Rregulla Privatësie

Përditësuar më: 11 qershor 2026

Kush jemi

SfidaBiznesi.com (“ne”, “SfidaBiznesi”) është një platformë përmbajtjeje, trajnimesh dhe komuniteti për sipërmarrësit shqipfolës. Kontrolluesi i të dhënave: Elvis Plaku — Person Fizik, me emrin tregtar “Sfida Biznesi” dhe NIPT L81904024I, i regjistruar në Republikën e Shqipërisë. Për çdo pyetje rreth kësaj politike ose të dhënave tuaja, na shkruani te [email protected].

Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të Republikës së Shqipërisë (i harmonizuar me GDPR-në e BE-së).

Çfarë të dhënash mbledhim

  • Llogaria dhe profili: emri, adresa e email-it dhe të dhënat që zgjidhni të shtoni në profilin tuaj të komunitetit (foto, përshkrim, lidhje).
  • Përmbajtja që krijoni: postimet, komentet dhe mesazhet në komunitet (Komuniteti). Ato janë të dukshme për anëtarët e tjerë sipas rregullave të hapësirës ku i publikoni.
  • Porositë dhe pagesat: emri, email-i, shteti dhe artikujt e blerë. Të dhënat e kartës nuk ruhen kurrë në serverat tanë — pagesat përpunohen nga Stripe ose PayPal.
  • Komunikimi me email: nëse regjistroheni ose bëheni anëtar, ju dërgojmë email-e shërbimi dhe, me pëlqimin tuaj, email-e me këshilla dhe njoftime. Mund të çregjistroheni në çdo kohë me një klikim në fund të çdo email-i.
  • Të dhëna teknike dhe analitike: adresa IP, lloji i shfletuesit, faqet që vizitoni dhe ndërveprimi me to — për siguri, performancë dhe përmirësim të shërbimit.

Cookies dhe mjetet e analitikës

Faqja jonë përdor cookies për funksionimin bazë (hyrja në llogari, shporta e blerjeve, preferencat) dhe mjete analitike që na ndihmojnë të kuptojmë si përdoret faqja:

  • Google Analytics 4 — statistika të anonimizuara vizitash (Google LLC)
  • Microsoft Clarity — analizë e përdorimit të faqes (Microsoft Corporation)
  • Capturly — analizë e eksperiencës së përdoruesit
  • Cloudflare — siguri, CDN dhe matje performance
  • Pikselë reklamash (p.sh. Meta) — vetëm kur janë aktive fushata, për matjen e efektivitetit të tyre

Nëse lëshoni një koment, emri, email-i dhe faqja juaj mund të ruhen në cookies për lehtësinë tuaj (1 vit). Shërbimit Gravatar mund t’i dërgohet një varg i anonimizuar i email-it tuaj për të shfaqur foton e profilit.

Me kë i ndajmë të dhënat

Nuk i shesim të dhënat tuaja. I ndajmë vetëm me ofrues shërbimesh që na nevojiten për funksionimin e platformës, mbi bazën e marrëveshjeve përkatëse: Stripe dhe PayPal (pagesat), Google dhe Microsoft (analitika), Cloudflare (siguria dhe shpërndarja e faqes), ofruesi ynë i dërgimit të email-eve dhe ofruesi i host-imit (serverat në Bashkimin Europian). Disa prej këtyre ofruesve mund t’i përpunojnë të dhënat jashtë Shqipërisë; në çdo rast kërkojmë garanci të përshtatshme mbrojtjeje.

Sa kohë i mbajmë të dhënat

Të dhënat e llogarisë i mbajmë për sa kohë keni llogari aktive. Të dhënat e porosive i mbajmë për aq kohë sa kërkohet për qëllime kontabël dhe ligjore. Komentet dhe postimet mbahen për sa kohë është aktive përmbajtja përkatëse. Mund të kërkoni fshirjen e llogarisë dhe të dhënave në çdo kohë.

Të drejtat tuaja

Sipas Ligjit 124/2024, ju keni të drejtën e aksesit në të dhënat tuaja, korrigjimit, fshirjes (“e drejta për t’u harruar”), kufizimit të përpunimit, portabilitetit dhe kundërshtimit të përpunimit, përfshirë marketingun direkt. Për t’i ushtruar, na shkruani te [email protected] — përgjigjemi brenda afateve ligjore.

Keni gjithashtu të drejtë të paraqisni ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).

Siguria

Përdorim masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave: lidhje të enkriptuara (HTTPS), akses të kufizuar, kopje rezervë të rregullta dhe monitorim sigurie. Asnjë sistem nuk është 100% i sigurt, por punojmë vazhdimisht për ta mbajtur rrezikun minimal.

Ndryshimet e kësaj politike

Këtë politikë mund ta përditësojmë herë pas here. Versioni aktual, me datën e përditësimit, publikohet gjithmonë në këtë faqe.

Shihni edhe Kushtet e Përdorimit.

>