Si ta masni efikasitetin e marketingut tuaj me email?

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente2432 lexime


Marketingu me email është forma më e besueshme e komunikimit online. Studimet tregojnë se mbi 75% e klientëve preferojnë këtë lloj kanali komunikimi kundrejt kanaleve të tjera. Ndonëse prej vitesh është thënë që po afron fundi i marketingut me email, mbi 80% e marketierëve e përdorin dhe e preferojnë si kanali me kthimin më të mirë (ROI) kundrejt metodave/kanaleve të tjera si SEO, reklamat që shfaqen, etj.

Mbi të gjitha, një fushatë e mirë marketingu me email mund t’ju sjellë:

       -> Rritje të shitjeve
       -> Rritje të besnikërisë së klientëve
       -> Rritje të klientëve potencialë (leads)
       -> Rritje të biznesit nga klientët ekzistues
       -> Reduktim të kostove të marketingut (ROI)

Por pasi të dërgoni një fushatë me email, ju duhet të shqyrtoni raportet e fushatës dhe mbase aty shumica prej nesh fillojmë ta neglizhojmë punën duke mos i dhënë rëndësi metrikave që na prezantohen.

Sipas ekspertëve, për çdo fushatë me email duhet të matni të paktën këto tre metrika kryesore:

  • raporti i mbërritjes së mesazheve (delivery rate);
  • raporti i hapjes së mesazheve (open rate);
  • raporti i klikimit të mesazheve (click through rate).

Po çfarë janë këto tre metrika kaq të rëndësishme?

1. Raporti i mbërritjes së mesazheve (delivery rate)

Raporti i mberritjes se mesazheve

Kjo metrikë është pikënisja juaj për çdo fushatë marketingu me email. Raporti i mesazheve të mbërritura me sukses është tregues i ‘shëndetit’ të listës tuaj të abonentëve. Thënë ndryshe, nëse keni një raport të lartë të mesazheve të hapura, pra shumica e mesazheve tuaja hapen/lexohen pasi i keni dërguar, atëherë ju keni një listë të shëndetshme që i përgjigjet pozitivisht mesazheve tuaja dhe është vërtetë e interesuar në ato që ju po komunikoni. P.sh. nëse dërgoni 100 mesazhe dhe 90 prej tyre ose 90% hapen kjo është vërtetë diçka pozitive ndonëse ky raport reduktohet me rritjen e numrit të abonentëve.

Në të kundërt, nëse raporti i mesazheve të hapura është minimal p.sh. 2% apo 3% atëherë nuk ka rëndësi se sa mijëra abonentë ju mund të keni, fakti është që lista juaj nuk po i përgjigjet mesazheve tuaja dhe komunikimet tuaja nuk rezonojnë me ta. Thënë ndryshe, nëse niveli i mesazheve të mbërritura është shumë i ulët atëherë ka shumë gjasa që mesazhet tuaja konsiderohen ose janë SPAM.

 

2. Raporti i hapjes/leximit të mesazheve (open rate)

Raporti i hapjes se mesazhvePasi mesazhi juaj të ketë mbërritur në Inboxin e abonentëve tuaj, sfida e radhës është hapja dhe leximi i mesazhit. Në këtë rast, një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në mesazhet që hapen është ‘subjekti’ i mesazhit të dërguar. Fillimisht, abonentët shohin vetëm titullin e mesazhit tuaj dhe më pas vendosnin nëse do ta hapin apo jo atë. Rrjedhimisht, nëse titulli/subjekti i mesazhit tuaj nuk është mjaftueshmërisht tërheqës apo interesant, kjo ndikon direkt te vendimi për ta hapur ose jo mesazhin tuaj = raporti i mesazheve të hapura.

P.sh. nëse fillimisht ju dërguat 100 mesazhe dhe nga këto arritën vetëm 90 mesazhe (90% delivery rate) dhe nga këto 90 mesazhe u hapën vetëm 9, atëherë raporti i hapes së mesazheve = 10% (open rate), pra vetëm 10% e 90 mesazheve. Por mos u bëni merak të fiksoni formulën, por keni përpiquni ta mbani sa më të lartë raportin e hapjes së mesazheve që dërgoni me çdo fushatë sepse kjo tregon që abonentët tuaj po i përgjigjen pozitivisht mesazheve tuaja. Llogaritjen e raportit zakonisht e bën vetë shërbimi i dërgimit të mesazheve si p.sh. MailChimp.

 

3. Raporti i klikimit të mesazheve (click through rate)

Raporti i klikimit te mesazheveKjo është edhe metrika më e rëndësishme për një fushatë të suksesshme me email pasi zakonisht tregon se mesazhi juaj jo vetëm që arriti me sukses në Inboxet e abonentëve tuaj (delivery rate) dhe që ishte me interes pasi u hap (open rate) por që gjeneroi interes të mjaftueshëm te abonentët aq sa t’i bindte ata të klikonin linket brenda mesazhit tuaj (click through rate).

Ky raport është edhe një nga treguesit më të mirë të efikasitetit të fushatës tuaj me email pasi tregon se mesazhi juaj rezonon me audiencën dhe klientët tuaj dhe zakonisht konvertohet në shitje apo vendime pozitive për biznesin/organizatën tuaj. Një nga teknikat më të mira për ta rritur klikimin e mesazheve tuaja është duke segmentuar listat tuaja të abonentëve. Thënë ndryshe, nëse ju i ndani abonentët tuaj sipas kategorive apo interesave të tyre, atëherë do mund të arrini edhe një raport më të lart të mesazheve që klikohen dhe konvertohen në vizitorë apo blerës të produkteve/shërbimeve që ofroni.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

Ja pse mesazhet tuaja me email përfundojnë në SPAM?

Ja pse mesazhet tuaja me email përfundojnë në SPAM?
>