Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

Punësimi: Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

Këshilla - Në një kohë krize papunësie, ka edhe raste të pakta kur disa persona gjenden mes dilemës së përzgjedhjes së një pune, kur kanë më shumë se një alternativë. Kë të marrin e kë të lënë?! - kjo është çështja. Nëse jeni një prej tyre, atëherë ju ftojmë të lexoni artikullin në vijim

Ka momente të karrierës në të cilën gjendemi domosdoshmërish përballë një zgjedhjeje: të ndryshojmë vend pune apo jo? Ose, cila midis dy mundësive që kemi në dorë, mund të jetë më e mira për ne? Të vendosësh në këtë rast është shumë e vështirë. Duke e ditur se shumë zgjedhje nuk merren me mend, në fund të fundit përgjigjen përfundimtare ju e imagjinoni pak, por si t'ia bëni kur gjendeni në konfuzion të plotë?

Merrni frymë thellë dhe vlerësoni në mënyrë racionale pro-të dhe kundërshtitë: lista jonë mund t’ju ndihmojë shumë. Po ju rendisim disa pika që në këndvështrimin tonë janë thelbësore, në vlerësim.

Vendimi për të ndryshuar punë ose jo, sipas nesh, duhet të kalojë përmes një reflektimi të kujdesshëm mbi këto pika:

Mundësia për të mësuar

A ju duket sikur puna që po bëni ka mbërritur në një pikë “vdekjeje”? Mos ndoshta të gjitha ditët janë të ngjashme dhe ju i bëni detyrat në një mënyrë mekanike të mërzitshme? Normalisht kjo gjë mund të varet edhe nga karakteri juaj. Disa persona mund të jetojnë më qetë kur puna e tyre bëhet e thjeshtë dhe përsëritëse, por disa të tjerë kanë nevojë për sfida dhe ndryshime për t’u përfshirë në një “lojë” më të hareshme në punë. Ndaj bëjini disa pyetje vetes dhe mundohuni të kuptoni se si mund të evoluojë pozicioni juaj në vitet që do të vijnë.

Mundësia e rritjes

“Kur mëson, rritesh”, e kur rriteni mund ta përmirësoni pozicionin tuaj dhe të bëni karrierë, duke rritur kështu aftësitë tuaja, përgjegjësitë, por edhe fitimet.

Rritja ekonomike

Paga nuk është gjëja e parë që duhet menduar, edhe pse, normalisht, nëse ndryshohet punë, bëhet me qëllimin për të përmirësuar pozicionin ekonomik. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Mund të jetë rasti që, puna e ofruar nuk parashikon një rritje të madhe rroge, por një përmirësim të kushteve të punës dhe të mundësive të tashme e të ardhme. Mos e vlerësoni një punë ekskluzivisht nga arsyeja ekonomike: kujtohuni se të qenët i/e lumtur përcakton nivelin tuaj ekonomik dhe jo të kundërtën!

Distanca punë / shtëpi

Mund t'ju duket një marrëzi, por me kalimin e kohës afërsia "paguan". Kjo padyshim nuk vlen nëse mundësia që ju ofrohet është fantastike, kështu që të pedaluarit (dhënia e biçikletës) apo skuteri për shembull nuk mund t'ju duket një pafundësi. Gjithçka arrihet nëse ia vlen, e sidomos nëse jeni të rinj dhe plot entuziazëm!

Ekuilibri punë / kohë e lirë

Vlerësoni oraret e punës dhe pritshmëritë tuaja. Keni një familje apo fëmijë për t'i çuar në shkollë? Keni nevojë për orare fleksibël? Gjithçka varet nga situata juaj. Disa punë mund të jenë vërtet jo të përshtatshme për kohën që ju marrin dhe ndoshta nuk janë idealet për situatën tuaj familjare. Përndryshe, nëse qëllimi juaj është të bëni karrierë dhe të jeni të përqendruar në përmirësimin e pozicionit tuaj, nuk ju gjen asgjë nëse do të bëheni vonë në mbrëmje. Dhe në fund, merrni kohën e nevojshme për t'iu dedikuar dhe këtë gjë bëjeni si me mendje edhe me zemër. Fat të mbarë!

Koncepti i punës

Puna përfshin aftësinë mendore dhe fizike të njerëzve për të punuar. Puna është një emërtim që mund të tregojë:

  • në kuptimin e përgjithshëm veprimtarinë trupore apo mendore të qëllimshme e të paramenduar të njeriut, për të kryer apo bërë diçka;
  • punën mekanike, atë që tregon sasinë e energjisë të ushtruar nga një forcë përgjatë një distance të caktuar;
  • punën termodinamike, sasinë e energjisë së përçuar nga njëri sistem në tjetrin;
  • punën në filozofi, veprimtarinë e ndërgjegjshme krijuese të njeriut;
  • punën në ekonomi, sasinë e punës së kryer nga njeriu;
  • në ergonomi, një detyrë apo veprimtari profesionale të personit;
  • punë dore, një qëndisje apo punë me grep;
  • një krijimtari artistike, skulpturë, pikturë, shkrim letrar apo kompozim.

N.A.

Read More
Fuqia e vullnetit nuk funksonon (web)
Zhvillimi personal

Fuqia e vullnetit nuk funksionon

Përmbledhje e librit Willpower Doesn’t Work nga Benjamin Hardy, marrë nga Readitfor.me

Foto origjinale nga Samuel Ferrara, modifikoi E.P.

Will power doesnt work
Fuqia e vullnetit nuk funksionon. Të gjithë e kemi parasysh ndjesinë e vendosjes së objektivave të larta dhe nxitëse por që dështojnë pavarësisht punës dhe përkushtimit. Dhe pas dështimeve të vazhdueshme, është e lehtë të dalësh në përfundimin që problemi je ti. Po nëse do t’ju thoshim që nuk është faji juaj?

Fuqia e vullnetit përkufizohet si aftësia për të ushtruar vullnetin tuaj kundrejt pengesave të brendshme dhe atyre të jashtme . Sipas hulumtimeve psikologjike, fuqia e vullnetit është si një muskul. Është një burim i kufizuar që shpenzohet gjatë përdorimit. Ndaj, në fund të një dite të lodhshme, muskujt e vullnetit tuaj janë aq të lodhur sa ju ndiheni sikur keni zero kontroll të vetes.

Nëse ju duhet të ushtroni fuqinë e vullnetit për të bërë diçka, atëherë do të thotë që ka një pengesë të brendshme. Do të thotë që dëshira juaj për të arritur synimet nuk është mjaftueshëm e fortë dhe ju nuk  po investoni mjaftueshëm në veten dhe ëndrrat tuaja. Gjithashtu, vjen si rrjedhojë e një ambienti sfidues që kundërshton synimet tuaja.

Për të arritur një synim ju duhet të merrni një vendim përkushtimi:

  • duke investuar që në fillim;
  • duke e bërë publik;
  • duke vendosur një afat;
  • duke krijuar disa mënyra për të marrë komente/përshtypje nga të tjerë;
  • duke hequr apo ndryshuar gjithçka rreth jush që kundërshton përkushtimin tuaj.

Në vend që të mbështeteni vetëm te forcat tuaja të brendshme, përkushtimi i vërtetë përfshin edhe ndërtimin e ‘sistemeve të jashtme’ në mbrojtje të synimeve tuaja.

Për shembull, nëse dëshironi që të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, atëherë hiqni gjithë ushqimet jo të shëndetshme nga shtëpia juaj. Nëse doni të jeni më i motivuar, atëherë merrni më shumë përgjegjësi me qellim që të rrisni mundësitë për: suksesin ose dështim.

Ju mund ta formësoni këndvështrimin tuaj duke kontrolluar burimet e jashtme:

  • Informacioni që ju konsumoni;
  • Njerëzit me të cilët shoqëroheni;
  • Vendet ku shkoni;
  • Eksperiencat që keni.

Ju duhet ta rindërtoni mjedisin tuaj me qëllim që të keni jetën që dëshironi, që më pas, të keni mendimet dhe sjelljet e duhura.

Pjesa 1: Ju jeni të kushtëzuar nga mjedisi juaj

Historiani Uill Durant (Will Durant) shpenzoi katër dekada duke studiuar historinë e botës dhe doli në përfundimin se udhëheqësit (liderat) nuk e formësojnë historinë. Ai zbuloi se ishin situatat e vështira që nxirrnin udhëheqës të mëdhenj. Gjithashtu, zbuloi se domosdoshmëria krijon më shumë ‘madhështi’ se sa inteligjenca apo vizioni. Ai theksoi se aftësia e njeriut të zakonshëm mund të dyfishohej nëse ishte e domosdoshme nga situata.

Ndërkohë, ne, në kulturën tonë individualiste, shpesh besojmë se mjedisi që na rrethon është i ndarë nga ne. Po në të vërtetë mjedisi formon gjithçka që ne bëjmë dhe mendojmë. Mjedisi juaj ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të matshëm mbi jetën tënde, nëse ti nuk e ndryshon atë në mënyrë aktive. Shumica e njerëzve jetojnë ‘në vogëlsi’ pasi mjedisi i tyre nuk u kërkon që të bëhen më shumë se sa ata janë aktualisht.

Vendosja e synimeve dhe ndryshimi i sjelljes funksionojnë vetëm për një pjesë të vogël të sjelljeve tona si p.sh., të folurit në publik, pasi është diçka që e bëjmë rrallë, ndaj edhe kërkon vëmendjen tonë të vetëdijshme.

Por çdo mjedis ka një set rregullash të shkruara dhe të pashkruara që ndikojnë në mënyrën se si mendoni, veproni dhe silleni. Në një eksperiment, kemi një grup pleshtash të vendosur në një kavanoz. Kur kavanozi nuk ka kapak, atëherë pleshtat mund të kërcejnë lehtësisht jashtë. Por, kur kapaku është i mbyllur, atëherë rregullat e mjedisit ndryshojnë. Shumë shpejt pleshtat mësohen që të mos kërcejnë shumë lartë. Mbas tre ditësh, kur kapaku hiqet, pleshtat vijojnë të kërcejnë në lartësinë e brendshme të kavanozit por pa kërcyer jashtë.

E njëjta gjë është e vërtetë edhe për ju. Ajo që ju jeni dhe mund të bëni në një mjedis të caktuar është shumë ndryshe nga ajo që ju jeni dhe mund të bëni në një mjedis tjetër. Ju gjithmonë silleni sipas një roli dhe rolet zakonisht janë të caktuara. Ju silleni në një mënyrë të caktuar në përputhje me rregullat e situatës në të cilën ndodheni. Por ju mund ta ndryshoni zakonin dhe mund të ndryshoni rolin tuaj duke ndryshuar mjedisin tuaj. Nëse ju mbeteni në të njëjtat zakone dhe role, atëherë nuk ka shumë rëndësi se sa shumë e ushtroni ‘fuqinë e vullnetit’ – ju do të kufizoheni gjithnjë brenda kontekstit të rolit tuaj.

Por kur ju jeni në një mjedis të shëndetshëm dhe stimulues, atëherë edhe sjellja e dëshiruar do të automatizohet dhe përforcohet. Por kur jeni në një mjedis të zakonshëm, ju duhet të qëndroni të vetëdijshëm për ato që po bëni duke shpenzuar forcën e vullnetit për t’u sjellë në mënyrën e dëshiruar.

Pjesa 2: Si ta bëni forcën e vullnetit të pavlefshme 

Eksperiencat domethënëse kanë vërtetë ndikim, dhe ndodh shpesh që në ato momente kemi edhe idetë tona më të mira si dhe kuptojmë se çfarë duam në jetë. Këto eksperienca ndodhin kur ne krijojmë lidhje me vetveten. Eksperiencat domethënëse ndodhin gjatë periudhave të pushimit apo rikuperimit. Ndaj, paracaktoni ‘ditë shkëputjeje’ për t’u relaksuar, menduar dhe mësuar.

Pushimi dhe rikuperimi do të rrisin produktivitetin tuaj. Vetëm ata që vërtetë arrijnë të shkëputen – mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht – mund të ri-angazhohen kur rikthehen për të punuar. Pasi të keni pushuar, ju do mund të ktheheni i/e fuqizuar dhe i/e energjizuar. Mbajtja e një ditari është një pjesë kyçe e pushimit. Hidhni një këndvështrim të ndershëm mbi jetën tuaj, sa larg keni arritur, dhe ku dëshironi të shkoni ende. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni i/e lidhur me ‘pse’-në tuaj!

Është e rëndësishme që të keni një mjedis të përditshëm që ju ndihmon të qëndroni në udhën e duhur drejt synimeve tuaja. Ju duhet të siguroheni vazhdimisht si dhe ri-drejtoni ‘timonin’ për t’u siguruar që jeni në drejtimin e duhur. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është duke krijuar një rutinë çdo mëngjes për ta vënë veten në gjendjen më të mirë.

Ju duhet të shkruani në ditarin tuaj çdo mëngjes për t’i dhënë asaj dite tonin e duhur. Shkruajini synimet tuaja çdo ditë pasi kjo do t’ju lejojë të thelloni besimin dhe dëshirën tuaj drejt atyre synimeve. Suksesi vjen kur ju bëni njëzet hapa në drejtimin e duhur. Shumica e njerëzve bëjnë nga një hap në njëzet drejtime.

Eleminimi është udha më e shpejtë drejt progresit dhe lëvizjes përpara. Me qëllim që të tejkaloni mjedisin në të cilin ndodheni, hiqni dorë nga bagazhet e tepërta që ju mbajnë aty ku jeni. Hiqni dorë nga objektet fizike që nuk ju nevojiten, shpërqendrimet, njerëzit që nuk ju frymëzojnë dhe kujtesën tuaj afatshkurtër!

Nëse keni ngelur duke bërë sjellje automatike, atëherë ndryshoni qasjen e zakonshme dhe sjellja juaj do ndryshojë gjithashtu. Njerëzit zakonisht pranojnë zgjedhjen e parë që iu ofrohet. Mjedisi ynë na shtyn drejt një lloj sjellje, ndaj, që të ndaloni sjelljet e pavetëdijshme, ndryshoni mjedisin tuaj.

Silluni në mënyrë të ndërgjegjshme dhe bëni gjithçka me qëllim. Nëse e dini para kohe se çfarë do ndodhte nëse do shpërqendroheshit nga synimi juaj, atëherë kjo ju bën më të aftë për t’i qëndruar synimit deri në fund. Për shembull, nëse ju keni bërë me plan që ‘sa herë që futem në kuzhinë për të ngrënë një biskotë, në vend të saj do të pi një gotë me ujë’. Ju duhet ta zëvendësoni një vartësi (zakon i keq) me një sjellje tjetër, ndaj dhe synimet për ta implementuar sjelljen e duhur janë kritike.

Pjesa 3: Vendoseni performancën dhe suksesin tuaj në dorën e mjedisit

Nëse dëshironi të arrini synimet tuaja, atëherë ju duhet të caktoni se çfarë lloj mjedisi do t’ju lejojë të arrini rezultatet më të mira. Ju mund ta optimizoni mjedisin tuaj duke e formësuar me funksione detyruese, që i vendosni vetë nëpërmjet faktorëve të ndryshëm që ju lejojnë të arrini atë që keni vënë si synim. Për shembull, mund ta lini celularin në makinë nëse dëshironi të jeni i vëmendshëm dhe i pranishëm kur jeni me miqtë apo familjarët tuaj. Në vend që të mbështeteni te forca e vullnetit, ju mund t’i hiqni fare faktorët tundues që ju pengojnë.

Gjithashtu, ju mund të vendosni sisteme mbrojtje rreth synimeve tuaja. Për shembull, nëse e lini karikuesin e laptopit në shtëpi, do jeni më të motivuar të punoni fort për gjatë atyre orëve për aq kohë sa keni ende bateri.

Gjithashtu,  mund të përdorni presionin shoqëror që t’ju mbajë përgjegjës për synimet tuaja. Sërish, nuk është forca e vullnetit që ju drejton, por presioni i jashtëm. Nëse ju krijoni pasoja për dështimin, ju do jeni më të motivuar të punoni më fort.

Nëse e vendosni veten në situata ku ka mjaft presion, atëherë do jeni më i/e prirur që të ngadhënjeni. Vendosni afate të shkurtra për veten dhe merrni përkushtim ndaj palëve të treta me qëllim që të jeni i/e detyruar të mos hiqni dorë. Konkurroni mbi aftësitë tuaja me qëllim që të mësoni nga konkurrenca. Konkuroni në publik me qëllim që të keni më shumë presion për të arritur suksesin.

Të mësuarit duke bërë diçka është shumë më e fuqishme se sa duke lexuar një libër. Kur mëson duke punuar shpesh përfiton nga fakti që e kupton menjëherë rezultatin e performancës, dhe si rrjedhojë përmirësohesh, më shpejt.

Angazhoni një mentor apo ‘trajner’ që t’ju ndihmojë. Investimi te vetja është investimi më i mirë që mund të bëni dhe si rrjedhojë do keni edhe përfitimet më të mëdhaja.

Vazhdoni të implementoni ato që mësoni deri sa të bëhen zakon. Për ta kthyer një aftësi në një veprim automatik, më parë do t’ju duhet ta zotëroni atë aftësi. Më pas, bëjeni trajnimin tuaj edhe më të vështirë në mënyrë progresive. Shtoni kufizimin kohor që do t’ju detyrojnë ta bëni edhe më shpejt. Së fundmi, praktikojeni aftësinë e re me ‘shpërqendrime të qëllimshme’ që t’ju inkurajojë në përgjigje automatike.

Krijoni mjedisin tuaj që t’ju lejojë të optimizoni produktivitetin në punë. Puna më e mirë kreative kërkon një përqendrim intensiv prej një deri në katër orë, ndjekur nga një mendje e relaksuar në mjedise të tjera. Punoni sipas niveleve tuaja të energjisë në vend të normave shoqërore, si p.sh. 9 deri në 5. Ndryshojeni mjedisin tuaj që të mund ta mbani aktiv trurin tuaj. Ofrojini vetes shkëputje mendore përgjatë ditës dhe bëni shëtitje të vogla. Nëse mund ta alternoni dhe ndryshoni mjedisin tuaj të punës, do zbuloni që do keni më shumë energji dhe përqendrim.

Çdo mjedis ka rregullat e veta, por ato nuk janë absolute. Hiqni dorë nga rregullat tradicionale dhe zëvendësojeni ato me rregulla të reja dhe më të mira. Nëse ju luani sipas rregullave të gjithësecilit, atëherë edhe rezultatet tuaja do jenë mesatare. Ju duhet t’i ri-formësoni rregullat e mjedisit tuaj për të qenë i/e suksesshëm dhe mënyra më e mirë për ta arritur këtë është nëpërmjet lidhjeve të reja. Bashkëpunoni me njerëz nga këndvështrime të ndryshme dhe kjo do të bëjë që të keni ide dhe strategji unike.

Ju nuk jeni i lidhur nga e kaluara juaj, por ju duhet ta nderoni atë. Sa më shumë të keni të qartë historinë e vetvetes, aq më shumë kontekst do keni për vetveten si dhe do keni më shumë kontroll mbi jetën tuaj.

Mos e lejoni suksesin që t’ju rrisë mendjen. Kujtoni faktin që ju nuk jeni shkaku i suksesit tuaj. Por ju jeni produkti i mjedisit tuaj të ndryshuar. Qëndroni vazhdimisht në një gjendje përulësie dhe mirënjohje.

Forca e vullnetit nuk është qasja më efektive për të ndryshuar vetveten. Vendoseni forcën e vullnetit tuaj në dorën e një mjedisi që fuqizon synimet tuaja dhe kështu do ia dilni me sukses.

Read More
Lider (udheheqes) i mire

7 mënyra për të qenë një lider i suksesshëm

Biznes - Dëshironi të mbizotëroni fushën tuaj të biznesit për këtë vit? Fillojeni duke aktivizuar maksimalisht stafin tuaj, në mënyrë që të arrini më shpejt dhe më të sigurt në sfidat e së ardhmes

Drejtuesit më të mirë e dinë se një titull nuk e bën liderin dhe jo të gjithë liderët janë lindur me aftësi të mësuara. Kjo është arsyeja përse ata përqafojnë zhvillimin e lidershipit, për veten, punonjësit dhe biznesin e tyre. Kapaciteti për lidership të mirë nuk është gjithmonë i brendshëm, por thuajse kushdo mund të mësojë si të jetë një lider më i dobishëm. Ja cilat janë shtatë aftësitë që çdo lider duhet të sigurohet që t’i përsosë për vitin 2020.

1. Vlerësoni talentin

Investimi te njerëzit e aftë është në zemër të të qenët një lider efektiv. Vlerësoni talentet në organizatën tuaj dhe kuptoni se biznesi juaj varet nga këta individë të talentuar dhe se sa rëndësi ka të punoni si skuadër. Inkurajoni skuadrën tuaj të kërkojë vazhdimisht mënyra për të përmirësuar kompaninë, duke kanalizuar talentin e tyre dhe duke rritur nivelin dhe diversitetin e tij.


2. Njihni tregun

Të kuptoni mirë tregun në të cilin ju funksiononi, është thelbësore. Do t’ju ndihmojë të përcaktoni strategjinë më të suksesshme dhe të identifikoni mundësitë për të ardhmen. Duhet ta njihni industrinë tuaj nga brenda dhe nga jashtë. Duhet të synoni të jeni ekspertë në dinamikat e përgjithshme të tregut, të trendeve të industrisë dhe të njihni panoramën e konkurrencës. Përfshihuni sa më shumë në komunitetin e biznesit për të rritur profilin dhe markën tuaj në treg.


3. Hartoni strategji dhe objektiva

Për të qenë një lider efektiv, duhet ta koordinoni skuadrën tuaj ndaj synimeve të biznesit. Një lider i suksesshëm balancon eksperiencën dhe diturinë me një aftësi strategjike të menaxhimit. Ju duhet ta mbani gjithnjë strategjinë e kompanisë suaj përpara dhe në qendër të çdo aktiviteti, ndërsa e ekzekutoni atë dita-ditës dhe të siguroheni që gjërat të arrihen.


4. Shiheni inovacionin si prioritet

Një përqendrim i vazhdueshëm tek inovacioni është thelbësor. Liderët efektivë arrijnë ta kuptojnë këtë dhe përqendrohen ta çojnë biznesin e tyre një shkallë më lart. Inkurajimi i stafit menaxhues për të eksploruar qasje kreative dhe inovative ndaj problemeve të biznesit mund të ndihmojë në ngjizjen e një kulture të inovacionit në kompaninë tuaj. Për të qenë një lider inovativ në industrinë tuaj, duhet të qëndroni në krye të trendeve dhe strategjive të reja, të formuloni produkte të reja dhe oferta shërbimesh dhe të kuptoni sa më mirë atë që klienti kërkon.


5. Krijoni një kulturë të hapur në skuadër

Të gjithë kërkojnë të punojnë në një mjedis që vlerëson skuadrën dhe mban hapur linjat e komunikimit. Për të qenë një lider efektiv i skuadrave që performojnë shumë mirë, duhet të frymëzoni anëtarët të shprehen dhe mirëkuptoni ata që prezantojnë ide që mund të mos bien dakord me pikëpamjet tradicionale të biznesit. Zhvilloni një kulturë pozitive të skuadrës me komunikim të hapur dhe gjithëpërfshirës për të rritur moralin e kompanisë dhe për të aktivizuar maksimalisht punonjësit.


6. Kuptoni tregjet globale

Kuptimi i tregut global sot është një aftësi kyçe, pavarësisht nëse po veproni globalisht apo jo. Liderët efektivë ruajnë një fokus global në bazë të përditshme. Kjo përfshin vlerësimin dhe qëndrimin në krye të kërkesave të klientëve, konkurrentëve, ekonomisë dhe politikave të tregut, në të cilat biznesi juaj operon. Nëse biznesi juaj është global, duhet të keni informacione sa më të qarta dhe të përhapura për tregun.


7. Jini të ndershëm dhe të besueshëm

I fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është besimi. Baza e çdo marrëdhënieje, ju duhet të kuptoni se karakteri dhe integriteti janë komponentë kyçë të të gjithë liderëve që presin të pasohen nga të tjerët. Thoni atë që keni në mendje dhe bëjeni atë që thoni. Punonjësit tuaj do të punojnë më shumë nëse kanë besim te ju. Po ashtu, kjo ndihmon klientët të njihen me standardet tuaja etike dhe të bashkëpunojnë me ju.

Si lider ju duhet të:

Investoni në trajnim, pasi teknologjia po zhvillohet gjithnjë e më shpejt dhe duke i trajnuar vazhdimisht punonjësit tuaj do të siguroheni që kompania juaj është në sinkron me zhvillimet më të reja dhe ka një biletë për të ardhmen.

Frymëzoni të tjerët duke ndërmarrë rreziqe dhe duke treguar me zjarr pasionin tuaj mbi atë që po bëni. Frymëzimi krijon një efekt domino dhe kështu skuadra juaj do t’ju pasojë në atë që do të ndërmerrni.

Mos kërkoni leje për veprimet që bëni dhe rreziqet që merrni përsipër vetëm ose në grup. Askush nuk është i aftë t’ju japë ose jo leje për të zhvilluar kompaninë tuaj, këto janë vendime që ju duhet t’i merrni vetëm.

Gjithashtu krijoni një vizion për grupin dhe kompaninë tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë shumë të përqendroheni në pasojat afatgjatë të punës suaj dhe të merreni me problemet e ditës, duke i parë ato në këndvështrimin e një imazhi të plotë të së ardhmes.

*Burimi: "Forbes" 

Read More
Inteligjenca emotive dhe suksesi ne jete

Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive

Inteligjenca emotive është aftësia për të menaxhuar dhe për të kuptuar emocionet tuaja. Kapërcimi i momenteve të vështira dhe njohja e vetvetes janë vetëm dy prej këshillave që e bëjnë jetën tuaj më cilësore dhe të suksesshme.

Inteligjenca emotive është aftësia për të njohur, për të kuptuar dhe për të kontrolluar ndjenjat tona dhe ato të të tjerëve. Përmes emocioneve, jemi të aftë që të forcojmë edhe intelektin, duke e bërë më të mirë cilësinë dhe rritur vetë suksesin e jetës sonë.

I pari që i ka dhënë një përkufizim është Daniel Goleman, psikologu dhe gazetari shkencor i “New York Times”, i cili në esenë e tij “Emotional Intelligence”, ka deklaruar: "Inteligjenca emotive është aftësia për të kontrolluar ndjenjat dhe emocionet vetjake dhe të të tjerëve, për të bërë dallimin mes tyre dhe për t'i përdorur këto informacione, për të udhëhequr mendimet dhe veprimet vetjake".

Një studim i kryer nga instituti i teknologjisë "Canergie", ka demonstruar se, 85 për qind e suksesit ekonomik të një personi varet nga aftësitë emocionale dhe jo nga njohjet e tij akademike. Në këtë mënyrë, koeficienti i inteligjencës kalon në plan të dytë, sepse ai mbetet i pandryshuar për të gjithë jetën.

Ndaj, inteligjenca emotive duhet të konsiderohet si sekreti i suksesit, sepse ajo mund të kultivohet duke na sjellë shumë avantazhe në përditshmërinë tonë. Zbuloni se si mund t'ia dilni:


1. Mos u brengosni

Ankthi demonstron pasiguri. Për të pasur kontroll më të mirë ndaj vetes, duhet të përqendroheni tek emocionet dhe të mësoni që të menaxhoni edhe ato negative. Të njihni dhe të pranoni veten dhe ndjenjat që ju rrethojnë, është një metodë e duhur për të reduktuar deri në minimum situatat e ankthshme.


2. Përmirësoni vetëvlerësimin

Preston Ni, profesori i departamentit të shkencave të komunikimit të kolegjit “Foothill”, ka deklaruar: "Është e vështirë që të ndiheni mirë me veten, kur ju nuk e njihni mjaftueshëm atë. Ndaj, kur ju e rrisni inteligjencën tuaj emotive, kontribuoni edhe te pozitiviteti i vlerësimit të unit tuaj". Kështu që ju duhet të dini pikat tuaja të forta; cilësitë, por edhe dobësitë, sepse vetëm në këtë mënyrë ju mund të studioni strategjitë për të përmirësuar karakterin tuaj.


3. Menaxhoni emocionet negative

Inteligjenca emotive ju ndihmon që të menaxhoni emocionet tuaja, por në momente të forta stresi dhe presioni, tentoni të mbylleni në vetvete. Zemërimi dhe mbingarkesa emocionale në situata kritike, nuk ju lejojnë të mendoni në mënyrën më të mirë. Ndaj këshilla është që të numëroni deri në dhjetë, përpara se t'i përgjigjeni ose të përballoni një diskutim të rëndësishëm.


4. Ndërtoni marrëdhënie

Lumturia dhe vetëvlerësimi lidhen edhe me raportet sociale, me aftësinë për të pasur marrëdhënie të qëndrueshme dhe të kënaqshme me të tjerët. Komunikimi dhe hapja me të tjerët është një metodë e mirë për të përmirësuar gatishmërinë, dukjen dhe empatinë kundrejt të tjerëve. Pra, duke mësuar njohjen e emocioneve të të tjerëve, ju do të arrini që ta përmirësoni ndjeshëm jetën tuaj.


5. Kapërceni momentet e vështira

Inteligjenca emotive lidhet edhe me aftësinë për të ecur përpara pas një momenti të vështirë. Moslëshimi i vetes dhe përballimi i çdo situate negative, është sekreti për të stimuluar rezistencën tuaj mendore dhe për të mos u ndier asnjëherë të mposhtur. Duhet të jeni të fortë dhe të merrni në konsideratë faktin se, edhe eksperiencat e vështira, mund të jenë konstruktive.

Read More
7 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm, sipas një njeriu që shpenzoi 5 vite duke i studiuar ata

7 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm, sipas një njeriu që shpenzoi 5 vite duke i studiuar ata

Autore: Marguerite Ward, CNBC

Çfarë i dallon njerëz shumë të suksesshëm si Elon Mask (Elon Musk), Opera Uinfrie (Operah Winfrey), dhe Mark Zukerberg (Mark Zuckerberg) nga pjesa tjetër? Dikush intervistoi qindra prej këtyre milionerëve të vetë-bërë për ta zbuluar.

Tom Korlei (Tom Corley), me profesion llogaritar dhe planifikues financiar, intervistoi 233 individë të pasur, shumica prej tyre ishin vetë-bërë të tillë, në lidhje me zakonet e të përditshme. Mw pas, përgjigjet e tyre i krahasoi me ato të 128 individëve të tjerë më të varfër – individë që gjeneronin më pak se $35,000 në vit.

Sipas librit të tij të shumë shitur “Change Your Habits, Change Your Life” (Ndrysho zakonet që të ndryshosh jetën tënde), Korlei shpjegon se si individët e pasur e veçojnë vetveten në disa mënyra specifike. Sipas tij këto janë 7 zakonet që i kanë të përbashkëta.

1. Leximi

88% e personave të hulumtuar nga Korlei thonë se i përkushtojnë 30 minuta ose më shumë çdo ditë vetë-edukimit apo vetë-përmirësimit nëpërmjet leximit.

Shumica nuk lexojnë për argëtim; ata preferojnë biografitë, historitë, dhe librat e vetë-përmirësimit.

Por edhe nëse preferenca juaj janë novelat, ato gjithashtu mund t’ju ndihmojnë. Shkenca ka treguar se të lexuarit për qejf mund t’ju ndihmojë në karrierën tuaj. Sipas Korleit, kjo gjë është e vërtetë për shumë lloje historish. Duke cituar autorin, “ato (biografitë) ofrojnë leksione të rëndësishme për jetën që mund të mësohen nga biografitë e njerëzve që shkuan nga shumë të varfër në shumë të pasur.”

“Ato ekspozojnë zakonet mendore, sfidat dhe ulje-ngritjet e këtyre individëve”.

2. Ushtrimet

Studimet tregojnë se ushtrimi fizik (fiskultura) i rregullt ndihmon për kthjellimin e mendjes dhe ndjenjën e motivimit.

Sipas Korlei, 76% e individëve të pasur rezervojnë 30 minuta ose më shumë çdo ditë për ushtrime aerobike si ecja e shpejtë, biçikleta, ose ecja normale.

3. Ndërtimi i marrëdhënieve pozitive

“Ju jeni po aq të suksesshëm sa edhe ata me të cilët frekuentoheni rregullisht” shprehet Korlei.

Por edhe nëse nuk keni ende persona shumë të motivuar në rrjetin tuaj personal, mos frigoni. Milionerët e vetë-bërë shpesh ofrohen si vullnetarë, që rezulton edhe në një mënyrë mjaft të mirë për t’u njohur me njerëz pozivitë dhe të motivuar. Gjithashtu, ju mund t’i bashkoheni grupimeve me persona në linjën tuaj profesionale apo personale të interesit, sugjeron Korlei. Ju mund ta zhvilloni marrëdhënien tuaj më tej duke ruajtur kontaktin.

Mbi të gjitha, duhet të jeni përzgjedhës se me kë kaloni kohë. “Njerëzit e suksesshëm i vënë synim vetes që të kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj personave toksikë apo negativë” thotë Korlei.

4. Përmbushja e synimeve

Milionerët e vetë-bërë nuk bëhen kështu në mënyrë aksidentale, sipas hulumtimit të Korleit. Ata bëjnë plane.

80% e tyre “janë të fiksuar në ndjekjen e synimeve (goals)”, shkruan autori. Ata i’u referohen synimeve afat-shkurtra si dhe atyre afatgjata në mënyrë të rregullt.

“Dua t’ju them se duhet ta shmangni ‘mbështetjen e shkallës tuaj’ (të suksesit) kundrejt murit të dikujt tjetër që më pas të shpenzoni vitet më të mira të jetës tuaj duke i’u ngjitur asaj shkalle,” shprehet Korlei. “Gjeni murin tuaj, ëndrrën tuaj, dhe synimet tuaja, dhe më pas ndiqni ato.”

5. Gjumi i bollshëm

Albert Ajnshtajni (Albert Einstein) thuhet se preferonte të flinte të paktën 10 orë çdo natë sipas raporteve. Nëse edhe ju funksiononi më mirë kur keni bërë gjumë të bollshëm, atëherë këshilla e Korleit është lajmi i mirë.

Mbi 89% e individëve të pasur flenë shtatë ose tetë orë çdo natë, dhe më shumë.

“Gjumi është kritik për suksesin” shkruan ai, duke cituar efektet që gjumi ka mbi funksionet e kujtesës dhe mendimit kreativ.

6. Burime të ndryshme të ardhurash

“Milionerët e vetë-bërë nuk mbahen me vetëm një burim të ardhurash”, thotë Korlei. “Ata zhvillojnë disa burime të ndryshme.”

Po sa burime të ardhurash kanë ata?

65% e tyre kishin të paktën tre burime të ndryshme të ardhurash para se të akumulonin milionin e tyre të parë,” shprehet Korlei.

Pasja e një biznesi tjetër apo investimeve që gjenerojnë të ardhura si pasuritë e paluajtshme janë disa nga mënyrat e zakonshme të gjenerimit të të ardhurave shtesë.

“Diversifikimi i burimit të të ardhurave ju lejon t’i bëni ballë ulje-ngritjeve ekonomike që ndodhin padyshim do ndodhin”, shkruan ai.

7. Shmangja e humbjes së kohës

Paraja nuk është e vetmja resursë për individët e pasur. Koha është një tjetër.

“Kur e investojmë kohën tonë në diçka, ajo nuk kthehet më mbrapsht,” shkruan Korlei.

Ndaj, jini përzgjedhës se me çfarë aplikacionesh e harxhoni kohën tuaj, p.sh. në vend që të harxhoni orë të tëra duke parë filma në Netflix apo duke skanuar Instagram-in.

“Kur filloni ta shihni kohën si riskun tuaj më të madh, kjo do t’ju detyrojë që të ndërgjegjësoheni më shumë mbi mënyrat se si konkretisht ta investoni kohën tuaj,” shkruan Korlei.

Burimi: 7 habits of highly successful people, from a man who spent 5 years studying them

Read More
OSCAL Maj 2019

Open Source Conference Albania, 18-19 maj

Kjo është një ftesë për të gjithë entuziastët e Open Source që t’i bashkohen në Tiranë edicionit të 6-të të Open Source Conference Albania që do të mbahet më 18 dhe 19 maj.

Konferenca e parë ndërkombëtare e këtij lloji në Shqipëri, do të mbahet për të gjashtin vit radhazi, për të promovuar‘software freedom’, ‘open source software’, ‘online privacy’, ‘free culture’ dhe ‘open knowledge’, në nivel lokal dhe në Rajon.

Ashtu si në edicionet e mëparshme, konferenca premton të mbledhë folës nga vende dhe komunitete të ndryshme, për të ndarë njohuritë dhe për të shkëmbyer ide mbi interesat tona të përbashkëta: ‘teknologji të hapura’ dhe ‘të dhëna të hapura’. Konferenca pritet të ketë një shumëllojshmëri bisedimesh dhe prezantimesh, ‘workshope’ dhe stenda informacioni në të dy ditët, nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Mozilla, LibreOffice, Wikipedia, openSUSE, phpList, Nextcloud, janë vetëm disa nga projektet që OSCAL mirëpret çdo vit dhe pjesëmarrësit mund të njihen më mirë.

Ftojmë gjithë të interesuarit të informohen më tej rreth Open Source dhe programeve të ndryshme që ruajnë privatësinë dhe janë zëvendësues të aplikacioneve që ne i përdorim tashmë si Slack, Whatsapp etj.

Tema e sivjetme është ‘ETHICAL TECH’. Makinat pa shoferë, inteligjenca artificiale, asistentë personalë, algoritme, ekonomia e pushtetit të fuqizuar nga aplikacionet dhe luftërat që luftuan me dronë dhe robotë u prezantuan si mjete për ta bërë jetën tonë më të mirë. E kundërta ndodh! Rrjetet sociale tani po ndikojnë në zgjedhjet dhe demokracitë, ‘gadgets’ automatizojnë shtëpitë tona duke na spiunuar. Sikur kjo të mos jetë e mjaftueshme, platformat dhe aplikacionet ‘cool’ tashmë kanë krijuar një brez të të rinjve që luftojnë për mbijetesën e tyre financiare si pjesë e pjesëmarrjes së tyre në ‘gig economy’. Këtë vit ne reflektojmë për atë që kemi nevojë për teknologjinë tonë. Ne besojmë se një mënyrë drejt këtij realiteti të ri dhe më të mirë është përdorimi i mjeteve FREE & Open Source! Ky edicion i OSCAL është një thirrje për të reflektuar mbi atë që ne vërtetë kemi nevojë. Le të vendosim midis “teknologjisë më të mirë” dhe “teknologjisë etike” që punon për ne, jo kundër nesh! I tronditur nga tema e nxehtë? Bëhu pjesë e edicionit të këtij viti duke aplikuar këtu!  Gjithkush gjithnjë në kontakt me teknologjinë kualifikohet për të ardhur dhe për të ndarë përvojën e tyre me ne 

Read More
Redon Skikuli - Si të zhvilloni një biznes me open source web

Prezantim: Si të zhvilloni një biznes me Open Source

Disa foto nga aktiviteti

Përshëndetje miq!

kësaj radhe patëm kënaqësinë t'ju sjellim një prezantues të veçantë si z. Redon Skikuli i cili foli mbi temën "Si të zhvilloni një biznes me Open Source".

Ky prezantim erdhi si pjesë e një kolane prezantimesh të hapura të organizua ndërmjet SfidaBiznesi.com dhe Fondacionit të Institutit M & M Ivanaj.

Prezantimi: Si të zhvilloni një biznes me Open Source

Nga idetë e Richard Stallman në zhvillimin e një biznesi open source.

Rreth prezantimit

Nga marsi 1975 deri në dhjetor 1986 anëtarët e Homebrew Computer Club takoheshin në Menlo Park të Kalifornisë për të debatuar rreth pasionit të tyre: zhvillimit, përmirësimit dhe prodhimit të kompjuterave personal. Steve Wozniak (bashkëthemeluesi i Apple), John Draper (një nga hacker-at më të njohur të kohës) dhe Bill Gates (bashkëthemeluesi i Microsoft) ishin disa nga të rinjtë që ndërvepronin me njëri tjetrin gjatë periudhës që klubi ishte aktiv. Në ato kohë shumë pak prej pjesëmarrësve e konsideronin kulturën hacker si problematike, dhe akoma më pak e imagjinonin që pothuajse të gjithë do bëheshin shumë të pasur dhe do rriteshin profesionalisht bashkë me industrinë të cilën ata krijuan nga 0. Nga ana tjetër, numërohen në gishtat e një dore ata që dedikuan jetën e tyre promovimit të programeve free open source dhe etikës në përdorimin e teknologjive që ata vetë krijonin.

Një udhëtim: nga studentët hacker të universitetit MIT në vitet 70, në industrinë gjigande që krijoi Windows dhe nga haktivizmi i Arjen Kamphuis tek blerja e Red Hat nga MIB gjatë prezantimit do mundohemi të gjejmë balancën midis teknologjisë etike dhe sipërmarrjes në fushën e teknologjive free open souce.

Bio: Redon Skikuli

Redon Skikuli photo

Redoni është një netizen i lindur në Elbasan dhe që aktualisht jeton në 41.3305N,19.7942E. Në vitin 2012 ai bashkëthemeloi Open Labs hackerspace dhe në vijim u angazhua në iniciativa si Open Source Conference Albania, Wiki Loves Monuments, CryptoParty Tirana, CopyFest Durrës dhe projekte të tjera që lidhen me kulturën e shpërndarjes dhe promovimit të dijes së hapur. 

Për më shumë se gjysëm dekade ai kontribuon vazhdimisht në projekte open source si OpenStreetMap, Wikipedia, ndërkohë që prej disa vitesh është Mozilla Tech Speaker. Profesionalisht ai është anëtar i Collective68, ku ofron shërbime profesionale dhe cilësore rreth teknologjive open source, platformave open data si dhe privatëcisë në ndërmjet  (aka internet).

Audienca – Ky prezantim i drejtohet: 

  • të gjithë të rinjve që dëshirojnë të zhvillohen profesionalisht në fushën e programimit;
  • të rinjve që dëshirojnë të krijojnë sipërmarrjen e tyre në fushë e teknologjisë dhe informacionit;
  • të rinjve (në shpirt dhe moshë) që kanë një biznes dhe dëshirojnë të rriten bashkë me një industri që ka nevojë për vizioni dhe pasion;
  • bizneseve dhe sipërmarrësve që dëshirojnë të krijojnë një sipërmarrje duke përdorur teknologji free open source.
Read More
stresi ne pune dhe jete

10 pasojat e stresit dhe 5 mënyra si ta menaxhoni atë!

Stresi është një fenomen i zakonshëm në jetën e përditshme, i cili ndikon në shëndetin mendor dhe fizik të individëve. Pasojat e stresit janë të shumta dhe ndonjëherë të rrezikshme, duke prekur aspekte të ndryshme të jetës sonë. Në këtë artikull, do të shqyrtojmë pasojat më të zakonshme të stresit, shkaqet që e nxisin atë, dhe do të ofrojmë disa strategji për menaxhimin e tij.

Çfarë është Stresi?

Stresi është një përgjigje natyrore e trupit ndaj situatave që perceptohen si kërcënuese ose sfiduese. Ai mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm, si punë, marrëdhënie personale, ose ngjarje jetësore, si dhe nga faktorë të brendshëm, si mendimet dhe emocionet tona. Stresi mund të jetë akut (i përkohshëm) ose kronik (i vazhdueshëm), dhe pasojat e tij mund të jenë serioze nëse nuk menaxhohen siç duhet.

Pasojat e Stresit

Lodhja e theksuar

Një nga pasojat më të zakonshme të stresit është lodhja. Pas adrenalinës së momentit, trupi kërkon të rikthejë ekuilibrin, por kjo përpjekje shpesh rezulton në lodhje të theksuar. Kjo lodhje kronike ndikon në energjinë dhe produktivitetin tonë, duke na bërë më pak efikas në aktivitete të përditshme.

Problemet me dëshirën seksuale

Stresi ndikon negativisht në dëshirën seksuale. Kur jemi nën presion emocional, truri ynë fokusohet në zgjidhjen e problemeve që shkaktojnë stresin, duke lënë pas dëshirat tona personale. Kjo mund të rezultojë në probleme intime që ndikojnë marrëdhëniet.

Çrregullime tretëse

Shumica e njerëzve përjetojnë probleme me tretjen si rezultat i stresit. Simptomat si dhimbja e barkut, vjellja dhe aciditeti janë shumë të zakonshme. Kjo ndodh sepse stresi aktivizon sistemin nervor simpatik, i cili ndikon negativisht në funksionin e sistemit tretës.

Probleme me lëkurën

Stresi gjithashtu ka një ndikim negativ në shëndetin e lëkurës sonë. Mund të shkaktojë puçrra, rrudha dhe zbehje të ngjyrës së lëkurës. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë periudhave stresuese.

Humbja e kujtesës

Një ngarkesë e madhe stresi mund të ndikojë negativisht në funksionin e trurit, duke shkaktuar humbje të kujtesës dhe vështirësi në përqendrim. Kjo është veçanërisht problematike për studentët dhe profesionistët që kërkojnë performancë maksimale.

Rritja në peshë

Stresi shpesh çon në sjellje ushqimore jo të shëndetshme dhe mungesë aktiviteti fizik, duke rezultuar në rritje peshe. Mungesa e vetëkontrollit gjatë periudhave stresuese mund t’i japë fund një diete të shëndetshme.

Pagjumësia

Një tjetër pasojë serioze e stresit është pagjumësia. Shqetësimet dhe tensioni pengojnë relaksimin dhe gjumin, duke çuar në një cikël negativ që ndikon në energjinë dhe humorin tonë.

Rënia e flokëve

Flokët gjithashtu ndikohen nga stresi; ata mund të dobësohen dhe bien më shumë se zakonisht si rezultat i tensioneve emocionale.

Dhembjet e shpinës

Tensionet emocionale shpesh manifestohen si dhimbje muskulore, veçanërisht në zonën e shpinës. Kjo është një pasojë direkte e akumulimit të tensionit.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës janë një nga simptomat më të zakonshme të stresit, me migrenën që shpesh është forma më e dukshme.

Shkaqet e Stresit

Stresi mund të shkaktohet nga shumë faktorë:

  • Tensioni Profesional: Puna nën presion ose afatet strikte.
  • Problemet Financiare: Vështirësitë ekonomike.
  • Marrëdhëniet Ndërpersonale: Konfliktet me familjen ose miqtë.
  • Ndryshimet Jetësore: Ngjarjet si ndarja apo humbja e një personi të dashur.
  • Shëndeti Fizik: Sëmundjet kronike ose problemet shëndetësore.

Strategjitë për Menaxhimin e Stresit

Menaxhimi i stresit është thelbësor për ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik. Disa strategji efektive për ta arritur këtë përfshijnë:

  • Identifikimi i Shkaqeve: Njihni burimet e stresit tuaj dhe punoni për t'i adresuar ato.

  • Praktikimi i Relaksimit: Aktivitetet si meditimi ose yoga mund t'ju ndihmojnë.

  • Ushtrimi: Aktiviteti fizik ndihmon në lirimin e endorfinave që përmirësojnë humorin.

  • Kujdesi për Vetveten: Kushtoni kohën tuaj për aktivitete që ju pëlqejnë.

  • Kërkimi i Ndihmës Profesionale: Nëse stresi bëhet i pakontrollueshëm, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga profesionistët.

Ne përfundim

Pasojat e stresit janë shumëdimensionale dhe ndikojnë thellësisht në cilësinë tonë të jetesës. Duke njohur simptomat dhe shkaqet, si edhe duke zbatuar strategjitë efektive për menaxhim, individët mund ta reduktojnë ndikimin negativ të stresit në jetët e tyre. Kujdesi ndaj vetes dhe kërkimi i mbështetjes profesionale janë hapat kryesorë drejt një jete më të shëndetshme dhe më pak stresuese.

Burime

[1] https://spitalicontinental.com/cfare-duhet-te-dini-rreth-stresit-shkaqet-dhe-trajtimi-nga-spitali-continental/

[2] https://www.coe.int/en/web/education/schools-in-albania

[3] https://icbt.al/2024/04/22/si-ndikon-stresi-ne-shendet/

[4] https://www.articlerewriter.net

[5] https://mentalhealthtx.org/sq/shendeti-mendor-wellness/stresi-dhe-jeta-e-shendetshme/

[6] https://www.sociology.al/sites/default/files/17th%20International%20Conference%20Proceedings%20UKZ%202022.pdf

[7] https://sq.wikipedia.org/wiki/Stresi

[8] https://snapwordz.com/albanian-article-rewriter

Read More
5 shkaqet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

5 shkaqet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Shkoni në shtrat herët, pas një dite të gjatë dhe produktive. Hapni sytë tuaj natyrisht disa minuta para se të bjerë alarmi i zgjimit dhe ndiheni sikur të mos kishit fjetur. Jo gjithmonë lodhja mund të kalohet me një gjumë të mirë gjatë natës. Nëse gjumi nuk ju mungon, mund të ketë zakone të tjera që ju lënë pa energji. Ne po ju prezantojmë me disa prej tyre, që ju bëjnë të ndiheni vazhdimisht të lodhur.

1. Bëni një jetë sedentare

Yndyra që grumbulloni në organizëm, jo vetëm që kërkon më shumë energji që të shkrihet por lëshon leptinë, një lloj hormoni që është i lidhur me ndjenjën e lodhjes. Kush është në mbipeshë, gjithashtu ka nivele të larta të inflamacionit kronik.  Nuk është çudi atëherë se pas gjashtë javësh ushtrime fizike të moderuara, njerëzit përftojnë energji. Kush bën sport rregullisht, arrin që të bëjë një gjumë më të qetë dhe me të njëjtin orar. (mund t’ju interesoj te lexoni edhe 7 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm)

2. Pini shumë kafe

Kafeina neutralizon aktivitetin e adenozinës, një përbërës kimik që vepron si një qetësues natyral në sistemin nervor që akumulohet gjate ditës dhe që në darkë na bën të përgjumur. Në mëngjes mund të na japë një shtytje të nevojshme për të konsumuar kafe ose pije energjike. Është mirë që kafja dhe pijet energjike të konsumohen rreth gjashtë orë përpara se të shkoni në shtrat, sepse kjo ndikon në cilësinë e gjumit. Shpesh, ata që nuk konsumojnë kafeinë ndihen më të çlodhur pas gjumit.

3. Keni pirë pak ujë

Hidratimi është i domosdoshëm për ruajtjen e përqendrimit: ai është përgjegjës për rënien në masën 1.5% të lëngjeve në organizëm që sjelle rënien e përqendrimit. Kur uji është i paktë në gjak, ushqyesi arrijnë tek muskujt dhe organet më me ngadalë. Fatmirësisht dehitradimit prej 2% është  na shkakton ndjesinë e etjes, kështu që ne i përmbushim nevojat tona sa herë që na jepet sinjali.

4. Keni pirë shumë alkool

Është normale që pasi të keni pirë disa gota vere apo birre  ju ndihmon për t’iu zënë gjumi më shpejt. Pavarësisht kësaj, ju nuk mund të keni një gjumë cilësor, sidomos në pjesën e dytë të natës.

5. Nuk ndiqni një rutinë konstante

Të flesh deri në mesditë gjatë fundjavës iu bën juve që ta keni më të vështirë që t’i përshtateni orarit zyrtar gjatë javës. Nëse do ju duhet që te rikuperoni lodhjen, kënaquni duke fjetur 20 minuta gjatë të shtunës dhe të dielës, duke i përpjekur që të zgjoheni në kohë jo shumë të ndryshme nga orari i përditshëm që ju duhet për të shkuar në punë.

Përktheu: Silvana Muça / (gazeta-Shqip.com)

Read More
Përse rutina 8-orarëshe e punës nuk po funksionon

Përse rutina 8-orarëshe e punës nuk po funksionon

Dita prej 8 orësh punë u krijua gjatë revolucionit industrial si një përpjekje për të ulur numrin e orëve të punës manuale që punonjësit ishin të detyruar të duronin në fabrika. Kjo ishte një qasje më njerëzore ndaj punës në 200 vitet më parë kësaj, por megjithatë ka fare pak rëndësi për ne sot.

Ashtu si paraardhësit tanë, nga ne pritet të punojmë me ditë 8-orarëshe, me periudha të gjata pune dhe me pak ose aspak pushime. Disa persona madje punojnë edhe përtej orarit të tyre të drekës.

Kjo qasje antike ndaj punës nuk na ndihmon, por na kufizon.

Mënyra më e mirë për të strukturuar ditën

Një studim i kryer së fundmi përdori një aplikacion kompjuterik për të gjurmuar zakonet e punës të punonjësve. Veçanërisht, aplikacioni mati se sa kohë kalonin njerëzit duke kryer detyra të caktuara dhe e krahasoi këtë me nivelet e tyre të produktivitetit.

Në procesin e matjes së aktivitetit të njerëzve, kërkuesit arritën në një zbulim mbresëlënës: gjatësia e ditës së punës nuk kishte shumë rëndësi; çfarë kishte rëndësi ishte mënyra se si njerëzit e strukturorin ditën e tyre. Në veçanti, njerëzit që ishin të dhënë pas marrjes së pushimeve të shkurtra ishin më produktivë sesa ata që punonin me orë të gjata.

Ndërprerja ideale punë-pushim ishte 52 minuta punë, pasuar nga 17 minuta pushim. Njerëzit që i përmbaheshin kësaj rutine kishin një nivel unik të fokusit në punë. Për rreth një orë ata ishin të përqendruar në përmbushjen e detyrës. Ata nuk kontrollonin Facebook shpesh dhe nuk shpërqendroheshin nga email-et.

Kur ndiheshin të lodhur, pas një ore, ata bënin pushime të shkurtra për të ndarë veten nga puna. Kjo i ndihmonte ata të riktheheshin të freskët në detyrën që po përmbushnin për një orë tjetër produktive.

 

Truri do një orë punë, 15 minuta pushim

Truri do një orë punë, 15 minuta pushimNjerëzit që kanë zbuluar këtë normë magjike të produktivitetit janë më të suksesshëm se të tjerët sepse i përshtaten lojës së mendjes: truri zakonisht funksionon me energji të lartë dhe pasohet nga 15-20 minuta aktivitet i ulët.

Për shumicën prej nesh, kjo është një periudhë që mund të na lodhë dhe të na çojë drejt shpërqendrimeve e gabimeve në punë nëse nuk dimë ta përdorim për të bërë periudhë pushimi.

Mënyra më e mirë për të kaluar lodhjen dhe shpërqendrimet është të ndërgjegjësoheni rreth punës suaj. Në vend që të punoni një orë dhe të përpiqeni ta zgjasni këtë periudhë, atëherë kur fillon t’ju zbehet produktiviteti, bëni një pushim.

Pushimet janë të lehta për t’u marrë nëse e dini se do t’ju përmirësojnë produktivitetin. Ne shpesh e lëmë lodhjen të fitojë sepse vazhdojmë të punojë përgjatë saj dhe marrim pushime që nuk janë të vërteta si kontrollimi i email-it dhe YouTube.

 

Kontrolloni ditën tuaj

Dita e punës prej 8-orësh mund të funksionojë nëse e ndani atë në intervale strategjike. Sapo të kuptoni se si funksionon energjia juaj natyrale dhe ta lidhni siç duhet me përpjekjet tuaja, atëherë do të shihni se gjërat po ecin më mirë për ju. Ja katër këshilla që do t’ju ndihmojnë të gjeni ritmin perfekt.

 

Ndajeni ditën në intervale orësh

Ndajeni ditën në intervale orëshNe zakonisht planifikojmë atë që duhet të arrijmë në fund të ditës, javës apo muajit, por jemi më joefektiv kur përqendrohemi në atë që duhet të arrijmë tani.

Për të arritur ritmin ideal të punës, duhet ta ndani ditën në intervale njëorëshe për të thjeshtuar detyrat dhe për t’i ndarë ato në pjesë të menaxhueshme. Nëse doni të jeni sa më konkretë, planifikojeni ditën në intervale 52-minutëshe.

Respektoni orarin tuaj. Strategjia e intervalit funksionon vetëm për shkak se ne përdorim nivelet më të larta të energjisë për të arritur një përqendrim maksimal për një periudhë relativisht të shkurtër. Kur nuk e respektoni orarin tuaj të punës, sepse merreni me dërgimin e mesazheve, kontrollin e email-eve apo kontrollin e shpejtë të Facebook, dilni nga qëllimi.

 

Bëni një pushim të vërtetë

Në studimin e mësipërm, u zbulua se punonjësit që merrnin pushime më të shpeshta se optimalja e një ore ishin më produktivë sesa ata që nuk pushonin fare. Po kështu, ata që bënin pushime të vërteta si shkëputja nga puna dhe lëvizja nga karrigia, ishin më produktivë sesa personat që bënin pushime të shkurtra ulur dhe duke hapur faqe të tjera në internet.

Në një ditë të zënë mund t’ju duket se pushimet si kontrolli i email-it apo ndërprerja për të bërë një telefonatë janë të duhura, megjithatë ato nuk janë dhe juve keni nevojë të pushoni siç duhet.

 

Mos prisni që t’ua thotë trupi

Nëse prisni që të ndiheni të lodhur për të bërë një pushim, është shumë vonë, ju e keni humbur tashmë produktivitetin. Përmbajuni planit tuaj për t’u siguruar që do të jeni më të përqendruar gjatë kohës që punoni dhe më të lodhur gjatë çastit kur merrni pushim. Kini parasysh se është më produktive nëse pushoni për periudha të shkurtra sesa të punoni derisa të lodheni.

Read More
12 shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

12 shprehje në punë, që nuk duhet t’i përdorni

Ky shkrim me shprehjeve për punën përfshin 12 këshilla të zakonshme për thënie që nuk sugjerohet t’i përdorni në punë.

Arsyeja kryesore është mënyra se si ato ndikojnë te perceptimi i kolegëve dhe atmosfera në punë.

Sfida tjetër që kemi gjatë bisedave të ndryshme kur përdorni këto shprehje në punë është fakti se shpesh e marrim të mirëqenë që njerëzit arrijnë t’i kuptojnë nuancat e asaj që jemi duke komunikuar apo thënë.

Ndaj nëse ata ‘ofendohen’ nga ndonjë koment/reagim i yni, kjo gjë nuk varet nga ne! Ne u përpoqëm të komunikonim sa më mirë dhe fundja nuk kemi kohë të mendojmë gjatë se si duhet të flasim, pra nuk është problemi ynë! Fundja, kështu flasim/komunikojmë gjithmonë!

Por tani është koha të mësojmë se si të komunikojmë pa ia hedhur fajin të tjerëve si dhe të mësojmë të kërkojmë ndjesë pa nxjerrë justifikime (ca gjëra duhet t’i kishit mësuar që në kopësht).

Mbase nuk ju vlejnë fare ose mbase keni sugjerime të tjera që mund t’i shkruani në fund.

1) “Nuk është problemi im”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Të gjithë e kemi dëgjuar më parë këtë shprehje dhe veçanërisht kur kemi shumë gjëra nëpër duar është mjaft e thjesht t’i anashkalojmë gjërat që ‘nuk janë problemi ynë’. Fatkeqësisht, në këto lloj rastesh mund të perceptohesh si egoist dhe jo një pjesëtar i mirë i skuadrës. Shiko, të  rekomandoj të flasësh me (vendos emrin e personit këtu)

2) “Po ne kështu e kemi bërë gjithmonë”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Njerëzit mund t’i frigohen ndryshimit, por pavarësisht se ndryshimi ka vlerë si një eksperiencë më shumë kjo nuk e legjitimon këtë lloj justifikimi pasi ky lloj pozicionimi mund t’ju bëjë të dukeni jo-fleksibël dhe mbase pak kokëfortë. Ajo është një qasje tjetër – a mund të më shpjegosh pse është më e mirë?

3) “Nuk kam çfarë t’i bëj më shumë”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Është e vërtetë që ka raste kur ndjesia e pamundësisë nga ezaurimi i gjithë opsioneve vjen natyrshëm. Por, adoptimi i një qëndrimi pozitiv, të tipit “do t’ia dalë mbanë”, ju lejon të shkoni edhe më tej kundrejt pranimit të dështimit. Kam ngelur pak, mund të më ndihmosh për të gjetur zgjidhje të tjera?

4) “Më jep vetëm një minutë ta mbaroj”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Gjërat rrallë herë mbyllen për një minutë, por veçanërisht në ato momentet kur kolegia jua kërkon me nxiti ju veç përpiqeni ta siguroni atë dhe veten që do e mbaroni. Por në fakt gjërat e nxituara rrallë herë dalin mirë. Më jep pak kohë të të jap një afat më të saktë.

5) “Nuk ka kuptim fare”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Të gjithë konfuzohemi, por para se të dalim në përfundime të nxituara mbase duhet të konsiderojmë mundësinë që edhe vetë mund të mos ta kemi kuptuar situatën/çështjen plotësisht. Ndaj, në vend të një përgjigje negative mbase duhet ta ri-konsiderojmë atë që po na thotë kolegia. Nuk jam tërësisht e sigurt për atë që po më thua – mund të më ndihmosh të kuptoj pse është opsioni më i mirë?

6) “E ke gabim”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Kjo shprehje mund të na shkasë ndonjë herë pa e kuptuar; por në këtë mënyrë jeni duke shkelur etiketën e zyrës dhe po krijoni kundërshtarë pa e kuptuar. Përpiquni të adoptoni një qasje më diplomatike. Unë nuk bie dakord dhe ky është arsyetimi pse… si mendon?

7) “Më vjen keq, por…”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Rrallë herë e mendojmë mirë kur themi ‘më fal’ pasi shpesh e ndjekim me një justifikim. Por në të vërtetë ky qëndrim e zhbën efektin e një keqardhje të mirëfilltë. Më vjen keq për këtë gjë…herës tjetër do të …”

8) “Unë kujtova se …”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Gabimet mund të bëhen lehtësisht dhe shpesh vijnë si rrjedhojë e keqkomunikimit. Gjithsesi, është më mirë të mos shprehni ato që mund t’i keni marrë si të mirëqena por sqarohuni për ato që duhen bërë. A mund të më sqaroni se çfarë konkretisht prisni nga unë?

9) “Bëra më të mirën e mundshme”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Që nga koha e shkollës na kanë mësuar të bëjmë më të mirën e mundshme. Por kur ‘më e mira e mundshme’ nuk është e mjaftueshme, atëherë përdoreni si një leksion për t’u mësuar. Çfarë mund të bëj më mirë herës tjetër?

10) “Ti duhet të kishe…”

Pse nuk duhet ta përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Nxjerrja në pah e gabimeve kur jemi të acaruar nuk është shumë e vështirë, qoftë edhe vënia e fajit dikujt tjetër apo punës së tyre nuk është detyrimisht pozicionimi i duhur. Përpiquni të jeni më ndërtues (pozitiv). Nuk funksionoi – ja çfarë do sugjeroja për herës tjetër….

11) “Mund ta kem gabim, por…”

Çfarë nuk duhet të përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Mund të keni një ide por na mungon vetëbesimi apo jemi të shqetësuar se të tjerët mund të mos ta marrin seriozisht. Hiqni dorë nga ky qëndrim dhe vijoni të tregoni mendimin tuaj. Kam një ide…

12) “Nuk kam pasur kohë”

Çfarë nuk duhet të përdorni: Çfarë duhet të thoni:
Dihet që dita nuk ka orë të mjaftueshme për t’i bërë të gjitha, ndaj edhe përplasja e prioriteteve me ngutësinë e kohës ndodh shumë shpesh. Ndaj, është më mirë që të jeni proaktiv duke caktuar se kur diçka do jetë e mbaruar, se sa të merreni me justifikimin e vonesës. Do jem në gjendje ta mbaroj deri në…


Burimet

Infografiku dhe përmbledhja u krijua nga HadeWayCapital: 11 Things You Should Never Say At Work (and what to say instead)

Smith, J. (2013). 13 Things You Should Never Say At Workforbes.com

Reardon, M. (2014). Four Tips to End “We’ve Always Done It That Way”npengage.com

Rodionova, Z. (2015). 11 things you shouldn’t say at workindependent.co.uk

Gillett, R. & Smith, J. (2016). 19 things you should never say…businessinsider.com

Smith, J. & Gillett, R. (2016). 32 things you should never say…businessinsider.com

Martin, E. (2014). 11 Things You Should Never Say At Work (and what to say insteadinc.com

Patterson, K. et al. (2012). Crucial Conversations. New York: McGraw Hill.

Grandinetti, M. (2016). Change Your Job? Or Change Your Perspective?abovethelaw.com

Myers, J. (2012). Building dialogue in the workplacetheglobeandmail.com

Read More
Zhurmat ne zyre

Zhurmat, shpërqendrimi më i madh i punonjësve në zyra

Ndërsa gjithnjë e më shumë punëdhënës po aplikojnë zyrat e hapura, një raport i ri zbulon se ato janë burim i zhurmave dhe se mund të ulin produktivitetin e punonjësve

Mendoni skenarin e mëposhtëm: jeni ulur në vendin tuaj të punës duke punuar për një projekt të rëndësishëm që shefi jua kërkon sot ndërsa dy nga kolegët tuaj ju afrohen dhe fillojnë të bisedojnë, ndërkohë që një tjetër bën një zhurmë të çuditshme në cepin e tij.

Kur jeni në një mjedis të hapur zyre, një telefonatë e kolegut pak më tutje dhe një e qeshur në cepin tjetër të zyrës, të gjitha këto përbëjnë shkaqe për t’u shpërqendruar nga puna që po bëni.

Një raport i fundit kreu një sondazhi te 1200 punonjës nga vende të ndryshme të botës për të zbuluar shpërqendrimet më të mëdha që u vijnë punonjësve në zyra duke ulur kënaqësinë dhe produktivitetin e tyre.

Ndryshimi nga zyrat teke në ato të projektuara si salla të përbashkëta u bë sepse besohej se shtohej bashkëpunimi dhe rritet produktiviteti, por në fakt raporti vlerëson se mund të jetë e kundërta.

Aftësia për t’u përqendruar pa ndërprerje – një prioritet kryesor për punonjësit e marrë në studim mund të kërkojë rimendim të projektimit të zyrës.

“Zhurmat e ambientit dhe mungesa e hapësirës personale mund ta bëjnë të vështirë që punonjësit të përqendrohen dhe të mbarojnë gjërat”, tha Jeff Lowe, një nga ata që u morën me sondazhin. “E gjitha kjo ka çuar në imagjinimin sërish të hapësirës së punës dhe produktivitetit”.

Ka një mospërputhje mes asaj që punonjësit përjetojnë në zyrat e hapura dhe mendimit të punëdhënësve për këtë çështje. Vetëm 39 e shefave mendonin se zhurmat e mjedisit ndikonin te produktiviteti i punonjësve ndërsa 33 për qind thanë se kolegët e zhurmshëm janë problemi. Si rezultat, pak kompani kanë marrë hapa të rëndësishëm për të zgjidhur problemin, sipas raportit.

Kursimi i kostove dhe bashkëpunimi cilësohen si dy nga arsyet kryesore të kalimit te zyrat e hapura.

Studimi përfshiu grupmosha të ndryshme, ku 300 prej tyre ishin mes moshës 18 deri në 35 vjeç. Kjo grupmoshë kishte më tepër gjasa të thoshte se zhurma i shpërqendronte në punë dhe se bezdiseshin më tepër se çdo punonjës tjetër i një moshe të ndryshme në zyrë.

Ata kishin gjithashtu më tepër gjasa të vepronin për të pakësuar zhurmën, si për shembull të dëgjonin muzikë ose të çoheshin nga tavolina duke thënë se bllokimi i shpërqendrimeve shtonte produktivitetin e tyre dhe përmirësonte humorin.

Duke folur për humorin, më tepër se gjysma e punonjësve thonë se zhurmat e ambientit pakësojnë kënaqësinë e tyre në punë, sipas sondazhit.

Përveç shpërqendrimeve dhe çështjeve të teknologjisë, shumë punonjës thonë se ndihen nën presion për të qenë gjithnjë online. Ekzekutivët me 43 për qind ndienin presion më të madh të qëndronin gjithnjë të lidhur, ndërsa kjo ishte e pranueshme në 27 për qind të rasteve te punonjësit.

Ngarkesa me informacion ishte gjithashtu më e madhe tek ekzekutivët me 38 për qind dhe 27 për qind te punonjësit e tjerë. Dy e treta e punonjësve të marrë në sondazh thoshin se ndiheshin të zemëruar ngaqë nuk ishin përherë të pajisur me mjetet e nevojshme për të punuar të lirë nga shpërqendrimet në zyrë.

Raporti ua hedh fajin shefave të cilët nuk arrijnë të kuptojnë se sa e madhe është sfida. Rreth 46 për qind e tyre thonë se i pajisin punonjësit me mjetet e nevojshëm, ndërsa vetëm 32 për qind e punonjësve bien dakord për këtë.

Për shkak të aftësisë për të punuar edhe në distancë nga shtëpia ose zyra, punonjësit duan vetëm një pajisje për jetën e tyre personale dhe ato të punës, në vend të përdorimit të pajisjeve të ndryshme.

Zbulimet

Sondazhi zbuloi ndër të tjera disa fakte mjaft interesante. Sipas tij, punonjësit përcaktonin se aftësia për t’u përqendruar në punë pa u shkëputur ishte prioriteti i tyre.

Shefat kishin ndjesinë se punonjësit e tyre ishin të aftë të përballeshin me shpërqendrimet në zyrë, por më pak se gjysma e atyre që u morën në pyetje binin dakord me këtë.

Punonjësit deri në moshën 30-vjeçare kishin më shumë gjasa të shqetësoheshin nga zhurmat në zyrë sesa punonjësit e grupmoshave të tjera.

Rreth 66 për qind e shefave thanë se prisnin që punonjësit e tyre të ishin të disponueshëm për të punuar pas pune gjithnjë ose shpesh, por 47 për qind e punonjësve e kishin këtë disponueshmëri.

65 për qind e punonjësve thanë se preferonin të përdornin të njëjtën pajisje për jetën e punës dhe atë personale në vend të pajisjeve të ndryshme teknologjike.

Zgjidhjet për shpërqendrimin

Punëdhënësit mund t’i ndihmojnë punonjësit e tyre të jenë sa më produktivë duke i ofruar mjedise më të izoluara pune. Ju mund të shmangni përqendrimet sipas këshillave të mëposhtme.

Nisni një dialog me punëmarrësin tuaj për atë që po funksionon dhe atë që duhet ndryshuar në lidhje me dizajnin e punës suaj, me pajisjet që përdorni dhe teknologjinë.

Sigurohuni që punonjësit kanë mjetet e nevojshme për të punuar nga kudo. Jepuni atyre qetësi, hapësirë dhe mjetet për të kryer punën të përqendruar. Inkurajoni këdo të shkëputet nga interneti pas pune për të gjetur një balancë mes punës dhe jetës.

Read More