Siç e kam shpjeguar edhe në një shkrim të mëparshëm, nëse nuk jeni ende në rrjetin profesional të LinkedIn, atëherë gjasat janë që jeni duke humbur mjaft në kuadër të zhvillimit tuaj profesional (personal apo edhe si kompani).
Për t’u ardhur në ndihmë nevojave të ndryshme të miliona profesionistëve të këtij rrjeti, LinkedIn solli së fundmi edhe mundësinë për të ndjekur zhvillimet në profilet e disa prej profesionistëve me ndikim në fushat e ndryshme të biznesit (në të njëjtën mënyrë siç mund të bëhet me kompanitë e listuara në këtë rrjet).
Ndër vlerat kryesore për ju si profesionistët është fakti që kjo e bën më të lehtë të ndjekësh personazhet/profesionistët e ndryshëm që janë me interes për punën dhe profesionin tuaj (sipas një liste të përzgjedhur nga stafi i LinkedIn).
Duke ndjekur shkrimet, postimet, komentet dhe zhvillimet e ndryshme brenda profilit të këtyre profesionistëve të ndryshëm ju do jeni në gjendje të qëndroni më të informuar por edhe të mësoni më shumë nga ata që aktualisht janë shembuj profesionalë dhe udhëheqës të mendimit profesional dhe më gjerë.
Ndonëse aktualisht kjo listë është shumë e kufizuar, LinkedIn premton që ky funksion do të zgjerohet për t’iu bashkëlidhur çdo profili/profesionisti tjetër me interes për ju.
Si mund t’i ndiqni këta profesionistë?
LinkedIn sugjeron një listë paraprake me profesionistë të cilët ju mund t’i ndiqni duke klikuar profilin e tyre. Pasi të jeni loguar, mjafton të klikoni butonin Follow dhe gjithçka do funksionojë automatikisht më pas.
https://www.linkedin.com/today/post/whoToFollow
Aktualisht, ndër profesionistët/drejtuesit që fillova të ndjek janë:
Pyetje të shpeshta
Si mund të ndiqni profesionistët e preferuar në LinkedIn?
Pasi të hyni në llogarinë tuaj, klikoni profilin e profesionistit që ju intereson dhe shtypni butonin Follow; pas kësaj gjithçka funksionon automatikisht. LinkedIn sugjeron edhe një listë paraprake me profesionistë me ndikim në fusha të ndryshme të biznesit.
Çfarë përfitoni duke ndjekur profesionistë në LinkedIn?
Duke ndjekur shkrimet, postimet, komentet dhe zhvillimet në profilet e tyre, qëndroni më të informuar dhe mësoni më shumë nga njerëz që janë shembuj profesionalë dhe udhëheqës të mendimit profesional. Gjithashtu është më e lehtë të ndiqni personat me interes për punën dhe profesionin tuaj.
A mund të ndiqni në LinkedIn edhe kompani, jo vetëm persona?
Po. Profesionistët mund të ndiqen në të njëjtën mënyrë siç ndiqen kompanitë e listuara në rrjetin LinkedIn. Nëse nuk jeni ende në këtë rrjet profesional, gjasat janë që po humbisni mundësi për zhvillimin tuaj profesional, qoftë personal apo si kompani.