Ruaji të gjitha fotot, videot, dokumentat e tua online për vetëm 4 kafe/muaj duke filluar nga sot!

A të është dashur .....

  • fshish foto apo video në celular pasi të ka mbaruar hapësira?
  • T'i dërgosh materiale vetes me email se nuk ke si t'i ruash ndryshe?
  • krijosh disa llogari falas për të ruajtur të materialet e tua?

Zgjidhja është pak klikime larg!

Nextcloud One

Nevojat tuaja

Ju keni nevojë për një hapësirë në cloud ku të vendosni materialet tuaja. Hapësirë ku të ndiheni të sigurt dhe efikas në realitetin virtual. Ku mund të ndani thjeshtësisht materialet që dëshironi me persona të tjerë. Një aplikacion që ju lehtëson jetën dhe eksperiencën online.

Zgjidhjet që ofrojmë

Nextcloud është aplikacioni që sjellim për ju. I shpejt, i sigurt, me një mori funksionalitetesh si storage cloud por jo vetëm. Chat, Kalendar, Notes, Kontakte, Mail dhe një mori 'apps' që mund të zgjidhni ti shtoni sipas paketave. Ne ofrojmë siguri të plotë të të dhënave tuaja dhe suport për ju.

Ja dhe avantazhet për ju që punoni si freelance apo dëshironi ta përdorni për punë!

Menyre si funksionojne dosjet ne Nextcloud One

Ja një mënyrë si funksionojnë dosjet në Nextcloud One

Për kë është ky shërbim?

  • Çdo individ që dëshiron të ruajë apo menaxhojë materialet e veta online apo ndajë ato lehtësisht me këdo tjetër;
  • Çdo 'freelancer' apo individ që duhet t'u dërgojnë klientëve akses me dosje të ndryshme;
  • Çdo agjenci marketingu apo studio grafike, fotograf, etj. që dërgon apo merr vazhdimisht materiale të mëdhaja e të vogla me klientët dhe partnerët.
Nextcloud Storage me SfidaBiznesi.com

Video anglisht

Versioni Mobil

Dëshmi

profile-pic

Wetransfer married with Google Cloud and gave birth to Nextcoud 🙂 Great job Elvis Plaku, MBA, will be testing this solution and can't wait to see it as a service used by many! #cloud (burimi)

profile-pic

Magjepsje me shikim të parë dhe s’ma ndryshon njeri mendjen 🙂

Video prezantuese

Pyetje të shpeshta

A është e përshtatshme për mua si profesionist apo student?

Sigurisht që po pasi nuk ka rendësi statusi që keni. Mjafton të keni dëshirë t'i administroni të dhënat tuaja online, dhe ju mund t’i menaxhoni ato lehtësisht nga aplikacioni Nextcloud në celularin, tabletin apo laptopin tuaj. Nextcloud ofron dhe 'autobackup' për gjithë fotot, videot dhe dosjet që ju do dëshironi t'i ruani në llogarinë tuaj me Sfida.One

A keni aplikacion për Android, iOS, Windows apo Linux?

Ju mund ta shkarkoni dhe instaloni aplikacionin e pajisjes tuaj lehtësisht nga faqja zyrtare ose duke u loguar në panelin e brendshëm të platformës. Kur logoheni vizitoni "Settings > Mobile & Desktop" ose klikoni linkun https://sfida.one/settings/user/sync-clients

Këtu poshtë do gjeni dhe linqet për aplikacionet kryesore sipas sistemit tuaj operativ.

Android | iOS | MacOS | Windows | Linux

Shihni videon si instalohet në Desktop me Windows

A mund ta zëvendësoj WeTransfer me Nextcloud?

Një nga klientët tanë të parë është një studio produksionesh audio-vizive që sa herë që kishte nevojë t’u dërgonte klientëve materialet, detyrohej të përdorte WeTransfer nga 2 apo më shumë herë për t’i dërguar gjithë materialet. Tani, kanë një llogari në Nextcloud dhe materialet e klientëve vendosen në dosje specifike sipas klientit. Materialet mund të ngarkohen lehtësisht nga celulari apo edhe aplikacioni në laptopin tuaj dhe linku mund t’i dërgohet klientit që në fillim, ndërkohë që materialet ngarkohen gradualisht në dosjen përkatëse të klientit.

Si mund të paguaj?

Ju mund të paguani me kartë krediti, kartë debiti, transfertë bankare madje edhe kesh në dorë nëse jeni student dhe banoni në Tiranë.

A lëshoni faturë?

Po sigurisht, ne operojmë si Person Fizik me NIPT në Shqipëri dhe lëshojmë lehtësisht fatura të fiskalizuara sipas nevojës. Së shpejti do kemi dhe zyrën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si menaxhohen të dhënat e mia?

Çdo e dhënë që ngarkohet në llogarinë tuaj, është tërësisht e enkriptuar dhe ruhet me disa sisteme mbrojtje dhe backup-esh. Infrastruktura që përdorim është e njëjtë me atë që përdorin korporatat dhe bizneset më të mëdha në botë, pasi ne e marrim shumë seriozisht sigurinë dhe privacinë e të dhënave tuaja.

Sa hapësirë mund të kem në Nextcloud One?

Me Nextcloud One ne ofrojmë paketa bazë me 100 GB deri në 1 TB, që janë paketa normale për llogari individuale, por realisht nuk kemi kufizime për hapësirën që mund t’ju vëmë në dispozicion për llogarinë, pra edhe 100TB nëse ju duhet. Në raste se ju duhen më shumë se sa 1TB apo nëse keni nevojë të keni një Nextcloud për skuadrën tuaj, atëherë ju ftojmë të konsideroni paketa me Nextcloud Team ose minimalisht nga kontaktoni që t’ju orientojmë sa më mirë sipas nevojave tuaja.

Pse duhet ta administroj llogarinë time me ju?

Ka mjaft arsye por mbi të gjitha për shkak të lehtësirave, backups, sigurisë dhe mbështetjes teknike që ne mund t’ju ofrojmë. Si skuadër, ne kemi mbi 5 vite që punojmë dhe zhvillohemi me Nextcloud pasi në rradhë të parë jemi përdorues të mirëfilltë. Njëherazi, infrastruktura dhe konfigurimet që ne bëjmë janë në nivel ‘enteprice level’ që do të thotë adoptojmë praktikat dhe zgjidhjet që përdorin edhe korporatat e mëdha, por për individë dhe skuadra të vogla. Përtej këtyre zgjidhjeve dhe opsioneve që mund të jenë shumë teknike për t’u sqaruar këtu, ne ju ofrojmë dhe mbështetjen teknike (suportin) që ju nevojitet kur keni nevojë nëpërmjet email dhe telefonit, por mos u mjaftoni me fjalët tona, na kontaktoni dhe testoni platformën tonë që të jeni më të sigurtë kur të vendosni.

A e ul Nextcloud rezolucionin e fotove kur transferohen?

Sa herë ju është dashur të transferoni foto me WhatsApp apo ndonjë aplikacion të ngjashëm dhe cilësia e fotove që keni marrë linte mjaft për të dëshiruar? Me Nextcloud ju mund të krijoni një dosje në llogarinë tuaj, linkun e dosjes mund ta shpërndani me këdo që dëshiron të ngarkojë apo shkarkojë fotot direkt nga celulari apo pajisja e tyre. P.sh. ju keni bërë disa foto që dëshironi t’i ndani me miqtë apo klientët tuaj, ju krijoni një dosje brenda llogarisë tuaj, dhe aty mund të ngarkoni gjithë fotot apo videot që dëshironi, më pas linkun e dosjes e dërgoni që edhe miqtë apo klientët tuaj të mund të ngarkojnë dhe ata fotot e tyre, si dhe të mund të shkarkojnë ato që dëshirojnë. Me pak fjalë, ju krijoni një dosje të përbashkët për të këdo që dëshironi, dhe aty mund të ngarkoni apo shkarkoni gjithë fotot dhe videot tuaja pa humbur fare cilësi nga rezolucioni i fotove apo videove, ndryshe nga sa ndodh me WhatsApp apo aplikacione të ngjashme.

Paketat Nextcloud me Sfida.One

Sfida Start

200 GB hapësirë

  • Files + multi-access options
  • Contacts
  • Calendar
  • Mail App
  • PDF Viewer
  • Notes

Sfida Mid

500 GB hapësirë

  • Files + multi-access options
  • Contacts
  • Calendar
  • Mail App
  • PDF Viewer
  • Notes
  • Two-Factor Authentication
  • Collabora Online

Sfida Premium

1 TB hapësirë

  • Files + multi-access options
  • Contacts
  • Calendar
  • Mail App
  • PDF Viewer
  • Notes
  • Two-Factor Authentication
  • Collabora Online
  • Talk(inner chat and video calls)

1200 L / muaj

Keni ende pyetje?

>