10 Thënie për Suksesin në Biznes nga Richard Brandson

Richard Brandson & suksesi ne biznes

Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet suksesi në biznes. Në këtë fushë, modelet e duhur janë ata që sipas shumë faktorëve konsiderohen ndër njerëzit që dinë të krijojnë një biznes të suksesshëm. Në këtë rast Rikard Brendson (Richard Brandson) është një shembull ideal si drejtues me shumë biznese të suksesshme ndërkombëtarisht.

Ky shkrim bazohet mbi listën me 10 thënie frymëzuese që e nxisin atë personalisht si sipërmarrës dhe drejtues biznesesh.

Thëniet janë në një postim në faqen e tij ku ai shprehet kështu: “Si drejtues biznesi, më pyesin shpesh se ‘cili është çelësi i suksesit?’ pasi kjo është ëndrra dhe dëshira e çdo sipërmarrësi. Mbase nuk ka nevojë të theksohet fakti se nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, por mbi të gjitha duhet shumë punë dhe qëndrueshmëri për t’u përballur e kaluar gjithë sfidat që më pas t’i kthejmë ato në mundësi për të mësuar e për t’u rritur. Më tej, kur arrin t’i tejkalosh sfidat shpesh zbulon se synimet që i kishe vënë vetes janë rritur apo janë orientuar drejt një suksesi të ri. Ndaj, për t’ju nxitur në rrugëtimin tuaj drejt suksesit po ju ofroj 10 thëniet e mia të preferuara”.

10. “Rruga drejt suksesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.” – Lili Tomlin (Lily Tomlin)

9. “Suksesi nuk ka sekrete, por është rezultati i përgatitjes, punës së fortë dhe nxënies nga dështimet.” – Kolin Pauell (Colin Powell)

8. “Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët ngrihen çdo mëngjes për ta bërë atë realitet.” – Ueijn Huizenga (Wayne Huizenga)

7. “Suksesi rezulton nga tejkalimi i çdo dështimi të radhës pa humbur asnjëherë entuziazmin.” Uinston çërçill (Winston Churchill)

6. “Unë ia atribuoj suksesin tim faktit se – nuk bëra apo nuk pranova justifikime.” – Florenc Naitingeill (Florence Nightingale)

5. “Suksesi është një udhëtim, jo një destinacion. Rrugëtimi është shpesh më i rëndësishëm se sa përfundimi.” – Artur Ashe (Arthur Ashe)

4. “Mos syno të jesh i suksesshëm por të jesh i vlefshëm.” – Albert Ajnshtajn (Albert Einstein)

3. “Sekreti i suksesit tonë mbetet fakti se nuk heqim dorë asnjëherë, as edhe një herë.” – Uillma Menkillër (Wilma Mankiller)

2. “Për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni apo vizionar apo të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr.” – Majkëll Dell (Michael Dell)

1. “Për të arritur suksesin, qëndrimi juaj po aq i rëndësishëm sa edhe aftësia juaj.” – Uollter Skot (Walter Scott)

Pyetje: Mund ta ndani me ne se cila nga këto thënie ju la më shumë përshtypje? Na shkruani te komentet këtu poshtë…

__TVE_SHORTCODE_RAW___

Pyetje të shpeshta

Cilat janë thëniet për suksesin që preferon Richard Branson?

Në një postim të tij, Branson ndan 10 thënie të preferuara për suksesin, nga autorë si Lily Tomlin, Colin Powell, Wayne Huizenga, Winston Churchill, Florence Nightingale, Arthur Ashe, Albert Einstein, Wilma Mankiller, Michael Dell dhe Walter Scott.

A ka Branson një formulë për suksesin në biznes?

Sipas Branson-it, nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin. Duhet shumë punë dhe qëndrueshmëri për t’u përballur me sfidat dhe për t’i kthyer ato në mundësi për të mësuar e për t’u rritur. Kur i tejkaloni sfidat, synimet shpesh rriten ose orientohen drejt një suksesi të ri.

Çfarë thotë Albert Einstein për suksesin?

Në listën me 10 thëniet e preferuara të Branson-it për suksesin, Albert Einstein thotë: “Mos syno të jesh i suksesshëm, por të jesh i vlefshëm.”

Çfarë duhet për të qenë i suksesshëm sipas Michael Dell?

Michael Dell thotë se për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni, vizionar apo të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr. Kjo thënie është në listën me 10 thëniet e preferuara të Branson-it.

Çfarë tregon thënia e Wayne Huizenga për suksesin?

Wayne Huizenga thotë: “Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët ngrihen çdo mëngjes për ta bërë atë realitet.” Është një nga 10 thëniet e preferuara të Branson-it për suksesin.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Kthehu në krye