• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Karriera
  • /
  • Pse duhet të keni një profil profesional në LinkedIn?

Pse duhet të keni një profil profesional në LinkedIn?

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente5208 lexime


Ndonëse numri i anëtarëve në Facebook ka kaluar kuotën e 850 milionëve, LinkedIn mbetet rrjeti kryesor ku ju si profesionist apo si kompani duhet të jeni të pranishëm qoftë thjesht për efekt serioziteti!

Thënë ndryshe, nëse e konsideroni veten seriozisht si profesionist apo kompaninë tuaj si një kompani serioze, atëherë emri juaj në LinkedIn do t’i shtojë më tepër vlera profilit tuaj profesional. Kjo vlen edhe për studentët të cilët janë ende në fillesat e karrierës së tyre profesionale.

Shumica e personave me të cilët bisedoj, qoftë edhe ata të cilëve u ofroj konsulencë, nuk e kuptojnë gjithnjë vlerën e LinkedIn dhe rëndësinë e krijimit apo mirëmbajtjes së profilit të tyre në këtë rrjet social për profesionistët. Me rreth 135 milion profesionistë të regjistruar dhe mbi 2 milion kompani nga e gjithë bota, LinkedIn është plotësisht i përkushtuar si shërbim dhe si rrjet drejt nevojave të profesionistëve. Numri i profesionistëve shqipfolës në LinkedIn vjen gjithnjë e në rritje dhe mund të them që mbi 80% e kontakteve të mia në këtë rrjet janë shqiptarë.

(Sqarim: Unë nuk paguhem nga LinkedIn për këto që po shkruaj).

Paraprakisht më duhet të pranoj me keqardhje që LinkedIn nuk e ofron ende gjuhën shqipe si opsion dhe si rrjedhojë njohja e anglishtes, italishtes apo një prej 16 gjuhëve që ofrohen aktualisht është e domosdoshme.

Gjithsesi, nëse faktet e mësipërme nuk janë të mjaftueshëm në vetvete, atëherë këto janë disa arsye shtesë për t’u bërë edhe ju pjesë e këtij rrjeti profesional.

  • LinkedIn është rrjeti më i madh dhe më i respektueshëm i profesionistëve me rreth 135 milion të regjistruar.
  • 77% e tyre janë mbi moshën 22 vjeç, pra nuk bëhet fjalë për adoleshentë, foto apo publikime thashethemesh si në Facebook.
  • Mjetet dhe opsionet që ju ofron, ju ndihmojnë të ndërtoni një profil sa më profesional për veten dhe kompaninë tuaj. Pasi ta keni mbushur CV-në tuaj online, mund ta shkarkoni atë më pas edhe në PDF për t’a nisur me email pasi është e formatuar profesionalisht. Linkun e profilit tuaj mund ta vendosni në çdo email që dërgoni, etj.
  • Zbuloni profesionistë të tjerë me të cilët keni gjëra të përbashkëta ose që të mësoni për kompani për të cilat jeni të interesuar.
  • Eksploroni mundësi dhe merrni informacione mbi aktivitete, zhvillime dhe shkrime profesionale.

Këto dhe shumë arsye të tjera e bëjnë LinkedIn një investim me vlerë për karrierën dhe profesionalizmin tuaj. Kohën e mbetur mund ta kaloni në Facebook!

Ndjesë që video është në anglisht, por besoj do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë ndryshimet dhe avantazhet e rrjeteve sociale personale dhe atyre professionale si Facebook dhe LinkedIn.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

7 mënyra për të qenë një lider i suksesshëm

7 mënyra për të qenë një lider i suksesshëm

Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive

Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive
>