Përshkrimi i kursit
Video udhëzuese të ndryshme pa një tematikë unifikuese, por të krijuara sipas rasteve dhe nevojave të ndryshme.
Për më shumë platforma dhe sugjerime të tjera ju ftojmë të vizitoni
faqen tonë ku kemi publikuar shkrimin si të bëni video konferencë në grup:
Një video e shkurtër udhëzuese se si mund të regjistroheni për të ndjekur uebinaret periodike që zhvillohen te SfidaBiznesi.com
Kjo lloj video u jep një qartësi dhe siguri shtesë atyre që zgjedhin të regjistrohen si dhe sqaron ngërce që personat mund të hasin gjatë procesit të regjistrimit.
Nëpërmjet këtij udhëzuesi do mësoni si të përdorni shërbimin Google Trends për të kuptuar prirjet botërore dhe ato lokale në Google për terma specifikë.
Shembulli që kemi zgjedhur për këtë video lidhet me pandeminë botërore, por ju mund ta përdorni këtë shërbim për çdo lloj termi tjetër që ju dëshironi ta hulumtoni.
Ky shërbim është i vlefshëm vecanërisht për marketierët që duan të kuptojnë cilët janë termat dhe prirjet e konsumatorëve dhe vizitorëve në internet.
Kjo është një video e shkurtër që përgatita për një prej klientëve të mi që ilustron shumë shkurt si mund të përmirësoni më tej mënyrën se si shfaqet faqja juaj në Google.
Një udhëzues i shpejtë si të instalosh dhe konfigurosh shtojcën Google Site Kit në një faqe në Wordpress për të lidhur dhe konfiguruar disa shërbime nga Google si:
Sesionit i mbaroi koha
Ju lutemi, rihyni. Faqja e hyrjeve do të hapet në një skedë të re. Pas kryerjes së hyrjes, mund ta mbyllni dhe të ktheheni te kjo faqe.