Si ta nënshkruani kontratën online

Udhëzues për klientët

Si ta nënshkruani kontratën online

Kontratat tona i nënshkruani online, nga telefoni ose kompjuteri. Ekranet e nënshkrimit janë në anglisht, ndaj më poshtë keni çdo hap me emrat e butonave ashtu siç do t’i shihni.

  • Pa llogari
  • Pa printim
  • ~2 minuta
  • 5 hapa

1Email-i

Hapni email-in dhe shtypni butonin blu

Do të merrni një email me subjektin LibreSign: A document is ready for your signature. Sipër është mesazhi ynë për ju. Shtypni butonin Sign, që mban emrin e kontratës.

Nuk e gjeni email-in? Kontrolloni dosjet Spam dhe Promotions.

2Kontrata

Lexoni kontratën, pastaj shtypni Define your signature.

Kontrata hapet në shfletues. Lëvizni poshtë për ta lexuar të gjithën. Poshtë shihni statusin Ready to sign. Kur të jeni gati, shtypni Define your signature.

Faqja hapet gjithmonë te cloud.sfida.pro. Nëse adresa lart është ndryshe, mos vazhdoni dhe na shkruani.

3Firma

Vizatoni firmën tuaj dhe ruajeni

Vizatoni firmën me gisht në telefon, ose me maus në kompjuter, njësoj si në letër. Pastaj ruajeni.

Nuk ju pëlqen si doli? Fshijeni me ikonën e koshit pranë firmës dhe vizatojeni sërish.

4Nënshkrimi

Shtypni Sign the document. dhe konfirmoni

Firma juaj shfaqet te Your signatures. Shtypni Sign the document.. Do të dalë pyetja Confirm that you want to sign this document.. Shtypni Sign document.

5Përfundimi

Prisni mesazhin e gjelbër

Nënshkrimi zgjat disa sekonda. Mos e mbyllni faqen deri sa të shihni mesazhin e gjelbër Congratulations you have digitally signed a document dhe statusin Signed. Kaq ishte. Me View document shihni kontratën e nënshkruar.

Pyetje të shpeshta

A më duhet llogari ose program?

Jo. Mjafton email-i dhe shfletuesi i telefonit ose kompjuterit.

Email-i nuk më ka ardhur.

Kontrolloni Spam dhe Promotions. Nëse nuk është as aty, na shkruani dhe e dërgojmë sërish.

Pse faqja është në anglisht?

Programi i nënshkrimit (LibreSign) nuk ka ende përkthim shqip. Prandaj në këtë udhëzues i kemi shënuar emrat e butonave ashtu siç dalin.

Mund ta lexoj kontratën para se ta nënshkruaj?

Po. Kontrata hapet e plotë dhe ju e nënshkruani vetëm kur shtypni Sign document. Për çdo pikë të paqartë, na shkruani para se ta nënshkruani.

Keni nevojë për ndihmë?

Na shkruani në adresën më poshtë, ose kontaktoni personin nga Sfida.PRO që ju dërgoi kontratën.

Sfida.PRO · Nënshkrim online me LibreSign në cloud.sfida.pro

>