8 mënyra për të arritur suksesin në karrierë

Nga: Autorë të ndryshëm minuta lexim | 0 komente2842 lexime


Karriera - Planifikimi, prioritetet dhe entuziazmi janë vetëm disa nga cilësitë që duhet të zhvilloni te vetja për të pasur largpamësi në punë dhe për të arritur suksesin në karrierë, pavarësisht vështirësive.

Thuhet se kapitali më i vlefshëm është mendja juaj. Por çfarë ndodh kur ju e humbni përqendrimin dhe funksionimin e kthjellët të mendjes? Këto janë tetë metodat që duhen ndjekur pasi ju ndihmojnë të rifitoni fokusin dhe të përdorni tiparet speciale të personalitetit tuaj për të arritur sukses.


1. Planifikoni

Financat kanë nevojë të gjurmohen vazhdimisht. Idetë duhen shkruar në letër. Synimet duhet të jenë theksuar qartazi. Projektet spontane mund të jenë argëtuese, por do t’ju zërë paniku sapo ta kuptoni se ku po shkojnë koha dhe paratë tuaja.

Përfitoni nga mbajtja shënim e progresit tuaj pasi kështu do të arrini të çoni më larg ide pas ideje konceptet tuaja. Përmes një ditari ju mund të jeni më të qartë dhe do të keni gjithnjë një referencë që do t’ju orientojë përgjatë vështirësive.


2. Krijoni prioritete

Lista e pafundme e gjërave që duhet të bëni do të bëhet më e pranueshme nëse krijoni prioritete. Cila është ajo detyrë që duhet ta mbaroni sa më shpejt? Rrethojeni dhe shkruani numrin 1 pranë saj që të nënkuptojë rëndësinë që ka për juve.

Më pas, mendoni se cilat janë dy detyrat e tjera që duhet të përmbushni por që nuk janë domosdoshmërisht urgjente. Këto duhet të lidhen me kohë afatgjatë si pas dy javësh apo pak më tepër. Duke krijuar prioritete të listës së gjërave që duhen bërë, ju jo vetëm nënvijëzoni detyrat tuaja të ardhshme, por gjithashtu arrini të kuptoni se si do të arrini ta bëni këtë.


3. Jini entuziastë

Mos e trajtoni ditën tuaj sikur të jetë thjesht një ditë normale pune. Ju jeni një person i angazhuar dhe si i tillë punoni për të bërë realitet ëndrrat tuaja, kjo është një arsye për të qenë entuziastë.

Ndonëse punët ndonjëherë mund të jenë shumë të lodhshme mendërisht, ju keni detyrën të jeni përherë energjikë për të çuar përpara axhendën tuaj dhe ta ktheni ditën në argëtuese. Entuziazmi dhe prioriteti kombinohen idealisht për një ditë të përkryer.


4. Mos ndiqni paratë

Sigurisht, ideja juaj largpamëse është të përfundoni me një shtëpi të madhe, një makinë të mirë dhe pushime të pafundme luksoze, por mos lini që financat tuaja të bëhen motivimi kryesor.

Lançimi i projekteve afatgjata kryesisht për paratë do t’ju çojë në rënie të motivimit. Fillimi i çdo biznesi do të jetë i vështirë për portofolin tuaj dhe do të mbijetojë me sukses në fillim vetëm nëse ju keni mjaftueshëm besim.

Çfarë e bën një sipërmarrës të ketë sukses? Mbani mend se cila është arsyeja përse i keni hyrë një pune të caktuar dhe përpiquni ta keni këtë arsye në një vend sa më të dukshëm që ta kujtoni çdo ditë.


5. Bëjeni zakon të punoni për një qëllim 

Zakonet e vjetra janë të vështira për t’u harruar. Imagjinoni se sa shumë do të arrinit nëse puna juaj do të bëhej një ves nga i cili nuk mund të hiqni dorë.

Sipërmarrësit e suksesshëm angazhohen çdo ditë me një punë të caktuar sepse sa më shumë të fokusoheni te diçka, aq më e lehtë bëhet ajo gjë. Nëse e keni të vështirë të krijoni zakone pozitive për veten, printoni një kalendar zakonesh dhe përpiquni të plotësoni nga një kuti çdo ditë.


6. Krijoni një sistem shpërblimi

Është një kushtëzim klasik që funksionon gjithnjë: shpërblimet ndihmojnë në dhënien formë të një sjelljeje pozitive afatgjatë. Mund të kërkojë ca kohë derisa do të mund të shpërbleheni prej një biznesi të vogël, ndaj kujdesuni që ta shpërbleni veten teksa bëni progres.

Pranimi i arritjeve tuaja do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe do t’ju motivojë që të keni më tepër sukses në të ardhmen. Nëse realizoni një detyrë, jepini vetes kënaqësinë e një shpërblimi të vogël si një vakt i mirë apo një pushim relaksues. Me kalimin e kohës do të arrini të hiqni dorë prej ankthit dhe do t’i përfundoni gjërat më shpejt.


7. Besoni te motivet dhe idetë tuaja

Edhe kur frika ju thotë se diçka mund të mos shkojë siç e prisni, kini parasysh se është shumë e lehtë të humbni besimin në diçka dhe se dyshimet për një plan tuajin janë më se normale. Megjithatë, nxiteni besimin te vetja duke listuar forcat dhe duke u përqendruar te mënyra se si mund t’i lini pas dobësitë tuaja.

Çfarë ju ka frymëzuar t’i hyni një pune të caktuar? Çfarë rëndësie ka ajo sot për juve dhe çfarë ju frymëzon më së tepërmi? Durimi, forca emocionale dhe krijimtaria janë elemente të nevojshme për të filluar një biznes.


8. ‘Regjuni’

Asnjë punë nuk është perfekte, veçanërisht në fillim. Mësoni të pranoni kritikat që ju ndihmojnë të zhvilloheni. Gjithashtu krijoni një rrjet të njohurish që ofrojnë për ju opinione të sinqerta. Kjo mund të përmirësojë në mënyrë dramatike cilësinë e punës suaj dhe krijon gjithashtu një sistem mbështetjeje emocionale.

Pavarësisht se sa mirë apo keq po shkon puna juaj gjithnjë do të jetë dikush aty për t’ju treguar se çfarë po bëhet mirë apo keq, dëgjojini.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal

 
>