Duke e dërguar këtë formular, ju njiheni me Rregullat e Privatësisë.
Mbi rëndësinë e këtij kuizi
Në ditën e sotme sulmet kundër faqeve online janë rritur shumë kryesisht për shkak të automatizimit me teknika të sofistikuara kompjuterike që përdoren nga hakerat për të skanuar dhe sulmuar faqet e panumërta në internet.
Sulmet e automatizuara në masë por edhe ato të shënjestruara mbeten një rrezik i përhershëm që mund t’i shkaktojë dëme faqes tuaj nëse është e ekspozuar. Ndaj, nëse mendoni se kjo nuk do t’ju ndodhë juve, dijeni se është thjesht çështje kohe. Veçanërisht faqet e ndërtuara me WordPress janë një shënjestër e lehtë, për shkak se janë shumë të përhapura.
Temën e sigurisë online e kemi prekur mjaft herë, ndaj këtë herë deshëm t’ju nxisim të mendoni seriozisht për sigurinë e faqes apo faqeve tuaja të ndërtuara me WordPress.
Sot, mbi 30% e faqeve që ekzistojnë në internet janë të ndërtuara me WordPress. Ndërsa në sferën e platformave të menaxhimit të përmbajtjes (Content Management Systems – CMS) WordPress zë rreth 60% sipas të njëjtit burim. Ky përdorim masiv e bën edhe një shënjestër të lehtë për hakerat e çdo lloj niveli në internet pasi shpesh ata nuk kanë nevojë të zbulojnë gjithë pikat e dobëta të faqes tuaj por mund të sulmojnë shumë faqe duke përdorur vetëm një apo disa pika të dobëta. Ndërkohë, çdo ditë raportohen mijëra faqe të sulmuara shumica e të cilave nuk japin asnjë shenjë sulmi!
Burimi: Pyetjet e këtij kuizi bazohen mbi kuizin e publikuar nga shërbimi i sigurisë WebARX.
Provoni edhe kuizin: Si krahasohen zakonet tuaja me ato të njerëzve të suksesshëm?