10 aftësitë e një profesionisti

10 aftësitë e një profesionisti

Çdo fushë profesionale ka nevojë për aftësitë e saj, në mënyrë që një profesionist të kualifikohet si specialist në atë fushë. Megjithatë, ka disa aftësi profesionale që çdo person duhet t’i ketë nëse kërkon të konsiderohet profesionist në atë bën.

Për fat të keq, askush nuk jua tregon se cilat janë këto aftësi derisa kupton se nuk i ke ato. Lexoni këshillat e mëposhtme për të kuptuar atë që duhet të përvetësoni dhe për të vlerësuar atë që tashmë e keni.

  1. Krijimi i lidhjeve

Krijimi i lidhjeve është një nga mënyrat kyçe për të arritur suksesin në pothuajse çdo fushë dhe në çdo fazë të karrierës suaj. Mënyra më e thjeshtë për të krijuar lidhje është të mendoni se si mund të ndihmoni dikë duke i dhënë diçka nga vetja. Filloni duke pyetur se si mund t’i ndihmoni ata, në vend që të pyesni veten se si mund t’ju ndihmojnë ata juve.

Nëse keni frikë se do të ngecni në bisedën e ngushtë rreth motit, atëherë mësoni aftësitë e bisedave të shkurtra që nga tregimi i anekdotave deri te shfaqja e interesit për partnerin bisedues.

  1. Komunikimi me email

Email-i është një nga mënyrat kryesore të komunikimit mes profesionistëve. Ju duhet të keni parasysh faktin që kur dikush të hapë email-in tuaj, të krijojë një ide për ju. Nëse doni t’i shkruani dikujt që është mjaft i zënë, atëherë duhet të shkruani shkurt subjektin dhe t’ia dërgoni mesazhin të hënën në mbrëmje ose të mërkurën në mëngjes.

Nëse po i shkruani një punëdhënësi të mundshëm, sigurohuni që mesazhi juaj t’i përshtatet shumë pozicionit të punës për të cilin po aplikoni dhe për këtë arsye ju mund ta sajoni mesazhin në atë mënyrë.

  1. Shkrimi i një CV-je

Dërgimi i një CV-je është forma primare e sigurimit të një vendi pune. Por për të qenë një profesionist i vërtetë ju duhet të keni zotëruar shumë mirë artin e shkrimit të një CV-je. Ekspertët e punësimit thonë se mjaftojnë disa minuta për të kuptuar nëse dikush do ta fitojë ose jo vendin e punës. Të tjerë këshillojnë që të mos përfshini hobet tuaja në CV. Kërkoni më shumë rreth shkrimit të një CV-je dhe zotërojeni këtë art.

  1. Intervistimi

Ankthi është i madh kur ju duhet të hyni në sallën e mbledhjes duke e ditur që do t’ju gjykojnë për gjithçka, nga veshja te dhënia e dorës. Por duke pasur mjaftueshëm njohuri, përgatitje dhe praktikë, intervistimi për një vend pune do të bëhet më i lehtë.

Në fakt ka disa truke psikologjike që mund t’ju ndihmojnë t’i bëni përshtypje personit në anën tjetër të tavolinës. Psikologët ju këshillojnë të luani me besimin dhe mbrojtjen. Për shembull duhet të thoni “më pëlqen se si keni punuar me …, më kujtoni punën time në … fushë”. Gjeni balancën midis mburrjes dhe modestisë. Do t’ju ndihmojë shumë.

  1. Kujdes me shtrëngimin e duarve

Rreth 70 për qind e njerëzve nuk besojnë se kanë një shtrëngim duarsh solid. Dhënia lehtë e dorës në një intervistë pune mund të konsiderohet si mungesë besimi te vetja. Drejtoni shpatullat, krijoni kontakt pamor, vëreni bërrylin në pozicionin e duhur dhe jepni një shtrëngim disi të fortë. Mos e ngrini apo ulni kokën dhe gjithashtu buzëqeshni.

  1. Veshja e duhur

“Të vishesh për suksesin” është një shprehje mjaft e njohur dhe që përfaqëson pikërisht atë që ndodh në karrierën e njerëzve. Ju do të mund të arrini suksesin që doni vetëm duke pasur veshjen e duhur për pozicionin që po aplikoni. Veshja juaj në një industri është “marka” që ju krijoni për veten. Një punëdhënës nuk ju punëson vetëm aftësitë, por edhe prezantimin tuaj të jashtëm. Mendohuni mirë.

  1. Negocimi i rrogës

Kërkesa e një rroge më të mirë është diçka aq e frikshme për disa persona saqë ata zgjedhin të mos e bëjnë fare. Megjithatë, duke mos e negociuar rrogën, ju me shumë gjasa do të humbni shumë para. Filloni duke praktikuar të dyja rolet që do të luani, në mënyrë që të jeni gati për përballjen e vërtetë. Mos harroni që mund të negocioni edhe për format jomonetare të kompensimit, si për shembull koha e pushimit. Nëse nuk merrni atë që po kërkoni, atëherë konsideroni të kërkoni një rishqyrtim të procesit më vonë.

  1. Korrektësia

Nuk ka profesionist që të vonohet për një takim që e ka lënë në një orar të caktuar. Kjo është një nga aftësitë kryesore që ju duhet të merrni në konsideratë përgjatë rrugës suaj për të qenë sa më profesionistë. Kërkimet tregojnë se punëdhënësit i shohin punonjësit që shfaqen në zyrë më herët si më efektivë.

  1. Të fitoni pëlqimin e shefit

Në rast se doni të përparoni në karrierë, atëherë duhet të dini shumë mirë të bëni për vete shefin/en tuaj. Duhet të dini se mendimi i eprorit tuaj për juve do të ketë një ndikim të madh në rrugën tuaj të suksesit.

  1. Kërkimi i këshillave

Shumica prej nesh kanë qenë në një pozicion të parehatshëm në zyrë dhe kanë pasur nevojë për të marrë një këshillë. Shpesh ne kemi frikë të kërkojmë një këshillë, me idenë se do të ngjajmë të paditur. Është koha ta kaloni këtë këshillë dhe të mësoni se cila është mënyra më e mirë për të marrë këshillën e dikujt.

Read More
zhbllokoni trurin tuaj

Zhbllokoni trurin tuaj! Ja mendimet që mund t’ju ndihmojnë

Këshilla – Për të marrë atë që doni, transformojini modelet e mendimit në një strategji të re. Çlironi potencialin dhe krijueshmërinë tuaj. Kështu do të mund t’i hapni rrugë edhe një jete të re

Frika bllokon iniciativën dhe “vret” kreativitetin. Kur ndodh një bllokim në mendje ndihemi viktima të rrethanave të jashtme, përjetojmë ankth dhe kemi ndjesinë se nuk do t’ia dalim dot një situate që duket tashmë jashtë mundësive tona. Është e mira që modelet e mendimit në këtë rast të ndryshohen.

Hapi i parë që duhet të bëni është e kundërta e asaj që mendoni: ju duhet t’i rezistoni tentativës për t’ia mbathur dhe të zhyteni në emocionet e thella. Uleni volumin e tingullit të celularit, gjeni dhjetë minuta kohë për vete dhe zgjidhni një vend komod. Mbyllni sytë, merrni frymë thellë. Ndjeni frikën tuaj: ju e dini më mirë se kushdo tjetër se për çfarë bëhet fjalë, por tashmë ka ardhur momenti të përballeni më të duke i kushtuar vëmendje. Pasiguria, ankthi i të prezantuarit në vende publike dhe frika nga dështimi mund t’ju jenë ngjitur që në fëmijëri, aq sa janë kthyer në mënyrën tuaj të të reaguarit.

Çfarë mund të ndodhë?

Ju keni identifikuar frikën tuaj dhe rezistencën që qëndron mes jush dhe ndryshimit që do të donit të bënit. Tashmë është momenti të pyesni veten se çfarë mund të ndodhë nëse ju dëshironi të shkoni drejt drejtimit që dëshironi! Shpesh është ndjesia e pasigurisë ajo që turbullon vizionin dhe që krijon konfuzion mendor. Kufizimi i besimit të varrosur brenda nesh ndonjëherë na bind se rreziku është negativ, por eksperienca e jetës çdokujt i ka treguar se, edhe një situatë në dukje e sigurt mund të rezervojë surpriza të mëdha. Kjo është një arsye më shumë për të pranuar të bëni një hap përpara me guxim.

Duhet të mendoni kështu: “Aftësitë e mia më bëjnë të fortë dhe këmbëngulës”. Cilat janë ato burime brenda vetes që mund t’i përdorni për të arritur objektivat tuaj? Mendoni për të gjitha gjërat që dini të bëni, për hobet dhe për gjithçka që ndez pasionet tuaja: përdorni këto momente për të krijuar hapësira gjatë të cilave mund të relaksoheni, të gjeni dimensione të reja dhe të rindërtoni besimin në vete. Personat pozitivë që njihni mund të ndërtojnë një mbështetje të rëndësishme. Ndajini projektet tuaja me ata që keni besim. Të ndieni mbështetjen e të tjerëve do t’ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt me veten, ndërsa e gjitha kjo do t’ju japë forcë.

Mendoni gjithashtu se “Kur të bie(rrëzohem), do të di të buzëqesh”. Në vegjëli të gjithë karakterizohen nga kuraja. Bëjmë hapat e parë, vrapojmë dhe vazhdojmë…lëndojmë gjunjët. E jetojmë çdo ditë si një okazion për të zbuluar gjëra të reja dhe të mrekullueshme. Me kalimin e viteve dhe me eksperiencën e jetës bëhemi më kaotikë, ndoshta prej frikës për të rrezikuar. Ndaj e mira është që të hiqni maskën nga motivet tuaja dhe të pranoni gabimet. Këto të fundit janë leksione të çmuara.

“Kam kurajë dhe këtë duhet ta përdor”, ky është mendimi tjetër për të vënë disi rregull në kokën tuaj, nëse e keni përplot me mendime.

Të kaloni frikën nuk do të thotë të gënjeni veten, por të keni kurajë ta kuptoni atë dhe të veproni. Kthejeni frikën në dobi pozitive. Përpara se t’ju zërë gjumi, imagjinoni në dritë që ju udhëheq. Nga zemra juaj do të nxitet forca, elektriciteti dhe kuraja. Sekreti është që ta “mblidhni” këtë entuziazëm dhe të ndryshoni fjalor: në vend të “duhet” filloni të thoni “dua”. Pushoni së menduari thellë dhe kaloni në veprim. Momenti i duhur për ta bërë këtë është pikërisht tani, sepse ne nuk jetojmë në të kaluarën, por as edhe në të ardhmen: e tashmja është e vetmja kohë që keni në dispozicion për të ndryshuar gjërat.

Read More
Pasojat e gjumit te rregullt

Pasojat befasuese që i vijnë trupit nga gjumi i rregullt

Që nga shtimi i lumturisë te vendimet më të mira financiare, një gjumë i rregullt gjatë natës ju bën të ndiheni më të freskët dhe të përqendroheni më tepër në detyrat e përditshme 

Ne jemi gjithnjë në kërkim të mënyrave të reja për të transformuar jetët tona, por ndonjëherë harrojmë se një nga bekimet më të mëdha që truri ynë mund të marrë është: gjumi. Nëse keni kohë të lirë këtë verë, një nga gjërat më të mira që mund të bëni me kohën tuaj është të rregulloni zakonet e gjumit. Lëreni veten të flejë natyrshëm ato ditë dhe shihni për sa gjumë ka nevojë. Ja cilat janë pasojat pozitive të gjumit.

Jini më të lumtur

Gjumi i keq ju shkatërron ditën. Në një studim ku u analizuan 909 gra që punonin u zbulua që gjumi i parehatshëm ndikonte te lumturia e tyre dhe kishte ndikim të gjerë në humorin e përgjithshëm të njeriut. Ky ndikim ishte më i madh se dallimet e të ardhurave që fitonin grupet e ndryshme.

Më të kënaqur seksualisht

Mungesa e gjumit ul dëshirën seksuale dhe i bën njerëzit me më shumë gjasa të kenë probleme seksuale me mosfunksionimin e organeve gjenitale. Gjumi në vetvete është ripërtëritës, shton nivelet e testosteroneve te meshkujt dhe nxit dëshirën seksuale te të dyja gjinitë.

Muskujt krijohen më shpejt

Ka një arsye përse të gjitha këshillat për një trup të mirë përqendrohen te rëndësia e gjumit. Nëse nuk flini nuk mund të krijoni muskuj. Trupi juaj e përdor shumicën e orëve të natës për të riparuar dëmin e bërë te qelizat dhe indet kur keni qenë zgjuar dhe kur metabolizmi ka qenë aktiv.

Mësoni më mirë

Kjo nuk është e dobishme vetëm për fëmijët. Të rriturit që flenë mjaftueshëm dalin më mirë në teste të kujtesës afatshkurtër. Dhe kur kërkuesit analizuan të rriturit që kryenin një detyrë dhe që flinin mirë natën, ata shfaqën rezultate më të mira.

Trup më i shëndetshëm

Shumë studime tregojnë se njerëzit që flenë më pak kanë më tepër gjasa të jenë obezë. Një studim që analizoi për 13 vite 500 persona zbuloi se ata që flinin më pak se shtatë orë në natë kishin 7.5 herë më tepër gjasa të ishin mbi peshë.

Hulumtuesit mendojnë se kjo ndodh prej ndryshimit hormonal të shkaktuar nga privimi i gjumit dhe nxitja e oreksit. Flini mjaftueshëm për një trup të shëndetshëm.

Mungesa e gjumit nxit diabetin

Dy llojet e diabetit mund të shkaktohen nga mungesa e gjumit kur humbni kontrollin mbi trupin tuaj. Pavarësisht nëse jeni të dobët apo të shëndoshë, më pak gjumë do të thotë zhvillime të problemeve me ushqimin dhe një rritje të gjasave nga 17. deri në 2.5 herë më shumë.

Më shumë gjumë, më pak depresion

Njerëzit që flenë më pak priren të kenë më shumë simptoma të depresionit, vetëvlerësimit të ulët dhe ankthit, të gjitha këto mendohet se vijnë nga mosplotësimi me gjumë. Studimet e reja tregojnë se disa orë mangët nga gjumi juaj mund të prekin aftësinë konjitive dhe funksionimin motorik të trupit.

Lëkura më e shëndetshme

Përveç çrregullimeve të humorit, njerëzit që flenë keq kanë gjithashtu probleme me lëkurën. Disa kërkime tregojnë se gjumi i keq shkakton depresion, ankth dhe probleme kronike të lëkurës.

Një studim i publikuar në revistën “Dermatologjia Eksperimentale” zbuloi se ata që flinin mirë rikuperoheshin më mirë nga ekspozimi në dritën ultraviolet dhe lëkura e tij e merrte më shpejt veten dhe shfaqte më pak shenja të plakjes.

Gjumi ju mban larg alkoolit

Sipas Institutit të Mjekësisë, problemet e gjumit lidhen me abuzimin me alkoolin. Adoleshentët që kanë probleme me gjumin kanë gjasa më të mëdha të abuzojnë me të. Shkëputja e ritmit biologjik të gjumit shkakton ndryshime në sistemin e trurit dhe i bën adoleshentët të angazhohen në sjellje më të rrezikshme.

Gjuhë më e rrjedhshme

Njerëzit që qëndrojnë zgjuar për shumë kohë dhe që nuk marrin gjumin e nevojshëm përdorin fjalë të njëjta, përsëritëse, gjuhë të paqartë, flasin ngadalë dhe në mënyrë monotone. Sigurohuni që të flini mirë përpara prezantimit tuaj të radhës.

Gjumi i mjaftueshëm mban larg migrenën

Nëse e gjeni veten papritur mes dhimbjes së kokës, shikoni me vëmendje programin tuaj të gjumit. Edhe pse doktorët nuk e dinë përse ndodh kjo saktësisht, studime të shumta tregojnë se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm lidhen me episode të migrenës. Rreth 36 deri në 58 për qind e atyre që vuajnë nga mungesa e gjumit, zgjohen me një kokë të rëndë dhe me dhimbje.

Më pak rreziqe financiare

Kur njerëzit janë të lodhur, ata marrin vendime financiare më të rrezikshme. Në vend që të përpiqeni të kurseni me mënyra të lodhshme, ju mund të siguroheni që të flini mirë dhe kështu do të bëni vendime më të mira.

Produktivitet më i madh

Kur jeni të lodhur, është më e vështirë të përqendroheni te diçka që do bëni. Kërkuesit thonë se ndonjëherë jeta personale dhe ajo profesionale ndërthuren keqazi dhe kjo mund të vijë edhe për pasojë të humbjes së gjumit. Sigurohuni që të flini.

Read More
hapat drejt suksesit

7 mendësitë që ju duhen për të arritur suksesin

Arritja – Përpjekjet për të arritur suksesin në shumë raste janë mendore, fizike dhe mbi të gjitha lidhen me pozitivitetin, motivimin dhe vullnetin tuaj për të çuar deri në fund atë që dëshironi.

Çfarëdo po synoni të bëni, këto shtatë këshilla do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja më shpejt dhe me më shumë siguri. Ne të gjithë e kemi zërin e brendshëm që ndonjëherë na thotë se nuk do të arrijmë t’ia dalim. Apo se ju nuk e meritoni një sukses, që nuk keni ato që duhet apo se është shumë vonë. Nëse e dëgjoni këtë zë të brendshëm do të filloni ngadalë ta besoni.

Këto shtatë këshillat e mëposhtme do t'ju ndihmojnë të ndryshoni mendësinë dhe jetën tuaj. Regjistrojeni në mendjen dhe zemrën tuaj se nuk ka vend për negativitet dhe dyshim, dhe që qielli është i vetmi limit.

1. Është më mirë të dështosh, se të mos e provosh

Dështimi nuk është fundi i gjithçkaje, por një hap i gabuar drejt suksesit. Kjo nuk e bën atë të lehtë apo argëtues, por ka përfitime që do të vijnë më pas. Mësimet e jetës priren të përsëriten derisa ju t’i mësoni ato dhe dhimbja është një nga mënyrat sesi universi kërkon të marrë vëmendjen tuaj. Ndonjëherë gjërat shkatërrohen, që të krijohet vend për suksese më të mëdha.

2. Ka gjithnjë një mundësi

Hapi i parë për një sipërmarrje të suksesshme është të njihni mundësinë. Mundësitë gjenden përballë jush çdo ditë, por që t’i shihni duhet të keni një këndvështrim për botën si të ishte vendi i shpresës dhe mundësive, jo i kufizimeve, pengesave dhe problemeve.

Analizoni çdo situatë me të cilën ju përball jeta dhe kuptoni se ndonëse nuk arrini ta shihni, mundësia ekziston gjithnjë. Shfrytëzoni dhe shterni çdo mundësi përpara se të dorëzoheni.

3. E vetmja gjë që mund të kontrolloni është vetja

Përpjekja për të kontrolluar çdo situatë në jetën tuaj është një betejë e humbur me zemërimin dhe acarimin si shoqërues të vazhdueshëm. Sa më shumë që përqendroheni në atë që mund të kontrolloni – vetë përgatitjen dhe përgjigjet tuaja – aq më mirë mund të përshtateni me çdo situatë ku gjendeni.

4. Puna dhe këmbëngulja shpërblehen gjithnjë

Ndoshta jo menjëherë dhe jo sipas mënyrës që mendoni juve, por pavarësisht se çfarë ndodh aktualisht nëse punoni fuqishëm ju do t’i afroheni synimit tuaj. Çdo herë që e nxisni veten të ecë përpara dhe çdo herë që provoni, i afroheni më tepër vijës së finishit.

5. Suksesi është një destinacion

Rruga drejt suksesit nuk është pa pengesa. Ne mund të jemi mirënjohës kur rrugët tona nuk shkojnë përherë drejt. Ndonjëherë rrugët pa kthesa janë të mërzitshme dhe nuk përbëjnë sfidën e duhur për të ecur përpara. Përqafoni çdo shans që keni për të kaluar kohë në “rrugica” të vështira. Shpesh gjërat më të mira në jetë zbulohen kur merrni një rrugë të pazakontë.

6. Historia do të jetë gjithnjë mësuesi juaj më i mirë

Mos e lejoni veten të bllokoheni nga e shkuara. Kjo nuk do të thotë as të përfshiheni plotësisht në të. Mësoni nga e shkuara juaj dhe nga historia në përgjithësi. Interpretojeni atë dhe përkufizojeni në atë mënyrë që t’ju shërbejë sa më mirë për të arritur synimet tuaja.

7. Gjithçka do të shkojë mirë

Mos i humbni kurrë shpresat, gjithçka do të shkojë shumë mirë, por mbase jo sot. Në fund të fundit çdo gjë do të jetë në vendin e vet. Kini parasysh se nuk ecet përpara duke parë këmbët, por horizontin. Qëndroni pozitivë dhe optimistë, sepse vetëm kështu truri juaj do të jetë në funksion të së vërtetës dhe të qëllimeve tuaja.

Rregullat e arta që të arrini suksesin:

Shumë rrallë mund të ndodhë që suksesi t’ju gjejë juve të papërgatitur. Zakonisht, njerëzit që janë të suksesshëm kanë punuar shumë për të arritur aty ku janë. Pesë janë rregullat e arta që do t’ju ndihmojnë të arrini synimet.

Vendosni objektiva që ju motivojnë

Kur i vini vetes objektiva, është e rëndësishme që ato t’ju motivojnë. Kjo nënkupton që ato duhet të jenë të rëndësishme për juve dhe që të shihni një vlerë në arritjen e tyre. Nëse keni pak interes në atë që synoni të arrini, atëherë keni shumë gjasa të hiqni dorë. Motivimi është çelësi për të arritur synimet.

Zgjidhini objektivat me zgjuarsi

Objektivat e zgjedhur me zgjuarsi zakonisht janë specifike, të matshme, të arritshme, të rëndësishme dhe që i përmbahen një afati kohor. Ky kombinim kaq specifik do t’ju bëjë që të mund të arrini synimet tuaja pa u munduar shumë në vazhdën e kërkimit të së pamundurës.

Shkruajini synimet

Akti fizik i të shkuarit një synim e bën atë më të vërtetë dhe më të prekshëm. Nuk keni asnjë justifikim për ta harruar atë. Shkruajini sipas formulës “unë do të arrij” dhe jo “do të më pëlqente që të arrij”. Kështu ju do të përfytyroni atë që dëshironi dhe kjo ju motivon.

Hartoni një plan

Përqendrohuni te rezultati dhe hartoni një plan që do t’ju çojë drejt suksesit të qëllimit tuaj. Vetëm duke pasur hap pas hapi strategjinë tuaj atëherë do të kapërceni çdo vështirësi që ju del përpara.

Përmbajuni planit

I gjithë procesi duhet të shkojë zinxhir. Që nga zbulimi i asaj që doni deri te arritja duhet të vazhdoni të luftoni për dëshirat dhe synimet tuaja duke iu përmbajtur asaj që dëshironi të arrini. Mos hiqni dorë lehtë dhe çojeni deri në fund!

Read More
Suksesi ne karriere

8 mënyra për të arritur suksesin në karrierë

Karriera - Planifikimi, prioritetet dhe entuziazmi janë vetëm disa nga cilësitë që duhet të zhvilloni te vetja për të pasur largpamësi në punë dhe për të arritur suksesin në karrierë, pavarësisht vështirësive.

Thuhet se kapitali më i vlefshëm është mendja juaj. Por çfarë ndodh kur ju e humbni përqendrimin dhe funksionimin e kthjellët të mendjes? Këto janë tetë metodat që duhen ndjekur pasi ju ndihmojnë të rifitoni fokusin dhe të përdorni tiparet speciale të personalitetit tuaj për të arritur sukses.


1. Planifikoni

Financat kanë nevojë të gjurmohen vazhdimisht. Idetë duhen shkruar në letër. Synimet duhet të jenë theksuar qartazi. Projektet spontane mund të jenë argëtuese, por do t’ju zërë paniku sapo ta kuptoni se ku po shkojnë koha dhe paratë tuaja.

Përfitoni nga mbajtja shënim e progresit tuaj pasi kështu do të arrini të çoni më larg ide pas ideje konceptet tuaja. Përmes një ditari ju mund të jeni më të qartë dhe do të keni gjithnjë një referencë që do t’ju orientojë përgjatë vështirësive.


2. Krijoni prioritete

Lista e pafundme e gjërave që duhet të bëni do të bëhet më e pranueshme nëse krijoni prioritete. Cila është ajo detyrë që duhet ta mbaroni sa më shpejt? Rrethojeni dhe shkruani numrin 1 pranë saj që të nënkuptojë rëndësinë që ka për juve.

Më pas, mendoni se cilat janë dy detyrat e tjera që duhet të përmbushni por që nuk janë domosdoshmërisht urgjente. Këto duhet të lidhen me kohë afatgjatë si pas dy javësh apo pak më tepër. Duke krijuar prioritete të listës së gjërave që duhen bërë, ju jo vetëm nënvijëzoni detyrat tuaja të ardhshme, por gjithashtu arrini të kuptoni se si do të arrini ta bëni këtë.


3. Jini entuziastë

Mos e trajtoni ditën tuaj sikur të jetë thjesht një ditë normale pune. Ju jeni një person i angazhuar dhe si i tillë punoni për të bërë realitet ëndrrat tuaja, kjo është një arsye për të qenë entuziastë.

Ndonëse punët ndonjëherë mund të jenë shumë të lodhshme mendërisht, ju keni detyrën të jeni përherë energjikë për të çuar përpara axhendën tuaj dhe ta ktheni ditën në argëtuese. Entuziazmi dhe prioriteti kombinohen idealisht për një ditë të përkryer.


4. Mos ndiqni paratë

Sigurisht, ideja juaj largpamëse është të përfundoni me një shtëpi të madhe, një makinë të mirë dhe pushime të pafundme luksoze, por mos lini që financat tuaja të bëhen motivimi kryesor.

Lançimi i projekteve afatgjata kryesisht për paratë do t’ju çojë në rënie të motivimit. Fillimi i çdo biznesi do të jetë i vështirë për portofolin tuaj dhe do të mbijetojë me sukses në fillim vetëm nëse ju keni mjaftueshëm besim.

Çfarë e bën një sipërmarrës të ketë sukses? Mbani mend se cila është arsyeja përse i keni hyrë një pune të caktuar dhe përpiquni ta keni këtë arsye në një vend sa më të dukshëm që ta kujtoni çdo ditë.


5. Bëjeni zakon të punoni për një qëllim 

Zakonet e vjetra janë të vështira për t’u harruar. Imagjinoni se sa shumë do të arrinit nëse puna juaj do të bëhej një ves nga i cili nuk mund të hiqni dorë.

Sipërmarrësit e suksesshëm angazhohen çdo ditë me një punë të caktuar sepse sa më shumë të fokusoheni te diçka, aq më e lehtë bëhet ajo gjë. Nëse e keni të vështirë të krijoni zakone pozitive për veten, printoni një kalendar zakonesh dhe përpiquni të plotësoni nga një kuti çdo ditë.


6. Krijoni një sistem shpërblimi

Është një kushtëzim klasik që funksionon gjithnjë: shpërblimet ndihmojnë në dhënien formë të një sjelljeje pozitive afatgjatë. Mund të kërkojë ca kohë derisa do të mund të shpërbleheni prej një biznesi të vogël, ndaj kujdesuni që ta shpërbleni veten teksa bëni progres.

Pranimi i arritjeve tuaja do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe do t’ju motivojë që të keni më tepër sukses në të ardhmen. Nëse realizoni një detyrë, jepini vetes kënaqësinë e një shpërblimi të vogël si një vakt i mirë apo një pushim relaksues. Me kalimin e kohës do të arrini të hiqni dorë prej ankthit dhe do t’i përfundoni gjërat më shpejt.


7. Besoni te motivet dhe idetë tuaja

Edhe kur frika ju thotë se diçka mund të mos shkojë siç e prisni, kini parasysh se është shumë e lehtë të humbni besimin në diçka dhe se dyshimet për një plan tuajin janë më se normale. Megjithatë, nxiteni besimin te vetja duke listuar forcat dhe duke u përqendruar te mënyra se si mund t’i lini pas dobësitë tuaja.

Çfarë ju ka frymëzuar t’i hyni një pune të caktuar? Çfarë rëndësie ka ajo sot për juve dhe çfarë ju frymëzon më së tepërmi? Durimi, forca emocionale dhe krijimtaria janë elemente të nevojshme për të filluar një biznes.


8. ‘Regjuni’

Asnjë punë nuk është perfekte, veçanërisht në fillim. Mësoni të pranoni kritikat që ju ndihmojnë të zhvilloheni. Gjithashtu krijoni një rrjet të njohurish që ofrojnë për ju opinione të sinqerta. Kjo mund të përmirësojë në mënyrë dramatike cilësinë e punës suaj dhe krijon gjithashtu një sistem mbështetjeje emocionale.

Pavarësisht se sa mirë apo keq po shkon puna juaj gjithnjë do të jetë dikush aty për t’ju treguar se çfarë po bëhet mirë apo keq, dëgjojini.

Read More
Si po e menaxhoni stresin nga ngarkesa ne pune

Si të menaxhoni stresin në punë gjatë një periudhe të ngarkuar

Shëndeti - Ngarkesa e madhe në punë sjell shumë stres dhe ndikon psikologjikisht dhe fizikisht te ne. Kur angazhohemi tej normales, kemi nevojë që të menaxhojmë saktësisht kohën, në mënyrë që produktiviteti të jetë po i njëjti. Ja disa këshilla që mund të përdoren, në mënyrë që ta kaloni me sukses këtë periudhë

Ne të gjithë kemi momente të ngarkuara në punë, kur ka aq shumë për të bërë sa të kap një ndjesi stresuese, sepse ka afate për t’u respektuar.

Gjithsesi ka disa teknika që mund të përdoren për të luftuar ngarkesën e madhe të punës. Më poshtë janë disa këshilla që mund të përdoren, në mënyrë që ta kaloni me sukses një periudhë stresuese dhe që ju ndihmojnë të bëni një jetë më të balancuar në punë. 

Planifikoni një pushim

Nëse punoni në atë lloj industrie ku mund të parashikoni një periudhë të ngarkuar, atëherë është mirë që të planifikoni një kohë të caktuar për të bërë pushim. Mirë do të ishte që të qetësoheshit si para ashtu edhe pas ngarkesës së madhe të punës.

Disa ditë para se të përvishni mëngët, ky pushim do t'ju ndihmojë që ta keni mendjen e qartë, të jeni i freskët dhe të bëni një punë më efektive.

Mos harroni të bëni ndërprerje të shkurtra edhe gjatë orarit të punës gjithashtu. Edhe pesë minuta pushim kur shkoni në tualet apo pini diçka, ju ndihmojnë të kthjelloheni. Për më tepër, mos e hani drekën në tavolinën e punës. Largohuni nga aty, pasi ndikon psikologjikisht.


Thjeshtojeni jetën

Kur jeni në kulmin e punës, gjëja e fundit që do të donit është të mos ju shqetësonin. Janë disa punë që duhen bërë në shtëpi apo nisja e një projekti personal.

Krijojini vetes mundësinë që të jeni totalisht i përqendruar në punë, duke e thjeshtuar jetën.

Mund të punësoni persona të tjerë të bëjnë ndonjë punë të rëndë ose mund t’u kërkoni miqve që t'ju japin një dorë gjatë kësaj kohe.

Për më tepër limitoni kohën që kaloni para ekranit. Ndërsa disa aktivitete online ju ndihmojnë që të ulni stresin, teknologjia është e lidhur me një nivel të lartë stresi.

 

Lëvizni

Edhe pse ju do të donit që të ndërprisnit disa aktivitete në jetën tuaj, aktiviteti fizik nuk duhet që të jetë një nga ato. Ushtrimet fizike mund të ulin stresin dhe të përmirësojnë aktivitetin tuaj. Për fat të keq, është një nga proceset që braktiset kur puna shtohet.

Nëse është e vështirë për të gjetur kohë për palestër, atëherë ka disa alternativa. Pikë së pari mund të bëni një shëtitje gjatë pushimit të drekës ose mund të shkoni në këmbë apo me biçikletë në punë. Por mos harroni se ka disa ushtrime të krijuara specifikisht për t’u bërë, ndërsa ju jeni përpara tavolinës së punës.

 

Kujdesuni për trupin

Përveç ushtrimeve, ju duhet t’u kushtoni vëmendje të madhe aspekteve të tjera të trupit dhe shëndetit tuaj. Nëse nuk kujdeseni sa duhet, atëherë do të keni pasoja në vazhdim.

Duhet që të bëni zgjedhjet e duhura në ushqimet që hani. Me vakte të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës, do ta mbani në nivelin e duhur sheqerin në gjak dhe do të jeni i përqendruar dhe plot energji. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni nervozizmin.

Mos harroni që të flini gjumë aq sa duhet gjatë natës. Kur trupi juaj pushon, produktiviteti do të jetë më i madh.

 

Gjeni kohën e përshtatshme

Disa njerëz janë më produktivë gjatë orëve të para të mëngjesit. Kurse disa të tjerë bëjnë gjëra të bukura gjatë orëve të vona të natës. Gjeni kohën kur jeni më shumë produktiv dhe punoni gjatë këtyre orëve nëse përgjegjësi juaj është dakord me këtë gjë.

 

Gjeni kohë për veten

Edhe pse mund të jenë pak minuta, është mirë që të lini pak kohë mënjanë për një aktivitet që ju pëlqen ta bëni. Mund të lexoni një libër, të bëni një dush, të luani një lojë në celularin tuaj ose të shijoni një seancë joge. Ideja është të largoni stresin, që të jeni i freskët kur të rinisni punën.

 

Mos e teproni me punën

Është normale që ndonjëherë të bëni punë më tepër. Por nuk është mirë që të merrni më tepër ngarkesë, kur keni shumë punë për të bërë. Kur detyroheni të punoni 56 orë në javë, produktiviteti juaj bie. Kërkimet tregojnë që edhe nëse punoni 56 orë në javë apo edhe nëse punoni 70, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, sepse produktiviteti është i njëjtë. Pra, nëse planifikoni të punoni 70 orë në javë, 14 orë po i çoni dëm.

 

Reflektoni për sezonin tuaj të ngarkuar

Kur sezoni juaj i ngarkuar mbaron, edhe pse mund të jenë pak minuta, prapë kushtojini pak kohë gjithë procedurës dhe analizoni çfarë shkoi e mirë e çfarë nuk ju pëlqeu. Në këtë mënyrë do të nxirrni problemet dhe herës tjetër do të dini si t'i menaxhoni më mirë.

Read More
gjumi dhe shendeti

Pse duhet të bëni gjumë cilësor?

Privimi i vazhdueshëm i gjumit sjell rreziqe për shëndetin, ku ndër të tjera përmendim diabetin, atakun në zemër, kancerin, obezitetin, sëmundjen e Alzheimerit dhe vendimmarrjen e dobët. Për më tepër që për çdo individ, kërkesa e trupit për gjumë mund të jetë e ndryshme

Shumica prej nesh e dashurojnë shumë gjumin dhe nuk ngopen së fjeturi. Për disa të tjerë, gjumi është një proces që pengon kryerjen e shumë gjërave të tjera më të rëndësishme.

Madje shoqëria moderne na ka përcjellë idenë se gjumi është diçka djallëzore, por e domosdoshme për t’u kryer. Këngët popullore të Jon Bon Jovi-t dhe të “The Cure” theksojnë se njeriu do të flejë gjumë, kur të vdesë.

Për fat të mirë, tani ka një rast kërkimor për rëndësinë e gjumit. Falë punës së palodhur të studiuesve të gjumit, ne tani i kuptojmë më mirë faktorët që na ndalojnë të nisim të flemë, si drita blu, stresi apo ndryshimi i punës. Por privimi i vazhdueshëm i gjumit sjell rreziqe që janë: diabeti, ataku në zemër, kanceri, obeziteti, sëmundja e Alzheimerit dhe vendimmarrja e dobët. Për më tepër, që për çdo individ kërkesa e turpit për gjumë mund të jetë e ndryshme.

Misioni i radhës do të jetë që të kuptojmë cilësinë e gjumit, për të cilin ne kemi nevojë dhe që marrim.

Metoda kryesore e asistimit të cilësisë së gjumit quhet “polisomnografi” ose studimi i gjumit. Gjatë këtij procesi regjistrohen valët e turit, nivelet e oksigjenit në gjak, numri i rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrja. Gjithashtu edhe lëvizjet e syve dhe të këmbëve.

Jashtë klinikave të gjumit, teknika të reja na kanë dhënë mundësinë ne që të përdorim metoda miqësore, të lira, alternative, për të kuptuar gjumin që bëjmë.

Ka pasur një përhapje të aplikacioneve telefonike dhe pajisjeve që mbahen veshur nga njerëzit tani së fundmi, që na ndihmojnë ne të gjurmojmë gjumin tonë, por këto thuajse janë të pandryshueshme, të bazuara në sasinë e lëvizjes që një person bën gjatë fjetjes.

Duke gjurmuar cilësinë e gjumit nëpërmjet modelit të lëvizjes, mund të ndihmojë për të kuptuar se si ne flemë. Por kjo procedurë ka limitet e saj, e madje edhe mund të gënjehet.

P.sh., nëse ti ke pirë shumë dhe fle gjumë si pasojë e alkoolit të tepërt, pajisja jote mund të raportojë se fjetja jote ka qenë shumë e mirë.

Më i detajuar se sistemet të bazuara në lëvizje është asistimi i ndryshueshmërisë së rrahjes së zemrës (HRV). HRV është diferenca gjatë hapësirës së kohës ndërmjet rrahjeve të vazhdueshme të zemrës dhe matet në milisekonda. Nëse zemra jote rreh në një model të qëndrueshëm, me kohë të barabartë mes rrahjeve, atëherë trupi yt është i stresuar.

Nëse zemra jote rreh më tepër me një model jo të rregullt të intervaleve të kohës, atëherë trupi yt po pushon dhe po e rimerr veten.

Për trupin njerëzor është mirë që ai gjatë çdo nate të bëjë sasinë e duhur të gjumit, por jeta jonë moderne nuk na lejon gjithmonë që ne të flemë aq sa na nevojitet. Studimet tregojnë se 1/3 e amerikanëve të rritur nuk e bëjnë gjumin mjaftueshëm. Për këtë arsye, është e rëndësishme që kur ne nuk marrim sasinë ideale të fjetjes, ta bëjmë këtë gjë në mënyrën më cilësore të mundshme.

Studiuesit këshillojnë që të matet procesi i gjumit tonë. Duke pasur të dhëna të rëndësishme për mënyrën se si ne flemë gjumë dhe sa cilësor është ky proces, arrijmë që të kuptojmë se si zgjedhjet që ne bëjmë çdo ditë ndikojnë në trupin tonë. Për më tepër që ndërtojmë një plan të qartë për ta bërë trupin dhe trurin tonë më të shëndetshëm e funksional dhe gjithashtu të përmirësojmë cilësinë e gjumit.

Nga Patric Khoo, Blogger

Read More
menaxhimi i kohes

Si ta përdorni më mirë kohën tuaj!

Këshilla - Një punonjëse e kompanisë së mirënjohur Google me seli në SHBA, ofron eksperiencën e saj praktike në lidhje me mirëmenaxhimin e kohës, nisur nga perspektiva e menaxheres dhe e punonjëses

Autor: Jeremiah Dillon*

Stop! Merr frymë thellë. Dhe tani mendo pak për menaxhimin e kohës tënde. Për sa më përket mua, nuk ka fare hapësirë për atë atje lart.

Thuhet se ka dy paradigma rreth temës "plani i menaxhimit të kohës": menaxheri dhe.. kohëbërësi apo punëtori.

Dita e menaxherit është e ndarë në intervale prej 30 minutash. Çdo gjysmë ore ata i ndryshojnë detyrat, me të cilat merren në atë çast. Në këtë mënyrë apo pak a shumë siç ndodh te loja tetris: zhvendosen blloqe të ndryshme lart e poshtë dhe hapësira boshe mbushet me to.

Dita e punëtorit është e ndryshme. Ata bëjnë, krijojnë dhe ndërtojnë. Por më parë, ata mendojnë. Në mënyrë më efektive, ata përdorin kohën e tyre në blloqe me ritëm gjysmëditor apo gjithëditor.

Edhe një mbledhje prej 30 minutash në mes për "kohëbërësin/punëtorin" është diçka shqetësuese. Ne të gjithë duhet të jemi kohëbërës, ndërtues, punëtorë.

Ok, një ide gjeniale. Këtë po e bëj … më pas …. Unë po vij me vonesë në mbledhje.

Jo, kështu nuk funksionon. Duhet të jesh i mirorientuar, nëse do të aplikosh një strategji të suksesshme. Dhe në fillim duhet të përcaktohet strategjia e vetërregullimit, e ashtuquajtura "Implementation intention".

Duhet të përcaktohet saktësisht se kur dhe ku do të lihet në dispozicion për projektet specifike, koha e bërësit. Për këtë efekt, ka edhe një studim:

  • Grupi i kontrollit u regjistrua për të bërë sport një herë në javë. 29 për qind e pjesëmarrësve iu përmbajtën këtij angazhimi.
  • Grupi i parë eksperimental u ngarkua të bënte të njëjtën detyrë, bashkë me informacionet e sakta, se përse sporti bën mirë për shëndetin (p.sh. "njeriu vdes nëse nuk bën sport"). 39 për qind e tyre iu përmbajtën udhëzimit.
  • Grupi i dytë eksperimental u ngarkua që në një kohë të caktuar, në një ditë të caktuar, në një vend të caktuar, të ushtronte një lloj sporti të zgjedhur vetë. 91 për qind ndoqën këtë udhëzim.

Gjej një vend në kalendarin tënd të aktiviteteve, një vend të mirëpërcaktuar për kohën e të bërit, të punuarit dhe shëno menjëherë aty vendin dhe kohën, e në rastin më ideal, edhe detyrën me të cilën ti do të merresh në këtë kohë. Pastaj do të ndodhë pikërisht kështu.

Unë mund ta bëja këtë kështu për shembull … të premten, do ta vija fare në fund, tamam ashtu …. Nëse të gjitha takimet e mia tashmë janë konsumuar, janë tejkaluar?

Jo. Shumë prej takimeve dhe mbledhjeve tona mund të ishin më të shkurtra. Mund të merrnin pjesë më pak punonjës. Dhe disa takime e mbledhje madje janë tërësisht të tepërta. Shfrytëzoje këtë kohë më mirë si një kohë pune. Por këto orë mos i vendos në fund fare të prioriteteve të tua, shumë pranë mbrëmjeve të festave apo të premteve.

Është vërtet çështje kohe. Niveli yt i energjive lëviz valë-valë përgjatë javës. Përmbaju këtij shembulli më mirë, kështu:

E hënë: Pas fundjavës, energjia duhet vënë si fillim në shina e të marrë udhë, duhen mbyllur disa detyra të thjeshta, si për shembull, organizimi, planifikimi dhe përcaktimi i objektivave.
E martë, e mërkurë: Energjia arrin majën e saj ekstreme dhe tashmë duhen përballuar detyrat e vështira. Përcaktoje mirë kohën e punës, e për këtë bëj më mirë një "Brainstorming" dhe shënimet përkatëse.
E enjte: Energjia reduktohet. Përcakto mbledhjet, sidomos në rastet kur duhet gjetur një konsensus i përbashkët.
E premte: Energjia gjendet në nivelin më të ulët. E tashmë është koha për të kryer detyrat, pa iu hyrë afateve, kushtoju planifikimit afatgjatë dhe ndërto lidhje.

Koha e punës duhet vendosur gjithnjë paraditeve, para se të mbërrijë pasditja në thellësinë e saj, e shoqëruar nga një lodhje në lidhje me vendimmarrjen. Ruaje të lirë pasditen e vonë për detyra me karakter mekanik.

Detyra ime e re për ty: përcakto mirë kohën e punës dhe mbroje atë. Dhe para se ti me shumë shpejtësi të fiksosh një takim apo një mbledhje, mendo mirë, nëse kjo ndoshta përplaset me kohën e punës së një punonjësi.

Në rastin tim, koha e punës gjendet e mirëpërcaktuar në axhendë. Përpiqu që këtë kohë të mos e zësh me diçka tjetër, e unë për ty do të bëj të njëjtën gjë. 

*Marrë nga: Huffington Post

Read More
Mos u fiksoni pas punës, dëmtoni karrierën tuaj

Mos u fiksoni pas punës, dëmtoni karrierën tuaj

Karriera – Ndonjëherë mund të mendoni se orët e gjata në zyrë mund t’i sjellin përparim karrierës suaj, por në fakt ato mund të tregojnë mungesë organizimi, t’ju dëmtojnë produktivitetin dhe t’ju ulin shanset për ngritje në detyrë

Nëse jeni i pari që hyn dhe i fundit që del nga puna, është gjë e mirë apo jo? Ju bini në sy dhe ky veprim ju jep kohë të shtoni përpjekjet për të çuar përpara karrierën tuaj, si dhe të identifikoheni si një punonjës i përkushtuar.

Me atë që rezulton, të qenët i fiksuar pas punës mund të jetë diçka e dëmshme për karrierën tuaj. Kjo jo vetëm që ju çon në sëmundje shëndetësore, por shtimi i kohës në zyrë ju ul performancën.

Nëse kaloni shumë kohë në punë, kjo tregon se e vlerësoni profesionin përpara aktiviteteve të tjera dhe vazhdimisht i jepni prioritetin kryesor, por, në fakt, ditën tjetër do të jeni më pak të përgatitur. Përse ndodh kjo? Sepse keni më pak kohë që të rikuperoheni nga koha e kaluar në zyrë, por edhe mendërisht ju nuk i jepni mundësi trurit të qetësohet.

Ekzistojnë edhe vendet e punës që u japin vlerësim atyre që punojnë më shumë dhe jo atyre që janë më produktivë, nëse fokusi juaj është të krijoni një qasje më realiste ndaj punës dhe asaj që mund të arrini duke ngjitur shkallët e karrierës.

Pushimi përmirëson cilësinë e punës

Ndërsa mund t’ju duket se arrini më shumë duke kaluar orë të gjata pas tryezës së punës, mund të jeni në fakt duke arritur më pak. Duke i dhënë trurit tuaj mundësinë të ndryshojë fokusin nga email-et e zyrës dhe të shijojë pushimin, ju po ndihmoni në rifreskimin e mendimeve tuaja dhe do të jeni në gjendje të përmbushni detyrat më efektivisht.

Nëse merrni disa kohë për t’i qëndruar larg një problemi, kjo përmirëson vendimmarrjen tuaj dhe duke kaluar orë të gjata në zyrë, ju mund të krijoni një plogështi mendore që dëmton aftësinë tuaj për të zgjidhur problemet dhe mbetet peng i detajeve.

Pranimi i shumë detyrave ju shpërqendron nga objektivat

Një tjetër gabim i zakonshëm që shumë të fiksuar pas punës e bëjnë, është se ata i thonë po çdo detyre që u ngarkohet. Ndërsa është e rëndësishme të jeni elastik, nëse i thoni po gjithçkaje, kjo do t’ju ngarkojë shumë. Problemi me faktin e të parit juve si personi që merr përsipër çdo detyrë është se njerëzit nuk konsiderojnë nevojat tuaja, pasi e dinë se do të pranoni gjithsesi. Detyra të tepërta mund t’ju pengojnë përparimin e karrierës, sepse nuk shtojnë aftësitë tuaja apo eksperiencën.

Dëmton kreativitetin tuaj

Duke shpenzuar shumicën e jetës suaj në zyrë, humbni mundësinë për të lexuar, për t’u përditësuar me lajmet dhe për të njohur njerëz të rinj. Për këtë arsye, jo vetëm që nuk do të kapni të rejat e fundit dhe mundësitë e punës, por gjithashtu nuk do të mund të mendoni në mënyrë inovative. Koha jashtë zyrës dhe mjedisit të punës mund t’ju sjellë në mendje mënyra për të zgjidhur problemet e punës në një mënyrë më të natyrshme.

Dëmton marrëdhëniet me kolegët

Rreth 300 miliardë dollarë u kushton bizneseve amerikane stresi që lidhet me punën dhe pengon produktivitetin çdo vit dhe kjo nuk ndalon te juve. Të fiksuarit pas punës shpesh janë perfeksionistë dhe mund të ushtrojnë presion të panevojshëm te kolegët, gjë që mund të rrisë stresin dhe ndikimin negativ te kompania. Dëmi kolateral mund të rritet vazhdimisht.

Mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të deleguar

Një nga problemet me punën me orë të zgjatura është se kjo dëmton aftësinë tuaj për të deleguar. Kur pranoni detyrat, ndonjëherë mund të jeni në gjendje t’ia kaloni ato një personi tjetër, por nëse puna ia vlen, atëherë e bëni vetë; sjellje kjo që mund t’ju dëmtojë marrjen me detyra të tjera. Aftësia për të deleguar është kyçe në çdo këshillim të karrierës dhe është kyçe në pozicione menaxhimi, ndaj sigurohuni që ta keni.

Probleme me lodhjen e trurit

Një nga problemet e pashmangshme me të fiksuarit pas punës është se çdo ngarkesë kërkon një vend për t’u shfryrë. Sipas doktoreshë Esther Sternberg, disa pjesë të trurit që kontrollojnë stresin luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e sëmundjeve të caktuara. Si rezultat i kësaj, stresi që kaloni në punë zakonisht ju sëmur dhe duke shtuar probleme të tjera, si mungesa e gjumit dhe zakonet e pashëndetshme të ushqimit, gjërat mund të përkeqësohen.

Kontrolli i email-eve vonë ju bën keq

Nëse jeni dikush që nuk ndahet kurrë nga celulari dhe kontrolloni email-et edhe natën vonë, kjo në fakt mund t’ju dëmtojë produktivitetin në vend që t’ju vënë në kontroll të situatës. Studimet tregojnë se kontrolli i email-eve të punës natën vonë do t’ju bëjë më të lodhur dhe më joproduktivë të nesërmen.

Jeni në fakt i çorganizuar?

Mund të jetë shumë e lehtë të ngatërrohet puna e vazhdueshme me çorganizimin. Merrni pak kohë për të menduar rreth sistemeve tuaja dhe faktit nëse duhet apo jo të punoni në orë të gjata. Kjo nuk do të thotë aspak se jeni produktivë.

Mund të dëmtoni karrierën

Ndërsa ju duket sikur orët e gjata në zyrë janë mënyra më e mirë për të arritur suksesin në karrierë, ju nuk arrini të përqendroheni te gjërat që doni dhe që janë të rëndësishme për ju, faktorë këta që ju pengojnë në karrierë.

Kohët që kaloni larg zyrës ju ndihmon të peshoni ambiciet tuaja personale dhe në fakt ju sjellin shumë përfitime. Nëse punoni me orë të tejzgjatura, është shumë e vështirë të reflektoni siç duhet.

Read More
Etika e veshjes ne pune

10 rregulla mbi veshjen në mjedisin e punës

Disa rregulla apo këshilla si të përmirësoni veshjen tuaj në mjedisin e punës dhe disa truke të vogla që të përcillni imazhin e një punonjësi të denjë.

Veshja në punë

Etika e veshjes ne punePërzgjedhja e një veshjeje të duhur për t’u paraqitur në punë duhet të përmbajë dy elemente kryesore, së pari, duhet të jetë serioze dhe së dyti, e rehatshme. Një kombinim i mirë mes këtyre të dyjave nuk është shumë i thjeshtë. Ja disa këshilla si të harmonizoni më së miri eleganten dhe të rehatshmen për të kaluar sa më mirë në orët e punës.

1. Nëse do të vishni xhinse, kombinojini me ngjyra

Çelësi i këtij stili është t’i kombinoni pantallonat xhins me një këmishë me ngjyra të gjalla. Xhinsi nuk do t’ju bëjë të dukeni më pak seriozë, por do t’ju japë një pamje praktike të harmonizuar mirë me prerjet e sakta të këmishës.

2. Shprehni personalitetin nëpërmjet ngjyrave

Nëse dëshironi t’u përcillni të tjerëve karakterin tuaj nëpërmjet veshjes, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për ta bërë këtë: ngjyrat. Blini rroba me ngjyrat tuaja të preferuara dhe me kalimin e kohës do të bëhet e dukshme edhe për të tjerët se cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara dhe çfarë kërkoni të përcillni përmes tyre. Mos harroni të tregoheni të kujdesshëm që gjithnjë të bëni kombinimin e duhur që ta neutralizojë ngjyrën, pa e bërë atë të dukshme deri në pikën e bezdisjes për syrin.

3. Vishni një kostum pa kollare

Nëse kërkoni një pamje klasike dhe që ju paraqet si një punonjës serioz e të rafinuar, kostumi është zgjedhja më e mirë. Por një kostum pa kollare është akoma më mirë. Përse? Sepse kur dikush punon, ai kërkon të jetë sa më i qetë dhe në gjendje të mirë që të përqendrohet në punë. Nëse mbani gjatë gjithë kohës kollaren veshur, ose nuk po punoni shumë ose puna juaj nuk është aq e lodhshme sa ç’e mendoni.

4. Përzieni dhe kombinoni dizajnët

Kushtojini shumë rëndësi kombinimit të pjesës së poshtme dhe të sipërme të veshjes, sigurohuni që të ketë përshtatje dhe lidhje mes tyre. Dizajnët përcjellin mesazhe të forta në aspektin pamor, shfrytëzojeni këtë mundësi për të përçuar copëza të vogla të dhënash për ju.

5. Zgjidhni këpucë të mira

Përtej shprehjes që njeriu duket nga këpucët që vesh, zgjidhni një palë këpucë të mira dhe të shtrenjta që ta përmbledhin pamjen tuaj sa më bukur. Nëse ka ndonjë aksesor që i vë pikën mbi “i” veshjes së dikujt, këto janë pikërisht këpucët. Zgjidhini në ngjyra jo të ndezura, që të mos tërheqin më shumë sesa duhet vëmendjen.

6. Kujdes me parfumin

Askujt nuk do t’i pëlqente ta gjente veten me dikë tjetër në një ashensor dhe të mos mund të merrte frymë prej dy faktorëve: mungesës së parfumit dhe teprimit me të. Në të dyja rastet duhet të jeni të vëmendshëm. Parfumi i duhur do t’ju japë pamje të rregullt, por sekreti është të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.

7. Vini një orë normale

Lërini orët e shtrenjta për raste të veçanta. Në mjedisin e punës nuk ka vend për mburrje. Zgjidhni orën që është e rehatshme, e këndshme për syrin, por që njëkohësisht nuk ka lidhje me luksin.

8. Çantat dhe valixhet

Po aq të rëndësishme sa pjesa tjetër e veshjes suaj, janë edhe çantat apo valixhet e punës. Mbani çanta serioze, por që nuk janë të dala mode. E njëjta gjë vlen edhe për valixhet, pasi në një farë mënyre tregojnë etikën e punës.

9. Fundet dhe fustanet

Fundet përpiquni të kenë gjatësi që arrin deri te gjuri, më të shkurtra do të duken një ekzagjerim i pavend, nga ana tjetër fustanet duhet të jenë sa më elegante, por edhe zyrtare. Mbi të gjitha ka rëndësi që ju të ndiheni mirë teksa i mbani veshur.

10. Makijazhi

Jepini fytyrës suaj pamjen që duhet, as shumë e ngarkuar, por as shumë e thjeshtë. Përdorni elementet kryesore të makijazhit, duke krijuar një harmoni mes tyre.

Truke

Si të përcillni idenë se po punoni shumë

1. Kurrë mos ecni pa një dokument ndër duar. “Ku janë shkresurinat, është edhe puna”, kjo është motoja në mjedisin e punës.

2. Përdorni kompjuterin për t’u dukur të zënë. Mund të jeni duke hartuar raportin më të fundit, po kontrolloni email-in apo po luani ndonjë lojë, këtë vetëm ju dhe historia e kërkimeve do ta dijë.

3. Mbajeni tavolinën rrëmujë. Ku ka rregull, nuk ka punë, kjo është logjika kryesore që kanë punëdhënësit. Mbajeni tavolinën gjithnjë rrëmujë dhe do të dukeni shumë të ngarkuar.

4. Përdorni mesazhet zanore. Askush nuk rri me celular ndër duar teksa do të duket shumë i dhënë pas punës. Për këtë arsye përdorni sekretarinë telefonike dhe mesazhet zanore.

5. Jepini vetes një pamje të paduruar. Nëse po kërkoni t’i bëni përshtypje shefit apo jeni aq i përfshirë nga shpejtësia e punës saqë nuk mund të prisni teksa faqja e dokumentit del nga printeri, këtë nuk kemi nga ta mësojmë, megjithatë provojeni.

Read More

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

Mjekësi – Aktiviteti i rregullt fizik është çelësi për të pasur një trup të shëndetshëm dhe për të shmangur sëmundjet e ndryshme. Ndërsa koha kalon, fiziku juaj nis ta ulë rendimentin. Por një trup i plogësht, bën që edhe truri ta humbë funksionalitetin e tij për të qenë mendjemprehtë, edhe ecja ju bën punë

Aktiviteti i rregullt fizik, përfshirë këtu edhe të ecurit mund të jetë çelësi për të pasur një mendje të mprehtë edhe kur ne të plakemi. Ky është përfundimi i dy studimeve të reja. Edhe pse kjo nuk mund të konsiderohet një shpikje, prapë këto studime të fundit fusin të tjera informacione me rëndësi në letërsinë shkencore dhe vërtetojnë raporte të tjera të mëparshme që lidhin ushtrimet me uljen e përqindjeve të problemeve mendore te mosha e tretë.

Pra mesazhi tani është më i qartë se kurrë: “nëse ti qëndron fizikisht aktiv, atëherë ti po grumbullon rezerva mbrojtëse për trurin tënd”, shpjegon Eric B. Larson për Huffington Post, i cili është zv/president në shoqatën jofitimprurëse “Kooperativa e grupit të shëndetit” me qendër në Siatëll. Edhe pse studimet përfunduan në korrik, ato u publikuan ditën e djeshme për të bërë lidhjen me konferencën ndërkombëtare të sëmundjes së Alzheimer-it, e cila po mbahet këtë javë në Paris.

Një nga studimet analizoi 2809 gra mbi moshën 65-vjeçare, të cilat më përpara kishin vuajtur nga goditje apo sëmundje zemre, ose të paktën vuanin nga tri faktorë riskues që sillnin më pas këto përkeqësime.

Kjo formë kërkimi ka një vlerë të madhe, pasi në të kaluarën shumica e studimeve ishin përqendruar te njerëzit e shëndetshëm sipas doktor Larson-it, i cili shkroi një koment shoqërues në lidhje me këtë kërkim.

Ushtrimet fizike mund të kenë një rëndësi të veçantë për këto gra. Rritja e nivelit të kolesterolit jo të shëndetshëm, presioni i lartë i gjakut dhe të tjera rrethanave, të cilat prekin arteriet e gjakut janë lidhur me gjuhën e memories e njohur si rënie konjitive, e cila në shumicën e rasteve çon më pas në sëmundjen e Alzheimer-it, apo në forma të tjera të dementias.

Kërkuesit në Paris dhe në departamentin e Shëndetit Publik në Harvard, në Boston, rianalizuan të dhënat, të cilat ishin përgatitur për të ekzaminuar rolin e vitaminave antioksidante në shëndetin e zemrës.

Duke filluar që nga viti 1995, gratë iu përgjigjën dy studimeve të ndryshme, në lidhje me se sa shpesh ato kryenin forma të ndryshme të ushtrimeve, si vrap, not, ecje dhe ngjitje shkallësh.

Disa vite më vonë, studiuesit i testuan ato nëpërmjet telefonit, duke u bërë ushtrime të memories dhe ato konjitive brenda një periudhe 4 deri në 6-vjeçare në 4 raste të ndryshme.

Përfundimi ishte se sa më shumë aktive ishin gratë, aq më mirë dilnin ato në testet e kryera. Dhe duhet specifikuar se për gratë nuk ishte e nevojshme që të ishin garuese maratone.

Të moshuarat më aktive, të cilat bënin ecje të shpejtë nga 30 minuta e më shumë çdo ditë, përjetonin rënie më të ngadaltë konjitive sesa të tjerat të cilat kryenin më pak apo aspak ushtrime fizike.

Sipas kërkuesve diferencat ishin se truri i sportisteve kishte një nivel, njësoj sikur të ishte nga 5 deri në 7 vite më i ri, nga ana konjitive.

“Lidhja e fortë midis aktivitetit dhe rënies së ulët të memories ishte më shumë e dukshme në testet me telefon të kryera nga ana e kërkuesve”, tha doktor Larson-i.

Një studim i dytë më i vogël, adresoi një dobësi të përbashkët të kërkimit ekzistues për stërvitjen dhe dementian: rëndësia në përshkrimin që vetë pjesëmarrësit u bënin zakoneve të tyre gjatë stërvitjes, e cila mund të jetë e parëndësishme.

Përveç, sondazheve, kërkuesit përdorën teste të ndryshme laboratorike për të matur shumën totale të energjisë së harxhuar nga 197 burra dhe gra të moshës 70-vjeçare për në periudhë dy javore. Testi përfshiu pirjen e ujit të përzier me kimikate dhe matjen nëpërmjet analizave të gjakut dhe urinës të faktit sesa shpejt trupi arrin që t’i neutralizojë këto kimikate.

“Krahasuar me ata individë që ishin më tepër përtacë se të tjerët, njerëzit që harxhuan energjinë më të madhe në këto dy javë kishin 90% shanse më të ulëta për të zhvilluar rënie të memories përgjatë periudhës në vazhdim nga 5 deri në 7 vite. Kjo është një rënie në risk shumë e fortë”, shpjegoi kërkuesja Laura E. Middleton, asistente profesoreshë e kinesiologjisë në Universitetin e “Waterloo-së”, në Ontario.

Për më tepër, harxhimi i energjisë i pjesëmarrësve në testimet laboratorike ishte më i lidhur me shëndetin konjitiv sesa me përgjegjësitë subjektive të tyre sesa minuta stërvitje në ditë bëjnë.

Kjo do të thotë se aktiviteti ditor, më shumë sesa ushtrimet fizike mund të ndihmojnë në qëndrueshmërinë e shëndetit mendor.

“Nuk është vetëm ky lloj aktiviteti fizik i qëllimshëm që ka rëndësi. Kjo ka të bëjë edhe me të bërit më pak ushtrime. Këtu flasim për gjëra si të rrish në këmbë më shpesh dhe të ecësh edhe më shpejt”, tha Middleton-i. “Dhe ky është një lajm shumë i keq për ata njerëz, përfshirë edhe mua që qëndrojnë në tavolinë gjatë gjithë ditës. Kjo do të thotë që ne duhet të gjejmë një mënyrë që të ngrihemi në këmbë dhe të ecim”.

Read More

A po e shkatërron puna martesën tuaj?

Familja – Po merrni me vete në shtëpi stresin e punës? Kjo mund të jetë fatale për martesën tuaj. Mund të mos ju ketë shkuar në mendje, por mënyra se si i përballoni sfidat në punë do të ndikojë shumë edhe në lidhjen tuaj. Zbuloni se cilat veprime po jua gërryejnë harmoninë dhe lumturinë e familjes, të gjitha për faj të karrierës suaj

Ndoshta jeni një person i fiksuar pas punës dhe shpenzoni shumë kohë në zyrë ose mbase sa herë ktheheni në shtëpi ankoheni për shefin/en tuaj te personi me të cilin jeni martuar. Nëse po, atëherë bëni shumë kujdes.

Mund të mos ju ketë shkuar në mendje, por mënyra se si përballoni sfidat në punë do të ndikojë shumë edhe në lidhjen tuaj romantike në shtëpi.

Ja se cilat janë shenjat se puna po jua shkatërron martesën:

Vini punën përpara lidhjes

Nëse vazhdimisht e gjeni veten duke anuluar aktivitetet në çift, sepse keni përparësi punën, kjo sigurisht që është diçka negative për ju. Duhet të angazhoheni sa më shumë ndaj partnerit/es tuaj për të parë një film, për të vizituar miqtë apo thjesht për të kaluar kohë së bashku.

Puna ju lodh aq shumë saqë nuk i përkushtoheni dot partnerit/es

Nëse puna po ju thith të gjithë energjinë e mundshme të jetës suaj, atëherë do të futeni në telashe, sepse njeriu juaj i zemrës do të kërkojë më tepër vëmendje dhe përkushtim nga ju kur ktheheni në shtëpi. Sigurohuni të krijoni një balancë.

Bashkëshorti/ja është bërë terapist/e i karrierës suaj

Nëse e gjeni veten vazhdimisht duke kërkuar këshilla nga bashkëshorti/ja juaj për lëvizjen e ardhshme që duhet të kryeni në punë, të jeni të sigurt se kjo po ju dëmton martesën. Lëreni stresin e punës në zyrë dhe jini njeriu me të cilin u dashurua partneri/ja juaj në shtëpi.

Nuk flisni për gjë tjetër veçse për punën

Është e vërtetë që ndonjëherë puna të mbetet në mendje për një kohë të gjatë dhe dëshiron të flasësh vazhdimisht për të. Gjithsesi ajo që duhet të bëni është të kontrolloni mendimet tuaja dhe të kaloni kohë të bukur me njeriun tuaj të afërt.

Nuk jeni të pranishëm për shkak të punës

Mbërrini vonë në festat familjare apo ju duhet që të anuloni shpesh eventet, për shkak se jeni në punë? Kjo mund t’ju dëmtojë shumë lidhjen që keni dhe mund të krijojë idenë se ju po zgjidhni punën përpara zotimeve personale.

Partneri/ja nuk ju tregon problemet

Ju mund të jeni duke u qarë aq shumë në familje, saqë partneri/ja juaj mund të mendojë se nuk duhet t’jua shtojë telashet dhe për këtë arsye refuzon t’ju tregojë për problemet që ka hasur edhe vetë gjatë ditës. Kjo mungesë komunikimi i bën keq shëndetit të lidhjes suaj.

Grindeni shumë

Nëse po e dërgoni stresin e zyrës në shtëpi, do të zbuloni se kjo do të nxisë më shumë grindje mes teje dhe partnerit, për shkak se ju do të irritoheni më shpejt dhe ta keni të vështirë diskutimin.

Gjuha e trupit të partnerit/es ndryshon

Duhet të ndiqni me vëmendje reagimin e personit që keni në krah, kur diskutoni për problemet e zyrës. Nëse shikoheni pak në sy, personi i ka krahët e kryqëzuara dhe qëndron si i tkurrur, kjo është shenjë e një vuajtjeje në heshtje, që mund të paralajmërojë probleme me martesën.

Grindeni rreth gjërave të reja

Nëse keni pasur një ndryshim në karrierën tuaj, mbase keni marrë një rol të ri, keni një shef të ri apo merrni një rrogë tjetër dhe papritur filloni të grindeni me gruan ose bashkëshortin tuaj rreth gjërave për të cilat nuk debatonit më parë, kjo me shumë gjasa nuk është një rastësi.

Keni më pak durim

Ngarkesa me mendimet e zyrës mund t’ju bëjë që ta humbisni më shpejt durimin rreth partnerit/es suaj. Mungesa e durimit dhe irritimi i shpejtë do të gërryejnë pak e nga pak harmoninë në familjen tuaj.

Nuk doni të shoqëroheni

Po filloni të mendoni se e keni mendjen në vende të largëta që nuk përputhen me realitetin dhe partneri/ja juaj e vë re këtë gjë. Nëse jeni të shqetësuar për punën mund t’ju duket se kjo është diçka që duhet ta mbani për vete. Kjo gjë mund t’ju shtyjë të largoheni prej aktiviteteve sociale, të cilat ju bëjnë mirë për qetësimin.

Vini re se nuk ju dëgjojnë më kur flisni për punë

Një rast “flagrant” i shpërfilljes së problemeve tuaja të zyrës mund të jetë edhe humbja e përqendrimit, kur ju filloni të flisni për stresin që ju është krijuar në zyrë. Kujdes në këtë fazë, gjasat janë të mëdha që të përkeqësohet.

Read More