8 Sekretet e Punëkërkuesve më të Mirë në Botë

0
1851

Përktheu: Albana Lapaj

Pse ndodh që disa njerëz duket sikur i ngjisin me shumë lehtësi shkallët e karrierës? Ti e di për kë po flasim: Ata dinë gjithmonë si të mahnitin gjatë një interviste dhe kanë një aftësi për të rrëmbyer pozicionin më të mirë edhe para se të publikohet.

Kush është sekreti i tyre?

Duke iu referuar autorëve të Fearless Job Hunting: Powerful Psychological Strategies for Getting the Job You Want, këta janë njerëzit që kanë perfeksionuar procesin e kërkimit të punës, jo vetëm ndërmjet theksimit të aftësive të tyre, por gjithashtu duke rritur njohuritë psikologjike “si të” mbijetosh një proces ndonjëherë  të tej – lodhshëm.

Sollëm së bashku dy bashkë autorët, Bill Knaus, një Psikolog i specializuar në përzgjedhje personeli, dhe Russell Grieger, një psikolog dhe Konsulent Organizacional, për të zbuluar çfarë i bën këta “punëkërkues të patrembur” të veçantë.

Tipar i Patrembur #1: Ata Theksojnë Anët Pozitive

Ndjehet e lehtë ta lëmë veten të demoralizohet pasi jemi refuzuar për një punë ëndrrash, duke i thënë vetes që je një dështim ose që nuk zotëron atë që nevojitet për të qenë i suksesshëm. Sipas Grieger, kjo ndodh pasi shumë njerëz e lidhin vet-vlerësimin e tyre me karrierën. Gjithsesi, ka mënyra për ta nxjerrë veten nga gropa e negativitetit dhe për t’ju përqasur procesit në një mënyrë pa frikë.

Së pari, pyesni veten nëse kjo që po mendoni është racionale dhe nëse ju çon gjëkundi. Po ju japim një shenjë: Përgjigjja për të dyja duhet të jetë jo!

Pastaj ndërroni rolet dhe thuaji vetes “Kjo do të jetë e vështirë, por mund t’ia dal”, ose “ Kam arritur shumë në jetën time dhe jam plotësisht i aftë të arrij dhe këtë”. Edhe nëse mundësitë tuaja të karrierës nuk dalin në dritë, mos e lejoni të mbarojë me kaq. Përkundrazi, thuaji vetes “Nëse unë dështoj në këtë, kjo nuk do te thotë që e gjithë jeta ime është një dështim”, ose “Unë kam shumë për të ofruar, nëse ky intervistues nuk e vlerëson, dikush tjetër do e bëj”.

Në fund, bëjini vetes një fjalim motivues duke shkruar në një listë cilësitë tuaja më të mira si person dhe si punonjës dhe lexojini ato me zë të lartë. Kjo do ju ndihmojë të rrisni vet-besimin tuaj dhe t’ju motivoj më tej në kërkimin tuaj për punë.

Tipar i Patrembur #2: Ata Identifikojnë Vonesën e Tyre

Ju streson kaq shumë procesi i kërkimit të punës sa vazhdoni ta shtyni? Në momentin që përballesh  pa frikë me problematikat specifike, do të stresohesh më pak. Fillo duke piketuar arsyet që mund të jenë shkaqet e kësaj vonese  dhe fillo duke zhdukur çdo justifikim në lidhje me to. Për shembull, nëse je nervoz se CV-ja jote nuk është në standardin e duhur kërkoi një mentori ta vlerësoj atë. Ose nëse je i pasigurt se çfarë të thuash gjatë një interviste pune, praktikohu me një mik dhe regjistro bashkëbisedimin, në mënyrë që ta ri – shohësh dhe të përmirësohesh aty ku ke nevojë.

Tipar i Patrembur #3: Ata Kanë Pasion dhe Qëllim

Ka shumë mënyra për ta parë punën. Disa e shohin thjesht si një mënyrë për të sjellë ushqim në tavolinë. Por “gjuetarët e patrembur të punës” e shikojnë orën 9 me 5 si një shprehje të qëllimit të tyre në jetë.

Nëse nuk ke qenë kurrë kaq ekzistencialist për punën tënde atëherë kjo është një mënyrë e mirë për të filluar. Pyet veten kush është arsyeja e vërtetë që je në  këtë rruzull dhe çfarë lloj pune mund të të ndihmojë të arrish atë qëllim. Grieger, për shembull, i thotë vetes që ai është këtu për “të ndihmuar njerëzit e tjerë të kenë një jetë të lumtur dhe frytdhënëse”, që në shkëmbim, ushqen pasionin e tij për të qenë një psikolog.

Kur e mendon në këtë mënyrë, thotë Grieger, kërkimi i punës bëhet më pak një ngarkesë dhe më shumë një eksperiencë emocionuese dhe thellësisht plotësuese. Gjuetia nuk do të jetë më një punë për tu shtyrë por kthehet në një mundësi të cilët mezi prêt ta shfrytëzosh. Plus, do optimizosh kërkimin duke u fokusuar vetëm në pozicione që do të ndihmojnë të shprehësh qëllimin tënd.

Tipar i Patrembur #4: Ata e Përgatisin Veten për ti Bërë Ballë Presionit

Punëkërkuesit e suksesshëm janë të duruar, këmbëngulës, nuk heqin dorë. “Ata e shohin “gjuetinë e punës” si një proces jo si një veprim i vetëm”, thotë Knaus, duke shtuar që ata shfaqin atë që Grieger e quan “ tolerancë të lartë ndaj frustrimit”.

A ju bëri trafiku i rëndë të jeni vonë për një intervistë? Apo derdhe kafe në këmishën e sapo hekurosur pikërisht para se të takoje Rekrutuesin? Këto skenarë kanë më pak mundësi të ulin vetëbesimin e një “gjuetari të patrembur të punës” sepse ata e pranojnë dhe e presin refuzimin.

Si përfundim, thotë Grieger, duhet pranuar që do bësh disa gabime gjatë rrugës dhe do të ndeshesh shpeshherë me situate që janë jashtë kontrollit tënd. “Mos prit perfeksionin nga vetja,” thotë ai. “Bëj më të mirën që mundesh.”

Tipar i Patrembur #5: Ata krijojnë Kontakte, Kontakte, Kontakte

“Krijimi i kontakteve, njohjeve është gjëja më e rëndësishme që mund të bësh”, thotë Knaus. “Dhe është shfrytëzimi më i mirë i kohës tënde.” Kështu që mendo rreth atyre që njeh dhe mund të të japin informacione të brendshme rreth pozicionit vakant. Kur je më proaktiv dhe i vendosur, mundësitë priren më shumë të vijnë drejt teje. Kjo nuk është koha për të qenë i turpshëm, shfaqe veten.

Tipar i Patrembur #6: Ata i Bëjnë Gjithmonë Detyrat e Shtëpisë

Kur jeni duke u përgatitur për një intervistë, sa më shumë informacion të keni, aq më pak ankthioz do të ndjeheni. Dhe nuk po flasin thjesht për kontrollimin e profilit ne LinkedIn të Menaxherit të Rekrutimeve. Në vend të kësaj, informohuni sa më shumë për biznesin në fjalë.

“Përdor internetin për tu siguruar që ke njohuri rreth organizatës,” thotë Knaus. “Shkruaj disa pyetje për t’ia bërë intervistuesit. Dhe gjeni problemet kryesore të kompanisë.”

Një mënyrë e mirë për ta zbuluar këtë është leximi i ankesave të konsumatorëve online. “Pastaj sugjeroni mënyra që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve,” shton Knaus. “Ose mënyra që ti mund të shtosh vlerë tek kompania me aftësitë e tua specifike.”

Tipar i Patrembur #7: Ata Përcjellin Vetëbesim, jo Arrogance

Po, ti dëshiron të shfaqësh aftësitë dhe arritjet e tua, por mënyra si i prezanton mund të bëjë diferencën për të qenë i pëlqyeshëm apo i pa – punësueshëm. Kështu që, zgjidhi fjalët e tua me kujdes dhe zotëroje shprehjen “Shfaqe me sjellje, jo me fjalë,” sugjeron Knaus.

Kështu që, në vend që të thuash “Jam i mrekullueshëm në rritjen e fitimeve,” përdor fakte për ta mbështetur duke thënë, “ Vitin e kaluar isha lideri i një grupi që rriti fitimet me 40%.” Dhe ndërto një marrëdhënie me intervistuesin duke gjetur gjëra të përbashkëta para se të bësh gjithçka të “rrotullohet rreth teje”. “Nëse sheh që personi ka një foto aeroplanësh në mur, mund të pyesësh, ‘Ju fluturoni?’” thotë ai. “Trego interes dhe shiko nëse mund të zhvillosh bisedën më tej.”

Tipar i Patrembur #8: Ata Mësojnë nga Çdo Refuzim

Në gjuetinë për punë, askush nuk ka 100% sukses. Nëse nuk e morët atë pozicionin për të cilin ishe shumë pozitiv dhe ishe ndër më potencialët, kontrollo çfarë nuk shkoi mirë dhe çfarë mund të ndryshosh në të ardhmen.

“Pasi mbaron një intervistë, shpesh herë mendon “ do ta kisha bërë, mund ta kisha bërë, duhet ta kisha bërë” për gjëra që mund ti kishe bërë më mirë,” Thotë Knaus. “Shiko mbrapa dhe ri – kalkulo, duke u bazuar në ato që ke mësuar. Kontrollo në se ka një trend apo prirje në sjelljet e tua.”

Ndoshta harrove të përgatisje pyetje, ose ishe i nën/mbi kualifikuar për pozicionin. Ndoshta u nervozove dhe nuk e shite veten aq mirë sa mund ta kishe bërë, ose nuk dite si të shpjegoje saktësisht një periudhë boshe në CV-në tënde. Nëse mund të identifikosh pikat e dobëta, mund ti përmirësosh ato dhe ti kthesh në pika të forta për herën tjetër.

 Artikulli Origjinalhttps://www.themuse.com/advice/8-secrets-of-the-worlds-best-job-hunters