Mozilla Tech Speakers Tirana #1 & OSCAL 2016

0
2168
Elvis Plaku duke prezantuar ne Mozilla Tech Speakers

Mozilla Tech Speakers Tirana #1Këtë fundjavë (2 prill 2016) pata nderin të isha ndër prezantuesit e parë në mbështetje të programit “Mozilla Tech Speakers Tirana #1”, organizuar nga Open Labs.

Edhe pse jo zyrtarisht, aktiviteti u përshëndet edhe nga ministrja aktuale e Inovacionit – Znj. Milena Harito e cila përshëndeti pjesëmarrësit dhe i përgëzoi të gjithë për iniciativa të tilla.

Mozilla Tech Speakers është një program ku aktivizohen prezantues dhe ligjërues, kryesisht brenda komunitetit të Mozilla, të cilët ofrojnë trajnime dhe mentorojnë pjesëmarrësit (shumica studentë) për t’i ndihmuar ata të rriten në aftësitë e tyre prezantuese në skenë, si nga ana oratorike, si dhe teknike.

Aktiviteti organizohet nën çadrën e komunitetit OpenLabs që është një organizatë shqiptare jo qeveritare, jo fitimprurëse, e cila promovon iniciativa free libre open source që prej vitit 2012.

Personalisht kam pasur nderin të isha pjesëmarrës që në takimet e tyre të para dhe mbetem entuziast për kontaktet dhe bashkëpunimet ndër vite.

Entuziazmi im vjen edhe nga fakti që vetë (edhe pse jo me sfond si zhvillues) mbetem një përdorues i hershëm i platformave dhe softeve ‘open source’ si WordPress, Mambo, Joola, PrestaShop, Mautic, etj., dhe besoj shumë në potencialin e këtyre teknologjive për zhvillimin e individëve dhe vendit në përgjithësi.

 

Organizatorët e OpenLabsOpenLabs logoRedon Skikuli, Elio Qoshi, Greta Doci, etj janë personat që qëndrojnë prapa kësaj organizate dhe aktiviteteve të shumta si pjesë e promovimit të iniciativave free libre open source. Janë vertëtë një ekip fantastik djemsh dhe vajzash që sugjeroj t’i ndiqni edhe ju.

 

OSCAL 2016 – Aktiviteti më i madh vjetor për Open Source në Shqipëri

OSCAL 2016OSCAL 2016Në data 14 & 15 maj, do të zhvillohet aktiviteti më i madh vjetor për Open Source në Shqipëri. Kjo konferencë vjetore sjell disa nga prezantuesit dhe aktivistët më të spikatur të komunitetit Open Source nga e gjithë bota dhe prezantime janë thjesht fantastike.

Këtë vit kam nderin të jem edhe vetë si një ndër prezantuesit e seminareve të vogla, ku prezantimi im do të përqëndrohet në përdorimin dhe avantazhet e softit Mautic – Open Source Marketing Automation Software.

Ndërkohë, ju ftojmë që të bëheni pjesë e kësaj konference duke u regjistruar si dhe duke ndjekur zhvillimet më të reja në faqen zyrtare të konferencës.

Dy shkrime anglisht

Redon Skikuli: Mozilla Tech Speakers in Tirana 1

Elio Qoshi: Mozilla Tech Speakers Tirana #1 (Report)