Pse duhet të krijoni shkrime ndëraktive për faqen tuaj

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 2 komente2573 lexime


Nëse synoni t’i sillni dhe mbani vizitorë në faqen tuaj, atëherë ky shkrim shqyrton një nga teknikat se si t’i bëni shkrimet më ndëraktive për vizitorët tuaj.

Formati i zakonshëm i një shkrimi në internet është një tekst bazë i shoqëruar me një apo disa elemente shoqëruese (kryesisht një foto) që ilustrojnë apo mbështet subjektin e shkrimit. Ky është formati dominues aktualisht.

Nuk mendoj se ky format duhet ndryshuar detyrimisht por ideja e ‘shkrimit ndëraktiv’ orientohet nga ndërthurja dhe ndërveprimi i këtyre elementeve në mënyra që ju lejojnë ta bëni shkrimin më interesant apo tërheqës për lexuesit dhe klientët tuaj.

Trupëzimi apo ‘embeding’ – është një teknikë relativisht e thjeshtë që ju lejon të krijoni shkrime ndëraktive për faqen apo blogun tuaj. Kjo teknikë konsiston në vendosjen e fotove, videove, tabelave, hartave apo elementëve të tjerë vizualë e teknik për t’i bërë shkrimet më tërheqës, interesant, stimulues apo thjesht zbavitës.

Shini edhe këto shembuj shkrimesh nderaktive nga The Guardian apo New York Times visual stories & graphics

[ Synimi kryesor i një shkrimi ndëraktiv është rritja e angazhimit të lexuesit brenda faqes tuaj. ]

Shkrimet ndëraktive ju ndihmojnë t’i shtoni vlerë faqes tuaj për ta kthyer atë në burimin kryesor të informimit të vazhdueshëm dhe kontaktit direkt me lexuesit apo klientët tuaj.

Në të kundërt, lexuesit e ndjekësit tuaj qëndrojnë lehtësisht të shpërndarë nëpër platformat e ndryshme sociale. Por kujdes, platformat sociale nuk janë nën kontrollin tuaj dhe për më tepër e mbajnë peng (kontrollojnë) marrëdhënien me ndjekësit tuaj edhe pse ju mund të ndiheni shumë të lumtur në to!

Sebepi i një aktiviteti për të krijuar një shkrim ndëraktiv

Posteri i konferencës Spark.me (2017) pjesë e shkrimit që ilustron si të krijoni një shkrim ndëraktivNë fund të majit 2017 isha në një konferencë mjaft interesante, që njihet si Spark.me nën sloganin “Where Business Meets Digital Inovation” – mund të përkthehet si ‘vendi ku biznesi takohet me novatorizmin dixhital’.

Nisur nga dëshira për ta dokumentuar disi aktivitetin vendosa të bëj foto & video të folësve për t’i postuar shumë prej tyre në Instagram, Facebook dhe Twitter – nëpërmjet aplikacionit të Instagram-it në celularin tim. Janë pikërisht këto postime që do t’i përdorim si shembuj të teknikës së trupëzimit (embed) brenda këtij shkrimi.

 

Si ndryshojnë postimet e trupëzuara nga formatet e tjera

Për ta kuptuar disi më mirë vlerën e kësaj teknike brenda një shkrimi, më poshtë do tre formate se si përmirësohet vlera e vetë shkrimit duke përdorur teknikën e trupëzimit.

Besoj se është lehtësisht e dallueshme se cili nga formatet është më ndëraktiv dhe tërheqës për lexuesit e faqes tuaj:

 Formati i parë  – vetëm linqe fotosh ose dokumentesh

Ky format është baza e funksionimit të vetë internetit – lidhja i një dokumenti/fotoje me hyperlink nga një faqe në një tjetër. Në këtë rast shkrimi nuk do të pasurohej shumë nga vendosja e linqeve të fotove.

 Formati i dytë  – thjesht foto të aktivitetit

Aktualisht, ky është edhe formati dominues për shumicën e medias së shkruar në internet dhe është një bazë e shëndetshme dhe e qëndrueshme. Por synimi është ta ngremë nivelin e angazhimit që mund t’u ofrojmë lexuesve tanë duke i përfshirë ata duke shfrytëzuar edhe platformat sociale ku ata mund të preferojnë të qëndrojnë shumicën e kohës.

 Formati i tretë  – postime të trupëzuara brenda shkrimit

Ky është formati apo teknika që po ju prezantojmë. Ky format ju lejon të shfrytëzoni platformat sociale për t’i rritur vlerën shkrimit dhe faqes tuaj pa i larguara lexuesit drejt mediave sociale.

Njëherazi, ju lejon të ofroni një eksperiencë gjithëpërfshirëse brenda faqes tuaj.

Kjo teknikë kërkon ca më shumë punë për t’u përgatitur por në të njëjtën kohë ju lejon të ofroni shkrime me më shumë thyerje kundrejt formateve shabllone.

Postimi në Instagram

Prezantimi i parë ishte nga Dr. Max mbi: Shaping Your Future Inovacion+Strategy+Now is Psychology #sparkme

A post shared by Elvis Plaku (@elvisplaku) on

Postimi në Facebook

Postimi në Twitter

Mediat sociale ofrojnë shumë ndëraktivitet dhe funksione, por zakonisht ato e kufizojnë ndërveprimin në disa veprime bazë si ‘pëlqimi, shpërndarja, komentet, etj.’ që sigurisht funksionojnë mjaft mirë për të mbajtur të lartë angazhimin e lexuesve aty.

Por ju mund t’i shfrytëzoni të njëjtat teknika edhe për shkrimet në faqen tuaj si dhe t’u ofroni lexuesve tuaj një shumëllojshmëri prezantimesh dhe formatesh angazhuese. Në fund të ditës, kur ju kuroni e kujdeseni për prezantimin e shkrimeve tuaja, që ato të jenë ndëraktive, ju i shtoni vlerë faqes dhe marrëdhënies me lexuesit e klientët tuaj. Kjo vlerë është akumulative, pra shtohet me kalimin e kohës. Mbi të gjitha është një eksperiencë që e menaxhoni të gjithën ju!

Çfarë mënyrash apo teknikash të tjera sugjeroni për ta bërë një shkrim më ndëraktiv?

  • Vasken Spiru thotë:

    Shume shkrim i kendshem! Shpresoj te ndikoje sado pak ne estetiken e cka lexojme kohet e fundit. 🙂 Une do te sugjeroja edhe videot, ose platformen Youtube.

    • Shume faleminderit Vasken. Ne fakt, e kisha edhe YouTube ne liste por nuk kisha dicka gati qe ta publikoja 🙂

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

    Ja pse mesazhet tuaja me email përfundojnë në SPAM?

    Ja pse mesazhet tuaja me email përfundojnë në SPAM?
    >