Përshëndetje miq!
Nëse keni dëgjuar apo jeni të interesuar të bëheni pjesë e trajnimit: Si të publikoni faqen tuaj me WordPress , atëherë ju ftojmë të regjistroheni për këtë uebinar informativ për trajnimin.
Uebinari është pa pagesë dhe ju mund të ftoni edhe miqtë tuaj që ta ndjekin.
Uebinari mbi trajnimin: Si të publikoni faqen tuaj me Wordpress
Nëse duam të tërheqim një audiencë të caktuar, të gjithë përdorim mediat sociale sepse na lejojnë të krijojmë profile dhe faqe ‘pa pagesë’. Aty e kemi të lehtë të tërheqim fansa dhe ndjekës me shumicë dhe kështu mund të ngremë një biznes, krijojmë një brand, promovojmë një nismë, apo thjesht marrim pëlqime (likes) nga miqtë dhe ndjekësit. Por çfarë ndodh nëse thyhen rregullat? Ç’ndodh nëse vetë mediat sociale ndryshojnë rregullat e tyre?Personalisht njoh mjaft raste ku për një nga dy arsyet e mësipërme ose gabime të tjera, klientët e mi dhe persona të ndryshëm më kanë kontaktuar pasi kishin ngelur në baltë nga mediat sociale.Javë, muaj, madje dhe vite punë të çuara dëm!Tragjedia më e madhe ishte fakti që tani ata nuk kishin si t’i merrnin ndjekësit/fansat e tyre me vete dhe nëse kishin nerva dhe lekë, do duhet ta fillonin gjithë punën nga fillimi. Ajo që dua të them është:Ata, ju dhe unë, jemi të gjithë ‘qiraxhinj’ në mediat sociale.Edhe ndonëse disa prej nesh mund të kenë ngritur ‘perandori’ me mijëra e mbase miliona fansa, në fund të ditës, përsëri mbetemi ‘qiraxhinj’ në mëshirën e fatit apo vullnetit të pronarëve të mediave sociale.A bën sens kjo që po them?
Regjistrimi i plotë i uebinarit, 28 maj 2020. Per trajnim e plote duhet te beni blerjen dhe regjistrimin te kjo adrese: https://sfidabiznesi.com/trajnim-per-wordpress/
Rreth instruktorit
Elvis Plaku
Elvisi është sipërmarës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private në fushat e marketingut, komunikimit, publikimeve dhe ecommerce.