike që e lejojnë çdo marketier të dijë si të pozicionohet dhe taktikat e ndryshme që mund të përdorë për të tërhequr dhe konvertuar audiencën e synuar.

04. Mjete, taktika dhe ‘analytics’

Raste konkrete
Kjo do jetë kohë për të diskutuar dhe parë bashkërisht raste konkrete bazuar mbi produktet, shërbimet dhe nevojat tuaja specifike. Kohë do t'i jepet edhe rishikimit të statistikave dhe identifikimit të treguesve kryesorë për suksesin e faqeve dhe kanaleve tuaja në internet.

Ndër pozicionet që e kanë përfituar këtë trajnim:

  • Menaxher & specialist marketingu
  • Menaxher & specialist shitjes
  • Menaxher & specialist të shërbimit ndaj klientit
  • Sipërmarrës & drejtues biznesi/organizate

Ndër kompanitë që e kanë përfituar këtë trajnim:

  • Raiffeisen Bank
  • Neptun Albania
  • Tirana Ring Center
  • Tring
  • Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF)
  • Credins Bank
  • NAREA (Real Estate)

Disa foto dhe postim nga trajnimi me Tring

Elvis Plaku është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon dy biznese private dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

Trajnim: Si të kemi sukses me WordPress

Trajnim: Si të kemi sukses me WordPress

Video trajnim: Si ta kthejmë pasigurinë e ndryshimit në një mundësi – Elvira Rama

Video trajnim: Si ta kthejmë pasigurinë e ndryshimit në një mundësi – Elvira Rama

Trajnim: Siguria & privacia në internet

Trajnim: Siguria & privacia në internet
>