Nëse dëshironi të kuptoni më mirë se si mund të gjeni zgjidhje për nevojat tuaja të biznesit nëpërmjet softeve dhe platformave Open Souce, si dhe të kuptoni si mund t’i menaxhoni të dhënat e biznesit, projektit apo sipërmarrjes tuaj me privaci të plotë, atëherë ndiqni këtë prezantim, regjistruar gjatë një uebinari online.
Si ta administroni biznesin tuaj me Open Source dhe NextCloud
Rreth instruktorit
Redon Skikuli
Redoni është një netizen i lindur në Elbasan dhe që aktualisht jeton në 41.3305N,19.7942E. Në vitin 2012 ai bashkëthemeloi Open Labs hackerspace dhe në vijim u angazhua në iniciativa si Open Source Conference Albania, Wiki Loves Monuments, CryptoParty Tirana, CopyFest Durrës dhe projekte të tjera që lidhen me kulturën e shpërndarjes dhe promovimit të dijes së hapur. Për më shumë se gjysëm dekade ai kontribuon vazhdimisht në projekte open source si OpenStreetMap, Wikipedia, ndërkohë që prej disa vitesh është Mozilla Tech Speaker. Profesionalisht ai është bashkëthemelues i Collective68 dhe Collective68.Cloud, kompani që ofron shërbime rreth teknologjive open source, platformave open data si dhe privatëcisë në internet.
Pershendetje Jam Fatlind Mustafa
Me falni qe po ju pengoj
Por a ka Provime dhe Çertifikata ?
Dhe a mundeni te mi dergoni Materialet ne email : [email protected] ?
Ju faleminderit
Pershendetje z. Mustafa, ju faleminderit qe vizitoni faqen tone dhe per interesin per materialet e ketij trajnimi, por realisht ky trajnim eshte i disponueshem vetem ketu te faqja jone online, pra nuk mund t’ua dergojme dot si material.
Trajnimi nuk permban provime apo certifikata, pasi versioni online eshte me shume informativ ne natyre dhe nuk zhvillohet me ushtrime konkrete, ndryshe nga trajnimet qe bejme fizikisht. Ju faleminderit per interesimin.