A po e shkatërron puna martesën tuaj?

Nga: Autorë të ndryshëm minuta lexim | 0 komente2134 lexime


Familja – Po merrni me vete në shtëpi stresin e punës? Kjo mund të jetë fatale për martesën tuaj. Mund të mos ju ketë shkuar në mendje, por mënyra se si i përballoni sfidat në punë do të ndikojë shumë edhe në lidhjen tuaj. Zbuloni se cilat veprime po jua gërryejnë harmoninë dhe lumturinë e familjes, të gjitha për faj të karrierës suaj

Ndoshta jeni një person i fiksuar pas punës dhe shpenzoni shumë kohë në zyrë ose mbase sa herë ktheheni në shtëpi ankoheni për shefin/en tuaj te personi me të cilin jeni martuar. Nëse po, atëherë bëni shumë kujdes.

Mund të mos ju ketë shkuar në mendje, por mënyra se si përballoni sfidat në punë do të ndikojë shumë edhe në lidhjen tuaj romantike në shtëpi.

Ja se cilat janë shenjat se puna po jua shkatërron martesën:

Vini punën përpara lidhjes

Nëse vazhdimisht e gjeni veten duke anuluar aktivitetet në çift, sepse keni përparësi punën, kjo sigurisht që është diçka negative për ju. Duhet të angazhoheni sa më shumë ndaj partnerit/es tuaj për të parë një film, për të vizituar miqtë apo thjesht për të kaluar kohë së bashku.

Puna ju lodh aq shumë saqë nuk i përkushtoheni dot partnerit/es

Nëse puna po ju thith të gjithë energjinë e mundshme të jetës suaj, atëherë do të futeni në telashe, sepse njeriu juaj i zemrës do të kërkojë më tepër vëmendje dhe përkushtim nga ju kur ktheheni në shtëpi. Sigurohuni të krijoni një balancë.

Bashkëshorti/ja është bërë terapist/e i karrierës suaj

Nëse e gjeni veten vazhdimisht duke kërkuar këshilla nga bashkëshorti/ja juaj për lëvizjen e ardhshme që duhet të kryeni në punë, të jeni të sigurt se kjo po ju dëmton martesën. Lëreni stresin e punës në zyrë dhe jini njeriu me të cilin u dashurua partneri/ja juaj në shtëpi.

Nuk flisni për gjë tjetër veçse për punën

Është e vërtetë që ndonjëherë puna të mbetet në mendje për një kohë të gjatë dhe dëshiron të flasësh vazhdimisht për të. Gjithsesi ajo që duhet të bëni është të kontrolloni mendimet tuaja dhe të kaloni kohë të bukur me njeriun tuaj të afërt.

Nuk jeni të pranishëm për shkak të punës

Mbërrini vonë në festat familjare apo ju duhet që të anuloni shpesh eventet, për shkak se jeni në punë? Kjo mund t’ju dëmtojë shumë lidhjen që keni dhe mund të krijojë idenë se ju po zgjidhni punën përpara zotimeve personale.

Partneri/ja nuk ju tregon problemet

Ju mund të jeni duke u qarë aq shumë në familje, saqë partneri/ja juaj mund të mendojë se nuk duhet t’jua shtojë telashet dhe për këtë arsye refuzon t’ju tregojë për problemet që ka hasur edhe vetë gjatë ditës. Kjo mungesë komunikimi i bën keq shëndetit të lidhjes suaj.

Grindeni shumë

Nëse po e dërgoni stresin e zyrës në shtëpi, do të zbuloni se kjo do të nxisë më shumë grindje mes teje dhe partnerit, për shkak se ju do të irritoheni më shpejt dhe ta keni të vështirë diskutimin.

Gjuha e trupit të partnerit/es ndryshon

Duhet të ndiqni me vëmendje reagimin e personit që keni në krah, kur diskutoni për problemet e zyrës. Nëse shikoheni pak në sy, personi i ka krahët e kryqëzuara dhe qëndron si i tkurrur, kjo është shenjë e një vuajtjeje në heshtje, që mund të paralajmërojë probleme me martesën.

Grindeni rreth gjërave të reja

Nëse keni pasur një ndryshim në karrierën tuaj, mbase keni marrë një rol të ri, keni një shef të ri apo merrni një rrogë tjetër dhe papritur filloni të grindeni me gruan ose bashkëshortin tuaj rreth gjërave për të cilat nuk debatonit më parë, kjo me shumë gjasa nuk është një rastësi.

Keni më pak durim

Ngarkesa me mendimet e zyrës mund t’ju bëjë që ta humbisni më shpejt durimin rreth partnerit/es suaj. Mungesa e durimit dhe irritimi i shpejtë do të gërryejnë pak e nga pak harmoninë në familjen tuaj.

Nuk doni të shoqëroheni

Po filloni të mendoni se e keni mendjen në vende të largëta që nuk përputhen me realitetin dhe partneri/ja juaj e vë re këtë gjë. Nëse jeni të shqetësuar për punën mund t’ju duket se kjo është diçka që duhet ta mbani për vete. Kjo gjë mund t’ju shtyjë të largoheni prej aktiviteteve sociale, të cilat ju bëjnë mirë për qetësimin.

Vini re se nuk ju dëgjojnë më kur flisni për punë

Një rast “flagrant” i shpërfilljes së problemeve tuaja të zyrës mund të jetë edhe humbja e përqendrimit, kur ju filloni të flisni për stresin që ju është krijuar në zyrë. Kujdes në këtë fazë, gjasat janë të mëdha që të përkeqësohet.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

Përse rutina 8-orarëshe e punës nuk po funksionon

Përse rutina 8-orarëshe e punës nuk po funksionon

Mirësevini në Podcastin e 25të të Karrierës!

Mirësevini në Podcastin e 25të të Karrierës!

Zhurmat, shpërqendrimi më i madh i punonjësve në zyra

Zhurmat, shpërqendrimi më i madh i punonjësve në zyra
>