Anketë: Çfarë aplikacioni/programi përdorni për të qenë prodhimtarë?

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente4364 lexime


Përshëndetje miq,

Dihet që secili prej nesh përdor të paktën një aplikacion apo program që i shton vërtetë vlerë punës së përditshme. Por duam t’ju nxisim të na tregoni që të përfitojmë të gjithë nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe njohurive të secilit.

Për ta bërë sa më konkrete këtë anketë e kemi strukturuar kështu. Ju kërkojmë të ndani me ne:

1. Profesionin tuaj
2. Emrin e aplikacionit/programit përkatëse
3. Arsyeja që e përdorni atë për punën/profesionin tuaj

Ju ftojmë të kontribuoni me sugjerimet tuaja mbi aplikacionet/programet që përdorni çdo ditë si profesionist apo sipërmarrës.

Ja dhe disa shembuj nga profesionistë si ju...

profile-pic
Gjergji Kokushta Dizenjues faqesh interneti
profile-pic
Matiel Hoxha Financier
profile-pic
Besnik Shpata Graphic/Motion Designer, Art Director
profile-pic
Redon Skikuli Konsulent rreth ceshtjeve te teknologjive me kodburim te lire dhe te hapur, te dhenave te hapura dhe privatesise ne internet
profile-pic
Kristi Çunga Brand designer
profile-pic
Elvis Plaku Marketier

Sublime Text - si editues kodi.

Adobe Photoshop / Illustrator - për përpunimin grafike

Todoist dhe Wunderlist dhe Keep për shënime, lista e gjërave për të bërë.

Excel sepse me ndihmon të përpunoj të dhënat dhe PowerPoint për pergatitjen e raporteve apo prezantimeve.

Outlook (vetëm për laptop) sepse më ndihmon për emails dhe organizimin e kalendarit.

Në punën time çdo ditë më duhet të përdor dy "motrat" e pandara Illustrator dhe Photoshop të Adobe. Deri tani këto dy programe më mjaftojnë për të krijuar reklama për print apo dixhitale.

Programi tjetër që unë nuk e përdor çdo ditë është After Effects. Dikur kam pas përdorur Eyeon Fusion (sot quhet BlackMagic Fusion) por që kur kam kaluar në After Effects, mendoj se është program i përsosur për të krijuar motion graphics. Duke qenë se është i krijuar nga Adobe, After Effects bashkëpunon shumë mirë me artworks të krijuar në Illustrator apo Photoshop - kjo e bën ende më shumë produktiv në punën time të përditshme!

Dikur quhej Flash sot quhet Animate, është program që e kam shumë përzemër dhe e kam përdorur që në vitin 2004. Me krenari e them që jam ndër partizanët e parë të Flash-it 🙂 Për herë të parë e kam përdorur për të krijuar animacionet për diplomën kur isha ende student në Akademinë e Arteve. Edhe pse sot reklamat e animuara në ueb kanë filluar të bëhen edhe në format GIF, mendoj se ky format (jo shumë profesional do të thoja) kurrë s'do e arrijë atë që mund të krijohet në Flash (më pëlqen ta quaj ende Flash 🙂 Koha ka ndryshuar, teknologjia po ashtu, sot Animate eksporton në HTML5, aktualisht është mënyra më e mirë për të krijuar reklama të animuara për ueb. Ndryshe nga GIF, HTML5 është më funksional në çdo aspekt, pasi me të mund të krijosh çdo gjë që të shkon nëpër mend, madje suporton edhe audio.

Mozilla Firefox pasi një pjesë e madhe e informacionit që marr është nga website të ndryshme. Gjithashtu dhe shërbimet si cloud personal ose editim në platforma si OpenStreetMap dhe Wikipedia bazohen kryesisht në web.

Thunderbird pasi puna me lidhj shumë me emaile. Eshtë me kodburim të hapur (open source) duke respektuar kështu privatësine time, element shumë i rëndësishëm për mua.

LibreOffice si alternativa më e mirë me kodburim të lirë dhe të hapur e programeve si MS Office.

Asana, për të trakuar punët/detyrat në grup.

Trello, për të menaxhuar kohën dhe për të ndjekur deadlin-et.

Buffer, për të gjurmuar postimet në rrjetet sociale.

Si marketier (profesioni) e kam të pashmangshëm përdorimin e një morie aplikacionesh që lidhen me punën time, por nëse do fokusohesha te ato më jetiket do përfshija të paktën këto:

  1. Word & Excel nga Office – Word ku përgatis çdo tekst për fushata, shkrime si ky, etj. Excel-i është jo vetëm vendi ku mbaj të shënuara financat por edhe ditarin personal dhe profesional sipas projekteve dhe punës.
  2. Postbox Inc – për menaxhimin e email-it. Nuk kam asgjë kundër ndërfaqes së Gmail apo Outlook por Postbox me ndihmon të jem më i përqendruar te çdo email individualisht ndërsa kur ke shumë të hapura njëherësh edhe hapërdahesh.
  3. Xmind (Mind Mapping) – nuk e di pse por ky aplikacion është bërë jetik për nevojat e mia planifikuese dhe strategjike pasi me lejon të filloj të gjeneroj ide dhe zgjidhje për praktikisht çdo lloj projekti, fushate, apo ideje që mund të kem në kokë.
  4. Whatsapp – fakti që duhet të jem në komunikim të vazhdueshëm me një mori njerëzish e bën Whatsapp-in praktik nga ana personale por edhe profesionalisht. E kam të instaluar në të gjitha pajisjet që përdor çdo ditë.

Dëshironi të kontribuoni, atëherë ju lutem përdorni formën këtu poshtë:

Aplikacioni apo programi kryesor që përdorni
Aplikacioni apo programi i dytë (nese keni)
Aplikacioni apo programi i tretë (nese keni)
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive

Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive

7 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm, sipas një njeriu që shpenzoi 5 vite duke i studiuar ata

7 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm, sipas një njeriu që shpenzoi 5 vite duke i studiuar ata

7 zakonet e njerëzve të suksesshëm, Stephen R. Covery

7 zakonet e njerëzve të suksesshëm, Stephen R. Covery
>