Kemi pak ditë që flasim për të punuarit me mençuri. “work smart, not hard” thonë njerëzit e internetit. Më lejo të tregoj më shumë për këtë! E kemi thënë më herët: “Mundohu të përshtatësh ditë të caktuara me detyra që kërkojnë njëfarë niveli energjie të caktuar.” Duhet të shtoja dicka të ngjashme: “Mundohu të përshtatësh nivelin e energjisë në ditët kur je duke punuar më mirë, në mënyrë që të maksimizosh efektivitetin tënd.” Çfarë do them ndryshe tani?!
Në vend që të biesh në grackën e asaj që do të të serviri e nesërmja, duhet të mundohesh ti paraprish asaj. Përpara cdo fillim jave ty të duhet të dish oraret e punës, cilët janë njerëzit që do takosh dhe cilët janë aktivitetet kryesore që duhet të bësh për të cuar përpara qëllime që i ke vendosur vetes! Nga gjithë ajo mori e madhe e gjërave për të bërë, evidento cilat janë 3 ose 4 detyrat/ aktivitetet më të rëndësishme për ty? Cili është prioriteti yt?!
Është e udhës të marr një shembull që e kam parë disa herë të ndodhi mes vajzave ambicioze që duan të ngrenë një burim të dytë të ardhurash. Nqs qëllimi yt do të ishte krijimi i faqeje online ku mund të shesës (trendi i ditëve të sotme në kontekstin tonë). Me llogjikë mendon që: do të duhet të hapësh një llogari, të krijosh elementet e markës tënde, të përcaktosh çfarë dhe si do shesësh etj. Pra po përmendim çdo gjë që ti mendon se e çon një hap para qëllimin tënd! Çfarë ndodh?! Harxhon 3 ditë vetëm duke punuar me logon e të ashtuquajturit “biznesit tënd online” dhe akoma nuk ke përcaktuar Çfarë do shesësh apo si do e shesësh?