Biznesi: Sa vlen koha e fansave tuaj në Facebook?

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente2549 lexime


Sipas Facebook, synimi i “News Feed” është që përdoruesve t’u shfaqen postimet dhe të rejat që kanë më shumë rëndësi për ta. Ndaj, rishtazi Facebook njoftoi për zhvillimin e radhës në këtë drejtim duke propozuar se tani do fillojë të marrë parasysh edhe kohën që përdoruesit kalojnë duke parë një postim! (njoftimi nga FB)

Ky “sinjal” (koha e shpenzuar duke parë një postim) i shtohet sinjaleve të tjera, siç janë; “pëlqimet”, “shpërndarjet” “klikimet” apo “komentimet” që Facebook i merr parasysh për të filtruar dhe shfaqur postimet në “News Feed”-in e çdo përdoruesi.

Ndër disavantazhet e sistemit të mëparshëm për bizneset dhe organizatat ishte fakti që fansat jo gjithnjë i pëlqenin, shpërndanin apo komentonin postimet e tyre duke bërë që shumica e Faqeve në Facebook të shihnin një rënie të ndjeshme të qasjes (reach) për postimet e tyre në Facebook. Me këtë zhvillim shpresohet që trendi i mëparshëm do të ndryshohet!

fansa duke pare Facebook

Çfarë do të thotë kjo për biznesin/organizatën tuaj?

Shtimi i këtij filtri (sinjali) të ri në përzgjedhjen e postimeve që dalin me përparësi në “News Feed” është në përgjithësi pozitiv, sepse:

  1. Lexuesit tregojnë interesin e vërtetë

Indirekt, lexuesit tregojnë interesin e vërtetë për Faqen dhe postimet tuaja pa pasur nevojë t’i pëlqejnë, shpërndajnë apo komentojnë ato rregullisht.

  1. Postimet tuaja mund të rriten në interes për ata që zgjedhin t’ju ndjekin

Ndërkohë, kjo nënkupton që postimet tuaja mund të rriten në qasje (reach) për shkak të shikueshmërisë ose të fundosen për të mos iu shfaqur më fansave të Faqes tuaj. Gjithsesi, është pozitive sepse shumica e personave që bëhen “fansa” të një Faqeje në Facebook e bëjnë këtë pasi dëshirojnë të qëndrojnë të informuar mbi zhvillimet/të rejat më të fundit.

 

Çfarë duhet të bëjë biznesi/organizata juaj tani?

  1. Fokusohuni te postime me vlerë për fansat tuaj

Edhe pse zhvillimi më i fundit për “News Feed”-in në Facebook e favorizon biznesin/organizatën tuaj, kjo nuk do të thotë se ju nuk keni nevojë të përgatisni dhe publikoni postime me vlerë dhe interes të mirëfilltë për fansat/ndjekësit tuaj në Facebook.

Tani që “koha” e shikimit të postimeve do të ndikojë më shumë, kjo do të thotë që ju duhet të përpiqeni t’i bëni postimet tuaja sa më tërheqëse që më pas ato të shikohen, pëlqehen, shpërndahen apo komentohen më shumë nga fansat tuaj.

  1. Vazhdoni të postoni rregullisht

Nëse jeni dekurajuar nga fakti që Facebook, prej kohësh, e ka ulur qasje (reach) të postimeve tuaja për shkak se fansat tuaj nuk ndërvepronin me postimet tuaja tani vetëm fakti që ata mund të kalojnë kohë për t’i parë ato është një plus që ju të vazhdoni komunikimin me ta edhe kur ata nuk ndërveprojnë direkt me postimet tuaja.

  1. Postoni edhe materiale në formate të tjera

Nëse deri tani jeni fokusuar vetëm te postimi i një formati si p.sh. fotove, apo teksteve, mbase duhet të provoni të postoni edhe shkrime apo citime të shkurtra, që rrjedhimisht mund të rrisin kohën që lexuesit shpenzojnë duke i parë ato dhe ndërvepruar me to. Pra zgjeroni gamën/formatet e postimeve dhe testojini për të parë kush janë më tërheqëse apo kanë qasje (reach) më të lartë.

 

Në përfundim

Si mbështetës i “content marketing” (marketingu me përmbajtje) personalisht vazhdoj të mbetem i bindjes që ju duhet të vazhdoni të publikoni postime që mbi të gjitha janë me interes për lexuesit tuaj, dhe jo thjesht të bëni reklama të thata produktesh/shërbimesh. Kjo nuk do të thotë që duhet të ndaloni së postuari ‘reklama’, por ideja është që nëse ju i përgjigjeni nevojave të lexuesve tuaja për t’u informuar/argëtuar/edukuar, atëherë edhe ata do t’ua shpërblejnë në vazhdim duke mbetur ‘fansat’ tuaj në Facebook dhe idealisht klientët tuaj besnikë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal

 
>