Mbi rëndësinë e këtij kuizi (hape për ta lexuar)
Në ditën e sotme sulmet kundër faqeve online janë rritur shumë kryesisht falë automatizimit me teknika të sofistikuara kompjuterike që përdoren nga hakerat për të skanuar dhe sulmuar faqet e panumërta në internet.
Sulmet e automatizuara në masë por edhe ato të shënjestruara mbeten një rrezik i përhershëm që mund t'i shkatojë dëme faqes tuaj nëse është e ekspozuar. Ndaj, nëse mendoni se kjo gjë nuk ka për t'ju ndodhur juve, jeni të sigurtë që është thjesht një çeshtje kohe. Veçanërisht faqet e ndërtuara me WordPress janë një shenjestër e kollajtë përshkak se janë shumë të përhapura.
Temën e sigurisë online e kemi prekur mjaft herë, ndaj kësaj here deshëm t’ju nxisim të mendoni seriozisht për sigurinë e faqes apo faqeve tuaja të ndërtuara me WordPress.
Sot, mbi 30% e faqeve që ekzistojnë në internet janë të ndërtuara me WordPress. Ndërsa në sferën e platformave të menaxhimit të përmbajtjes (Content Management Systems – CMS) WordPress zë rreth 60% sipas të njëjtit burim. Ky përdorim masiv e bën edhe një shënjestër të lehtë për hakerat e çdo lloj niveli në internet pasi shpesh ata nuk kanë nevojë të zbulojnë gjithë pikat e dobta të faqes tuaj por mund të sulmojnë shumë faqe duke përdorur vetëm një apo disa pika të dobta. Ndërkohë, çdo ditë raportohen mijëra faqe të sulmuara shumica e të cilave nuk japin asnjë shenjë sulmi!
Burimi: Pyetjet e këtij kuizi bazohen mbi kuizin e publikuar në faqen e shërbimit WebARX që përdoret për sigurinë e faqes tonë.