Nëse aktualisht jeni pa punë, pa shumë punë apo të pakënaqur me punësimin tuaj, atëherë ideja e marrjes së kontrollit dhe kthimit në ‘shefin’ e vetvetes mund t’ju duket shumë tërheqëse.
Mbase, keni kohë që po mendoni me veten ‘ si të filloj një biznes ‘ apo duke konsideruar me dikë tjetër ’ si të hapim një biznes ‘.
Cilado qoftë situata juaj tani, dekada e kaluar na ka treguar se vendet e punës nuk janë më aq të sigurta siç mund ta kemi menduar në të kaluarën.
Në të njëjtën kohë, raporti i suksesit për bizneset e reja mbetet mjaft i ulët ku shumica e tyre dështojnë brenda disa viteve .
Ndërkohë, asnjëherë nuk ka diçka ‘tërësisht të sigurtë’ ndaj nëse jeni duke menduar ta lini punën aktuale për të filluar biznesin tuaj, ka shumë avantazhe nëse zgjidhni të përgatiteni mirë para se t’i futeni sipërmarrjes private .
Këto janë nënë këshilla që të siguroheni nëse jeni përgatitur mjaftueshëm para se të filloni biznesin tuaj , duke i dhënë vetes shanset maksimale për të qenë të suksesshëm. Këto hapa janë përshtatur nga libri i autores me titull ‘ The Entrepreneur Equation ’.