Klikoni këtu

Marketingu dixhital, Video

0  komentet

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

Ky shkrim dhe video janë shembull i një fushate marketingu me anë të së cilës arritëm të regjistrojmë 180 pjesëmarrës për një uebinar që zhvilluam rishtazi mbi temën: Si të ndërtoni një strategji për krijimin e përmbajtjes së optimizuar për SEO me z. Granit Doshlaku nga agjencia Manaferra.com

Ndonëse nga ana teknologjike uebinaret ofrojnë shumë lehtësi në pjesëmarrje, në të njëjtën kohë ato janë sfidë pasi ka mjaft njerëz që nuk e njohin si format e rrjedhimisht e kanë më të vështirë për t’u regjistruar.

Në rastin e kësaj fushate marketingu, ky uebinar i tejkaloi të gjitha objektivat si për nga numri i personave të regjistruar por edhe pjesëmarrësve që u futën për të ndjekur drejtpërsëdrejti.

Mbi të gjitha, dëshirojmë ta ndajmë si shembull i një fushate marketingu me shumë kanale që do t’ju lejojë të arrini një audiencë të lartë për aktivitetin, produktin, shërbimin apo biznesin tuaj.

Për ta bërë më konkret kemi përgatitur edhe një video që do ju tregojë kanalet dhe elementët kryesorë që përdorëm për këtë fushatë dixhitale.

Në këtë video ju tregojmë për:

  • objektivat e vendosura për këtë fushatë (aktivitet virtual);
  • afatet kohore;
  • elementët përbërës;
  • kanalet kryesore të komunikimit me audiencën e synuar, si dhe
  • statistikat dhe raportet e konvertimit për çdo kanal.

Objektivat fillestare të fushatës ishin këto:

50 persona 
te regjistruar

30 persona
që ta ndiqnin drejtpërsëdrejti

Për të arritur këto objektiva u përdorën disa kanale komunikimi me audiencën e shënjestruar dhe një buxhet minimal. Rezultati ishte vërtetë fantastik pasi u tejkaluan objektivat e vendosur dhe buxheti i reklamës ishte praktikisht i panevojshëm.

Gjithashtu, në këtë video do mund të shihni edhe performancën e mirëfilltë të çdo kanali që përdorëm si dhe raportet e konvertimit (conversion rate) për secilin kanal, që zakonisht nuk matet kollaj por ndihmon për të kuptuar kanalet me performancën më të mirë.


Kanalet e përdorura përfshinin:

  • Faqja e kryesore dhe faqja prezantuese te SfidaBiznesi.com;
  • Njoftimet brenda faqes SfidaBiznesi (me ConverBox);
  • Facebook – postimet në profilet personale, faqen e SfidaBiznesi.com, dy grupe private;
  • LinkedIn – postimet në profilet personale dhe faqen e SfidaBiznesi.com;
  • Shkrim te BusinessMag.Al me një link te SfidaBiznesi.com;
  • Reklama me foto te Boost.al;
  • Email marketing me listën tonë, mbi 1000 abonentë.

Rezultati

Numri i personave të regjistruar ishte mbi 180, dhe mbi 50 prej tyre e ndoqën drejtpërsëdrejti dhe mbi 40 të tjerë e ri-panë pasi kishte mbaruar.

Por cilët kanale sollën më shumë persona të regjistruar dhe sa ishin raportet e konvertimit për secilin kanal që përdorëm? 

Detajet e plota mund t’i gjeni vetëm brenda videos të cilën mund ta shikoni duke u regjistruar.

Dëshironi të bëni fushata të ngjashme marketingu, atëherë nga kontaktoni!

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>