Dy konferenca dhe webinari i parë!

OSCAL 2017 Banner

Përshëndetje miq,

Që nga lancimi i anketës tonë për aplikacionet dhe softet që përdorni, disa prej jush kontribuuan me sugjerimet e tyre dhe ju jemi vërtetë mirënjohës. Po, po, e kemi fjalën për Matielin si financier, Redonin konsulent teknologjish, Besnikun si Graphic/Motion Designer.

Por nuk do donim të ndalonim me kaq, ndaj ju ftojmë edhe një herë për të dhënë kontributin tuaj duke na treguar për aplikacionet/softet që përdorni rregullisht si profesionistë dhe sipërmarrës.

Shkoni këtu => Anketë: Çfarë aplikacioni/programi përdorni për të qenë prodhimtarë?

Dy konferenca

Fundjavën e ardhshme, në Tiranë, do të zhvillohet edicioni i 4të i OSCAL (Open Source Conference Albania). Kjo është konferenca vjetore që zhvillohet në Shqipëri me synim promovimin e teknologjive me kodburim të lirë dhe të hapur.

Personalisht do jem duke drejtuar një prej punëtorive (workshops) mbi automatizimin e marketingut nëpërmjet softit me të cilin edhe ju vjen edhe ky buletin i përjavshëm – Mautic.

Për më shumë informacion dhe për t’u regjistruar, vizitoni faqen zyratare => https://oscal.openlabs.cc

Konferenca tjetër Spark.me zhvillohet në fakt në Budva në datat 29,30 maj dhe etiketohet si vendi ku “biznesi takon inovacionin dixhital”. Ju ftojmë ta konsideroni pjesëmarrjen sipas dëshirës dhe prirjeve tuaja.

Për më shumë informacion vizitoni => https://spark.me/2017/

 

Webinari ynë i parë

Kemi ca kohë që përgatitemi të lançojmë një rubrikë tërësisht të re këtu në SfidaBiznesi.com

Konkretisht bëhet fjalë për rubrikën e Webinareve, apo seminaret online.

Rubrika synon të rimishërojë frymën dhe vizionin e SfidaBiznesi.com (këshilla praktike për profesionistë dhe sipërmarrës si ju) me një format disi më ndërveprues e mbase më zbavitës.

Është diçka tërësisht e re që po ofrojmë dhe shpresa që do arrijmë t’i japim formën dhe formatin e duhur për të jetë sa më me vlerë për ju.

Do t’ju dërgojmë një mesazh të dytë për t’ju njoftuar për datën dhe detaje të tjera.

Ju urojmë një fundjavë të mbarë!

Pyetje të shpeshta

Çfarë është OSCAL?

OSCAL (Open Source Conference Albania) është konferenca vjetore që zhvillohet në Shqipëri me synim promovimin e teknologjive me kodburim të lirë dhe të hapur. Në edicionin e 4-t të saj u drejtua një punëtori mbi automatizimin e marketingut.

Çfarë është Mautic dhe pse përmendet këtu?

Mautic është softi për automatizimin e marketingut me të cilin dërgohej buletini i përjavshëm i faqes. Ai përmendet sepse punëtoria në OSCAL ishte mbi automatizimin e marketingut nëpërmjet këtij softi.

Çfarë është konferenca Spark.me?

Spark.me është një konferencë që etiketohet si vendi ku “biznesi takon inovacionin dixhital”. Pjesëmarrja në të ishte opsionale, sipas dëshirës dhe prirjeve të secilit.

Çfarë janë webinaret e SfidaBiznesi?

Webinaret janë seminare online. Rubrika u krijua për të rimishëruar frymën e faqes, domethënë këshilla praktike për profesionistë e sipërmarrës, në një format disi më ndërveprues dhe më zbavitës.

Lini një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Kthehu në krye