8 Sekretet e Punëkërkuesve më të Mirë në Botë

Përktheu: Albana Lapaj

Pse ndodh që disa njerëz duket sikur i ngjisin me shumë lehtësi shkallët e karrierës? Ti e di për kë po flasim: Ata dinë gjithmonë si të mahnitin gjatë një interviste dhe kanë një aftësi për të rrëmbyer pozicionin më të mirë edhe para se të publikohet.

Kush është sekreti i tyre?

Duke iu referuar autorëve të Fearless Job Hunting: Powerful Psychological Strategies for Getting the Job You Want, këta janë njerëzit që kanë perfeksionuar procesin e kërkimit të punës, jo vetëm ndërmjet theksimit të aftësive të tyre, por gjithashtu duke rritur njohuritë psikologjike “si të” mbijetosh një proces ndonjëherë  të tej – lodhshëm.

Sollëm së bashku dy bashkë autorët, Bill Knaus, një Psikolog i specializuar në përzgjedhje personeli, dhe Russell Grieger, një psikolog dhe Konsulent Organizacional, për të zbuluar çfarë i bën këta “punëkërkues të patrembur” të veçantë.

Tipar i Patrembur #1: Ata Theksojnë Anët Pozitive

Ndjehet e lehtë ta lëmë veten të demoralizohet pasi jemi refuzuar për një punë ëndrrash, duke i thënë vetes që je një dështim ose që nuk zotëron atë që nevojitet për të qenë i suksesshëm. Sipas Grieger, kjo ndodh pasi shumë njerëz e lidhin vet-vlerësimin e tyre me karrierën. Gjithsesi, ka mënyra për ta nxjerrë veten nga gropa e negativitetit dhe për t’ju përqasur procesit në një mënyrë pa frikë.

Së pari, pyesni veten nëse kjo që po mendoni është racionale dhe nëse ju çon gjëkundi. Po ju japim një shenjë: Përgjigjja për të dyja duhet të jetë jo!

Pastaj ndërroni rolet dhe thuaji vetes “Kjo do të jetë e vështirë, por mund t’ia dal”, ose “ Kam arritur shumë në jetën time dhe jam plotësisht i aftë të arrij dhe këtë”. Edhe nëse mundësitë tuaja të karrierës nuk dalin në dritë, mos e lejoni të mbarojë me kaq. Përkundrazi, thuaji vetes “Nëse unë dështoj në këtë, kjo nuk do te thotë që e gjithë jeta ime është një dështim”, ose “Unë kam shumë për të ofruar, nëse ky intervistues nuk e vlerëson, dikush tjetër do e bëj”.

Në fund, bëjini vetes një fjalim motivues duke shkruar në një listë cilësitë tuaja më të mira si person dhe si punonjës dhe lexojini ato me zë të lartë. Kjo do ju ndihmojë të rrisni vet-besimin tuaj dhe t’ju motivoj më tej në kërkimin tuaj për punë.

Tipar i Patrembur #2: Ata Identifikojnë Vonesën e Tyre

Ju streson kaq shumë procesi i kërkimit të punës sa vazhdoni ta shtyni? Në momentin që përballesh  pa frikë me problematikat specifike, do të stresohesh më pak. Fillo duke piketuar arsyet që mund të jenë shkaqet e kësaj vonese  dhe fillo duke zhdukur çdo justifikim në lidhje me to. Për shembull, nëse je nervoz se CV-ja jote nuk është në standardin e duhur kërkoi një mentori ta vlerësoj atë. Ose nëse je i pasigurt se çfarë të thuash gjatë një interviste pune, praktikohu me një mik dhe regjistro bashkëbisedimin, në mënyrë që ta ri – shohësh dhe të përmirësohesh aty ku ke nevojë.

Tipar i Patrembur #3: Ata Kanë Pasion dhe Qëllim

Ka shumë mënyra për ta parë punën. Disa e shohin thjesht si një mënyrë për të sjellë ushqim në tavolinë. Por “gjuetarët e patrembur të punës” e shikojnë orën 9 me 5 si një shprehje të qëllimit të tyre në jetë.

Nëse nuk ke qenë kurrë kaq ekzistencialist për punën tënde atëherë kjo është një mënyrë e mirë për të filluar. Pyet veten kush është arsyeja e vërtetë që je në  këtë rruzull dhe çfarë lloj pune mund të të ndihmojë të arrish atë qëllim. Grieger, për shembull, i thotë vetes që ai është këtu për “të ndihmuar njerëzit e tjerë të kenë një jetë të lumtur dhe frytdhënëse”, që në shkëmbim, ushqen pasionin e tij për të qenë një psikolog.

Kur e mendon në këtë mënyrë, thotë Grieger, kërkimi i punës bëhet më pak një ngarkesë dhe më shumë një eksperiencë emocionuese dhe thellësisht plotësuese. Gjuetia nuk do të jetë më një punë për tu shtyrë por kthehet në një mundësi të cilët mezi prêt ta shfrytëzosh. Plus, do optimizosh kërkimin duke u fokusuar vetëm në pozicione që do të ndihmojnë të shprehësh qëllimin tënd.

Tipar i Patrembur #4: Ata e Përgatisin Veten për ti Bërë Ballë Presionit

Punëkërkuesit e suksesshëm janë të duruar, këmbëngulës, nuk heqin dorë. “Ata e shohin “gjuetinë e punës” si një proces jo si një veprim i vetëm”, thotë Knaus, duke shtuar që ata shfaqin atë që Grieger e quan “ tolerancë të lartë ndaj frustrimit”.

A ju bëri trafiku i rëndë të jeni vonë për një intervistë? Apo derdhe kafe në këmishën e sapo hekurosur pikërisht para se të takoje Rekrutuesin? Këto skenarë kanë më pak mundësi të ulin vetëbesimin e një “gjuetari të patrembur të punës” sepse ata e pranojnë dhe e presin refuzimin.

Si përfundim, thotë Grieger, duhet pranuar që do bësh disa gabime gjatë rrugës dhe do të ndeshesh shpeshherë me situate që janë jashtë kontrollit tënd. “Mos prit perfeksionin nga vetja,” thotë ai. “Bëj më të mirën që mundesh.”

Tipar i Patrembur #5: Ata krijojnë Kontakte, Kontakte, Kontakte

“Krijimi i kontakteve, njohjeve është gjëja më e rëndësishme që mund të bësh”, thotë Knaus. “Dhe është shfrytëzimi më i mirë i kohës tënde.” Kështu që mendo rreth atyre që njeh dhe mund të të japin informacione të brendshme rreth pozicionit vakant. Kur je më proaktiv dhe i vendosur, mundësitë priren më shumë të vijnë drejt teje. Kjo nuk është koha për të qenë i turpshëm, shfaqe veten.

Tipar i Patrembur #6: Ata i Bëjnë Gjithmonë Detyrat e Shtëpisë

Kur jeni duke u përgatitur për një intervistë, sa më shumë informacion të keni, aq më pak ankthioz do të ndjeheni. Dhe nuk po flasin thjesht për kontrollimin e profilit ne LinkedIn të Menaxherit të Rekrutimeve. Në vend të kësaj, informohuni sa më shumë për biznesin në fjalë.

“Përdor internetin për tu siguruar që ke njohuri rreth organizatës,” thotë Knaus. “Shkruaj disa pyetje për t’ia bërë intervistuesit. Dhe gjeni problemet kryesore të kompanisë.”

Një mënyrë e mirë për ta zbuluar këtë është leximi i ankesave të konsumatorëve online. “Pastaj sugjeroni mënyra që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve,” shton Knaus. “Ose mënyra që ti mund të shtosh vlerë tek kompania me aftësitë e tua specifike.”

Tipar i Patrembur #7: Ata Përcjellin Vetëbesim, jo Arrogance

Po, ti dëshiron të shfaqësh aftësitë dhe arritjet e tua, por mënyra si i prezanton mund të bëjë diferencën për të qenë i pëlqyeshëm apo i pa – punësueshëm. Kështu që, zgjidhi fjalët e tua me kujdes dhe zotëroje shprehjen “Shfaqe me sjellje, jo me fjalë,” sugjeron Knaus.

Kështu që, në vend që të thuash “Jam i mrekullueshëm në rritjen e fitimeve,” përdor fakte për ta mbështetur duke thënë, “ Vitin e kaluar isha lideri i një grupi që rriti fitimet me 40%.” Dhe ndërto një marrëdhënie me intervistuesin duke gjetur gjëra të përbashkëta para se të bësh gjithçka të “rrotullohet rreth teje”. “Nëse sheh që personi ka një foto aeroplanësh në mur, mund të pyesësh, ‘Ju fluturoni?’” thotë ai. “Trego interes dhe shiko nëse mund të zhvillosh bisedën më tej.”

Tipar i Patrembur #8: Ata Mësojnë nga Çdo Refuzim

Në gjuetinë për punë, askush nuk ka 100% sukses. Nëse nuk e morët atë pozicionin për të cilin ishe shumë pozitiv dhe ishe ndër më potencialët, kontrollo çfarë nuk shkoi mirë dhe çfarë mund të ndryshosh në të ardhmen.

“Pasi mbaron një intervistë, shpesh herë mendon “ do ta kisha bërë, mund ta kisha bërë, duhet ta kisha bërë” për gjëra që mund ti kishe bërë më mirë,” Thotë Knaus. “Shiko mbrapa dhe ri – kalkulo, duke u bazuar në ato që ke mësuar. Kontrollo në se ka një trend apo prirje në sjelljet e tua.”

Ndoshta harrove të përgatisje pyetje, ose ishe i nën/mbi kualifikuar për pozicionin. Ndoshta u nervozove dhe nuk e shite veten aq mirë sa mund ta kishe bërë, ose nuk dite si të shpjegoje saktësisht një periudhë boshe në CV-në tënde. Nëse mund të identifikosh pikat e dobëta, mund ti përmirësosh ato dhe ti kthesh në pika të forta për herën tjetër.

 Artikulli Origjinalhttps://www.themuse.com/advice/8-secrets-of-the-worlds-best-job-hunters

Read More
3 Hapat për të Identifikuar Punën e Ëndrrave Tuaja

3 Hapat për të Identifikuar Punën e Ëndrrave Tuaja

Para se të Filloni Kërkimin: 3 Hapat për të Identifikuar Punën e Ëndrrave Tuaja

Përkthyeu: Albana Lapaj

Ti e di që do një punë të re. Ose ndoshta dëshiron një karrierë krejtësisht të re.  Problemi është që nuk e di saktësisht çfarë do. Mund edhe të kontrollosh portalet e punës, apo jo?

Ndoshta jo. Mundësitë e karrierës aty jashtë janë praktikisht të pafundme, për këtë arsye kërkimi në web-e në përpjekje për të gjetur diçka që tingëllon interesante, nuk është gjithmonë një mënyrë e mirë për të harxhuar kohën. Kështu që përpara se të fillosh kërkimin, provo këto hapat praktike që do të ndihmojnë të fokusohesh më mirë në “gjuetinë” për punë dhe gjithashtu të përfitosh disa aftësi të mira dhe kontakte ndërkohë që kërkon.

 

  1. Vizualizo Punën e Ëndrrave 

Nëse mund të bëje diçka gjithë ditën, çdo ditë, çfarë do të ishte? Mendo gjerësisht, përtej veprimeve dhe aftësive, dhe përfshij interesat dhe hobet e tua. Kalo disa kohë thjesht duke shkruajtur fjalët që përshkruajnë personalitetin dhe punën e ëndrrave të tua, pastaj tërhiqu dhe kontrollo për ndonjë temë që përsëritet dhe mund ti lidhësh së bashku. Për shembull nëse dashuron çdo gjë që lidhet me ushqimin dhe energjizohesh sa herë flet me njerëz, ndoshta një pozicion në shtije në një kompani Kateringu ose një Start-up ushqimi mund të jetë vendi i duhur për ty.

Por mos ndalo thjesht tek interesat e tua, gërmo pak më thellë. E zëmë se dashuron të shkruash, veçanërisht në lidhje më modën dhe personazhet e famshme. Preferon të bësh kërkim për ditë të tëra apo do të jesh aty ku ndodh ngjarja? Është stili yt i të shkruajturit mesatar apo mund të bëjë profesorët e Universitetit xhelozë? Këto lloj pyetjesh mund të të ndihmojnë të ngushtosh hapësirën ku të kërkosh.

Nëse ndjehesh i çorientuar nga opsionet e shumta, provo të bësh një testim personaliteti. Një opsion i famshëm është Myers-Briggs Type Indicator (MBTI) , një test vet-përshkrues që përputh karrierën me personalitetin tënd, pikat e forta dhe preferencat. Për shembull, unë jam një INTJ që nënkupton që jam skeptik, i pavarur dhe kam standarde të larta kompetence dhe performance. Duke iu referuar rezultateve të mia, INTJ lulëzojnë në çdo profil pune ku mund të përdorin krijimtarinë e tyre intelektuale dhe njohuritë teknike për të konceptuar, analizuar dhe për të realizuar detyrën e dhënë.  Për mua një karrierë në inxhinieri, mjekësi ose drejtësi (zgjedhja ime) është një përputhje e përsosur. Rezultatet që do të marrësh me shumë mundësi do jenë po kaq të përgjithshme, por të paktën do të orientojnë në drejtimin e duhur.

 

  1. Flit me Njerëzit

Së bashku me intro-spektivën, krijo kohë për të eksploruar. Kërkimi mbi një shumëllojshmëri mundësish karriere dhe të folurit me njerëzit rreth punëve dhe eksperiencave  të tyre është një mënyrë shumë e mirë për të parë kush prej tyre mund të jetë e përshtatshme për ty.

Kur të gjesh disa punë që tingëllojnë “fiks” për ty, kontrollo midis kontakteve të tua dhe kërkoju miqve dhe familjarëve të të vendosin në kontakt me profesionistët e asaj fushe. Mos hezito të kontaktosh një shumëllojshmëri njerëzish, nga bashkëmoshatarët e tu deri tek personat që admiron. Telefono, dërgo email-e ose dërgoji një kartolinë dikujt, ku ti thuash sa i impresionuar je me karrierën e tij/saj dhe dëshirën për të ditur mendimin e tyre për industrinë dhe punën e tyre. Pavarësisht ngarkesës dhe mungesës së kohës, zakonisht janë të gatshëm të kalojnë pak kohe në një email, telefonatë, kafe ose drekë me një protégé në zhvillim e sipër.

 

  1. Përfito Aftësi Gjatë Rrugës

Ndërkohë që po zbulon kush është puna e ëndrrave të tua, kujto që pjesa më e rëndësishme për të fituar punën është të sigurohesh që je i kualifikuar për të. Kështu që ndërkohë që eksploron mundësitë e ndryshme për karrierë dhe po takohesh me njerëz, mbaj shënim për aftësitë që do të duhen për të pasur sukses në atë fushë. A kalon kushdo nga personat me të cilët flet një pjesë të ditës duke shkruajtur? A kërkojnë të gjitha pozicionet, për të cilat je i interesuar, njohuri bazë në HTML?

Mbaj një listë me të gjitha gjërat që duhet të përfshish në CV-në tënde. Shëno me një plus të gjitha aftësitë dhe karakteristikat që tashmë i zotëron dhe pastaj krijo një plan për përfitimin e të tjerave. Për aftësitë më komplekse ose njohuritë teknike, kërko për workshop-e dhe klasa ku mund ti mësosh ato, ose konsidero nëse ke nevojë të rikthehesh në shkollë. Edhe nëse nuk je ende i sigurt kush është puna e ëndrrave të tua, pa-diskutim që mund të bësh progres kundrejt saj. (Dhe hej – mund të zbulosh gjëra të tjera që pëlqen të bësh rrugës!).

Kërkimi për punë kur nuk je i sigurt për atë çfarë do është shumë e vështirë, mundësitë duken të pafundme dhe jo në një aspekt pozitiv. Por, kur armatosesh me një hartë mendore, disa informacione mbi industrinë dhe kontakte, dhe një listë aftësish mbi të cilat të punosh, të paktën do të kesh ngushtuar hapësirën ku po kërkon. Dhe atëherë, fillo kërkimin!

Burimi: The Muse

Read More