Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente lexime


Mbi temën

Ka shumë tekste, libra, video dhe materiale që flasin për udhëheqjen, por sa ndryshe është kur ke mundësinë të dëgjosh dhe madje të bisedosh me persona që kanë qenë në pozicione udhëheqëse me mijëra punonjës dhe kanë një përvojë të madhe të akumuluar!

Për ne si organizatorë, kjo mundësi ishte e jashtëzakonshme, dhe jemi shumë krenarë që kemi si folës në uebinar tonë z. Dan Biles.

Sipas Dan, organizatat dhe bizneset e suksesshme krijojnë një ambient ku njerëzit investojnë me dëshirë në punën e organizatës.

Ndaj, ai do na ndihmojë të kuptojmë si duhet ta kalibrojmë stilin tonë të udhëheqjes për të maksimizuar potencialin e njerëzve që punojnë me ne.

Për folësin tonë, vlerat themelore të udhëheqjes janë ato që ju lejojnë të ndërtoni dhe zhvilloni ekipet me performancë të lartë.

Dan do na tregojë dhe do të diskutojë më shumë se si ai ka përdorur këto vlera për të ndërtuar ekipet ushtarake, biznesi dhe qeveritare me performancë të lartë.

Customers served!
20 të regjistruar deri tani

Përditësuar më: 17 Pri 202415:22

Rreth folësit:

Dan Biles ka udhëhequr organizata të cilat kanë fituar çmime kombëtare gjatë karrierës së tij. Ai ka komanduar njësi ushtarake që kanë fituar disa herë çmimin "Best of the Best". Si aksioner kryesor i një firme inxhinierike civile, ai ka rritur performancën e saj në 75% të tregut në rajonin e saj. Gjithashtu, ai ka drejtuar një qark në shtetin e Floridës, i cili ka fituar 3 çmime, ku një prej tyre ishte "Vendi më i mirë për të punuar". Ai ka një rezume të pasur me arritje.

Dan dhe gruaja e tij, Mandy, u transferuan në Shqipëri në tetor 2022. Para se të vinin në Shqipëri, Dan ishte drejtues i bashkisë së një qarku në shtetin e Floridës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në qarkun e tij, ai ishte përgjegjës për funksionimin e më shumë se 20 departamenteve dhe divizioneve të ndryshme me rreth 3,500 punonjës. Qarku ofron shërbime komunale për mbi 600,000 banorë me një buxhet prej rreth 2 miliardë dollarë në vit. Para kësaj detyre, Dan kishte zënë pozicione të tjera në administratën vendore, dhe ishte drejtues i një firme konsulencë inxhinierike. Karrierën e tij e nisi në Forcat Ajrore të SHBA-së, nga ku u pensionua si Kolonel pas 25 vitesh shërbim në Gardën Kombëtare Ajrore të SHBA-së.

Dan ka mbaruar studimet në Universitetin A&M të Teksasit, duke fituar një Bachelor në Shkencat e Inxhinierisë dhe një Master në Inxhinieri Civile."

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

Uebinar: Si të kapërceni pengesat që ju mbajnë larg qëllimeve tuaja!

Uebinar: Si të kapërceni pengesat që ju mbajnë larg qëllimeve tuaja!

Uebinar: Si të përdorim Fiverr me sukses

Uebinar: Si të përdorim Fiverr me sukses

Uebinar: WordPress si Content Editor dhe Marketer, 5 nëntor 2020

Uebinar: WordPress si Content Editor dhe Marketer, 5 nëntor 2020
>