Pse ekziston Sfida Biznesi?

Nisma – Sfida Biznesi – synon të sjellë ide, këshilla dhe sugjerime praktike bazuar mbi situata dhe nevoja konkrete me të cilat përballet një sipërmarres biznesi apo profesionist.

Duhet sqaruar që në fillim se fokusi, ose thënë ndryshe, audienca kryesore e këtyre shkrimeve janë sipërmarrësit privat, ata individë të cilët kanë zgjedhur rrugën e vështirë por edhe të bukur të biznesit privat. Por sigurisht që këshillat, mendimet dhe sugjerimet nuk do jenë të kufizuara vetëm për ata pasi çdo individ i cili përballet me kërkesat dhe përgjegjësitë e punës që bën është një person që duhet të gjejë zgjidhje për sfidat e biznesit të vet në këtë aktualitet.

Formati dhe tematika e shkrimeve

Shkrimet do jenë relativisht të shkurtra, duke pasur parasysh edhe mediumin (internetin) që është zgjedhur i cili sugjeron tekste jo shumë të gjata. Nga vetë tematika e tyre, shkrimet do trajtojnë çështje individuale, pa u përpjekur që të jenë gjithëpërfshirës, por më tepër të përmbledhur dhe konçiz duke trajtuar probleme dhe vështirësi me të cilat përballet një sipërmarrës apo biznes.

Idetë, mendimet dhe sugjerimet do jenë të tipit praktik por edhe ngacmues dhe pak teorik, pasi synohet që parimet që do të përçohen do mund të shtjellohen shumë kollaj më pas në realitetin e biznesit përkatës.

Synimi është të ofrohen orientime për sfidat e ndryshme të çdo biznesi sipas këtyre kategorive kryesore:

  • Fillimet e një biznesi
  • Biznesi & familja
  • Plani biznesi
  • Frymëzimet e një biznesi (sjellja e risive në biznes)
  • Organizimi i një biznesi
  • Menaxhimi i një biznesi
  • Klientet e një biznesi
  • Marketingu i një biznesi
  • Punonjësit e një biznesi
  • Burimet e një biznesi
  • Financat e një biznesi
  • Financimi i një biznesi
  • E ardhmja e një biznesi
  • Operacionet e një biznesi
  • (libra biznesi)

Shënim personal: Kisha disa muaj që mendoja të hidhja hapin e parë drejt kësaj iniciative personale, dhe pikërisht sot, ditë e hënë, 14 korrik 2011, në orën 00:11 am u ndala të shkruaj idetë kryesore që kanë qënë duke bluar në mendjen time prej kaq kohësh. Synimi personal është që kjo eksperiencë të jetë frytdhënëse dhe që të rritet drejt projekteve te tjera dhe interesante në të ardhmen.

Rreth themeluesit: Elvis Plaku është një sipërmarës me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht menaxhon një biznes të vogël privat si dhe punon si konsulent për marketingun dhe komunikimin. Ekspertiza e tij si biznesmen vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë saj. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011 ai mbaroi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Kontakti me email: eplaku (at) sfidabiznesi.com

Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal
Total Installment Payments
Bundle Discount

 
>