Bisedat në punë? Janë të dobishme për karrierën?

Ndryshe nga disa vende të zakonshme, në zyrë gratë tentojnë të jenë më pak fjalëshumta sesa meshkujt. Por në të vërtetë, për të qenë eficiente, nuk mjafton vetëm të shkoni pesë minuta te makina e kafesë, duke menduar se kjo do t’ju ndihmojë të njiheni dhe të jeni miqësorë me kolegët e punës. Studimet më të fundit propozojnë bisedat brenda orarit të punës si sukses në karrierë

Strategjia

Bisedat me kolegët bëjnë një diferencë të madhe për karrierën, sidomos për gjininë femërore. Gurthemelin për këtë teori e ka hedhur një artikull në “Financial Times”, sipas të cilit thuhet se bisedat në punë shërbejnë për të rritur nivelin profesional, ndoshta në mënyrë indirekte, por që gjithsesi shërbejnë. Mund të mendohet se femrat janë tejet llafazane, duke marrë parasysh se gjithmonë i konsiderojmë si ato që flasin më shumë në krahasim me meshkujt. Por, në të vërtetë, nuk është kështu: sipas librit “The Female Mind”, nga Louann Brizendine, femrat shqiptojnë rreth 20 000 fjalë në ditë krahasuar me 7000 nga ana e meshkujve. Por ekzistojnë studime të tjera, të cilat e përmbysin këtë teori duke thënë se të dyja gjinitë shqiptojnë rreth 12000 fjalë në ditë.

 

Femrat, më pak fjalë sesa meshkujt

Sipas artikullit të “Financial Times”, ka disa elemente të cilat kanë ndryshuar në këto vitet e fundit në vendin e punës dhe që kanë modifikuar skenarin e komunikimit, duke i bërë meshkujt më dominues se femrat gjatë bisedave në kohën e pushimit. “Në përgjithësi mendohet se femrat janë më llafazane sesa meshkujt, edhe në zyrë, por ekzistojnë studime të ndryshme, të cilat thonë se nuk është kështu. Në fakt, unë mendoj se ato kanë një prirje më të paktë për të folur, në krahasim me meshkujt”, konfirmon Barbara Poggio, sociologia dhe e deleguara në Universitetin e Trentos, për çështjet e barazisë. Por si ka mundësi që femrat tentojnë të jenë më të heshtura në punë në krahasim nga ajo çka besohet? “Nga një anë kanë më pak kohë dhe përpiqen të përqendrohen plotësisht në detyrat e tyre në oraret gjatë punës në zyrë”. Objektivi në fakt është të jenë shumë eficiente, në mënyrë që ta mbarojnë punën e tyre në kohë dhe që të mundin kështu të ekuilibrojnë karrierën e tyre me punët e shtëpisë dhe familjen. “Ndërsa së dyti, ndoshta i mëshojnë tendencës për të bërë shumë gjëra, ndërsa bisedat u duken si një kohë e humbur”, shton ekspertja.

Në fakt, shumë gra profesioniste i shmangin bisedat në zyrë, sepse i konsiderojnë një zbavitje dhe një luks. Duke i limituar bisedat në momentet e pushimit ato përfitojnë për të ngrënë diçka pranë tryezës së punës, ndërkohë që punojnë në kompjuter. Po kështu, pushimin ato e përdorin edhe për të bërë ndonjë punë tjetër, si për shembull për të kryer pazaret në supermarket. Këtu mund të shtojmë edhe një arsye tjetër: femrat, shpesh, vazhdojnë të ndiejnë një farë presioni social në nivel psikologjik, i cili i shtyn të tregohen serioze dhe të motivuara në punë. Ja përse shumë prej tyre i refuzojnë bisedat, sepse i konsiderojnë ato të rrezikshme për imazhin profesional. “Modelet e punës kanë ndryshuar shumë prej teknologjive, të cilat janë bërë më qendrore dhe kjo bën që çdokush të kalojë më shumë kohë përpara ekranit të kompjuterit”, vë në dukje Poggio. Ndërkaq, femrat preferojnë në përgjithësi që të flasin me personat e të njëjtit seks, kjo prej interesave të përbashkëta, por shpesh nëpër zyra të punësuarit më të shumtë janë meshkuj. Megjithatë, eficensa e madhe e femrave duket se nuk ndikon aq shumë në karrierën e tyre.

 

Të flasësh pak, bën keq për karrierën

Më se e vërtetë! “Financial Times” sjell dëshminë e një të punësuare të re në një media. Pavarësisht punës së kënaqshme që ajo bënte për shefin e saj, ajo kishte një problem: mungesën e dëshirës për të folur. “Sot konteksti emocional luan një rol qendror në shumicën e konteksteve të punës”, thotë Poggio. “Marrëdhëniet ndërpersonale dhe aftësia për të qenë në kontakt me të tjerët janë gjithnjë e më shumë esenciale. Ato duket se po ngjasojnë me rrjetet dhe për këtë fakt bisedimi edhe me personat e panjohur shërben për të ‘krijuar rrjete’. Bari dhe makina e kafesë janë vende ku mund të ndeshemi më shpesh jashtë punës, ndërsa ato janë kontekste informale, ku mund të shkëmbejmë një mori informacionesh të dobishme”. Morali i “përrallës”: edhe pse nuk duhet tejkaluar, gjetja e 5 minutave kohë për të biseduar pranë makinës së kafesë, shërben për të njohur të tjerët dhe për të vlerësuar futjen në “rrjetet” e kompanisë.

Read More

Tre aleatët e vërtetë për të përballuar pikat e dobëta në punë

Zënka me kolegët? Nuk po bëni karrierë? Filloni t’i shihni gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe më pas do të zbuloni “rrugë” të reja

Problemi: “Më kanë dhënë një rol që nuk më pëlqen”.

Aleati: Shoqja ose shoku juaj

“Një person i jashtëm nga ambienti i punës, me të cilin/cilën kaloni kohën tuaj të lirë, mund t’ju ndihmojë që të shihni objektivisht një rol që ju në fakt e urreni, ndoshta prej paragjykimit që mbart”, shpjegon Giorgio Nardone, psikologu i punës dhe autori i një libri për këtë çështje. “Kërkojini që ta vërë veten në vendin tuaj dhe pyeteni se çfarë do të bënte: nga komentet e shoqes apo shokut tuaj do të dalin aspekte pozitive për të cilat nuk kishit menduar, si për shembull kompetencat apo aftësitë, të cilat mund të kthehen në të dobishme për karrierën tuaj kur të vijë momenti”. Për shembull, nëse të kanë propozuar që të bëni agjentin e shitjes dhe kjo ide nuk ju pëlqen, mendoni se një ditë, përvoja mund t’ju shërbejë për të zënë një vend në departamentin e marketingut të një agjencie të madhe.

 

Problemi: “Nuk shkoj mirë me kolegun pranë tryezës sime të punës”

Aleati: Kolegu/Kolegia

Mund t’ju duket e çuditshme, por lëvizja më e mirë është pikërisht që t’u afroheni atyre që i keni bezdi. “Sekreti është që ta ktheni situatën në favorin tuaj”, këshillon eksperti. “Dikush flet keq për ju? Ftojeni për drekë. Edhe pse kjo është pikërisht e kundërta e asaj që do të bënit instinktivisht, sjellja jo kundërshtuese, por pajtuese, sjell vetëm avantazhe. Hidhini “armët” tuaja dhe hapni një kanal komunikimi, duke nxjerrë në dritë anët tuaja humane”.

 

Problemi: “Dal gjithmonë vonë dhe jeta ime familjare nuk po shkon mirë”

Aleati: Shefi

Po, pikërisht personi i cili mund t’ju pengojë më shumë nga të gjithë. “Mos kini frikë të flisni për të drejtën tuaj: bëjeni këtë gjë me takt dhe më pas do ta keni me siguri në anën tuaj”, sugjeron psikologu. “Hapi i parë është që të tregoheni të ndërgjegjshëm se po kërkoni diçka që mund ta bezdisë, për shembull për fleksibilitetin në oraret e hyrje-daljeve! Nëse do të viheni për një çast në vendin e tij, ai do t’ju jetë mirënjohës dhe do të ketë një sjellje më të hapur. Në këtë pikë, jepuni garancinë e të qenët gjithsesi eficentë dhe të përpiktë në dërgesa. E vështirë që t’ju thotë ‘jo’, sepse ai do t’ju shikojë si një person të besueshëm dhe të përgjegjshëm”.

 

Komunikimi me kolegët

Sot, në shumicën e kompanive, pothuajse të gjithë përpiqen të kenë raporte shoqërore me njëri-tjetrin. Kjo është gjë mjaft e mirë deri në pikën ku ju nuk ofendoni dikë apo dikush tjetër ju ofendon. Komentet mbi pamjen fizike të dikujt janë krejtësisht jashtë etikës profesionale, ndërsa ato duhet të shmangen me çdo kusht. Komplimentet, nganjëherë, janë të pranueshme, për sa kohë bëhen në një mënyrë të përshtatshme dhe pa asnjë ngjyrim seksual. Respektimi i kolegëve dhe sjellja dinjitoze janë të domosdoshme në të gjitha rrethanat.

 

Mos harroni:

-Flisni me zë të ulët. Nëse doni të ndani një ide ose të sugjeroni një plan te kolegët, tregohuni të kujdesshëm që zëri juaj të jetë i ulët (por jo aq sa të krijojë vështirësi në të dëgjuar).

-Respektoni privatësinë dhe intimitetin e kolegëve. Nuk është etike të kontrolloni mesazhet e kolegëve tuaj. I njëjti rregull është i vlefshëm edhe për një telefon që po bie.

-Nëse keni marrë edhe për pak kohë artikuj nga një koleg, sigurohuni t’i ktheni pasi të keni mbaruar punë.

-Shmangni talljen dhe vlerësojeni punën e kolegëve tuaj, nëse ajo është më frytdhënëse se e juaja.

Read More

Kur lodhja bëhet një simptomë

Kemi përgatitur këtë udhërrëfyes të thjeshtë për t’ju ofruar ndonjë informacion shtesë mbi ndjesinë e lodhjes të cilën mbase e keni lënë “mbas dore” prej shumë kohësh. Shqetësimet që manifestohen si pasojë e lodhjes janë të shumta, ndërsa ato tregojnë se organizmi po “lufton” për të rivendosur ekuilibrin. Ndaj përpiquni të reflektoni mbi pyetjet që do t’ju bëjmë dhe nëse përgjigjet janë pozitive mbase keni të bëni me një simptomë të një lodhjeje kronike. Gjithsesi, në rast shqetësimesh të mëdha flisni me mjekun tuaj.

 

Jeni të lodhur dhe ndiheni të fryrë? Bëni kujdes me mëlçinë

Konsumimi i lartë i ilaçeve, alkoolit ose ushqimeve me yndyrë e detyrojnë mëlçinë që të punojë intensivisht për të eliminuar të gjitha “mbeturinat”. Lodhja është zakonisht simptomë e parë e këtij superaktiviteti, por ka shumë mundësi që ju paralajmëron edhe një ndjenjë “tretjeje të dobët” ose ënjtjeje. Nganjëherë dhe dhimbje në anën e djathtë të barkut. Zgjidhja në këtë rast qëndron te përmirësimi i ushqyerjes për të mos iu drejtuar mjekut.

 

Lodhje dhe kavilje shumë të fryra? Dëgjoni zemrën tuaj

Një nga simptomat më karakteristike të insuficensës kardiake të djathtë (kur zemra nuk pompon siç duhet) është fryrja në kavilje. Te disa persona fryhen edhe venat e qafës dhe të barkut. Një simptomë tjetër është rritja e nevojës për të shkuar në banjë  gjatë natës. Kjo vjen prej faktit se, kur trupi pushon në pozicion horizontal, uji i mbetur në inde kalon në gjak dhe arrin në veshka, ndërsa ato më pas e nxjerrin nëpërmjet fshikëzës. Edhe në këtë rast lodhja është pjesë e simptomalogjisë, ndërsa ajo mund të bëhet më e theksuar për shembull kur ngjisni shkallët.

 

Lodhje dhe rritje në peshë? Kini kujdes tiroidet

Gjëndrat tiroide janë një nga motorët e organizmit: në qoftë se puna e tyre është e ngadaltë (ipotiroidismo) ne ndiejmë lodhje ekstreme, ndërsa në qoftë se ato punojnë në mënyrë shumë të shpejtë (ipertiroidismo) ne ndihemi të shqetësuar, nervozë dhe hiperaktivë. Femrat që vuajnë nga ipotiroidismo, tregojnë, përveç lodhjes, një tendencë për të fituar peshë më lehtë se më parë, dhe probleme me përqendrimin apo kujtimin e ngjarjeve të fundit.

 

Lodhje dhe ethe ose dhimbje fyti? Sëmundja e puthjes

Në mjekësi quhet mononukleozë infektive dhe virusi që e shkakton atë (virusi Epstein-Barr) transmetohet kryesisht përmes pështymës: kjo është edhe arsyeja se përse njihet edhe si “sëmundja e puthjes”. Shqetësimi zhduket spontanisht në harkun kohor të 3 ose 4 javëve, por kur është prezent manifestohet me humbje oreksi, dhimbje koke, ethe dhe shumë lodhje. Mononukleoza te fëmijët shpesh shkakton njolla të kuqe në lëkurë. Ndërsa brenda mund të shkaktojë inflamacion të shpretkës. Pikërisht për këtë motiv rekomandohet që të shmanget aktiviteti i vazhdueshëm (edhe ushtrimet fizike), sepse shpretka mund të dëmtohet dhe të shkaktojë gjakderdhje të brendshme.

 

Lodhje dhe insomni? Çështje hormonesh

Hormoni i rritjes prodhohet gjatë gjumit. Kështu që, nëse prej kohësh vuani nga shqetësimet e gjumit ka shumë mundësi që organizmi juaj të mos ketë nivele të duhura të kësaj substance. Në këtë rast, simptoma e menjëhershme është lodhja, e kombinuar me nervozizëm, mungesë përqendrimi dhe humbje të masës muskulore. Te disa persona ky deficit vjen nga një shqetësim kronik dhe në këto raste është e nevojshme që të shkoni te një specialist, duke qenë se mungesa e vazhdueshme e këtij hormoni mund të përcaktojë shqetësime shumë të mëdha.

 

Lodhje dhe humbje peshe? Rrezik tumoral

Në fushën e specializimit, kjo lloj lodhjeje apo tendosjeje muskulore është quajtur “paralizuese”, sepse ajo mund të parandalojë vazhdimin e një jete normale. Përveç një ndjesie të fortë që trupi nuk i përgjigjet dot, ju kuptoni se keni humbur peshë pa asnjë arsye, ndërsa temperaturën e keni gjithmonë shumë të lartë. Në rast se ju shfaqet ndonjë simptomë e tillë, atëherë drejtohuni menjëherë mjekut.

Read More

“Big Brother” Monitorimi në zyrë, një risi pozitive apo e frikshme?

A është vëzhgimi me kamera i punonjësve në zyrë, një veprim që tradhton besimin punonjës-epror apo një mjet i dobishëm për të përmirësuar sjelljen dhe për të vlerësuar meritokracinë?

Lucy Kellaway, BBC

Herën tjetër që do të flisni me dikë në zyrë, i cili mban një kartë punonjësi, shikoni me kujdes – mund të mos jetë një kartë e thjeshtë, por një sensor. Kjo pajisje mund të përdoret për t’i rrëfyer punëdhënësit tuaj se me kë po flisni dhe me çfarë toni zëri, shkruan Lusi Kelluej (Lucy Kellaway). Dhe kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen, por tani në të tashmen.

Pajisje të tilla janë fare të lira dhe kompanitë janë shfaqur shumë të interesuara ndaj tyre. Është tepër e frikshme. Por a është arritja e “Big Brother” një gjë kaq e keqe?

Të qenët vazhdimisht i monitoruar nga pajisje të padukshme mund të tingëllojë tmerruese, por nuk jam e sigurt nëse është ndryshe nga të qenët i monitoruar prej qenieve njerëzore që janë të dallueshëm.

Për momentin, ne jemi të vëzhguar në mënyrë joshkencore dhe të rastësishme nga eprorët tanë, të cilët mund ta kenë krijuar tashmë një mendim për ne pa pasur shumë prova.

Sipas aksiomës së famshme, “nëse e keqja mund të ndodhë, atëherë do të ndodhë”, kur bën diçka të mirë askush nuk e vë re, por sapo bën diçka të keqe, menjëherë e marrin vesh të gjithë.

Më kujtohet një shef, i cili shëtiste nëpër zyrë; sa herë që gjendej pas meje isha duke shkruar ndonjë listë ushqimesh apo duke folur në celular me time më.

Një vëzhgim i tillë nuk e përmirësoi sjelljen time, megjithatë më ngjalli ndjesinë e padrejtësisë.

Në shumicën e zyrave ka pajisje shpeshherë jo të përshtatshme për të matur performancën, përfshirë këtu “matricat e kompetencës”, intervistat vlerësuese dhe testimin psikometrik. Të gjitha këto janë aq të pakuptimta, saqë, sipas një kërkimi nga Universiteti i Katanias, kompanitë nuk do të kishin dalë më keq sikur t’i rrisnin në detyrë punonjësit në mënyrë të rastësishme.

Ndaj, nëse jemi në favor të meritokracisë, duhet të mbështesim çdo gjë që ndihmon matjen e saj sa më saktë.

Teksa të dhënat e mbledhura nga sensorët e rinj janë pothuajse shumë të papërpunuara për të ofruar një ndihmesë, për momentin, nuk shoh asnjë arsye përse me kalimin e kohës nuk do ta kemi kuptuar se cilat sjellje janë çelësi i performancës së lartë dhe të kemi gjetur një mënyrë për t’i matur ato saktë.

Ju mund të thoni se monitorimi i sjelljes në zyra mund të dëmtojë besimin dhe spontanitetin, duke na bërë të gjithëve robotë. Por për sa kohë cilido e di se është i monitoruar dhe e kupton arsyen përse, nuk shoh ndonjë logjikë se pse duhet të jetë një ide tmerruese – përveç atyre që tallin, ofendojnë apo ngacmojnë të tjerët dhe që deri tani ia kanë hedhur paq.

Shumë larg nga kthimi i vendit të punës në një vend më pak të civilizuar, “Big Brother” mund ta bëjë atë më shumë të tillë. Jeta në zyrë mund të bëhet më transparente dhe më pak politike. Dhe menaxherët do të çliroheshin nga roli i tyre prej polici, duke pasur mundësi të merren me gjëra më të rëndësishme dhe me role që do t’i ndihmonin të tjerët të bënin një punë më të mirë.

Mbi të gjitha, që të funksionojë sistemi, duhet të kesh besim në regjimin që e imponon atë. Por nëse nuk ke aspak besim në regjim, mundësitë janë që je i mbaruar gjithsesi.

Si lindi koncepti “Big Brother”?

Në vitin 1949, shkrimtari britanik Xhorxh Oruell (George Orwell) shkroi librin “1984”, një satirë të errët dhe futuriste në të cilën një qeveri totalitare përdorte indoktrinimin, propagandën dhe forcën, për të imponuar bindje. “Big Brother” ishte fytyra e këtij regjimi që dinte gjithçka, i cili vëzhgonte dhe kontrollonte jetën e të gjithë qytetarëve.

Read More
dhimbjet e shpines ne zyre

Si ta shmangni dhimbjen e shpinës në zyrë?

Nga qëndrimi ulur, minimalisht për tetë orë, shfaqen një sërë problemesh shëndetësore! Këtë herë sjellim disa këshilla interesante për punonjësit që qëndrojnë në zyrë…

Janë të paktë njerëzit që në ditët e sotme nuk mund të bëjnë dot pa punuar në kompjuter gjithë ditën ose të paktën për një pjesë të saj. Një sistemim i mirë i vendqëndrimit në punë dhe ndonjë këshillë e vogël, do t’ju lejojnë të jetoni në simfoni perfekte me mikun tuaj më të besuar të zyrës: kompjuterin. Ja disa pozicione të duhura, të cilat duhet t’i lexoni me vëmendje, për t’u thënë më në fund “mjaft” problemeve të dhembjeve në shpinë!

Pozicionojeni kompjuterin në mënyrën e duhur

Para së gjithash, është e rëndësishme ta instaloni kompjuterin në mënyrën e duhur. Kjo do të minimizojë problemet e lodhjes së syve. Ideale do të ishte që ekranin ta zhvendosnit mbrapa, duke e pozicionuar në një distancë 50 ose 70 centimetra.

Zgjidhni ekranin e përshtatshëm

Zgjidhni një ekran të mirë, antirefleks dhe mos harroni të rregulloni dritën e tij në bazë të punës që duhet të bëni (videoshkrim, dizajnim etj.). Kujdes duhet të bëni edhe me ndriçimin e dhomës, ndërsa ekranin mos e vendosni para ose përbri dritares, sepse kjo gjë mund të provokojë verbimin e syve prej reflektimit të madh të dritës.

Përdorni një karrige të mirë dhe sistemohuni në mënyrë komode

Si ta shmangni dhimbjen e shpinës në zyrë?Puna për orë të tëra në pozicionin ulur mund të shkaktojë kontraktim të muskujve të qafës, të supeve dhe të shpinës. Këtë rrezik mund ta reduktoni, duke zgjedhur një karrige të rehatshme. Përdorni një mbështetëse këmbësh nëse jeni të shkurtër ose nëse tavolina është më e lartë, një jastëk në karrige.

Mbroni kyçet e duarve

Për të parandaluar këtë problem, sistemojeni tastierën në një distancë prej 10-15 centimetrash nga fillimi i tavolinës dhe mundohuni t’i mbani bërrylat tuaj në kënd të drejtë, duke mos i lakuar ose duke mos i mbështetur në buzë të tavolinës. Zgjidhni një maus të përshtatshëm me madhësinë e dorës tuaj dhe mos e shtrëngoni shumë atë, sepse kjo mund t’ju shfaqë probleme te muskujt e gishtave.

Bëni pushime të rregullta

Si ta shmangni dhimbjen e shpinës në zyrë?Lodhja vizive, dhembja e kokës dhe shqetësimet e të parit mund të shfaqen nëse nuk bëni një pushim me intervale të rregullta. Është e rastit të bëni pushime të vazhdueshme, jo domosdoshmërish të gjata, por nuk është e nevojshme të qëndroni më shumë se dy orë pa lëvizur fare.

Pini ujë

Një dhomë me temperaturë shumë të nxehtë kontribuon në rritjen e lodhjes dhe është e rrezikshme për qarkullimin e gjakut, ndaj pini mjaftueshëm ujë. Ky veprim, përveç të tjerash, do t’ju ndihmojë që të mos abuzoni me kafenë dhe të mos pini shumë duhan.

Eliminoni faktorët e stresit

Është e nevojshme që të mos të punoni nën tension. Është vërtetuar se stresi rrit mundësinë e shfaqjes së çrregullimeve muskularo-skeletore. Mos i nënvlerësoni aftësitë tuaja të punës dhe përpiquni të organizoheni sa më mirë për të fituar kohën e duhur.

Bëni pak gjimnastikë…

Për të qetësuar qafën, shpinën, gishtat dhe kyçet e duarve, nuk ka asgjë më të mirë sesa ushtrimet fizike. Gjatë pushimeve të shkurtra, “rrotullojini” kyçet e duarve. Zgjateni shpinën sikur doni të arrini tavanin dhe lëvizeni kokën, po ashtu dhe shpatullat.

…edhe për sytë

Edhe ushtrimet për sytë janë shumë të domosdoshme. Pa lëvizur kokën, shikoni disa herë lart dhe poshtë. Të njëjtën gjë bëni edhe duke shikuar sa më larg të mundni, një herë majtas dhe një herë djathtas.

Në rastin e problemeve më të avancuara, këshillohuni te mjeku

Nëse ndieni shpesh djegie të syve ose keni përshtypjen se nuk shihni aq mirë si më parë, vizitohuni te mjeku specialist. Disa teste bëjnë të mundur vlerësimin e aftësive vizive, ndërsa tregojnë nëse keni nevojë për syze ose lente kontakti.

Read More

Hapësira e punës: 10 dizavantazhet e punës në një zyrë të hapur

Numri i zyrave të hapura është gjithnjë e në rritje te kompanitë prestigjioze që po kërkojnë të afrojnë më shumë punonjësit me njëri-tjetrin duke shpresuar në rritje të produktivitetit. Sa e vërtetë është kjo?

Ideja e zyrave të hapura lindi fillimisht në Hamburg të Gjermanisë në vitet 1950. Qëllimi i tyre ishte lehtësimi në komunikim dhe rrjedhshmëria e ideve. Në vitin 1997, një kompani nafte dhe gazi në perëndim të Kanadasë, i kërkoi një grupi psikologësh të hetonte pasojat që kishte zyra e hapur te punonjësit e saj. Ata zbuluan pas gjashtë muajsh se punonjësit jo vetëm që nuk ishin më të lumtur dhe të afërt me njëri-tjetrin, por përkundrazi ndiheshin më të largët, më të stresuar dhe më pak produktivë. Që atëherë, sipërmarrësit janë përpjekur të gjejnë një zgjidhje për problemet e evidentuara.

Dizavantazhet

1. Është zhurmë

Zhurma konstante dhe shpërqendruese është tipike për zyrat e hapura. Bisedat që bëhen në ambientin e përgjithshëm pa pasur nevojë të kalosh nga një zyrë në një tjetër, vetëm përmes kontaktit me sy, mund të jenë shpërqendruese për të tjerët. E keqja më e madhe është zhurma e tastierave, teshtimat, të kolliturat, e ngrëna, telefonatat, fjalët e thëna si me vete: mallkimet, të sharat dhe gjithçka që ndodh ndërmjet tyre. Këto e bëjnë shumë të vështirë përqendrimin. Për më tepër njerëzit që kanë punë krijuese kanë nevojë për vetmi.

2. Ndërprerja nga kolegët

Ndonëse mund të jetë e ndara në hapësira të vogla individuale, kolegët nuk pengohen nga kaq pak për t’ju ndërprerë nëse dëshirojnë t’ju komunikojnë diçka. Edhe pse mund të jeni me kufje, ata do të tundin duart dhe do t’ju bëjnë shenja derisa të kenë vëmendjen tuaj. Për më tepër janë edhe përshëndetjet sipas kohës së ditës. Është e vështirë të punosh pa u ndërprerë për disa minuta me radhë. Nuk duhen harruar edhe kolegët informues që ftojnë grupin të shohë video të caktuara, të dëgjojë ndonjë deklaratë apo lajm që përbën kureshtje.

3. Mungesa e privatësisë

Nuk ekziston privatësia në zyrën e hapur, ku punojnë edhe dhjetëra të tjerë. Mund të keni nevojë për telefonata private apo jeni të acaruar për një çast dhe nuk mund të shpreheni. Nëse po e konsumoni drekën në tavolinën e punës, do t’ju afrohen kolegë që do t’ju flasin dhe ndërkohë kur do përpiqeni t’i ktheni përgjigje, do t’ju tërheqin vëmendjen se keni ndonjë njollë në fytyrë.

4. Ndonjëherë nuk do të bisedosh me askënd

E pamundur. Në zyrat e hapura, nuk mund të tërhiqesh nga bisedat, pasi do të etiketoheni si jo komunikues, negativ, antisocial apo diçka e ngjashme.

5. Të tjerët shohin monitorin tuaj vazhdimisht

Mungesa e privatësisë është konstante. Nuk do të keni mundësinë të kontrolloni postën elektronike apo të bëni blerje online, sepse çdokush do të ketë dijeni për këtë. Do të merrni ndonjë koment aty-këtu për gjithçka që bëni në kompjuter.

6. Zyra ka gjithnjë aroma

Njerëzit hanë lloj-lloj ushqimesh gjatë orëve të ditës. Kjo shkakton përzierjen e aromave, pa përmendur përtypjen, pastrimin e fytit apo tingujt e tjerë truporë. Aromat, ah aromat! E pamundur të gjesh dy kolege me të njëjtin parfum, për këtë arsye shumë parfume do të bëjnë një koktej që është shpesh i padurueshëm dhe i rënduar.

7. Mallkimi i kufjeve

Të gjithë mund të jenë duke u përpjekur të përqendrohen në gjërat e veta dhe duket se kufjet janë një mjet i mirë për ta arritur këtë. Megjithatë, ka raste kur zhurma e jashtme përkeqësohet akoma më shumë nga muzika e papërshtatshme dhe gjithçka bëhet një lëmsh i vërtetë.

8. Çdo bisedë dëgjohet

Mos u përpiqni më kot të bëni biseda, vetëm nëse doni që nesër të informoni kolegët për rrjedhën e historisë që ju shqetësonte dje. Edhe nëse po kërkoni një bisedë private me një koleg/e, çdo gjë është lehtësisht e dëgjueshme prej të gjithëve.

9. Nuk keni hapësirë nën kontroll

Një zyrë e hapur nënkupton një (send) për të gjithë, të gjithë për një. Nuk mund të kontrolloni hapësirën tuaj të punës apo mënyrën sesi do të duket tavolina juaj. Do të ekzistojë në çdo zyrë dikush që për shkaqe të ndryshme do të fusë duart në tavolinën tuaj. Ndonëse nuk është etike dhe është tepër acaruese, kjo ndodh.

10. Ligji i xhunglës për privatësi

Nëse po kërkoni pak privatësi, duhet të mbërrini më herët në zyrë, ose luftoni me të tjerët për hapësirë. Zyrat që mund të ekzistojnë për konferenca apo gjëra të ngjashme, do të jenë përherë të zëna nga ata që kërkojnë të bëjnë ndonjë bisedë të veçuar.

Read More

Çfarë thotë për ju mënyra si e mbani tavolinën e punës?

“Më thuaj se çfarë mban në tavolinën e punës, të të them cili je”, a është kjo metoda e duhur për t’i kuptuar të fshehtat e personalitetit të kolegëve, pa folur asnjë fjalë?

Të fshehtat

Hidhini një sy tavolinës tuaj të punës. Është e mbushur me letra që nuk i keni lexuar? Ka mbi të fotografi të familjes? A keni lodra që ju ndihmojnë të mendoni? Mënyra sesi e organizoni dhe zbukuroni tavolinën e punës, zbulon informacione interesante për ju.

Në zyrë, i arredojmë hapësirat për të komunikuar sjelljet tona, qëllimet dhe vlerat. Si një drejtues biznesi, tavolinat e punonjësve tuaj mund t’ju ndihmojnë t’i kuptoni dhe motivoni ata për më mirë.

“Njerëzit duan të njihen prej të tjerëve”, – thotë Sam Gosling, psikolog dhe profesor në Universitetin e Teksasit në Austin dhe autor i librit “Çfarë thonë sendet e përditshme për ju”.

“Jeni më të shëndetshëm, më të lumtur dhe më prodhimtar kur të tjerët ju shohin ashtu siç jeni”.

Hidhuni një sy tavolinave të punës të punonjësve tuaj. Si e kanë përdorur ata hapësirën? Ka objekte personale mbi to? “Është shumë e rëndësishme të vështrohen objektet që janë vazhdimisht mbi tavolinë dhe nuk lëvizen ndonjëherë”, – shpjegon psikologu. Ka disa gjëra të thjeshta, të cilat zbulojnë shumë për personalitetin e dikujt. Ja rastet dhe shpjegimet.

1. Një tavolinë e organizuar mirë

Njerëzit që e organizojnë mirë tavolinën e punës priren të jenë më të vetëdijshëm, që nënkupton se ata janë persona të cilët kanë një performancë të qëndrueshme në punë, janë planifikues të mirë dhe e mbarojnë punën në kohën e duhur. “Kur i afrohem një hapësire të caktuar, gjëja e parë që kërkoj me sy është një kalendar”, – thotë Gosling, pasi një tavolinë pune e ka të domosdoshëm kalendarin.

2. Një tavolinë e çorganizuar

Një tavolinë e rrëmujshme nuk është një gjë e keqe, (njerëzit krijues e kanë shpesh një tavolinë të tillë), por personat e tjerë mund t’i gjykojnë ata pa të drejtë. “Kur njerëzit shohin një tavolinë apo zyrë të rrëmujshme, ata e perceptojnë personin si josocial dhe me sjellje të ashpër”, – thotë Gosling. Tavolina e rrëmujshme mund të duket joestetike për syrin, por kjo nuk do të thotë se personi është me karakter të ngjashëm me tavolinën.

3. Objektet e pazakonta në tavolinë

Njerëzit që e përdorin hapësirën për të vënë në to objekte të ndryshme origjinale, priren të jenë më të hapur, çka nënkupton që i përqafojnë shumë shpejt përvojat dhe idetë e reja. Te tavolina e punës së këtyre personave mund të shihni gjëra që nuk i keni parë diku tjetër. Kompanitë inovative, si për shembull agjencitë e reklamave dhe të teknologjisë, priren të tërheqin persona krijues dhe i inkurajojnë punonjësit e tyre të shfaqin personalitetin.

4. Mesazhe frymëzuese në tavolinë

Njerëzit që mbajnë postera apo mesazhe frymëzuese në tavolinën e punës, janë zakonisht të paqëndrueshëm për sa u përket lëkundjeve të humorit. Mesazhet frymëzuese janë për ta një formë psikologjike për t’i mbajtur njerëzit bashkë emocionalisht. Gjithashtu qetësojnë edhe ankthin. Nëse keni në tavolinën tuaj të punës postera, mos u shqetësoni sepse nuk po përcillni mesazhe të gabuara. Personat që i mbajnë ato janë shumë të suksesshëm në vendin e punës dhe vendosin t’i përcjellin vlerat e tyre tek të tjerët.

5. Hapësira mikpritëse në punë

Personat që kanë zyra mikpritëse, ku përfshihen dyert e hapura, karriget e rehatshme dhe gostitë, priren të jenë më të shoqërueshëm. Duke krijuar një hapësirë mirëseardhje, ata u tregojnë të tjerëve se janë më të afrueshëm dhe shpesh kanë më shumë vizitorë se introvertët. Të qenët i shoqërueshëm i hap rrugë rritjes në detyrë. “Njerëzit duhet të mësojnë ta ushtrojnë këtë metodë, ndonëse nuk do të arrijnë suksesin e atyre që i vjen natyrshëm”, – thotë Gosling.

Herën tjetër që do t’i shtoni diçka tryezës suaj të punës, kushtojini rëndësi, sepse do të përcjellë mesazhe të rëndësishme te kolegët tuaj.

Read More
Komunikimi me personat e veshtire

Komunikim: Si të kuptoheni me personat e vështirë

Si mund të kuptoheni me personat e vështirë? Të gjithë, të paktën njëherë në jetë, janë gjendur përballë zgjidhjes së kësaj dileme. Po, sepse kemi takuar shumë persona me të cilët është e pamundur të kuptohesh. Ndonjëherë nuk kuptohet mirë shkaku i moskomunikimit, megjithatë ai ekziston dhe duket se nuk ka një mënyrë për ta shmangur. Ndaj si mund të merreni vesh me njerëzit e vështirë?

Këto janë disa sugjerime të dobishme për të përmirësuar marrëdhënien me të tjerët. Ja se si mund të silleni me personat që kanë një tip të vështirë:

1) A duhet t’i falni personat e vështirë?

Shpesh kur një person duket i tmerrshëm, duhet të “futesh” brenda për të kuptuar se vështirësia për t’iu afruar të tjerëve nuk varet nga një situatë personale veçanërisht e ndërlikuar. Kur kalohen periudha të ngjeshura me probleme personale të llojeve të ndryshme, ekziston tendenca për t’u ndier pothuajse të mbingarkuar nga prania e të tjerëve. Dhe çdo gjë duket se shkon në kahun e kundërt, apo në rrugën e gabuar. Megjithatë, nëse personi që keni përballë është vërtet i vështirë, lëreni mënjanë mërinë dhe filloni një marrëdhënie më pak konfliktuale me një gjest miqësie.

2) Si të mbroni besimin tuaj në mënyrë reciproke

Nëse e pyesni veten se si duhet t’i trajtoni personat e vështirë, mos harroni që të niseni me idenë e qartë se ata mund të jenë shumë të ndryshëm nga ju në zgjedhjet dhe marrëdhëniet që krijojnë, sigurisht të gjitha të vlefshme për ta. Nëse dëshironi një sugjerim për të gjitha situatat në të cilat atmosfera bëhet e tensionuar, ngadalësoni shpejtësinë e fjalëve. Pikërisht kështu. Një diskutim i ngazëllyer mund të arrijë deri në rreth 120 fjalë në minutë, ndërsa një diskutim i “fortë” kur ju jeni të zemëruar apo të shqetësuar mund ta dyfishojë numrin e fjalëve të shqiptuara.

3) Bëj çfarë të duash!

Kjo është një nga fjalitë që nuk duhet ta thoni kurrë: bëj si të duash! Mjafton shumë pak për të shprehur të njëjtin koncept, por duke ruajtur respektin për të tjerët. Për shembull mund të thoni: “Faleminderit për ndihmën tënde, por nuk ndihem mirë për të folur në këtë moment”.

4) Si të ruani qetësinë në zyrë

Nëse keni nevojë për ndonjë sugjerim se si të përballeni me persona negativë në punë, filloni nga këshillat se si të fitoni respektin. Nëse punoni në zyrë dhe nëse kolegu/kolegia juaj është një person me të cilin është më shumë se e vështirë për të komunikuar, merrni në konsideratë faktin se momentin tuaj të pushimit mund ta kaloni edhe duke qëndruar ulur në tryezën tuaj. Kjo do të jetë një mënyrë mjaft e mirë për t’u “marrë” me njerëzit prepotentë. Mos i ktheni sytë tuaj nga kompjuteri për disa minuta, relaksojeni trupin duke e mbajtur shpinën drejt dhe përqendrohuni në ritmin e frymëmarrjes tuaj. Kështu, kur kolegu juaj të kthehet për t’ju “ngacmuar”, ju do t’i jeni mirënjohës që e bën këtë çdo dy minuta.

Read More

Si të arsyetoni drejt dhe t’i afroheni sa më shumë së vërtetës

Nëse do t’i përmblidhnim në një përqindje të vërtetat që thuhen çdo ditë në botë, ato nuk do të shkonin më shumë se 30 për qind. Përse? Përgjithësisht prej mangësive në arsyetim

Arsyeja u referohet fuqive mendore dhe proceseve që çojnë në formimin e një përfundimi, gjykimi ose kundërshtimi. Përdorimi i duhur i arsyetimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendimmarrjen e përditshme. Ja disa këshilla sesi ta perfeksiononi arsyetimin tuaj.

1. Jini mendjehapur. Sipas shprehjes latineErrare humanum est (të gabosh është njerëzore) të gjithë njerëzit janë të prekshëm prej gabimeve në veprime që vijnë nga arsyetimi i cunguar. Sipas psikologjisë, njerëzit janë “dritëshkurtër”, sepse në shumicën e rasteve shohin vetëm njërën anë të çështjes, duke dështuar në përfytyrimin e së tërës. Ne shohim pjesërisht, ne njohim pjesërisht dhe për më tepër nxisim përfundime dhe paragjykime të gabuara mbi bazën e një pjese. Mendjengushtësia është një gabim i madh në arsyetim që të gjithë duhet të përpiqen ta shmangin.

2. Provoni gjithçka. Largojini të gjitha paragjykimet nga mendja. Mos mendoni se nuk ka të vërtetë tjetër përveç shkencës që studioni. Nëse i paragjykoni mendimet e të tjerëve pa i ekzaminuar me detaje, atëherë nuk keni zbuluar errësirën e tyre, por keni mbyllur sytë tuaj. Jini të etur të zbuloni të vërtetën e subjekteve që nuk i njihni. Sa më shumë ta sfidoni veten, aq më shumë do të mësoni dhe do të krijoni kontakte të reja mes neuroneve në tru, duke përmirësuar aftësinë tuaj për të arsyetuar. Lexoni gjerësisht dhe shprehni interes ndaj subjekteve të ndryshme.

Mendimi i qarte3. Synoni të vërtetën. Mos mendoni kurrë se dini gjithçka për çdo subjekt të mundshëm dhe se nuk keni asnjë të re për të mësuar. Çdo ditë dalin dituri të reja nga të katër anët e botës, gjë që e bën dijen tuaj të kufizuar. Që të jeni vazhdimisht në kontakt me të vjetrat dhe të rejat, mos reshtni kurrë së ndjekuri me zell të vërtetën. Njeriu gërmoi për ar dhe kërkoi për thesare të fshehur me shumë kokëfortësi dhe përpara se të gjente arin e vërtetë ai hasi në shumë mbeturina. Kjo nënkupton se keni shumë punë përpara se të gjeni diturinë e vërtetë dhe burimin e pastër të saj.

4. Dallimi i së vërtetës dhe asaj që duket si e tillë. Është dhunti e çmuar të dish të dallosh artificialen nga natyrorja, të gabuarën nga e drejta, gënjeshtrën nga e vërteta. Për shkak të njohurive të kushtëzuara të cilitdo, ju mund të haseni shpesh me të vërteta të pjesshme ose me të pavërteta. Mund të ndodhë që një teori që ka funksionuar deri më tani për ligjet e natyrës, krejt papritur të dalë e pasaktë. Për këtë arsye, jo vetëm që duhet të jeni të kujdesshëm të fusni në tru informacione të reja, por duhet të përzgjidhni ato të dhëna që janë të duhurat dhe më afër së vërtetës.

5. Shikojini gjërat nga këndvështrimi i të tjerëve dhe mos u ofendoni shpejt. Disa njerëz mbahen shumë pas besimeve të veta, aq sa nuk përpiqen aspak të konsiderojnë mendimet e të tjerëve. Të mendosh se je i pagabueshëm nënkupton të kesh refuzuar arsyetimin. Për këtë arsye duhet të jini të hapur ndaj kritikave, ideve dhe pikëpamjeve të të tjerëve. Jini të përulur. Largojini paragjykimet dhe mësoni sa më shumë nga të gjitha fushat e jetës. Ofendohet shpejt ai që di pak, ai që nuk mund të arsyetojë më shumë dhe ai që është mendjengushtë. Njerëzit me dituri të madhe, kanë tokë më të qëndrueshme në këmbë, sesa rëra e rrëshqitshme e mendimeve të gabuara.

6. Mësoni prej të tjerëve. Konfuci tha një herë, duke ecur në mes të tre njerëzve, gjeta mësuesin tim. Zgjidhni çfarë është e mirë në secilin prej tyre dhe ndiqeni atë, të kundërtën bëni me të keqen, që ta ndryshoni. Ju mund të mësoni gjithnjë diçka prej të tjerëve. Nëse shihni që një person është i mirë në diçka, ndiqni shembullin e tij, mësojeni edhe ju atë gjë. Nëse hasni me dikë që bën diçka gabim, mësoni edhe prej tij, gjeni rrugën që do ta përmirësonte atë sjellje që të mos gaboni edhe juve.

7. Distancohuni nga pasioni. Pasioni është armiku më i madh që mund të na verbojë përpara fakteve dhe të shmangë arsyetimin, duke na bërë të paaftë për të dëgjuar mendimet e të tjerëve. Për të arsyetuar në mënyrë të drejtë, duhet të përshtateni me shpirtin e mungesës së pasionit ndaj një çështje që në mendjen tuaj mund të jetë ndërtuar gabim.

8. Shqyrtoni faktet. Analizoni me kujdes të gjitha faktet, kërkoni librat më të mirë, gjeni burimet më të besueshme dhe mësoni nga më të diturit. Pjesë e rëndësishme e arsyetimit është edhe vënia e sa më shumë fakteve përballë, për të nxjerrë më të mirin.

9. Studioni dhe aplikoni logjikën. Arsyetimi deduktiv është arritja e përfundimit nga e përgjithshmja tek e veçanta. Në arsyetimin deduktiv, nëse ndiqet një zinxhir arsyetimi, atëherë argumenti është i vlefshëm. Për shembull, nëse të gjithë njerëzit janë të vdekshëm, ky është një fakt i njohur dhe pohimi që Sokrati është njeri, të çon në përfundimin se edhe Sokrati është i vdekshëm, gjë që e bën përfundimin të vlefshëm.

Sipas psikologjisë njerëzit janë “dritëshkurtër”, sepse në shumicën e rasteve shohin vetëm njërën anë të çështjes

Nëse i paragjykoni mendimet e të tjerëve pa i ekzaminuar me detaje, atëherë nuk keni zbuluar errësirën e tyre, por keni mbyllur sytë tuaj

Ju mund të mësoni gjithnjë diçka prej të tjerëve. Merrni më të mirën dhe përmirësoni të metat

Pjesë e rëndësishme e arsyetimit është edhe vënia e sa më shumë fakteve përballë, për të nxjerrë më të mirin.

Read More

Qëndrimi ulur na bën vërtet keq për shëndetin?

Ekspertët propozojnë alternativa të reja për problemin sedentar dhe të qëndruarit ulur për shumë orë në ditë, në fillim në punë dhe më pas në shtëpi. Do të mjaftonin pak ushtrime për të luftuar efektet negative

Qëndrojmë të ulur, madje shumë të ulur për shumë orë të ditës, ndoshta në punë dhe më pas, pasi kthehemi në shtëpi bëjmë të njëjtën gjë. “Një sondazh i fundit ka zbuluar se shumë nga ne kalojnë pothuajse tetë orë jetë sedentare, pa llogaritur kohën e kaluar në gjumë. Qëndrojmë gjithë ditën të ulur në punë dhe më pas kthehemi në shtëpi dhe ulemi sërish përpara televizorit. Këto lloje qëndrimesh të gjata dhe të pandërprera janë të lidhura me obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe disa lloje tumoresh. Qendrimi ulur për kohë të gjatëTë gjitha këto padyshim janë të lidhura me vdekshmërinë”, komenton mjeku David Konroi (David Conroy) nga Pensilvania. Duke u nisur nga këto konstatime, prof. Konroi dhe kolegët e tij nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë kanë përfshirë një grup studentësh që duhet të mbanin një ditar ditor në të cilin duhet të raportonin sasinë e kohës që qëndronin ulur dhe qëllimin e tyre për ta reduktuar këtë kohë ditën e nesërme. Pjesëmarrësit në studim u pajisën gjithashtu me një mjet që monitoronte efektivitetin e veprimtarisë fizike ose jo që ishte një ulje apo një veprim. Sipas Konroi, kur qëndrojmë ulur, ka shumë pak aktivitet fizik të muskujve që përdorim për të ndenjur në këmbë dhe për të lëvizur. Rrjedhimisht, metabolizmi i energjisë zvogëlohet. Ashtu siç e tregojnë edhe studime të mëparshme, vetëm qëndrimi në këmbë djeg mesatarisht 50 kalori më shumë. “Kemi gjetur që pjesëmarrësit qëndronin të ulur pothuajse dy të tretën e orës së tyre. Ne kemi zbuluar gjithashtu se qëndrimi ulur ndryshon në varësi të ditëve të javës. Personat kalojnë më shumë kohë të ulur të martave, të mërkurave, të enjteve dhe të premteve dhe më pak të shtunave dhe të dielave”, shpjegon Konroi. “Përveç këtyre ne kemi gjetur se qëndrimi ulur është një zakon. “Për më tepër, ne kemi gjetur se ulur është një zakon. Sa më shumë të jetë i rrënjosur ky zakon te një person, aq më e vështirë është për ta thyer atë”, shton eksperti. Qëndrimi ulur për kohë të gjatëPra zakoni i të qëndruarit ulur është një gjë që vepron si drogë, le të themi sepse sa më shumë të qëndrojmë ulur aq më shumë shtohet “dëshira” e tillë. Për shkak të dëmeve që ky zakon i keq mund të shkaktojnë (të gjitha janë të njohura dhe mjaft serioze), prof. Konroi dhe kolegët e tij, i ftojë njerëzit të synojnë një qëllimin fillestar të vogël, duke i inkurajuar të marrin një pushim për 5 deri 6 minuta në çdo orë. “I ftojmë njerëzit të dalin të freskohen apo të pinë ujë ose të ecin vazhdimisht nëpër zyrat apo ambientet e punës. Nëse bëni ndërprerje të shpeshta gjatë kohës që qëndroni ulur, është e mundshme që me kalimin e kohës të grumbulloni përfitime me vlerë për shëndetin tuaj”, thotë Konroi. Për të dhënë shembullin e mirë, prof. Konrei e ka kthyer tryezën e tij në një lloj mekanizmi që i lejon që të qëndroj si ulur ashtu edhe në këmbë gjatë kohës që punon. “M’u desh pak kohë për t’u mësuar të qëndroja në këmbë gjatë punës. Pjesa e poshtme e shpinës më dhembi shumë për disa ditë. Për ta lehtësuar këtë mënyrë të punuari është më mirë të vishni këpucë të denja apo të rehatshme. E bukura është se pasdite nuk e kam më atë “kolaps” fizik. Kjo është eksperienca ime në të bërit disa ndërprerje gjatë orëve të qëndrimit ulur”, përfundoi Konroi.

Qëndrimi ulur për orë të tëra ul jetëgjatësinë e njeriut

Aktiviteti fizik dhe fiskulturaNjë kërkim shkencor nga studiuesit e Universitetit të Leisesterit (Angli) ka dalë në përfundimin se të qëndruarit ulur në zyrë apo në kolltukun e shtëpisë ul jetëgjatësinë e njeriut. Jeta e ditëve të sotme bën që të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë të jetë po aq i rrezikshëm sa duhani, alkooli dhe droga. Sipas kërkimit shkencor të publikuar në ‘Daily Mail’, karriget janë një e re në jetën e njeriut, pasi deri në Mesjetë, të vetmit persona që uleshin ishin vetëm mbretërit dhe peshkopët. Vetëm në shekullin XVI karriget u bënë diçka e zakonshme, ndërsa të qëndruarit ulur në punë u bë normal në shekullin XX. Duke përllogaritur të qëndruarit ulur në punë, rrugës për në punë, në kafe dhe në shtëpi, një njeri shpenzon 10 orë në ditë ulur dhe kjo gjë është shumë e rrezikshme sipas kërkuesve shkencorë anglezë. Nga Universiteti i Leisesterit theksojnë se të qëndruarit ulur kaq gjatë bën që në organizëm të grumbullohen nivele të larta yndyrash dhe sheqeri duke rritur rrezikun e diabetit.

Read More

Çudia: Facebook si fenomen 2000 vjet i lashtë

Një paralele që hiqet midis mureve të lagjeve romake dhe mureve virtuale të çdo banori të botës dhe diskutimi nga lindën mediat sociale.

Nga Justin Peters

Facebook si fenomen 2000 vjecar
Standage e përkufizon median sociale si një mjedis ku informacioni ka kaluar nga një person te tjetri përmes lidhjeve shoqërore

Rreth tri ose katër herë në muaj, rrjetet sociale më bëjnë ta urrej jetën time. Nëse keni kaluar qoftë edhe një orë në median sociale, e dini se për çfarë e kam fjalën. Ktheheni në shtrat duke kuptuar se keni humbur në një mënyrë ose tjetër shtatë orë në ditë duke komentuar në Facebook fotot e njerëzve, të cilët madje as që i pëlqeni ose keni shkëmbyer shaka frymëzuese me të huaj në Twitter.

Më pas masazhoni tëmthat dhe e kuptoni se në këtë moshë prindërit tuaj kishin dy fëmijë dhe një shtëpi. Kështu padashur e pyesni veten: “Kjo është e ardhmja?”

Rrjetet sociale, jo vetëm që janë e ardhmja, shkruan Tom Standage i Economist-it, por janë edhe e shkuara. Në librin e tij të ri, “Writing on the Wall: Social Media—The First 2,000 Years”, Standage argumenton se platformat e sotme të rrjeteve shoqërore janë përsëritje të atyre të lashtave.

Sipas tij, përdoruesit modernë të Twitter dhe Pinterest janë trashëgimtarët e paqëllimshëm të një tradite të pasur me rrënjë historike çuditërisht të thella që nga koha e Cezarit.

“Ju besohet dot që romakët e lashtë kanë përdorur Facebook-un?”, kjo pyetje tingëllon si fillimi i një komedie të çuditshme ose si një fjali hyrëse në esetë e historisë së një universiteti të paakredituar.

Facebook si fenomen 2000 vjecar
Tabletat e mbështjella me kornizë druri të asaj kohe, janë tepër të ngjashme me tabletat e sotme elektronike

Por Standage argumenton se nuk është aspak budallallëk të imagjinosh perandorë të lashtë si Augusti, Tibetiusi, Gaiusi, Klaudi dhe Neroni duke përdorur Facebook-un. Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shën Pjetrin, Tomas Pajnin, Martin Luterin dhe shpikësin e tualetit.

E di, duket e çuditshme. Edhe unë isha pak skeptik. Por kjo është më e pakta që mund të imagjinoni. Standage e përkufizon median sociale si një mjedis ku informacioni ka kaluar nga një person te tjetri përmes lidhjeve shoqërore, për të krijuar më pas një diskutim të shpërndarë ose komunitet.

Këto rrjete informale lulëzuan për shekuj si burimi kryesor i informacionit dhe komenteve, përpara se masmedia t’i kthente lajmet në një bisedë me vetëm një drejtim.

Standage mendon se masmedia moderne ishte një lajthitje 200-vjeçare: një funksion i kostove të mëdha të lidhura me shtypshkronjat e mëdha dhe makineritë e transmetimit.

Ngritja e internetit e bëri këdo një botues të mundshëm dhe në këtë mënyrë media u kthye në gjendjen e saj natyrale, që është gjendja shoqërore.

Çdo gjë e vjetër është e re përsëri. Me këtë tezë të tij, Standage ndjek gjurmët e rritjes së sistemeve të medias shoqërore në histori, duke gjetur paralele interesante.

Përdoruesit modernë të Twitter dhe Pinterest janë trashëgimtarët e paqëllimshëm të një tradite të pasur me rrënjë historike çuditërisht të thella, që nga koha e Cezarit
Përdoruesit modernë të Twitter dhe Pinterest janë trashëgimtarët e paqëllimshëm të një tradite të pasur me rrënjë historike çuditërisht të thella, që nga koha e Cezarit

Kafenetë europiane të shekullit 17 ishin rrjete sociale të një lloji që, sipas Standage, ofronin hapësira për lajme dhe biseda informale, ku njerëzit që mendonin njëlloj krijonin grupe interesi. Sir Xhon Harington, i njohur gjerësisht në periudhën elizabetiane, fitoi famë prej kompozimit të vargjeve të mençura që i përdori mbi komente shoqërore dhe vetëreklamë, ashtu siç bëjnë sot përdoruesit e Facebook ose Twitter.

Nëntëdhjetë e pesë tezat e Luterit u shfaqën fillimisht si trakte në derën e një kishe, por shpejt lindën reagime të panumërta nga miqtë e Luterit dhe armiqtë e krishterimit, duke i bërë ato tepër të njohura dhe sot.

Sipas Standage, Luteri është shembulli më ideal i pushtetit të fituar prej sistemit mediatik njeri për njeri, ku pjesëmarrësit u kujdesën për shpërndarjen, këshillimin dhe kopjimin e mesazheve të tij.

Standage, botuesi dixhital i Economist-it, ka shkruar shumë libra të përqendruar mbi analogji të tilla historike. Në një libër mbi epokën viktoriane, ai ka analizuar ngjashmëritë midis internetit të sotëm dhe sistemit telegrafik të asaj kohe.

Muri, simbol jo i rastësishëm

Për sytë modernë, mjedisi kaotik dhe reklamues i medias së viteve 1640 ka shumë të përbashkëta me kulturën e blogut të sotëm në internet. Tabletat e mbështjella me kornizë druri të asaj kohe, janë tepër të ngjashme me tabletat e sotme elektronike. Nëse po kërkojmë për ngjashmëri midis tabletave primitive prej dylli, të përdorura për korrespondencën e elitës romake dhe iPad-it të sotëm, ne mund t’i gjejmë.

Produkti iPad është pjesë e një korporate multimiliardë dollarëshe, e cila u shitet konsumatorëve të klasës së mesme, të cilët e përdorin për të dërguar mesazhe, për të bërë foto, luajtur lojëra, për të parë filma dhe funksione të ngjashme. Nga ana tjetër, një tablet prej dylli është vetëm një tablet dylli.

Për sa u përket romakëve dhe murit, është tepër interesant paragrafi në librin e Standage, ku shkruhet se romakët e lashtë i përdornin muret e qytetit për të shkruar mesazhe vetjake, mburrje seksuale, pikëpamje politike. Po kështu përdoret edhe muri i sotëm në Facebook. Megjithatë ndryshe nga muret romake që ofronin hapësira të kufizuara për banorët që të ndërvepronin, muri elektronik ofron hapësirë të pafundme dhe varietet temash, të cilat kalojnë nga njëri profil në tjetrin.

Megjithatë, kultura e sotme është e drejtuar nga të tjera ide. Kështu, lind pyetja: “Nëse Luteri do t’i publikonte sot 95 tezat e tij, a do të ishin ato më të famshme se një temë tjetër, për shembull 95 restorantet më të mira për të ngrënë në Nju Jork?”

Read More

Ideja e çmendur e katër orëve punë në ditë

A është e mundur që një njeri të punojë më pak dhe të fitojë më shumë? Filozofët dhe studiuesit e ekonomisë politike diskutojnë

Analiza / The Economist – Bertand Rasëll (Russell), filozof anglez, nuk ishte një adhurues i punës. Në esenë e tij të vitit 1932, In praise of idleness (Në lavdërim të përtacisë), ai mendonte se nëse shoqëria do të menaxhohej më mirë, një personi do t’i duhej të punonte vetëm katër orë në ditë.

Orët e shkurtra të punës do t’i lejonin njeriut të përmbushte nevojat dhe rehatinë elementare të jetës. Pjesa tjetër e ditës mund t’i përkushtohej ndjekjes së shkencës, pikturës apo shkrimit. Rasëll mendoi se përparimet teknologjike do ta lironin njeriun prej mundimit. Xhon Meinard Keines (John Maynard Keynes) parashtroi një ide të ngjashme në esenë e vitit 1930, Economic possibilities for our grandchildren (Mundësitë ekonomike për nipërit tanë), në të cilën ai ishte i mendimit se njerëzit nuk do të kishin nevojë të punonin më shumë se 15 orë në javë nga viti 2030.

Por kanë kaluar mbi 80 vjet pas këtyre spekulimeve dhe duket se njerëzit po punojnë më shumë se kurdo. Raportet e Financial Times tregojnë se grupet anonime të atyre që janë të çmendur pas punës po zhvillohen gjithnjë e më shumë.

Gjatë verës Banka e Amerikës u përball me një kritikë të ashpër pasi një praktikant shumë i devotshëm vdiq. Por të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), një grup i shteteve të pasura tregon një histori më pozitive. Për vendet për të cilat janë lëshuar të dhënat pjesa më e madhe e njerëzve punojnë më pak orë në ditë sesa në vitin 1990.

Me sa duket punonjësit më prodhimtarë dhe më të paguar, shpenzojnë më pak kohë brenda zyrës.

Grafiku 1

Numri i orëve të punës dhe produktivitetiGrafiku tregon për marrëdhënien midis produktivitetit dhe orëve të punës. Grekët janë pjesë e atyre që punojnë më shumë sipas OECD-së, mesatarisht 2000 orë punë në vit. Gjermanët, nga ana tjetër, janë relativisht dembelë, pasi punojnë 1400 orë në vit. Por produktiviteti i gjermanëve është rreth 70 për qind i lartë.

Dyshimet dhe studimet

Një pyetje e rëndësishme shtron shqetësimin që teksa oreksi për punë i njerëzve pakësohet, ndërsa fitohet para më shumë. Ka efekte të kundërta.

Nga njëra anë, një rrogë e lartë ngre koston oportune të kohës së lirë dhe duhet t’i shtyjë njerëzit të punojnë më shumë. Nga ana tjetër, të ardhurat e larta duhet t’i bëjnë punëtorët të konsumojnë më shumë, gjë që ndodh në kohën e lirë.

Disa kërkime tregojnë se pagat e larta nuk i nxisin punëtorët të bëjnë më shumë. Për më tepër, ata punojnë më pak. Një studim i famshëm nga Kolin Kamerer (Colin Kamerer) dhe kolegët, që analizoi shoferët e taksive, doli në një përfundim kundërshtues.

Autorët treguan se shoferët e taksive kishin një të ardhur ditore që e synonin dhe pastaj kur pagat ishin të larta, shoferët e arrinin synimin më shpejt dhe largoheshin më herët. Në pagat e ulëta shoferët punonin në orë të zgjatura dhe udhëtonin më shumë që të arrinin synimin e ditës.

Grafiku 2

Numri i orëve të punës dhe produktivitetiGrafiku rekomandon se njerëzit që punojnë më pak orë në ditë janë më produktivë. Kjo ide nuk është e re. Adam Smith llogariti se njeriu që punon në gjendje të moderuar, është në gjendje të punojë vazhdimisht. Ai jo vetëm që ruan kështu më gjatë shëndetin e mirë, por gjatë gjithë vitit realizon sasinë më të madhe të punëve. Ekzistojnë edhe devijime, sigurisht. Amerikanët janë relativisht produktivë dhe punojnë me orë relativisht të gjata. Brenda forcës amerikane të punës, orët e punës të atyre që janë të pasur janë shtuar, ndërsa te të varfrit janë pakësuar. Por një raport i nxjerrë kohët e fundit nga Komisioni i Zelandës së Re për produktivitetin, tregoi se edhe nëse punon me orë të zgjatura, kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht punon më mirë.

Për këtë arsye njerëzit duhet ta rikonsiderojnë sasinë e orëve që ia përkushtojnë punës. Të punosh më pak orë nënkupton të jesh më shumë produktiv. Dhe sipas filozofit Rasëll, puna e paktë sjell lumturi dhe gëzim në jetë, në vend të nervave të acaruara, lodhjes dhe dipepsisë.

Read More